跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Guideline No. 1 on environmental fees

颁布于 2005-11-30 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Environment
关键词
environmental fees/charges, authorization/permit

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. UDHËZIM Nr. 1, datë 30.11.2005 PËR TARIFAT E SHËRBIMIT PËR LEJET MJEDISORE Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 8990, datë 23.01.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, UDHËZOJ: 1. Angazhimet e agjencive rajonale të mjedisit dhe të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për shqyrtimin e kërkesës dhe marrjen e vendimit për lejet mjedisore, vlerësohen si shërbime ndaj të tretëve dhe paguhen nga kërkuesi në formën e tarifave të shërbimeve. 2. Vlera e tarifës përfshin shpenzimet administrative, si dhe gjithë veprimtaritë konkrete të agjencive rajonale të mjedisit dhe të Ministrisë gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës për miratimin e projektit dhe të dokumentacionit shoqërues dhe marrjes së vendimit përkatës. 3. Tarifa e paguar është e pakthyeshme, pavarësisht nga fakti nëse kërkesa miratohet ose jo përfundimisht nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 4. Tarifa duhet të jetë e paguar në momentin e dorëzimit të dokumentacionit e të regjistrimit të tij në protokoll. 5. Tarifa e shërbimit paguhet edhe për veprimtaritë me karakter vendor që ndikojnë në mjedis dhe që miratohen nga agjencitë rajonale të mjedisit në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore dhe që pajisjen me autorizim mjedisor ose pëlqim mjedisor. 6. Tarifa derdhet nga propozuesi në bankë, në adresën: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Raiffeisen Bank, nr.llogarie 317/4302, përshkrimi; Tarifë për deklaratë mjedisore, leje mjedisore, autorizim mjedisor ose pëlqim mjedisor (sipas rastit). 7. Shpenzimet e përgatitjes së raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, të diskutimit publik, të shqyrtimit dhe këshillimit, përballohen nga propozuesi. Këto shpenzime nuk janë pjesë e tarifës së shërbimit. 8. Përcaktimi i tarifës së shërbimit bëhet mbi bazën e kohës dhe mjeteve të shpenzuara gjatë procesit të shqyrtimit dhe marrjes së vendimit. Këtu përfshihen: shqyrtimi fillestar i dokumentacionit, klasifikimi i kërkesës për të vendosur nëse projekti do t’i nënshtrohet procesit të thelluar apo të përmbledhur të vlerësimit të ndikimit në mjedis, asistenca për subjektet që aplikojnë, komunikimet me organet që japin lejet e ndërtimit dhe të veprimtarisë, organet e qeverisjes vendore, inspektimin e vendit, këshillimin me organet e qeverisjes vendore, të zhvillimit urban dhe turistik, dhënien e mendimit dhe kushtet që duhen vendosur, përcjellja në Ministri, shqyrtimi në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, këshillimi me palët e interesuara, debati publik, shqyrtimi në komisionin e shqyrtimit të kërkesave dhe marrja e vendimit; 9. Klasifikimi i tarifave bëhet sipas këtyre kritereve: a) madhësia e projektit, shkalla e shtrirjes së tij; b) përdorimi i burimeve natyrore; c) vendndodhja e zbatimit të projektit ose e ushtrimit të veprimtarisë; d) shkalla e ndotjes së mjedisit; e) llojet e ndikimeve negative; 10. Projektet dhe veprimtaritë e shtojcës 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” dhe strategjitë e planet e veprimit për energjetikën, minierat, industrinë, transportin, bujqësinë, pyjet, për administrimin e burimeve natyrore dhe të pasurive minerale dhe për administrimin e mbeturinave, planet kombëtare dhe rajonale të rregullimit të territorit për qendrat e zonat urbane dhe rurale, për zonat industriale, për zonat bregdetare, për zonat turistike, për zonat e mbrojtura dhe zonat me ndjeshmëri të lartë ndaj ndotjes dhe dëmtimit, kanë tarifa më të larta. Projektet dhe veprimtaritë e shtojcës 2 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” kanë tarifa relativisht më të ulëta. Projektet dhe veprimtaritë me karakter vendor që ndikojnë në mjedis dhe që pajisjen me autorizim mjedisor ose pëlqim mjedisor, kanë tarifa më të ulëta. 11. Projektet dhe veprimtaritë që kryhen për mbrojtjen e mjedisit ose që jepen si ndihmë për Shqipërinë, përjashtohen nga tarifa e shërbimit për dhënien e lejes mjedisore dhe leja mjedisore u akordohet falas. 12. Mbështetur në kriteret e mësipërme, për dhënien e deklaratës mjedisore, tarifa e shërbimit është 90 000 (nëntëdhjetë mijë) lekë. 13. Për dhënien e lejeve mjedisore, do të aplikohen këto tarifa shërbimi: a) Tarifa e shërbimit për lejen mjedisore të projekteve dhe veprimtarive në industrinë energjetike, si: rafineritë e naftës dhe të gazit; lëngëzimi dhe përpunimi i qymyrit dhe rërave bituminoze, impiante për rigjenerimin e vajrave të përdorur; hidrocentrale; termocentrale; depozita të mëdha për magazinimin për qëllime tregtimi apo ruajtje për naftën, nënproduktet e saj dhe produktet kimike; impiante industriale për prodhimin e energjisë, avullit dhe ujit të nxehtë; uzina për gazifikimin dhe lëngëzimin e qymyrit dhe të rërave bituminoze etj., kur projekti apo veprimtaria i përket shtojcës 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, tarifa është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, kur ato i përkasin shtojcës 2 të po këtij ligji, tarifa është 40 000 (dyzet mijë) lekë. b) Tarifa e shërbimit për lejen mjedisore të prodhimit dhe përpunimit të metaleve, si: uzina të shkrirjes së mineraleve; kalçinimi dhe pjekja e mineraleve që përmbajnë elemente toksike; uzinat për prodhimin e gizës dhe çelikut; uzinat ose fonderitë për përpunimin e hekurit; fonderitë; uzina për trajtimet sipërfaqësore të metaleve dhe materialeve plastike; prodhimi i hekurit të kuq dhe çelikut me derdhje të vazhdueshme; shfrytëzimi i minierave të mineraleve metalore; fabrikat e pasurimit të mineraleve etj., kur projekti apo veprimtaria i përket shtojcës 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, tarifa është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, kur ato i përkasin shtojcës 2 të po këtij ligji, tarifa është 40 000 (dyzet mijë) lekë. c) Tarifa e shërbimit për lejen mjedisore të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve bazë që nuk kanë në përbërje minerale xeherore, si: prodhimi dhe përpunimi i aliazheve për metale jo ferrike; nxjerrja dhe përpunimi i qymyrit, linjitit dhe mineraleve bitumene; nxjerrja e naftës e gazit natyror; fabrika për prodhimin e çimentos, gëlqeres; qelqit, përfshirë fibrat e xhamit; fonderitë për shkrirjen e substancave minerale, përfshirë prodhimin e fibrave minerale; fabrika për prodhimin e qeramikës; guroret dhe minierat e hapura të argjilave ose nxjerrja e torfes; nxjerrja e mineral-inerteve nga drenazhimi detar dhe lumor; shpimet e thella; nxjerrja e qymyrit, naftës, gazit natyror dhe rërës bituminoze; shkrirja fillestare dhe prodhimi i gizës dhe çelikut, etj., kur projekti apo veprimtaria i përket shtojcës 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, tarifa është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, kur ato i përkasin shtojcës 2 të po këtij ligji, tarifa është 40 000 (dyzet mijë) lekë. d) Tarifa e shërbimit për lejen mjedisore të projekteve dhe veprimtarive në industrinë kimike, si: prodhimi i kimikateve organike dhe inorganike bazë; prodhimi i plehrave me bazë fosfatike ose fosfatike azotike; prodhimi i produkteve me bazë bimore; impiantet që përdorin proceset kimike ose biologjike për prodhimin e produkteve me bazë farmaceutike, bojërave dhe pesticideve; impiantet kimike që prodhojnë lëndët shpërthyese; shtesa ushqimore proteinike, fermente; trajtimi i produkteve të ndërmjetme dhe prodhimi i kimikateve etj., kur projekti apo veprimtaria i përket shtojcës 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, tarifa është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, kur ato i përkasin shtojcës 2 të po këtij ligji, tarifa është 40 000 (dyzet mijë) lekë. e) Tarifa e shërbimit për lejen mjedisore të projekteve dhe veprimtarive të industrisë ushqimore, si: prodhimi i vajrave dhe yndyrave shtazore dhe bimore; paketimi dhe ambalazhimi i produkteve bimore; prodhimi i produkteve bulmetore; prodhimi i birrës; prodhimi i shurupeve dhe ëmbëlsirave; fabrikat e peshkut dhe vajit të peshkut; fabrikat e sheqerit; prodhimi i pijeve joalkoolike, prodhimi i produkteve ushqimore etj., kur projekti apo veprimtaria i përket shtojcës 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, tarifa është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, kur ato i përkasin shtojcës 2 të po këtij ligji, tarifa është 40 000 (dyzet mijë) lekë. f) Tarifa e shërbimit për lejen mjedisore të projekteve dhe veprimtarive të industrisë tekstile, të lëkurëve, të drurit dhe letrës, si: prodhimi i fibrave të kartonit nga druri ose materiale me fibra të ngjashme; impiante industriale për prodhimin e pulpës nga lëndët drusore ose fibrave të tjera të ngjashme, letrës dhe kartonave; paratrajtimin ose lyerjen e fibrave dhe tekstileve; trajtimin e lëkurëve dhe thundrave; përpunimin dhe prodhimin e celulozës; prodhimin e mobiljeve etj., kur projekti apo veprimtaria i përket shtojcës 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, tarifa është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, kur ato i përkasin shtojcës 2 të po këtij ligji, tarifa është 40 000 (dyzet mijë) lekë. g) Tarifa e shërbimit për lejen mjedisore të projekteve dhe veprimtarive të industrisë së gomës, si: prodhimi dhe përpunimi i produkteve me bazë rezinash natyrore dhe sintetike, kur projekti apo veprimtaria i përket shtojcës 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, tarifa është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, kur ato i përkasin shtojcës 2 të po këtij ligji, tarifa është 40 000 (dyzet mijë) lekë. h) Tarifa e shërbimit për lejen mjedisore të projekteve dhe veprimtarive të administrimit të mbetjeve, si: impiante për përpunimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme apo të mbeturinave urbane; impiante për përpunimin dhe asgjësimin e mbetjeve të degëve të ndryshme të industrisë; vendgroposjet (landfillet) vendet e depozitimit të mbetjeve industriale, vendet e depozitimit të inerteve etj., kur projekti apo veprimtaria i përket shtojcës 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, tarifa është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, kur ato i përkasin shtojcës 2 të po këtij ligji, tarifa është 40 000 (dyzet mijë) lekë. i) Tarifa e shërbimit për lejen mjedisore të projekteve dhe veprimtarive të tjera (impiante të ndryshme) për: testimin e motorëve, turbinave, reaktorëve, shkatërrimin e lëndëve eksplozive, për therjen e kafshëve, për prodhimin e fibrave minerale artificiale; për rritjen intensive të shpendëve, derrave e bagëtive të imta; rrugë për testimin dhe garat e mjeteve të motorizuara; projekte të fushës së mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, depo etj.; bujqësi, silvikulturë dhe akuakulturë: projekte për restaurimin e zonave rurale; pyllëzimi dhe shpyllëzimi; menaxhimi i ujërave për nevoja bujqësore; fermat e peshkimit; marrja e tokës nga deti; rregullimet e lumenjve etj. projekte të infrastrukturës: projekte të zhvillimit industrial, urban; të qendrave të blerjes dhe parkimet e automjeteve; ndërtimi i linjave hekurudhore; aeroporteve; rrugëve; porteve; rrugëve ujore në brendësi të tokës; tramvajeve; kanalizimeve të ujërave të zeza; impianteve të trajtimit të ujërave të zeza; dampave dhe rezervuarëve; ndërtimi i ujësjellësve; puna në bregdet kundër erozionit; nxjerrja e ujërave nëntokësorë dhe skemat e rimbushjes artificiale të ujrave nëntokësorë; projekte për transferimin e burimeve ujore midis baseneve të lumenjeve; akuadukte etj.; turizmi dhe koha e lirë: teleferikët e skive; portet turistike; fshatra turistikë dhe komplekset e hoteleve jashtë zonave urbane dhe të zhvillimeve të shoqëruara me këto lloj veprimtarish; zona të karavaneve dhe kampeve; parqet zbavitëse; punimet me rrezatimet elektromagnetike jojonizuese, si dhe sistemet e transmetimit është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë. 14. Në dhënien e autorizimeve mjedisore do të aplikohen këto tarifa shërbimi: a) Tarifa e shërbimit për pika karburanti me pakicë, sharrim i lëndës drusore e i trupave, përpunim druri, mobileri, distributor për mbushje gazi, magazinim vajrash lubrifikant, rrugë, ujësjellës, kanalizime, magazina etj. është 20 000 (njëzet mijë) lekë; b) Tarifa e shërbimit për prodhim produktesh ushqimore: punishte ëmbëlsirash, furra buke etj. është 10 000 (dhjetë mijë) lekë; 15. Në dhënien e pëlqimeve mjedisore do të aplikohen këto tarifa shërbimi: a) Tarifa e shërbimit për apartamente dhe objekte social-kulturore është 2000 (dy mijë) lekë; b) Tarifa e shërbimit për objekte banimi njëfamiljare, objekte të vogla shërbimesh etj. është 1000 (një mijë) lekë; 16. Tarifa e shërbimit për përtëritje të lejeve dhe autorizimeve mjedisore do të jetë sa gjysma e tarifës për marrjen e lejes sipas këtij këtij udhëzimi. 17. Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, udhëzimi nr.1, datë 8.02.2000 “Për përcaktimin e tarifave të lejeve të mjedisit” shfuqizohet. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Lufter Xhuveli

Guideline No. 1 on environmental fees · Nelum