跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Guideline No. 1 dated 30 October 2013 on the rules and procedures for evaluating the applications for construction permits for energetic, mineral, industrial and other high-risk works and the establishment of Commission for evaluation and issuance of permits

颁布于 2013-10 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
其他
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
land-use planning, legal proceedings/administrative proceedings, authorization/permit, institution, registration, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. UDHËZIM Nr. 1, datë 30.10.2013 PËR RREGULLAT DHE PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË APLIKIMEVE PËR MARRJEN E LEJEVE NDËRTIMORE PËR OBJEKTE TË NATYRËS ENERGJETIKE, MINERARE, INDUSTRIALE DHE OBJEKTE ME RREZIKSHMËRI TË LARTË TË KËSAJ FUSHE, SI DHE PËR NGRITJEN E KOMISIONIT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVE PËR DHËNIEN E KËTYRE LEJEVE Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të pikës 1/b të nenit 72, pikës 2 të nenit 76, nenit 78 dhe nenit 79 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, nenit 8, nenit 10, nenit 13 dhe nenit 14 të ligjit nr. 110/2013, miratuar në datën 1.4.2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit””, të ndryshuar, si dhe të nenit 11, pikës 1/b të nenit 12, nenit 16 dhe nenit 18 të vendimit nr. 502, datë 13.7.2011 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit”, të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Trajtimi dhe përpunimi paraprak i kërkesës së subjektit që paraqet në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë (MEI) një aplikim për marrje leje për punime ndërtimore objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, bëhet nga njësia përkatëse në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, që mbulon fushën e aktivitetit, për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës, pasi më parë nga ana e subjektit të jetë bërë pagesa për “tarifën e aplikimit” (e përcaktuar në përmbushje të kërkesës së germës “C”, seksioni 8, i formularit TIP 1 “Kërkesë për kryerje punimesh”, shtojca 2 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 502, datë 13.7.2011 “Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit”, të ndryshuar, “Fatura e pagesës për tarifën e aplikimit”). Vlera e tarifës së aplikimit është 150 000 lekë, pavarësisht nga lloji i objektit të natyrës energjetike apo i objektit me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, për të cilën kërkohet leja për punime ndërtimore. 2. Për shqyrtimin e kërkesave dhe të aplikimeve përkatëse, për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekteve me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, ngrihet “Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe”, me përbërje si më poshtë: Kryetar: - Sekretari i Përgjithshëm i MEI Anëtarë: - Drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Hidrokarbureve 2 (dy) Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Elektroenergjetik 2 (dy) Drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Minierave 1 (një) Drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Industrisë dhe Standardeve Teknike 2 (dy) Drejtoria Juridike 1 (një) Kabineti i Ministrit 1 (një) Albpetrol sh.a. (specialist teknolog, specialist ndërtimi) 2 (dy) KESH sh.a. (specialist energjetik) 1 (një) AKBN (specialist mjedisi) 1 (një) SHGJSH (specialist gjeolog inxhinierik) 1 (një) Përcaktimi i emrave në përbërje të “Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe”, bëhet nëpërmjet një urdhri të kryetarit të Komisionit, mbi bazën e propozimeve nga drejtoritë dhe institucionet përkatëse. Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, mblidhet me kërkesë të kryetarit, sa herë që kërkohet shqyrtimi i praktikave për dhënie leje për punime në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar. Në njoftimin e dhënë nga kryetari, jepet edhe agjenda e mbledhjes së Komisionit, si dhe vendi, data dhe ora e zhvillimit të mbledhjes. Mbledhja e Komisionit zhvillohet vetëm në rast se janë prezentë më shumë se 2/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Komisionit. Kryetari i Komisionit cakton një person në rolin e sekretarit të këtij Komisioni. 3. Për çdo aplikim të paraqitur në MEI për marrje leje për punime ndërtimore për objekte të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, njësia e MEI-t, që mbulon fushën e aktivitetit energjetik, minerar ose industrial përkatës, për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi nga subjekti i interesuar për marrje leje për punime ndërtimore, brenda 5 (pesë) ditëve pune bën verifikimin e përmbushjes në formë të kërkesave për dokumentacionin e paraqitur nga subjekti aplikues. Pjesë e dokumentacionit të dorëzuar nga aplikuesi për marrje leje për punime ndërtimore duhet të jetë edhe dokumenti i planit të vendosjes së ndërtimit, i cili duhet të jetë i miratuar paraprakisht nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka nën juridiksion zonën e vendndodhjes së strukturës që do të ndërtohet. Plani i vendosjes së ndërtimit përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e planifikimit të integruar). Nëse dokumentacioni nuk është i plotë, subjekti njoftohet duke i lënë një afat 30-ditor për plotësimin e mangësive. Nëse dokumentacioni është i plotë, për kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues të këtij aplikimi, nëpërmjet kryetarit të Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, përcillet njoftim në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) për vlerësim dhe pasqyrim në regjistër, si dhe përcillet kërkesa për marrje mendimi oponent nga institucione ose ekspertë të fushës. 4. Njësia përkatëse në MEI, që mbulon fushën e aktivitetit energjetik, minerar, industrial përkatës, për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës për marrje leje për punime ndërtimore, me miratim të kryetarit të Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, bën afishimin në faqen zyrtare të web të MEI-t të njoftimit për kërkesën dhe aplikimin e paraqitur për marrje leje për punime ndërtimore, duke lënë një afat 10 ditë për shprehje të vërejtjeve, propozimeve ose pretendimeve për këtë aplikim, nga çdo autoritet kombëtar dhe/ose vendor i interesuar, si dhe palë e interesuar për aplikimin. 5. Përgatitja e dosjes, si dhe e raportit shoqërues për përmbushjen në formë të kërkesave të aplikimit, të cilat do të paraqiten në Komision, bëhen nga njësia e MEI-t, që mbulon fushën e aktivitetit energjetik, minerar ose industrial përkatës, për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi nga subjekti i interesuar për marrje leje për punime ndërtimore, pasi për këtë aplikim të jetë marrë mendimi oponent nga institucione ose ekspertë të fushës. Kopja e dokumentit të planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit territorial (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e planifikimit të integruar), azhurnohet nga sektori/eksperti i GIS në përbërje ose vartësi të MEI-t. 6. Vlerësimi i MEI-t për dhënien e lejes për punime ndërtimore të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe (sipas llojit të lejes/lejeve, sikurse është kërkuar nga subjekti aplikues), i përgatitur nga ana e njësisë së MEI-t, që ka trajtuar aplikimin e subjektit për marrje leje për punime, si dhe dokumenti i planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit), janë pjesë e dosjes që bashkëshoqëron praktikën që dorëzohet në Komision, duke vënë në dijeni kryetarin e Komisionit. 7. Mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, bëhet jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e dosjes me të gjitha materialet dhe dokumentacionin përkatës që lidhen dhe janë në plotësim të kërkesës së paraqitur nga subjekti për marrjen e lejes për punime ndërtimi, përfshirë edhe marrjen e mendimit oponent nga institucione ose ekspertë të fushës. 8. Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, bën trajtimin e çështjeve si më poshtë: a) Shqyrton kërkesat për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, duke bërë: i) kontrollin e rregullshmërisë nga pikëpamja teknike të dokumentacionit që shoqëron aplikimin; ii) vlerësimin e përputhshmërisë për leje për punime ndërtimi me instrumentet e planifikimit, mbi bazën e praktikave dhe të dokumentacionit të vënë në dispozicion nga njësia përkatëse në MEI, që mbulon fushën e aktivitetit energjetik, minerar ose industrial përkatës, për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës për marrje leje për punime ndërtimore. b) Mbi bazën e vlerësimit nga anëtarët e Komisionit, si dhe duke pasur në konsideratë edhe mendimin oponent nga institucione ose ekspertë të fushës, Komisioni merr vendimin për: i) pranim të kërkesës dhe aplikimit përkatës dhe për paraqitjen për miratim te ministri të vlerësimit që do të japë MEI lidhur me dhënien e lejes për punime ndërtimi, sipas llojit të lejes/lejeve, sikurse është kërkuar nga subjekti aplikues, si dhe të dokumentit të planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit) të firmosur paraprakisht nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka nën juridiksion zonën e vendndodhjes së strukturës që do të ndërtohet. Kërkesa dhe aplikimi përkatës, shoqëruar me vlerësimin e MEI-t lidhur me dhënien e lejes për punime ndërtimi, sipas llojit të lejes/lejeve përcillen në AKPT për procedim të mëtejshëm për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT); ii) refuzim të kërkesës dhe aplikimit përkatës, duke paraqitur te ministri informacionin me argumentet përkatëse për shkaqet e refuzimit të dhënies së lejes për punime ndërtimi. Komisioni merr vendim me shumicë votash. 9. Për çdo kërkesë që shqyrtohet, Komisioni harton procesverbalin përkatës, i cili duhet të firmoset nga të gjithë anëtarët pjesëmarrës në mbledhje. 10. Anëtarët e Komisionit për çdo mbledhje do të paguhen me 10 mijë lekë, kryetari me 15 mijë lekë, ndërsa sekretari do të paguhet me 5 mijë lekë. Ky shpërblim do të sigurohet nga të ardhurat e MEI-t. 11. Në rast refuzimi të kërkesës dhe aplikimit përkatës për procedim të mëtejshëm për marrje leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, njoftohet subjekti aplikues duke dhënë edhe argumentet përkatëse për shkaqet e refuzimit sipas kërkesës së paraqitur. 12. Subjekti ka të drejtë që brenda një afati 30-ditor të bëjë plotësim të mangësive të vërejtura nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, si dhe/ose të paraqesë materiale plotësuese dhe sqaruese për aplikimin e paraqitur. Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, mbi bazën e një raporti plotësues të përgatitur nga njësia e MEI-t, që mbulon fushën e aktivitetit energjetik, minerar ose industrial përkatës, për objektet për të cilat është paraqitur kërkesa dhe aplikimi përkatës për marrje leje për punime ndërtimore, brenda një periudhe 15-ditore, rishqyrton aplikimin e paraqitur dhe merr vendimin përkatës. Në rast pranimi të kërkesës dhe aplikimit të riparaqitur nga subjekti i interesuar, Komisioni, në përputhje me procedurën e përshkruar në pikën 8 më sipër, paraqet te ministri për miratim dokumentacionin përkatës të vlerësimit të MEI-t për dhënien e lejes për punime ndërtimi, sipas llojit të lejes/lejeve, sikurse është kërkuar nga subjekti aplikues. Në rast refuzimi për herë të dytë të procedimit për dhënien e lejes për punime ndërtimi, sipas kërkesës së paraqitur, subjekti ka të drejtë të paraqesë kërkesë ankimore në organet gjyqësore. 13. Njësia përkatëse që ka trajtuar aplikimin e subjektit për marrje lejeje për punime ndërtimore, përgatit praktikën për dërgim në AKPT: a) një kopje të vlerësimit të MEI-t për procedimin e mëtejshëm për shqyrtim dhe miratim në KKT të aplikimit për dhënien e lejes për punime ndërtimi të firmosur nga ministri; si dhe b) një kopje të firmosur nga ministri të dokumentit të planit të vendosjes së ndërtimit, që përmban planin e vendosjes së strukturës ndërtimore, lidhjen e strukturës me infrastrukturën në zonë, si dhe pozicionin e saj në kuadër të planit të miratuar (në rast se ekzistenca e këtij plani është kërkesë e instrumentit të planifikimit), të firmosur nga ministri dhe kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka nën juridiksion zonën e vendndodhjes së strukturës që do të ndërtohet. 14. Pas dërgimit në MEI nga ana e AKPT-së të vendimit përkatës të KKT-së për miratimin e lejes për punime ndërtimore për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë, njësia e MEI-t që mbulon aktivitetin energjetik, minerar ose industrial përkatës, përgatit dokumentin administrativ teknik për zbardhjen e lejes së dhënë nga KKT-ja (referuar formularit TIP 3 ose formularit TIP 5, shtojca 2 e vendimit nr. 502, datë 13.7.2011 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit”, të ndryshuar). Dokumenti administrativ teknik firmoset nga ministri në dy kopje origjinale. Njësia e MEI-t që mbulon aktivitetin energjetik, minerar ose industrial përkatës, nëpërmjet zyrës së protokollit të MEI-t, i dorëzon përfaqësuesit ligjor të subjektit aplikues apo të autorizuarit të tij, një kopje origjinale të firmosur të dokumentit administrativ teknik që i referohet vendimit të KKT-së për miratimin e lejes për punime ndërtimore për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë. 15. Në përfundim të punimeve të ndërtimit, të kryera në përputhje me lejen/lejet e dhëna, sipas këtij udhëzimi për punime ndërtimi, mbi bazën e një kërkese të paraqitur nga subjekti i pajisur me leje, e cila shoqërohet me dokumentacionin përkatës që vërteton respektimin e kushteve të lejes/lejeve, lëshohet “leja e përdorimit”. Njësia e MEI-t, që mbulon fushën e aktivitetit energjetik, minerar ose industrial përkatës, për objektet për të cilat është dhënë nga KKT-ja leja për punime ndërtimore, përgatit “vërtetimin e përputhshmërisë”, referuar akteve të kontrollit që vërtetojnë realizimin e punimeve në përputhje me kushtet e lejes, sipas fazave të përcaktuara në rregulloret e kontrollit të zhvillimit. Mbi bazën e “vërtetimit të përputhshmërisë”, si dhe të dokumentacionit shoqërues, ministri lëshon “lejen e përdorimit” për objektin e ndërtuar. Leja e përdorimit botohet në regjistrin e planifikimit të territorit. Në rast refuzimi të lejes së përdorimit, në zbatim të pikës 4 të nenit 79 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, lëshohet akti i konstatimit të mospërputhshmërisë, i cili në pjesën e arsyetimit u referohet dokumenteve të akteve të kontrollit. 16. Njësia përkatëse që ka trajtuar kërkesën e subjektit për marrje leje përdorimi, nëpërmjet zyrës së protokollit në MEI, i dorëzon përfaqësuesit ligjor të subjektit aplikues apo të autorizuarit të tij një kopje origjinale të dokumentit të “lejes së përdorimit” të firmosur nga ministri. Zyra e protokollit në MEI mban në dosjen e dokumentacionit të subjektit aplikues, një kopje origjinale të dokumentit të lejes së përdorimit të firmosur nga ministri. 17. Ngarkohet Drejtoria e Financës për planifikimin në buxhetin e MEI-t të shpenzimeve të nevojshme për pagesën e anëtarëve të komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë në këtë fushë. 18. Udhëzimi nr. 1, datë 30.4.2012 i ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të aplikimeve për marrjen e lejeve ndërtimore për objekte të natyrës energjetike dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe, si dhe për ngritjen e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për dhënien e këtyre lejeve”, i ndryshuar, shfuqizohet. 19. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen njësitë e MEI-t, që mbulojnë aktivitetin energjetik, minerar ose industrial përkatës, si dhe Drejtoria Juridike. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë, shpallet në faqen zyrtare web të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË Damian Gjiknuri

Guideline No. 1 dated 30 October 2013 on the rules and procedures for evaluating the applications for construction permits for energetic, mineral, industrial and other high-risk works and the establishment of Commission for evaluation and issuance of permits · Nelum