跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Guideline No. 1 dated 26 September 2012 on the methodology of preparing annual plans concerning wild fauna species permitted for hunting and their approval procedures

颁布于 2012-09-26 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Udhëzim Nr. 1, Datë 26.9.2012 Për Metodikën E Hartimit Të Planeve Vjetore Të Përdorimit Të Llojeve Të Faunës Së Egër, Objekt Gjuetie Dhe Procedurat E Miratimit Të Tyre.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
wild fauna, hunting/capture, management/conservation, policy/planning

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. UDHËZIM Nr. 1, datë 26.9.2012 PËR METODIKËN E HARTIMIT TË PLANEVE VJETORE TË PËRDORIMIT TË LLOJEVE TË FAUNËS SË EGËR, OBJEKT GJUETIE DHE PROCEDURAT E MIRATIMIT TË TYRE Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të pikës 6 të nenit 25 të ligjit nr. 10 253, datë 11.3.2010 “Për gjuetinë”, UDHËZOJ: 1. Çdo zonë gjuetie pajiset me planin vjetor të përdorimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, në të cilin paraqiten veprimet që do të ndërmerren nga menaxhuesi i zonës së gjuetisë. 2. Plani vjetor i përdorimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, hartohet sipas metodikës së paraqitur në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi. 3. Plani vjetor i përdorimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, dorëzohet nga menaxhuesi i zonës në DSHP-në respektive dhe, brenda 20 ditëve nga dorëzimi i tij, miratohet nga DSHP-ja sipas procedurave të paraqitura në shtojcën 2 bashkëlidhur këtij udhëzimi. 4. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen menaxhuesit e zonave të gjuetisë dhe drejtoritë e shërbimit pyjor në rrethe. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Fatmir Mediu SHTOJCA 1 METODIKA PËR HARTIMIN E PLANIT VJETOR TË PËRDORIMIT TË LLOJEVE TË FAUNËS SË EGËR, OBJEKT GJUETIE Plani vjetor i përdorimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, hartuar sipas kësaj metodike, trajton çështjet kryesore të menaxhimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, duke pasur si objektiv përdorimin e qëndrueshëm të tyre, që siguron mbijetesën afatgjatë të llojeve, objekt gjuetie dhe zhvillimin e qëndrueshëm të popullatave të tyre. Për hartimin e planit vjetor të përdorimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie (që këtu e më poshtë, për lehtësi, do t’i quajmë “plani/planet vjetore të përdorimit”), ndiqet metodologjia e mëposhtme: I. Përllogaritja e përafërt për fondin e zhvillimit të faunës së egër, për kapacitetin e zonës së gjuetisë dhe për mundësinë e gjuetisë Në mënyrë që një zonë gjuetie të jetë e vlefshme për gjueti sportive dhe turistike, në planin vjetor të përdorimit duhen pasqyruar të dhëna të përditësuara dhe të besueshme, duke filluar nga të dhënat kryesore për zonën e gjuetisë dhe duke vijuar me popullatat e çdo lloji objekt gjuetie, që është prezent në atë zonë, sikurse janë: 1. Skema, madhësia dhe planvendosja/harta skicë e zonës së gjuetisë, me një përshkrim të plotë të saj, duke u përqendruar në tipat kryesorë të habitateve që strehojnë llojet e faunës së egër (kryesisht ato objekt gjuetie) dhe gjendjen aktuale të këtyre habitateve si faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në faunën e egër. 2. Të dhëna për llojet e faunës së egër, jo objekt gjuetie, që gjenden në zonë, veçanërisht këtu për llojet që janë pjesë e listës së kuqe të faunës. 3. Të dhëna sasiore për popullatat e llojeve të faunës së egër që gjenden në zonë dhe tipat kryesorë të habitateve, përfshirë gjendjen dhe trendin e tyre. 4. Të dhëna të hollësishme për llojet e faunës së egër, objekt gjuetie, përfshirë llojet migratore, që janë prezente në zonë dhe tendencën e popullatave të tyre 10 vitet e fundit. Këto të dhëna, si dhe ato që kërkohen në pikën 3 më sipër, do të sigurohen duke u mbështetur edhe në të dhënat e botimeve kërkimore shkencore dhe proceset e monitorimit. 5. Mbi bazën e analizave dhe të dhënave të mësipërme, llogaritet një kuotë vjeljeje vjetore prej 10 % të gjendjes aktuale dhe shtesës natyrale të popullatës për secilin prej llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, që është i pranishëm në zonë. 6. Nga numri total i llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, të identifikuara dhe të vlerësuara, llogaritet kapaciteti i zonës në terma të numrit maksimal të gjuetarëve që mund të ushtrojnë aktivitetin e gjuetisë sportive dhe turistike në zonë, duke u bazuar në kohëzgjatjen e sezonit të gjuetisë dhe ditët e lejuara për gjueti të miratuara, në sipërfaqen e përhapjes së kërkuar nga çdo lloj i faunës së egër, objekt gjuetie sipas biologjisë së llojit, si dhe duke respektuar rreptësisht kuotat ditore të vjeljes së llojeve “objekt gjuetie”. II. Shtimi i individëve të llojeve, objekt gjuetie, ndërtimet, mbjellje bimësh e sigurim ushqimi në dobi të këtyre llojeve 7. Aktiviteti i gjuetisë sportive do të udhëhiqet nga parimi i përdorimit të qëndrueshëm të popullatave të llojeve, objekt gjuetie, duke e realizuar këtë nëpërmjet një menaxhimi afatgjatë të planifikuar të këtyre llojeve, që siguron qëndrueshmërinë e popullatave dhe mbijetesën e llojeve dhe që ka si target sigurimin e statusit të favorshëm të ruajtjes së tyre. 8. Mbi bazën e të dhënave dhe analizës së tyre sipas paragrafit I.4, bëhet identifikimi i llojeve prioritare të faunës së egër, objekt gjuetie, popullatat e të cilave kanë trend negativ zhvillimi në vitet e fundit. 9. Për secilin prej llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, të pranishëm në zonë, veçanërisht për llojet me trend negativ zhvillimi: a) do të planifikohen masa konkrete që do të stimulojnë shtimin e numrit të popullatave të tyre, në mënyrë që të arrihet mbajtja e numrit të popullatave dhe të mos ketë rënie të tyre; b) do të propozohen plane veprimi për to, që do të realizohen në një afat disavjeçar. 10. Masat konkrete që do ndërmerren do të konsistojnë: a) në planifikimin e shtimit në gjendje gjysmë të lirë të këtyre llojeve dhe lëshimin e tyre në jetën e egër; b) në ndërtime të thjeshta që lehtësojnë strehimin dhe në dobi të llojeve të faunës së egër, si p.sh. çerdhe apo mjedise për të pirë ujë, si dhe forma të tjera që mundësojnë një facilitet në kushtet e vështira të motit; c) me sigurimin e ushqimit nëpërmjet mbjelljes së bimëve dhe llojeve të tjera të ushqimit suplementar të gatshëm për periudhën e ngricave dhe të ftohtit të dimrit etj. 11. Masat do të shoqërohen me një buxhet të planifikuar për realizimin e secilës prej tyre, si dhe një kosto totale vjetore për zonën e gjuetisë. III. Përgatitjet në terren, ndërtimet në dobi të gjuetarëve, vendosje shenjash e mirëmbajtje shtigjesh për gjuetarët 12. Në planin vjetor të përdorimit, në përputhje me hartën, sipërfaqen dhe kufizimet e miratuara të zonës së gjuetisë, menaxhuesi i zonës së gjuetisë paraqet: a) skicimin e saj dhe vendet në të cilat do të vendosen tabelat orientuese që japin informacion për zonën e gjuetisë; b) kufijtë e shtrirjes së saj dhe përcaktimin; c) kufijtë e sipërfaqeve që nuk lejohet gjuetia, nëse ka të tilla; d) pikat hyrëse në zonë etj. 13. Çdo zonë gjuetie normalisht duhet të ketë jo më shumë se dy pika hyrëse në të (në të cilat menaxhuesi kontrollon dokumentet dhe realizon kryerjen e pagesave) dhe gjithashtu jo më shumë se dy pika të daljes. 14. Pozicionimi i pikave të hyrjes dhe të daljes bëhet në pika strategjike dominuese të zonës së gjuetisë, nëpërmjet të cilave menaxhuesi të mund të kontrollojë lëvizjet në zonë. 15. Tabelat që japin kufijtë dhe madhësinë e zonës duhet të vendosen në pozicione të dukshme dhe me ngjyra që bien në sy lehtësisht. 16. Në planin vjetor të përdorimit në kuadër të masave përgatitore, përpara fillimit të sezonit të gjuetisë, identifikohen rrugët e mundshme të kalimit të gjuetarëve në zonën e gjuetisë dhe propozohen masat konkrete, si dhe buxheti i kërkuar për mirëmbajtjen e tyre. 17. Gjithashtu, në planin vjetor të përdorimit parashikohen edhe ndërtime të thjeshta në dobi të gjuetarëve, si p.sh. pika vrojtimi të shpendëve apo ngritja e ambienteve (faciliteteve) të thjeshta për çlodhje dhe rekreacion. SHTOJCA 2 PROCEDURAT E MIRATIMIT TË PLANIT VJETOR TË PËRDORIMIT TË LLOJEVE TË FAUNËS SË EGËR, OBJEKT GJUETIE Përpara miratimit të tij, plani vjetor i përdorimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie (që këtu e më poshtë, për lehtësi, do ta quajmë “plani/planet vjetore të përdorimit”), do t’i nënshtrohet këshillimit të publikut. Për miratimin e planeve vjetore të përdorimit ndiqen hapat e mëposhtme: 1. Plani vjetor i përdorimit, i hartuar sipas metodikës së paraqitur në shtojcën 1 të këtij udhëzimi, duhet të paraqesë në faqe të parë të punimit: a) DSHP-në së cilës i adresohet; b) emrin e zonës së gjuetisë për të cilin është hartuar; c) kohën gjatë së cilës do të zbatohet; d) emrin dhe firmën e hartuesit të tij – menaxhuesit të zonës së gjuetisë. 2. Plani vjetor i përdorimit përcillet zyrtarisht në DSHP-në ku bën pjesë zona e gjuetisë për të cilën ai është hartuar. DSHP-ja bën regjistrimin dhe protokollimin e praktikës (të planit vjetor të përdorimit) së ardhur dhe kopje të këtyre të dhënave (të datës dhe numrit përkatës të protokollit) ia përcjell menaxhuesit të zonës së gjuetisë. 3. Për shqyrtimin e çdo plani vjetor të përdorimit që paraqitet në DSHP, drejtori i saj krijon një komision prej jo më pak se tre personash që procedon nën drejtimin e tij, me pjesëmarrjen në këtë komision të juristit të DSHP-së, nëse ka të tillë në DSHP, si dhe duke evituar konfliktin e interesit. 4. Komisioni merr në shqyrtim secilin plan vjetor të përdorimit që paraqitet, duke verifikuar: a) nëse ai është mbështetur në kërkesat e ligjit nr. 10 253, datë 11.3.2010 “Për gjuetinë”, në mënyrë të veçantë këtu, në kërkesat që parashtron neni 25 i ligjit “Për gjuetinë”; b) nëse ai përputhet me metodikën e hartuar, paraqitur në shtojcën 1 të këtij udhëzimi. 5. Komisioni, nëse ka vërejtje për planin vjetor të përdorimit, i harton ato dhe DSHP-ja, brenda 7 ditëve pune nga data e dorëzimit të planit vjetor të përdorimit në protokollin e DSHP-së, ia paraqet vërejtjet menaxhuesit të zonës së gjuetisë me kërkesën për ritrajtim e ripunim të planit vjetor të përdorimit. 6. Menaxhuesi i zonës së gjuetisë i shqyrton vërejtjet dhe bën përmirësimet e duhura bazuar në sa kërkohet nga DSHP-ja. Menaxhuesi dorëzon planin vjetor të përdorimit të përmirësuar në DSHP brenda 7 ditëve nga data e marrjes së kërkesës për ritrajtim. 7. Me marrjen e planit vjetor të përdorimit të ripunuar, komisioni përkatës në DSHP, nën drejtimin e drejtorit të saj, merr në shqyrtim planin vjetor të ripunuar dhe: a) e miraton planin vjetor të përdorimit brenda afatit të përcaktuar në ligj; b) në se e sheh të nevojshme që duhen dhënë detyra për t’u zbatuar, e miraton planin vjetor të përdorimit brenda afatit të përcaktuar në ligj, duke lënë me shkrim detyra për ndjekje dhe zbatim nga menaxhuesi. 8. E gjithë procedura e shqyrtimit dhe miratimit të planeve vjetore të përdorimit nga DSHP ja protokollohet. Plani vjetor i përdorimit, i miratuar, firmoset nga drejtori i DSHP-së, vuloset dhe protokollohet në DSHP. Në rastet e pikës 7/b më sipër, planit vjetor të përdorimit të miratuar i bashkëlidhen detyrat që i lihen për ndjekje e zbatim menaxhuesit, detyra këto që gjithashtu firmosen nga drejtori i DSHP-së, vulosen dhe protokollohen së bashku me planin vjetor të përdorimit. 9. Drejtori i DSHP-së, pas kësaj, njofton menjëherë zyrtarisht menaxhuesin e zonës së gjuetisë për miratimin e planit vjetor të përdorimit dhe, në rastet kur menaxhuesit i lihen detyra për t’u ndjekur dhe zbatuar, ia përcjell zyrtarisht këto detyra. 10. Drejtori i DSHP-së njofton zyrtarisht MMPAU-në për çdo plan vjetor të përdorimit të miratuar.

Guideline No. 1 dated 26 September 2012 on the methodology of preparing annual plans concerning wild fauna species permitted for hunting and their approval procedures · Nelum