Decree No. 1359 amending Decree No. 1254 establishing compensation to former landowners
颁布于 1996-02-05 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- special fund, liability/compensation
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
D E K R ET Nr. 1359, datë 5.2.1996 PER DISA NDRYSHIME NE DEKRETIN NR.1254, DATE 19.10.1995 "PER KOMPENSIMIN E ISH-PRONAREVE TE TROJEVE TE ZENA, TE TOKES BUJQESORE DHE JOBUJQESORE, ME TROJE NE ZONAT TURISTIKE DHE NE QENDRAT E BANUARA", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8024, DATE 2.11.1995 Në mbështetje të nenit 28, pika 19, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave, Dekretoj: Neni 1 Në dekretin nr.1254, datë 19.10.1995 "Për kompensimin e ish-pronarëve të trojeve të zëna, të tokës bujqësore dhe jobujqësore me troje në zonat turistike dhe qendrat e banuara", ndryshuar me ligjin nr.8024, datë 2.11.1995, bëhen këto ndryshime: Neni 1 ndryshohet si vijon: "Të kompensohen me troje në zonat turistike apo në qendrat e banuara deri në masën 5.000 m2 ish-pronarët e trojeve të zëna, të tokës bujqësore dhe jobujqësore ose trashëgimtarët e tyre ligjorë, që nuk u është kthyer apo kompensuar në natyrë ish-prona e tyre". Neni 2 Neni 2 ndryshohet si vijon: "Në ligjin nr.7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve", shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje: "U njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehet ose kompensohet në natyrë ish-pronarëve apo trashëgimtarëve të tyre ligjorë, pronat në formën e kullotës, livadhit, tokës pyjore apo tokës bujqësore dhe jobujqësore të patrajtuar nga ligji nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën", që janë në pronësi të shtetit kur këto prona do të tjetërsohen në truall, duke u përfshirë brenda sipërfaqes së vijave të reja kufizuese ndërtimore të qendrave të banuara. Masa e kthimit ose e kompensimit në natyrë bëhet e plotë, por në të gjitha rastet jo më shumë se 5 000 m2"". Neni 3 Neni 3 ndryshohet si vijon: "Në ligjin nr.7917, datë 13.4.1995 "Për kullotat dhe livadhet", shfuqizohen nenet 4, 26 dhe 27 dhe në nenin 1 të hiqen fjalët "kthimin ish-pronarëve". Neni 4 Neni 4 ndryshohet si vijon: "Në ligjin nr.7699, datë 21.4.1993 "Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokës bujqësore", me ndryshimet përkatëse bëhen këto ndryshime: 1. Titulli I i ligjit ndryshohet si vijon: "Për kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëve të trojeve bujqësore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve". 2. Në nenet 3, 4, 5 dhe 8 (pika 1), pas fjalëve "kompensim në vlerë", shtohen fjalët "ose kompensim në natyrë me troje", dhe pas fjalëve "e tokës bujqësore" shtohen fjalët "kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve". 3. Pas nenit 7 shtohet neni 7/1 me këtë përmbajtje: "Kullotat, livadhet, tokat pyjore dhe pyjet, të cilat provohen me dokumente zyrtare se kanë qenë prona private, u kthehen ish-pronarëve ose trashëgimtarëve të tyre ligjorë sipas gjendjes kadastrale të datës 1 gusht 1991. Kur kullotat, livadhet dhe tokat pyjore ndodhen brenda vijave kufizuese mbrojtëse të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të përcaktuara me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.88, datë 1.3.1993 "Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit", gjithë këto prona jepen në përdorim. Me kërkesën e ish-pronarit ose trashëgimtarëve të tij ligjorë këto prona mund t'u kompensohen në vlerë. Pyjet brenda këtyre zonave mbeten pronë shtetërore dhe trajtohen me ligj të veçantë. Gjithashtu, edhe pyjet që ndodhen brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara mbeten pronë shtetërore". 4. Pas nenit 7/1, shtohet neni 7/2 me këtë përmbajtje: "Kur kullotat, livadhet dhe tokat pyjore ndodhen tërësisht ose pjesërisht brenda kufirit të sipërfaqes së zonës turistike të zënë me studime urbanistike, të miratuara nga KRT-ja e Shqipërisë, masa e kompensimit në natyrë bëhet e plotë, por në të gjitha rastet jo më shumë se 5 000 m2. Diferenca jashtë sipërfaqes së zënë me studime urbanistike jepet në përdorim, kurse diferenca brenda kësaj sipërfaqeje kompensohet në vlerë. Kompensimi në natyrë me troje bëhet në bazë të studimeve urbanistike të posaçme". 5. Pas nenit 7/2, shtohet neni 7/3 me këtë përmbajtje: "Ish-pronarët ose trashëgimtarët ligjorë të kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve, duhet të paraqesin në komisionin e kthimit dhe kompensimit të pronave në rreth dokumentet e pronësisë brenda një viti pas hyrjes në fuqi të ligjeve që kanë objekt trajtimin në përgjithësi të kullotave, livadheve dhe pyjeve. Me kalimin e këtij afati dokumentet nuk pranohen". 6. Në nenin 8, pas pikës 3, shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: "Përcaktimet e bëra në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni zbatohen si kritere edhe për masën e sipërfaqeve që i kompensohen në vlerë ish-pronarëve të kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve apo trashëgimtarëve të tyre ligjorë". 7. Pas nenit 8 shtohet neni 9 me këtë përmbajtje: "Çmimi për njësi i tokës përcaktohet përkatësisht sipas ligjit nr.7836, datë 22.6.1994 "Për çmimin e tokës bujqësore për efekt kompensimi" dhe me ligjin nr.7832, datë 16.6.1994 "Për çmimin e truallit që kompensohet". Neni 5 Neni 5 i dekretit mbetet i pandryshuar me përmbajtjen e mëposhtme: "Në radhën e kompensimit kanë prioritet: 1. "Ish-pronarët që kanë patur tokë më afër tokës së përdorur për kompensim. 2. Ish-pronarët që kanë patur tokë më afër llojit të tokës (si vendndodhje) të përdorur për kompensim. 3. Banorët më afër tokës së përdorur për kompensim. 4. Ish-pronarët që kanë pasë disponuar më shumë se 50 ha tokë. Sipas dëshirës së ish-pronarit, mund të kalohet nga një radhë prioriteti më e lartë në një radhë prioriteti më të ulët". Neni 6 Shtohet neni 6 me këtë përmbajtje: "Përfitojnë kompensimin në natyrë nga ky dekret ish-pronarët e tokave ose trashëgimtarët e tyre ligjorë kur: 1. Nuk kanë përfituar pa ndonjë arsye ligjore tokë apo kanë përfituar jo më shumë se 4 500 m2 nga ligji nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën" ose aktet e tjera ligjore e nënligjore për shpërndarjen e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore, ish-NB-ve dhe çdo ligj tjetër që ka dalë për kalimin në pronësi të tokave pronë shtetërore që janë dhënë në përdorim. 2. Diferenca që u takon t'u kthehet ose kompensohet në natyrë me sipërfaqe ekuivalente, nuk është më e vogël se sipërfaqja e parcelës njësi për kompensimin në bazë të studimeve urbanistike të posaçme për këtë qëllim, por kurdoherë jo më shumë se 5 000 m2 gjithsej". Neni 7 Neni 6 i dekretit bëhet neni 7 me këtë përmbajtje: "Për realizimin sa më shpejt të kompensimit me troje ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda datës 28 shkurt 1996 të nxjerrë aktet nënligjore". Neni 7 i dekretit bëhet neni 8. Neni 8 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. PRESIDENTI I REPUBLIKES Sali Berisha