跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decree No. 1254 for the compensation of the ex-owners of lands

颁布于 1995-10-19 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
liability/compensation, transfer rights, property rights

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. D E K R E T Nr.1254, datë 19.10.1995 PER KOMPENSIMIN E ISH- PRONAREVE TE TOKES BUJQESORE, JOBUJQESORE DHE TE TROJEVE TE ZENA, ME TROJE NE ZONAT TURISTIKE DHE NE QENDRAT E BANUARA Në mbështetje të nenit 28, pika 19 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave, D E K R E T O J: Neni 1 Të kompensohen me troje në zonat turistike dhe në qendrat e banuara ish-pronarët e tokës bujqësore, jobujqësore dhe trojeve të zëna. Neni 2 Në ligjin nr.7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve" me ndryshimet përkatëse, shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje: "U njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehet ish-pronarëve ose trashëgimtarëve të tyre, pronat në formën e tokës bujqësore dhe jobujqësore, që nuk janë trajtuar nga ligji nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën", kur këto prona tjetërsohen në truall në rastin e miratimit të vijave të reja kufizuese të qendrave të banuara dhe kur ish-pronarët ose trashëgimtarët e tyre nuk janë kompensuar." Neni 3 Në ligjin nr.7917, datë 13.4.1995 "Për kullotat dhe livadhet", në nenin 4 shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje: "Në rastet kur kullotat dhe livadhet që ndodhen brenda vijave kufizuese të zonave me interes zhvillimin e tyrizmit, zihen me studime urbanistike të posaçme, zonimi i të cilave të kryhet brenda datës 31.12.1995 dhe të miratohet nga KRTSH dhe Këshilli i Ministrave, ish-pronarët ose trashëgimtarët e tyre brenda këtyre zonave do të trajtohen në bazë të ligjit nr.7698, datë 15.4.1993 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëveþ me ndryshimet përkatëse. Neni 4 Në ligjin nr.7699, datë 21.4.1993 "Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokave bujqësore" me ndryshimet përkatëse, bëhen këto ndryshime: 1. Titulli i ligjit ndryshohet si vijon: "Për kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëve të tokës bujqësore". 2. Në nenet 3, 4, 5 dhe 8 (pika 1), pas fjalëve "Kompensim në vlerë" shtohen fjalët "ose kompensim në natyrë me troje". 3. Në nenin 8, në pikën 3, në paragrafin e dytë shtohet një fjali me këtë përmbajtje: "Kurse sipërfaqja totale e tokës që atyre u kompensohet në natyrë me troje, do të jetë sipas pikës 1 të këtij neni." Neni 5 Për realizimin sa më shpejt të kompensimit me troje ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda datës 15 nëntor 1995 të nxjerrë aktet nënligjore. Neni 6 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. KUNDERFIRMOHET KRYEMINISTRI PRESIDENTI I REPUBLIKES Aleksandër Meksi Sali Berisha

Decree No. 1254 for the compensation of the ex-owners of lands · Nelum