跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision No. 939 of 2013 on the scope of authority of the Ministry of Agriculture, Rural Development, and Water Administration

颁布于 2013-10-09 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Agricultural and rural development, Food and nutrition, Fisheries and aquaculture, Water
关键词
institution, agricultural development, policy/planning, rural development, governance, aquaculture, fishery management and conservation, consumer protection, food security, water supply

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 939, datë 9.10.2013 PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 5 të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Miratimin e misionit, të fushave të përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe të kompetencave në përmbushje të tyre, sipas përcaktimeve të këtij vendimi. II. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka për mision zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore e mbrojtjes së konsumatorit, administrimit të ujërave, peshkimit dhe akuakulturës. III. Për të përmbushur misionin e sipërpërmendur, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin në fuqi, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ushtron këto kompetenca: 1. Harton dhe zbaton politikat shtetërore për çështjet e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore e mbrojtjes së konsumatorit, administrimit të ujërave, peshkimit dhe akuakulturës. 2. Përgatit strategjitë, planet kombëtare të veprimit, programet dhe aktet ligjore e nënligjore për fushat e veprimtarisë që mbulon, si dhe siguron zbatimin e tyre. 3. Ndjek me përparësi proceset integruese dhe bashkërendon punën për bashkëpunimin ndërkombëtar për fushat që mbulon, në përputhje me politikën e jashtme dhe të zhvillimit të vendit. 4. Kujdeset për përafrimin e legjislacionit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, ushqimit e mbrojtjes së konsumatorit, administrimit të ujërave, peshkimit dhe akuakulturës me normat dhe kërkesat e Bashkimit Evropian dhe strukturat përkatëse, si dhe vlerëson nevojat e planifikon fondet e nevojshme për përmbushjen e tyre. 5. Harton dhe zbaton politikat orientuese, mbështetëse dhe nxitëse për prodhimin bujqësor e blegtoral, si dhe kujdeset për zhvillimin e koordinuar të bujqësisë. 6. Ndjek me përparësi përgatitjen e strukturave të saj për menaxhimin e decentralizuar të fondeve të Komisionit Evropian për Zhvillimin Rural në përputhje me aktet rregullatore të Bashkimit Evropian. 7. Përcakton politikat dhe zbaton mbështetjen financiare të qeverisë për fermerët dhe agrobizneset bazuar në politikat e programit të qeverisë për mbështetjen e tyre. 8. Kujdeset për konsolidimin dhe miradministrimin e tokës bujqësore, si dhe mbrojtjen e tokës nga proceset natyrore dhe faktorët e tjerë që mund ta dëmtojnë atë. 9. Kujdeset për ngritjen dhe menaxhimin e sistemeve të ujitjes e të kullimit, si dhe merr masa të përshtatshme për mbrojtjen e tokave nga përmbytjet. 10. Harton dhe zbaton politikat për sigurinë ushqimore, cilësinë e produkteve ushqimore, duke përfshirë gjithë zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë. 11. Kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit lidhur me produktet ushqimore të vendosura në treg. 12. Harton dhe zbaton politikat për shëndetin e kafshëve e të bimëve, si dhe për garantimin e shëndetit të njerëzve nga sëmundjet që rrjedhin prej tyre. 13. Siguron, administron dhe shpërndan informacionin bujqësor, duke vendosur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunuese me fermerët. Kujdeset për transferimin e teknologjive bujqësore dhe planifikon zbatimin e teknologjive të reja. 14. Bashkërendon punën me strukturën e shërbimit këshillimor për dhënien e informacionit dhe për mundësimin e trajnimeve për fermerët e operatorët e biznesit ushqimor dhe kujdeset për fuqizimin e këtij shërbimi në përputhje me rekomandimet e BE-së. 15. Harton dhe zbaton politikat shtetërore për peshkimin dhe akuakulturën në Shqipëri, menaxhimin e burimeve peshkore dhe përafrimin e akteve ligjore e nënligjore me kërkesat dhe legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian. 16. Harton dhe zbaton politikat për marketingun agrar dhe agropërpunues. Përgatit strategji dhe projekte, duke bashkëpunuar edhe me organizma ndërkombëtarë për analizimin e zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe sidomos për rritjen e eksportit të produkteve shqiptare. IV. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama