跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision No.923 dated 21.12.2011 on the composition, functioning and duties of the Commission for the Evaluation and Registration of Plant Fertilizers and the detailed procedures of their registration and assessment

颁布于 2011-12-21 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr.923, datë 21.12.2011 për përbërjen, funksionimin e detyrat e komisionit të vlerësimit dhe regjistrimit të plehrave për përdorim për bimësinë, si dhe procedurat e hollësishme për regjistrimin e vlerësimin e tyre.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Cultivated plants
关键词
fertilizers/nutrients, plant production, institution, registration, governance
类别
agriculture

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.923, datë 21.12.2011 PËR PËRBËRJEN, FUNKSIONIMIN E DETYRAT E KOMISIONIT TË VLERËSIMIT DHE REGJISTRIMIT TË PLEHRAVE PËR PËRDORIM PËR BIMËSINË, SI DHE PROCEDURAT E HOLLËSISHME PËR REGJISTRIMIN E VLERËSIMIN E TYRE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 14 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Përbërja dhe funksionimi i Komisionit të Vlerësimit dhe Regjistrimit të Plehrave për përdorim për bimësinë 1. Komisioni i Vlerësimit dhe Regjistrimit të Plehrave për përdorim për bimësinë, për plehrat që nuk kanë emërtimin “EC fertilizers”, kryesohet nga zëvendësministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe ka në përbërje 8 (tetë) anëtarë, si më poshtë vijon: a) Dy përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; b) Tre përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; c) Tre përfaqësues nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë. 2. Lista emërore e anëtarëve të komisionit miratohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, pas propozimit të bërë nga institucionet përkatëse. 3. Anëtari i komisionit zëvendësohet kur: a) ai përfaqësues i ministrisë/institucionit, nuk është më në marrëdhënie pune në ministri/institucion; b) ai është në konflikt interesi me detyrën e tij si anëtar; c) ai mungon pa arsye në tri mbledhje të komisionit. 4. Mbledhjet e komisionit thirren si rregull një herë në tre muaj nga kryetari, por në raste të veçanta, kur vlerësohet nga kryetari, komisioni mund të mblidhet në çdo kohë 5. Komisioni i zhvillon mbledhjet me pjesëmarrjen e jo më pak se 2/3 e anëtarëve të tij. Vendimet merren me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. 6. Data, ora dhe vendi i ditës së mbledhjes u njoftohen me shkrim anëtarëve, të paktën 10 (dhjetë) ditë para mbledhjes, duke u dërguar atyre edhe materialet përmbledhëse që do të shqyrtohen në mbledhje. 7. Anëtarët e komisionit nuk duhet të kenë konflikt interesi në fushën e aktivitetit të komisionit dhe duhet të deklarojnë paraprakisht marrëdhëniet, nëse kanë, me subjektet prodhuese të plehrave. 8. Sekretar i komisionit caktohet një prej përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 9. Prodhuesi i dorëzon sekretarit të komisionit kërkesën dhe dokumentacionin për vlerësimin dhe regjistrimin e plehrave në formë shkresore dhe elektronike (CD). 10. Radha e shqyrtimit të dokumentacionit për regjistrimin e plehrave bëhet sipas datës së pranimit të tyre. 11. Në përfundim të mbledhjes, hartohet një procesverbal përmbledhës, i cili nënshkruhet nga të gjithë anëtarët pjesëmarrës në mbledhje. Ky procesverbal mbahet në dy kopje, nga të cilat njëra mbahet në dosjen që arkivohet në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe kopja tjetër mbahet në komision. Procesverbali i bashkëlidhet vendimit/vendimeve të marra nga komisioni. II. Detyrat e Komisionit të Vlerësimit dhe Regjistrimit të Plehrave për përdorim për bimësinë 1. Komisioni gjatë kryerjes së aktivitetit të tij ka këto detyra: a) Vlerëson plehrat që nuk kanë emërtimin “EC fertilizers”, të cilat prodhohen dhe/ose tregtohen në Republikën e Shqipërisë. b) Vendos për regjistrimin e plehrave në bazë të kërkesës së prodhuesit të plotësuar sipas formularit të dhënë në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi dhe në bazë të përcaktimeve të nenit 15 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. c) Vendos për afatin e vlefshmërisë së certifikatës së regjistrimit, rast pas rasti, në varësi të tipit të plehut, dhe ia lëshon prodhuesit këtë certifikatë regjistrimi, sipas aneksit 2, bashkëlidhur këtij vendimi dhe në përputhje me nenin 16 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. ç) Vendos për testimin fushor të plehut, kur gjykon për nevojën e verifikimit të vlefshmërisë së tij. d) Refuzon dhënien e certifikatës së regjistrimit. dh) Vendos për anulimin e vendimit të regjistrimit, rinovimin e regjistrimit dhe regjistrimin e ri të plehut. d) Publikon listën e përditësuar të plehrave të miratuar sipas kërkesave të këtij vendimi. III. Procedurat për vlerësimin dhe regjistrimin e plehrave 1. Për vlerësimin dhe regjistrimin e plehrave, nga komisioni ndiqen procedurat e mëposhtme: a) Për regjistrimin e një plehu, prodhuesi paraqet kërkesën dhe dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimit në nenin 15 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. b) Sekretari i komisionit merr në dorëzim kërkesën dhe dokumentacionin për regjistrimin e plehut, i cili duhet të jetë origjinal dhe në formë shkresore e elektronike (CD), si dhe mostrat e plehut, të garantuara nga prodhuesi. c) Kërkesa dhe dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e plehut paraqiten në gjuhën shqipe dhe, kur prodhuesi është i huaj, ky dokumentacion duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe angleze. ç) Prodhuesi, bashkë me kërkesën për regjistrim, duhet të dorëzojë edhe faturën e tarifës për marrjen e certifikatës së regjistrimit dhe regjistrimin e plehrave që nuk kanë emërtimin “EC fertilizers”. d) Në rastin e vendosjes së testimit fushor të plehrave, komisioni i kërkon Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë, kryerjen e testimeve dhe dërgimin e menjëhershëm të rezultateve pranë komisionit. dh) Kur dokumentacioni i paraqitur për regjistrimin e një plehu është i plotë dhe në përputhje me përcaktimet e nenit 15 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, komisioni i jep certifikatën e regjistrimit prodhuesit. Certifikata plotësohet në gjuhën shqipe. Kur prodhuesi është i huaj, si dhe në rastet kur kërkohet, certifikata plotësohet në gjuhën shqipe dhe angleze. e) Kur dokumentacioni i paraqitur për regjistrim nuk është i plotë, komisioni ia kthen prodhuesit për plotësimin e tyre sipas kërkesave të përcaktuara në nenin 15 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. Prodhuesi duhet ta dorëzojë dokumentacionin e plotësuar brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga data e kthimit të tyre për plotësim. 2. Refuzimi i regjistrimit të plehut bëhet kur: a) prodhuesi nuk plotëson dokumentacionin e kërkuar, brenda afatit të përcaktuar më sipër; b) komisioni konstaton se në dosjen e regjistrimit janë paraqitur të dhëna false ose të gabuara; c) inspektorët konstatojnë se prodhuesi që është në proces regjistrimi ka vendosur në treg plehra të paregjistruara nga komisioni; ç) të dhënat tregojnë se vendosja në treg dhe përdorimi i plehrave përbëjnë një rrezik që vlerësohet i papranueshëm. 3. Anulimi i vendimit të regjistrimit të plehut bëhet kur: a) prodhuesi e kërkon, me shkrim, një gjë të tillë; b) prodhuesi shkel njërën nga kërkesat e ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. 4. Kur komisioni vendos për refuzimin e regjistrimit të plehut, për anulimin e vendimit të regjistrimit të plehut dhe për regjistrimin e ri të plehut, duhet të njoftojë me shkrim prodhuesin, duke dhënë shpjegime të hollësishme për arsyet e marrjes së këtij vendimi. 5. Kur mbaron afati i regjistrimit të një plehu, mund të kryhet rinovimi i regjistirmit të tij nëse është bërë kërkesa me shkrim nga prodhuesi, si dhe nëse është dorëzuar dokumentacioni sipas kërkesave për regjistrim, 6 (gjashtë) muaj përpara përfundimit të afatit të regjistrimit. 6. Rinovimi i regjistrimit të plehut u nënshtrohet të njëjtave procedura, që ndiqen për regjistrimin fillestar. Komisioni, kur e gjykon të arsyeshme, mund t’i kërkojë prodhuesit të jape informacion të mëtejshëm, për të vendosur për rinovimin ose jo të regjistrimit. 7. Dokumentacioni orgjinal për regjistrimin e plehut mbahet në arkivin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe kopja e tyre mbahet në komision. 8. Certifikata e regjistrimit të plehut mbahet në tri kopje origjinale, nga të cilat njëra mbahet në dosjen që arkivohet në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëra në komision dhe kopja e tretë i jepet prodhuesit. 9. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKSI 1 KËRKESË PËR REGJISTRIMIN E PLEHRAVE Drejtuar: Komisionit të Vlerësimit dhe Regjistrimit të Plehrave Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Unë i nënshkruari (Emri, atësia, mbiemri) Deklaroj se jam banues në Tel/faks. cel. e-mail Dokumenti i identifikimit Deklaroj se jam prodhues i plehrave dhe kërkoj të regjistrohem pranë këtij Komisioni, pasi i plotësoj të gjitha kërkesat e përcaktuara në nenin 15 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. Nuk jam në proces falimentimi, në proces hetimi, në proces gjyqësor dhe nuk kam detyrime financiare ndaj të tretëve. Deklaroj se njoh dhe zbatoj ligjin nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. Deklaroj se jam/nuk jam regjistruar më parë për prodhimin e plehrave. Do të prodhoj plehra sipas kërkesave të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. 1. Vendndodhja e biznesit 2.a) Emri i plehut b) Tipi i plehut 3. Përmbajtja e çdo përbërësi të plehut, përmbajtja e elementeve e të substancave toksike në lidhje edhe me format e ushqyesve dhe format e tretshme 4. Dendësia e plehut 5. Metoda e përdorimit të plehut sipas kulturave bujqësore 6. Kushtet e magazinimit 7. Përshkrimi i teknikave, lista e materialeve të përdorura për prodhimin e plehut 8. Konfirmoj se nuk është një pleh eksploziv, sipas përcaktimit të pikës 1 të nenit 8 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë 9. Garantoj dorëzimin e mostrave që përfaqëson tipin e plehut, që kërkoj të regjistrohet, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm 10. Deklaroj se kam paguar tarifën sipas kërkesave të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. Deklaroj se të gjitha të dhënat e mësipërme janë të vërteta dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Data Kërkuesi (Emri, atësia, mbiemri) Shënim. Plotësimi i kësaj kërkese të bëhet në formë elektronike. ANEKSI 2 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT KOMISIONI I VLERËSIMIT DHE REGJISTRIMIT TË PLEHRAVE Nr.……………………Prot. Tiranë, CERTIFIKATË REGJISTRIMI Nr. datë Komisioni i Vlerësimit dhe Regjistrimit të Plehrave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i mbledhur më datë VENDOSI: T’i japë z/zj certifikatën e regjistrimit të plehrave që nuk kanë emërtimin “EC fertilizers” për vendosje në treg dhe përdorim në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas nenit 16 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. Me kushtet e mëposhtme: 1. Emri i plehut (emri i plehut: pleh azotik, potasik, pleh i lëngshëm etj.) 2. Numri i vendimit të regjistrimit 3. Vlerat e përbërësve kimikë dhe fizikë të plehut (përmbajtja e çdo përbërësi të plehut, përmbajtja e elementeve të substancave toksike në lidhje edhe me format ushqyese e format e tretshme sipas etiketës ose dokumentacionit shoqërues nga vendi i origjinës të krahasuara me analizat laboratorike të mostrave, siguruar nga prodhuesi para hedhjes në treg të plehrave) 4. Metoda e përdorimit të plehut sipas kulturave bujqësore 5. Afati i vlefshmërisë KRYETARI VULA Shënim. Plotësimi i certifikatës bëhet në formë elektronike.

Decision No.923 dated 21.12.2011 on the composition, functioning and duties of the Commission for the Evaluation and Registration of Plant Fertilizers and the detailed procedures of their registration and assessment · Nelum