Decision No. 898 dated 21.12.2011 proclaiming “Natural Park” the natural mountainous ecosystem Korab-Koritnik
颁布于 2011-12-21 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Wild species and ecosystems
- 关键词
- national parks, mountain area, ecosystem conservation, protected area
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.898, datë 21.12.2011 PËR SHPALLJEN E EKOSISTEMIT NATYROR MALOR KORAB - KORITNIK "PARK NATYROR" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 4/2, 9, 13 e 23 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e ekosistemit natyror malor Korab - Koritnik "Park natyror", sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kufijtë e këtij parku natyror janë, si më poshtë vijon: a) Veri: Pika 1, me koordinata 4455778.15L e 4659256.82V, pranë urës së lumit Luma, ndjek kanalin e Lumës, ndërpret lumin e Lumës, i ngjitet kurrizit ndërmjet fshatit Përbreg dhe qafës së Zbinecit, vijon me kuotat 462.6 m, 1549.0 m, 1361.0 m, 1293.0 m, 1223.0 m, 1150.1 m, 1021.0 m, zbret kurrizin deri te pika 2, me koordinata 4463004.61L e 4668805.51V, pranë Morinës. b) Lindje: Pika 2, me koordinata 4463004.61L e 4668805.51V, pranë Morinës, vijon përgjatë kufirit shtetëror me Kosovën dhe Maqedoninë deri te pika 3, kuota 2174.7 m, me koordinata 4463238.36L e 4605429.25V. c) Jug: Pika 3, kuota 2174.7 m, me koordinata 4463238.36L e 4605429.25V, vijon përgjatë kufirit shtetëror me Maqedoninë deri te pika 4, me koordinata 4459468.97L e 4603467.39V. d) Perëndim: Pika 4, me koordinata 4459468.97L e 4603467.39V, vijon përgjatë rrugës në drejtim të fshatit Kllobçisht, kalon në anën e poshtme të fshatit Kërçishti i Epërm, sipër fshatit Kërçishti i Poshtëm dhe fshatit Pocesti, ndjek përroin e Hollobukut, vijon në drejtim të fshatit Popinare, në drejtim të kuotës 1026.0 m (k. Tuma Punjos), kalon poshtë kuotës 1474.9 m, ndërpret përroin e Melanit, i ngjitet kurrizit në drejtim të fshatit Ilnica, vijon me kuotat 1500.0 m, 1504.0 m (m. Buravajkut), 1474.6 m (m.Grevës), ndjek rrugën në drejtim të kuotës 837.0 m, ndërpret Përroin e Banjës (pranë Llixhave), i ngjitet kurrizit të malit të Staravecit, kalon Qafën e Malit, kuotën 1635.0 m, ndjek kurrizin e malit të Vakufit dhe të Gramës, ndjek rrugën në Livadhet e Vrenjtit, kuotën 1626.0 m, kurrizin e faqes së Gradishtës, kuotat 1345.0 m (k. Mëllezës) e 1034.0 m, ndërpret përroin e Gramës, kalon sipër fshatit Dipjakë, në kodrën e Frizmajt, ndjek rrugën për në fshatin Venisht, ndërpret përroin e Shëngjergjit, kuota 1250.0 m, ndjek rrugën sipër fshatit Sllatinë, kuota 1016.8 m (m. Guri i Zi), vijon me rrugën, i ngjitet kurrizit mbi fshatin Vleshë, kuota 1135.0 m, 1241 m, ndjek rrugën e zbret kurrizin, kalon mbi urën e lumit të Radomirës, vijon me lumin e Veleshicës, më pas i ngjitet kurrizit, kuota 1017.3 m, kalon poshtë fshatit Cereni, ndërpret Përroin e Rrasës, ndjek rrugën, kuotat 1161.0 m, 1159.0 m, 1167.0 m, 1187.0 m, ndjek rrugën poshtë majës së Sukës (1289.0 m), ndërpret përroin e Bushtricës, ndjek përroin e Vasijas, kalon nëpër degën e djathtë të rrjedhës së tij, ndërpret Përroin e Ahut dhe ndjek degën e djathtë të tij (kufiri midis Dibrës e Kukësit), pranë fshatit Bushtrica (Gjanaj), kuota 1442.8 m (Mali i Baklit), vijon përgjatë kurrizit, ndërpret përroin e Çajës, ndjek degën e krahut të djathtë të tij, kuota 1413.8 m (Mali e Mollës), ndjek rrugën, kuota 1452.0 m (m. Bakisë), vijon përgjatë rrugës, kuota 1582.0 m, vijon me rrugën, kuota 1522.0 m, kalon në qafën e Dardhës, kuota 1515.0 m (m. Kumashit), vijon përgjatë kurrizit dhe rrugës, ndërpret përroin e Tërshanës, në grykën e kanionit të Bicajt, vijon përgjatë rrugës sipër fshatit Nanga, Nanga (Krezë) dhe Shtiqën, më pas ndjek kanalin e Lumës deri te pika 1, me koordinata 4455778.15L e 4659256.82V, pranë urës së lumit Luma. 3. Parku natyror Korab - Koritnik ka sipërfaqe të përgjithshme 55 550.2 (pesëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë pikë dy) ha, nga të cilat në qarkun e Kukësit 34 886.8 (tridhjetë e katër mijë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tetë) ha dhe në qarkun e Dibrës 20 663.4 (njëzet mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tri pikë katër) ha. Pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet me kullota e livadhe, të ndjekura nga sipërfaqet pyjore e me bimësi pyjore, sipërfaqet joprodhuese, sipërfaqet bujqësore, si dhe sipërfaqet urbane e troje të përziera me tokë bujqësore e pyjore, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4. Parku natyror Korab-Koritnik ndahet në 3 nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon: a) Nënzona qendrore, me sipërfaqe 4 374.3 (katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e katër pikë tre) ha, e shënuar në hartë me ZQ, nga të cilat në qarkun e Kukësit 2 753.3 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tri pikë tre) ha dhe në qarkun e Dibrës 1 621.0 (një mijë e gjashtëqind e njëzet e një pikë zero) ha. Kjo nënzonë përfshin habitatet kryesore pyjore dhe përcaktohet si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një Ligjet.org - Për shpalljen e ekosistemit natyror malor Korab - Koritnik “Pa... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:898:21.12.2011 1 of 3 4/24/2012 5:01 PM territor të pashqetësuar. Në këtë nënzonë lejohen kërkimi shkencor, zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë, si dhe kullotja sezonale. b) Nënzona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 49 603.9 (dyzet e nëntë mijë e gjashtëqind e tri pikë nëntë) ha, e shënuar në hartë me ZPT, nga të cilat në qarkun e Kukësit 31 869.4 (tridhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë katër) ha dhe në qarkun e Dibrës 17 734.5 (shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër pikë pesë) ha. Kjo nënzonë përfshin tërësisht tokat bujqësore, pyjet e kullotat, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale, si bujqësi, pyje, kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit. Në nënzonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, agrobiznesit, argëtuese, sportive e ekoturistike, ndërtimi i infrastrukturës, sipas planeve të zhvillimit urban e turistik, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor. c) Nënzona e zhvillimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 1572.0 (një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e dy pikë zero) ha, e shënuar në hartë me ZZHQ, nga të cilat në qarkun e Kukësit 264.1 (dyqind e gjashtëdhjetë e katër pikë një) ha dhe në qarkun e Dibrës 1 307.9 (një mijë e treqind e shtatë pikë nëntë) ha. Kjo nënzonë përfshin territoret urbane dhe trojet e përziera me tokë bujqësore e pyjore pranë qendrave të banuara dhe veprimtaritë përgjatë lumenjve, përfshirë edhe ujërat termale. Nënzona mundëson vazhdimin e veprimtarive ekonomike, sociale e të agrobiznesit të qëndrueshëm dhe përdorim të balancuar të peizazhit e të burimeve natyrore, si dhe shtimin e drurëve arrorë, lajthive, gështenjave e të bimëve mjekësore dhe aromatike. Në nënzonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. Në këtë nënzonë lejohen veprimtari dhe ndërtimi i infrastrukturës, të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe që nuk bien ndesh me programet e zhvillimit të turizmit e mjedisit për qarkun, me planet e zhvillimit të komunave, me planet e menaxhimit të pyjeve e kullotave komunale dhe që kryhen sipas planeve të zhvillimit urban e turistik, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), e ushtrohen vetëm me leje mjedisore. 5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës, njësitë e qeverisjes vendore, institucionet kërkimore-shkencore, organizatat jofitimprurëse, përfaqësuesit e biznesit dhe pronarët privatë, merr masa për të hartuar planin e integruar të menaxhimit të parkut natyror Korab-Koritnik, në përputhje me objektivat e menaxhimit të rrjetit ekologjik të vendit dhe programet e zhvillimit rajonal e vendor. 6. Për veprimtaritë turistike të zbatohen kriteret dhe standardet e përcaktuara në ligjin nr.9734, datë 14.5.2007 "Për turizmin", të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Për rastet e trashëgimisë kulturore, veprimtaritë mundësohen me leje të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në mbështetje të dispozitave të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9806, datë 17.9.2007 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën europiane "Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike"". Përvetësimi i objekteve me vlera arkeologjike, historike dhe kulturore ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. 7. Autoriteti shtetëror, që ngarkohet me administrimin e zonës së mbrojtur, janë strukturat e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Administratat ekzistuese të sektorëve pyjorë (Kukës e Dibër), që përfshihen brenda sipërfaqes së parkut natyror, do të kryejnë funksionet e administratës së parkut natyror Korab-Koritnik, sipas ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, në bashkëpunim të ngushtë me njësitë e qeverisjes vendore, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. 8. Ngarkohen, sipas përkatësisë, ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha SASIA E SIPËRFAQEVE, SIPAS PËRBËRJES Nr. Përdorimi i territorit Sipërfaqja ha Qarku Kukës Qarku Dibër Totali 1 Sipërfaqe pyjore, shkurre, ripyllëzime, tokë me bimësi pyjore dhe ujore 10 981.9 7 430.7 18 412.6 2 Sipërfaqe kullosore e livadhe 13 026.2 9 104.0 22 130.2 3 Sipërfaqe bujqësore (arë, pemëtore) 3 716.2 1 309.3 5 025.5 4 Sipërfaqe ujore (lumenj, përrenj, liqene, ujëmbledhës) 33.3 9.4 42.7 5 Sipërfaqe joprodhuese (shkëmbore, zhavorriste e zhveshur) 6 857.8 2 759.3 9 617.1 6 Sipërfaqe urbane dhe troje të përzier me tokë bujqësore, pyjore e kullosore 271.4 50.7 322.1 Sipërfaqe e përgjithsh me 34 886.8 20 663.4 55 550.2 Ligjet.org - Për shpalljen e ekosistemit natyror malor Korab - Koritnik “Pa... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:898:21.12.2011 2 of 3 4/24/2012 5:01 PM Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për shpalljen e ekosistemit natyror malor Korab - Koritnik “Pa... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:898:21.12.2011 3 of 3 4/24/2012 5:01 PM