Decision No.897 dated 21.12.2011 approving the rules for the proclamation of the special protected areas
颁布于 2011-12-21 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr.897, datë 21.12.2011 për miratimin e rregullave për shpalljen e zonave të veçanta të ruajtjes.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil, Water, Wild species and ecosystems
- 关键词
- protected area, drainage/land reclamation, wetlands, wild fauna, wild flora
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.897, datë 21.12.2011 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR SHPALLJEN E ZONAVE TË VEÇANTA TË RUAJTJES Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6 të nenit 4/3 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpallja e zonave të veçanta të ruajtjes (ZVR) të kryhet mbi bazën e kritereve dhe vlerësimeve të përcaktuara në nenin 4/3 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, dhe sipas rregullave që përcaktohen në këtë vendim. 2. Zona të veçanta të ruajtjes të shpallen ato territore që ndodhen në zonat e mbrojtura, brenda rrjetit përfaqësues të zonave të mbrojtura, si dhe ekosisteme, habitate e peizazhe jashtë këtij rrjeti, si më poshtë: a) Zonat që kanë statusin e zonës Ramsar, si ligatina me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht për shpendët e ujit; b) Zonat me rëndësi për shpendët; c) Zonat me interes të veçantë ruajtjeje të identifikuara në kuadrin e zbatimit të konventës për ruajtjen e florës dhe faunës së egër dhe mjedisit natyror të Europës (Konventa e Bernës), në të cilën Republika e Shqipërisë është palë, ratifikuar me ligjin nr.8294, datë 2.3.1998; ç) Zonat që nuk bëjnë pjesë në rrjetin e zonave të mbrojtura apo në zonat e tjera, sipas shkronjave "a", "b" dhe "c" të këtij paragrafi. 3. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, mbi bazën e të dhënave ekzistuese, harton një listë paraprake të zonave që potencialisht plotësojnë kriteret për t'u shpallur si ZVR. Lista paraprake e ZVR-ve i nënshtrohet vlerësimit të mëtejshëm, sipas kërkesave të përcaktuara në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi si pjesë përbërëse e tij. 4. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve bashkërendon punën me institucionet kërkimore e universitare dhe njësitë e qeverisjes vendore për kryerjen e studimit, me qëllim vlerësimin e zonave potenciale për t'u shpallur zona të veçanta të ruajtjes. Mbi bazën e këtij studimi hartohet një listë paraprake e zonave që potencialisht plotësojnë kriteret për t'u shpallur si ZVR. 5. Rezultatet e vlerësimit dhe të dhënat për çdo zonë u nënshtrohen diskutimeve me publikun, në përputhje me parashikimet e vendimit nr.994, datë 2.7.2008 të Këshillit të Ministrave "Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimmarrjen për mjedisin". 6. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave përgatit dokumentacionin për çdo zonë, në të cilin përfshihen edhe mendimet e siguruara dhe ia paraqet për mendim zyrtar ministrive të linjës, prefektëve dhe shoqatave të të zgjedhurve vendorë dhe njësive të qeverisjes vendore. 7. Pas marrjes së mendimit nga ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore, ministri miraton, me urdhër, listën e zonave të veçanta të ruajtjes dhe së bashku me të dhënat përkatëse për çdo zonë, ia dërgon Komisionit Evropian. 8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha 2 SPA "Zonë e veçantë e mbrojtur". 3 SCI "Zonë me rëndësi për komunitetin". 4 SAC "Zonë e veçantë për konservim". * Opsionale, data e konfirmimit si SCI e dokumentuar nga DG Environment. ** Opsionale, shpjegimet mund të jepen p.sh. për datat e klasifikimit ose shpalljes si zona që janë të përbëra ose të ndara SPA dhe/ose SCI. 3. INFORMACION EKOLOGJIK 3.1 Tipat e habitateve prezente në zonë dhe vlerësimi në zonë për to: Ligjet.org - Për miratimin e rregullave për shpalljen e zonave të veçanta të... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:897:21.12.2011 1 of 3 4/24/2012 5:00 PM Llojet e habitateve të aneksit I Vlerësimi i zonës Kodi PF NP Mbulesa (ha) Shpella (numër) AIBICID AIBIC Përfaqësueshmëria Sip. relative Ruajtja Globalisht PF: për llojet e habitateve që mund të jenë jo prioritet, si dhe një formë prioriteti (6210, 7130, 9430) vendosni "x" në kolonën PF për të treguar formën prioritare. NP: në rastin kur një lloj habitati nuk ekziston më vendosni kodin e zonës: x (opsionale) Mbulesa: mund të vendosen vlera me shifra dhjetore Shpellat: për tipat e habitatëve 8310, 8330 (shpellat) vendosni numrin e shpellave n.q.s. sipërfaqja e vlerësuar nuk është e vlefshme. Cilësia e të dhënave: G= e mirë (p.sh. bazuar në studime); M= e moderuar (p.sh. bazuar në të dhëna të pjesshme me disa ekstrapolime); P=e dobët (p.sh. vlerësim i përafërt) 3.2 Llojet e referuara në nenin 4 të direktivës 2009/147/EC dhe llojet e listuara në aneksin II të Direktivës 92/43/EEC dhe vlerësimi i zonës për to Llojet Popullata në zonë Vlerësimi i zonës Grupi Kodi Emri shkencor S NP Tipi Numri Njësia Kat. Cilësia e të dhënave AIBICID AIBIC Min. Maks. CIRIVIP Pop. Cons. Izol. Glob. Grupi: A= amfibë, B= shpendë, F=peshk, I=jovertebrorë, M=gjitarë, P=bimë, R=reptile S: Në rast se t ë dhënat për llojet janë sensitive dhe prandaj duhet të bllokohen për çdo akses të publikut vendosni "po". NP: në rastet kur një lloj nuk është me prezent në zonë vendosni x (opsional). Tipi: p= i përhershëm, r=riprodhues, c=përqendrim, w=dimërues (për bimët dhe llojet jomigratore përdorni "i përhershëm"). Njësia: i=individë, p=çifte të njësive të tjera në përputhje me listën e standardizuar të njësive të popullatave në përputhje me nenet 12 dhe 17 të raportimit (shih portalin e referencës). Kategoritë e sasisë: C= i zakonshëm, R= i rrallë, V= shumë i rrallë, P=prezent - për t'u plotësuar në rast të të dhënave të pamjaftueshme ose përveç informacionit për numrin e popullatës. Cilësia e të dhënave: G=e mirë, M= e moderuar, P= e dobët, DD= të dhëna të pamjaftueshme 3.3 Lloje të tjera të rëndësishme të florës dhe të faunës (opsionale) Llojet Popullata në zonë Motivacioni Grupi Kodi Emri shkencor S NP Madhësia Njësia Kategoria Aneksi i llojeve Kategori të tjera Ligjet.org - Për miratimin e rregullave për shpalljen e zonave të veçanta të... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:897:21.12.2011 2 of 3 4/24/2012 5:00 PM Minimumi Maksimumi CIRIVIP Grupi: A=amfibë, B=shpendë, F=peshk, Fu=kërpudha, I=invertebrore, L=likene, M=gjitarë, P=bime, R=reptile, KODI: për shpendët, llojet e anekseve IV dhe V, kodi siç është dhënë në portalin referues duhet të përdoret së bashku me emrin shkencor. S: Në rastin kur të dhënat për llojet janë sensitive dhe prandaj duhet të bllokohen për akses nga publiku, shkruani: yes (po) NP: në rast se një lloj nuk është më prezent në zonë vendosni x: opsional Njësia: i=individë, p=çifte ose njësi të tjera në përputhje me listën e standardizuar të njësive të popullatave dhe kodet në përputhje me nenet 12 dhe 17 të raportimit (shiko portalin e referencës). Kategoria: Kategoritë e sasisë: C=i zakonshëm, R=i rrallë, V=shumë i rrallë, P=prezent. Kategoritë e motivacionit: Llojet e anekseve IV dhe V (direktiva e habitateve), A=të dhëna nga lista e kuqe kombëtare, B=endemike, C=Konventa ndërkombetare, D: arsye të tjera. 7. HARTA E ZONËS INSPIRE ID Harta e dorëzuar në PDF në formë elektronike (opsionale) Po Jo Referenca(t) e hartës origjinale të përdorura për digitalizimin e kufijve elektronikë (opsionale) Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për miratimin e rregullave për shpalljen e zonave të veçanta të... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:897:21.12.2011 3 of 3 4/24/2012 5:00 PM