跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision no. 826, dated 28 December 2023 on the organization and operation of the Fisheries and Aquaculture Services Directorate

颁布于 2023-12-28 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim nr. 826, datë 28.12.2023 për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Fisheries and aquaculture
关键词
aquaculture, financing, fishery management and conservation, governance, inspection, institution, monitoring, inland fisheries, marine fisheries

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.826,datë28.12.2023 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE AKUAKULTURËS Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 66, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (në vijim DSHPA), si person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për peshkimin (në vijim ministri), me seli në Tiranë. 2. DSHPA-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme. Buxheti i DSHPA-së përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për peshkimin. 3. DSHPA-ja ka si mision të garantojë menaxhimin e infrastrukturës së peshkimit dhe të lidhur me peshkimin, aktivitetet e kontrollit, inspektimit, monitorimit të hapësirës detare dhe grumbullimin e të dhënave në fushën e peshkimit e të akuakulturës. 4. DSHPA-ja e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie: a) kryerjen e aktiviteteve të shërbimeve në peshkim dhe akuakulturë; b) menaxhimin e infrastrukturës së peshkimit dhe të lidhur me peshkimin, sipas njërës prej mënyrave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për peshkimin; c) kryerjen e aktiviteteve të kontrollit e të inspektimit. II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE AKUAKULTURËS DSHPA-ja ka përgjegjësi të organizojë punën për: a) aktivitetet e kontrollit e të inspektimit për të garantuar zbatimin efektiv të legjislacionit të peshkimit e të akuakulturës; b) grumbullimin, përpunimin dhe raportimin e të dhënave për sektorin e peshkimit e të akuakulturës në ministri; c) menaxhimin efektiv të infrastrukturës së peshkimit e të infrastrukturës së lidhur me peshkimin; ç) ofrimin e shërbimeve publike në peshkim dhe akuakulturë; d) zhvillimin profesional, nëpërmjet trajnimeve dhe formave të tjera të inspektorëve të peshkimit. III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE AKUAKULTURËS 1. DSHPA-ja e shtrin veprimtarinë e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror. 2. DSHPA-ja drejtohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton veprimtarinë e saj, përfaqëson drejtorinë në marrëdhënie me të tretët dhe përgjigjet para ministrit. 3. Drejtori i DSHPA-së drejton veprimtarinë e përditshme të institucionit dhe ushtron kompetencat e mëposhtme: a) përcakton objektivat vjetorë, në përputhje me objektivat strategjikë të ministrisë; b) planifikon, bashkërendon dhe monitoron veprimtarinë e sektorëve të DSHPA-së; c) siguron unifikimin e praktikave të kontrollit e të menaxhimit të peshkimit dhe akuakulturës; ç) miraton dhe monitoron zbatimin e programit dhe raportin vjetor të monitorimit, kontrollit dhe menaxhimit të infrastrukturës; d) propozon dhe monitoron zbatimin e buxhetit të DSHPA-së; dh) nxjerr urdhra organizativë për mbarëvajtjen e vazhdueshme të punës për përcaktimin e procedurave, kompetencave, detyrave dhe funksioneve për kryerjen e veprimtarive të kontrollit, inspektimit dhe menaxhimit të infrastrukturës për strukturat e DSHPA-së; e) bashkërendon veprimtarinë e DSHPA-së me organet e tjera shtetërore në fushën e kontrollit, inspektimit dhe menaxhimit në fushën e peshkimit dhe akuakulturës, me të cilat është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi; ë) siguron zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, përfshirë aktet nënligjore të ministrit, që rregullojnë veprimtarinë në fushën e peshkimit e të akuakulturës; f) përgatit një vlerësim të të ardhurave e të shpenzimeve dhe zbaton buxhetin e alokuar; g) monitoron rezultatet e drejtorisë kundrejt objektivave operacionalë dhe përgatit një raport të përgjithshëm vjetor të cilin ia paraqet ministrit; gj) merr masa për funksionimin e një rrjeti informacioni me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare; h) përgatit programin vjetor të inspektimit dhe, pas konsultimit me Inspektoratin Qendror, e paraqet për miratim në ministri; i) përgatit programin vjetor të punës dhe ia dërgon ministrisë për miratim; j) nxjerr akte administrative për zbatimin e politikave, strategjive, programeve të miratuara, si dhe për menaxhimin administrativ, financiar, të burimeve njerëzore; k) rast pas rasti ngre Njësinë Operacionale të Inspektimit; l) kryen detyra të tjera të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për peshkimin e akuakulturën, si dhe për organizimin e funksionimin e administratës shtetërore. 4. DSHPA-ja ka për detyrë: a) menaxhimin e veprimtarisë së qendrave të ripopullimit dhe aseteve të tjera që ka në administrim; b) vëzhgimin e hapësirës detare nëpërmjet Sistemit të Monitorimit të Anijeve të Peshkimit, VMS, duke siguruar që shfrytëzimi i burimeve peshkore kryhet në përputhje me legjislacionin për peshkimin; c)miradministrimin e fondeve buxhetore të miratuara; ç) kontrollin, inspektimin dhe marrjen e masave administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi; d) hedhjen e të dhënave për hyrje-daljet e anijeve të peshkimit nga portet shqiptare në Sistemin e Bazës së të Dhënave Shtetërore “Për trafikun detar”; dh) bashkëpunimin me autoritetet kompetente të organizatave ndërkombëtare të peshkimit dhe të vendeve të tjera për garantimin e përmbushjeve të detyrimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi; e) hartimin e programit të punës afatmesëm dhe afatgjatë ku përcaktohen: i. objektivat e përgjithshëm, detyrat, treguesit e performancës dhe prioritetet; ii. mjetet e kontrollit e të inspektimit që ka në dispozicion; iii. shtesat, ndryshimet ose fshirjet në krahasim me programin e punës të vitit të kaluar, si dhe progresin e bërë në arritjen e objektivave dhe prioriteteve të përgjithshme të programit shumëvjeçar të punës; ë) realizimin e analizave të riskut në bazë të: i. të dhënave të peshkimit (zëniet, zbarkimet dhe sforcon e peshkimit); ii. zbarkimeve të paraportuara, në veçanti duke krahasuar të dhënat mbi zëniet dhe importet dhe të dhënat e eksporteve e të konsumit kombëtar; f) hartimin, bazuar në vlerësimin e riskut e të planeve të kontrollit në baza vjetore, raportimin e realizimit e të efektivitetit të tyre te ministri; g) hartimin dhe përditësimin e programeve të trajnimit, sipas standardeve ndërkombëtare për inspektorët e peshkimit dhe organizimin e kurseve dhe seminareve për të gjithë personelin e përfshirë në aktivitetet e kontrollit e të inspektimit; gj) hartimin dhe përditësimin e manualeve që përcaktojnë procedurat e harmonizuara të inspektimit; h) hartimin dhe përditësimin e materialeve udhëzuese mbi programet e inspektimit e të kontrollit të disa formave të peshkimit, të miratuara nga ministri; i) ndjekjen e procedurave për transferimin e menaxhimit të infrastrukturës së peshkimit dhe të lidhur me peshkimin, sipas legjislacionit në fuqi për peshkimin. 5. Marrëdhëniet e punës së drejtorit dhe nëpunësve të tjerë rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil, ndërsa marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës. 6. Struktura dhe organika e DSHPA-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. 7. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të DSHPA-së miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të saj. 8. DSHPA-ja ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema e drejtorisë përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë. 9. Vula e DSHPA-së ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin nr. 390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. IV. DISPOZITA TË FUNDIT 1. Vendimi nr. 719, datë 20.10.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit, Sarandë”, i ndryshuar, shfuqizohet. 2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama

Decision no. 826, dated 28 December 2023 on the organization and operation of the Fisheries and Aquaculture Services Directorate · Nelum