跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision no. 60, dated 26 January 2022 on the declaration of natural ecosystems, managed natural reserves/natural park (category iv), as well as the approval of the change of the status of the existing surfaces of the protected environmental areas, belonging to this category

颁布于 2022-01-26 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim nr. 60, datë 26.1.2022 për shpalljen e ekosistemeve natyrore rezervat natyror i menaxhuar/park natyror (kategoria iv), si dhe miratimin e ndryshimit të statusit e të sipërfaqeve ekzistuese të zonave të mbrojtura mjedisore, që i përkasin kësaj kategorie.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
classification/declassification, ecosystem conservation, national parks, procedural matters, protected area, protection of environment

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 60, datë 26.1.2022 PËR SHPALLJEN E EKOSISTEMEVE NATYRORE REZERVAT NATYROR I MENAXHUAR/PARK NATYROR (KATEGORIA IV), SI DHE MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT E TË SIPËRFAQEVE EKZISTUESE TË ZONAVE TË MBROJTURA MJEDISORE, QË I PËRKASIN KËSAJ KATEGORIE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 35 e 36, të ligjit nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Bredhi i Sotirës”, nga “monument natyror” (kategoria III e zonave të mbrojtura) në “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 1 740 (një mijë e shtatëqind e dyzet) ha në 4 927.67 (katër mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë pikë gjashtëdhjetë e shtatë) ha, sipas aneksit nr. 1, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Miratimin e ndryshimit në sipërfaqe të ekosistemit natyror “Korab–Koritnik”, shpallur me status “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 55 550.2 (pesëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë pikë dy) ha në 53 850.00 (pesëdhjetë e tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë) ha, sipas aneksit nr. 2, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 3. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Liqeni i Ulzës”, nga “park natyror bashkiak” (kategoria IV/1) në “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 4 206 (katër mijë e dyqind e gjashtë) ha në 4 205.15 (katër mijë e dyqind e pesë pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas aneksit nr. 3, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 4. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Mali me Gropa– Bizë–Martanesh” nga “peizazh i mbrojtur” (kategoria V e zonave të mbrojtura) në “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 25 266.4 (njëzet e pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë katër) ha në 26 043.34 (njëzet e gjashtë mijë e dyzet e tre pikë tridhjetë e katër) ha, sipas aneksit nr. 4, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 5. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Qafështamë” nga “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura) në “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 2 000 (dy mijë) ha në 6 864.36 (gjashtë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas aneksit nr. 5, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 6. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Syri i Kaltër” nga “monument natyror” (kategoria III e zonave të mbrojtura) në “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 180 (njëqind e tetëdhjetë) ha në 293.30 (dyqind e nëntëdhjetë e tre pikë tridhjetë) ha, sipas aneksit nr. 6, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 7. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Zagori”, shpallur “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 24 590 (njëzet e katër mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) ha në 24 607.63 (njëzet e katër mijë e gjashtëqind e shtatë pikë gjashtëdhjetë e tre) ha, sipas aneksit nr. 7, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 8. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Balloll”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 330 (treqind e tridhjetë) ha në 323.3 (treqind e njëzet e tre pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 8, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 9. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Bogovë”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 330 (treqind e tridhjetë) ha në 342.1 (treqind e dyzet e dy pikë një) ha, sipas aneksit nr. 9, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 10. Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Bredhi i Kardhiqit” nga “rezervë strikte natyrore” (kategoria I e zonave të mbrojtura) në “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe 1 800 (një mijë e tetëqind) ha në 4 303.6 (katër mijë e treqind e tre pikë gjashtë) ha, sipas aneksit nr. 10, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 11. Miratimin e ndryshimit të statusit të ekosistemit natyror “Bredhi i Zhulatit” nga “monument natyre” (kategoria III e zonave të mbrojtura) në “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe 936.2 (nëntëqind e tridhjetë e gjashtë pikë dy) ha, sipas aneksit nr. 11, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 12. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Cangonj”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 250 (dyqind e pesëdhjetë) ha në 250.3 (dyqind e pesëdhjetë pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 12, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 13. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Dardhë–Xhyrë”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 400 (katërqind) ha në 400.3 (katërqind pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 13, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 14. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Gërmenj”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 430 (katërqind e tridhjetë) ha në 1 410 (një mijë e katërqind e dhjetë) ha, sipas aneksit nr. 14, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 15. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Karaburun”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 2 000 (dy mijë) ha në 17 490.7 (shtatëmbëdhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë pikë shtatë) ha, sipas aneksit nr. 15, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 16. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Kune–Vain–Tale dhe Patok – Fushëkuqe – Ishëm”, shpallur “rezervat natyror të menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 93 93.91 (nëntë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e një) ha në 8 092.3 (tetë mijë e nëntëdhjetë e dy pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 16, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 17. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror/ligatinor “Liqeni i Shkodrës”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 26 535 (njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e tridhjetë e pesë) ha në 24 049.75 (njëzet e katër mijë e dyzet e nëntë pikë shtatëdhjetë e pesë) ha, sipas aneksit nr. 17, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 18. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Polis”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 45 (dyzet e pesë) ha në 45.1 (dyzet e pesë pikë një) ha, sipas aneksit nr. 18, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 19. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Stravaj dhe Sopot”, shpallur “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 700 (shtatëqind) ha në 1 548.9 (një mijë e pesëqind e dyzet e tetë pikë nëntë) ha, sipas aneksit nr. 19, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 20. Shpalljen “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror “Lugina e Shalës”, me sipërfaqe 10 619.35 (dhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë pikë tridhjetë e pesë) ha, sipas aneksit nr. 20, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 21. Shpalljen “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror “Lugina e lumit Vjosë”, me sipërfaqe 7 989.5 (shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e nëntë pikë pesë) ha, sipas aneksit nr. 21, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 22. Shpalljen “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror “Munellë”, me sipërfaqe 20 760.05 (njëzet mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë pikë zero pesë) ha, sipas aneksit nr. 22, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 23. Shpalljen “rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror “Lugina e Gjergjovicës”, me sipërfaqe 2 966.3 (dy mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas aneksit nr. 23, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 24. Pasuritë kulturore, qendra historike, ansamble historike, zona dhe parqe arkeologjike, monumente të kulturës dhe zonat e mbrojtura të tyre (që nuk janë pjesë e listës së miratuar të monumenteve të natyrës), të deklaruara si të tilla, që ndodhen brenda zonave të mbrojtura mjedisore, janë objekt i legjislacionit në fuqi për trashëgiminë kulturore dhe administrimi i tyre bëhet nga institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore. 25. Parashikimet e akteve nënligjore të mëparshme, me të cilat janë shpallur zonat e mbrojtura të përcaktuara në dispozitat e këtij vendimi, zbatohen për aq sa nuk bien ndesh me këtë vendim. 26. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama

Decision no. 60, dated 26 January 2022 on the declaration of natural ecosystems, managed natural reserves/natural park (category iv), as well as the approval of the change of the status of the existing surfaces of the protected environmental areas, belonging to this category · Nelum