Decision no. 559, dated 29 July 2022 determining the prices and fees for use/use of the national forest fund, for economic activities, as well as for wood and non-wood products
颁布于 2022-07-29 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim n. 559, date 29.7.2022 për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- forest management/forest conservation, liability/compensation, non-wood forest products, public forest, fees/royalties, timber, timber extraction/logging
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1 VENDIM Nr. 559, datë 29.7.2022 PËR PËRCAKTIMIN E ÇMIMEVE DHE TARIFAVE PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM/PËRDORIM TË FONDIT PYJOR KOMBËTAR, PËR VEPRIMTARI EKONOMIKE, SI DHE PËR PRODHIMET DRUSORE DHE JODRUSORE PYJORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës e të neneve 25, pika 4, dhe 27, pika 5, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e çmimeve dhe tarifave për veprimtaritë që zhvillohen në Fondin Pyjor Kombëtar, sipas përcaktimeve të këtij vendimi dhe shtojcave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, si më poshtë vijon: a) Për dhënien në shfrytëzim/përdorim të Fondit Pyjor Kombëtar dhe për shpërblimin e dëmit të shkaktuar në fondin pyjor nga shfrytëzimi/përdorimi i tij. b) Për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore dhe për grumbullimin dhe nxjerrjen e prodhimeve të dyta pyjore dhe jopyjore; 2. Tarifat për dhënien në përdorim të Fondit Pyjor Kombëtar janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Tarifat dhe çmimet për shfrytëzimin e Fondit Pyjor Kombëtar janë sipas shtojcës 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4. Tarifat për sipërfaqet, që shfrytëzohen për heqjen nga Fondi Pyjor Kombëtar, përcaktohen duke marrë në konsideratë: a) investimet e kryera për pyllëzimin (ripyllëzimin), si dhe ato gjatë periudhës së rritjes, në sipërfaqen që hiqet nga Fondi Pyjor Kombëtar; b) shpenzimet e kryera për mbrojtjen e tokës, për shfrytëzim të qëndrueshëm dhe produktiv; c) shpenzimet për ndërtimin e infrastrukturës përkatëse; ç) vlerën e burimeve pyjore e jopyjore bashkëshoqëruese (lënda drusore, flora spontane, fauna e egër, kullota etj.), si produkt i humbur; d) investimet që do të kryhen për pyllëzimin (ripyllëzimin), për sipërfaqen që do të zëvendësojë sipërfaqen e hequr nga Fondi Pyjor Kombëtar. 5. Tarifat dhe çmimet për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore, për grumbullimin dhe nxjerrjen e prodhimeve të dyta pyjore dhe jopyjore janë sipas shtojcës nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Për shitjen e lëndës drusore në këmbë, lëndë punimi dhe dru zjarri për njësi/m3 dhe materialit drusor të asortuar, që shitet në anë të rrugës, çmimi i shitjes përcaktohet, sipas çmimeve të tregut, por jo nën çmimin e kostos së prodhimit, e cila llogaritet sipas tarifave të kësaj shtojce. 6. Vendimi nr. 391, datë 21.6.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, të ndryshuar, shfuqizohet. 7. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama 2 SHTOJCA NR. 1 TARIFAT PËR DHËNIEN NË PËRDORIM TË FONDIT PYJOR KOMBËTAR PËR VEPRIMTARITË E USHTRUARA NË KËTË FOND 1. Ngritje fidanishte pyjore Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1 vit 2–5 vjet 6–10 vjet 3 Pyll, shkurre 3 960 3 740 3 300 4 Kullotë 3 960 3 740 3 300 5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 2 970 2 860 2 200 2. Bazë didaktike dhe eksperimentale kërkimore-shkencore në fushën e pyjeve Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1 vit 2–5 vjet 6–10 vjet 1 Pyll, trungishte 4 950 4 675 4 400 2 Pyll, cungishte 3 960 3 740 3 300 3 Pyll, shkurre 3 960 3 740 3 300 4 Kullotë 3 960 3 740 3 300 5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 2 970 2 860 2 200 3. Për mbarështimin e florës së egër dhe kultivimin e bimëve të ndryshme Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1 vit 2–5 vjet 6–10 vjet 1 Pyll, cungishte 23 760 22 770 19 800 2 Pyll, shkurre 23 760 22 770 19 800 3 Tokë me bimësi pyjore, djerr inproduktive 19 800 18 975 13 200 4. Për mbarështimin e faunës së egër dhe gjahut Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1 vit 2–5 vjet 6–10 vjet 1 Pyll, trungishte 36 000 34 000 30 000 2 Pyll, cungishte 24 000 23 000 20 000 3 Pyll, shkurre 24 000 23 000 20 000 4 Kullota 24 000 23 000 20 000 5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 18 000 17 000 15 000 6 Inproduktive 18 000 17 000 15 000 5. Agropylltari Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1 vit 2–5 vjet 6–10 vjet 1 Tokë me bimësi pyjore, djerr 15 000 13 000 10 000 6. Për qëllime pushimi, argëtimi, për veprimtari turistike kampingje (kënde lodrash, shëndetësore, shoqërore dhe mjedise sportive, shplodhëse, kulturore etj. Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1 vit 2–5 vjet 6–10 vjet 1 Pyll trungishte 198 000 132 825 110 000 2 Pyll cungishte 138 600 99 000 82 500 3 Pyll shkurre 138 600 99 000 82 500 4 Kullota 138 600 99 000 82 500 5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 99 000 57 200 49 500 6 Inproduktive 99 000 57 200 49 500 7. Për vendosje antene të telefonisë fikse, të lëvizshme, televizive, radio-komunikimit Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1–5 vjet 6–10 vjet 3 1 Pyll trungishte 11 250 000 10 000 000 2 Pyll cungishte 8 500 000 8 000 000 3 Pyll shkurre 8 500 000 8 000 000 4 Kullota 8 500 000 8 000 000 5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 6 500 000 5 500 000 6 Inproduktive 5 500 000 5 000 000 8. Për ndërtim teleferik pasagjerësh ose linje të tensionit, aerogjeneratorë dhe fotovoltaike (stacionet, bazamentet dhe objektet përkatëse etj.). Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1 vit 2–5 vjet 6–10 vjet 1 Pyll trungishte 240 000 230 000 210 000 2 Pyll cungishte 192 000 184 000 176 000 3 Pyll shkurre 192 000 184 000 176 000 4 Kullota 192 000 184 000 176 000 5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 156 000 150 000 143 000 6 Inproduktive 156 000 150 000 143 000 9. Për kryerjen e operacioneve të kërkim-zbulimit hidrokarbure, gjeologjike e minerare, uji, vendosje objektesh të ndryshme ndihmëse në sipërfaqe Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1–5 vjet 6–10 vjet 1 Pyll trungishte 120 000 96 000 2 Pyll cungishte 96 000 78 000 3 Pyll shkurre 96 000 78 000 4 Kullota 96 000 78 000 5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 76 800 62 000 6 Inproduktive 76 800 62 000 10. Për shtrirje tubacionesh dhe linjash në sipërfaqe, si dhe ndërtim kanalesh (uji, naftë, gazi, tensioni elektrik etj.) Nr. Përdorimi i territorit Tarifa si pas kohëzgjatjes së kontratës lek/km/vit 1 vit 2–5 vjet 6–10 vjet 1 Pyll trungishte 240 000 220 000 175 000 2 Pyll cungishte 190 000 176 000 145 000 3 Pyll shkurre 190 000 176 000 145 000 4 Kullota 190 000 176 000 145 000 5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 160 000 145 000 110 000 6 Inproduktive 150 000 145 000 110 000 11. Për ndërtim/përdorim rruge për lidhjen e sipërfaqes së dhënë në përdorim, me rrjetin rrugor ekzistues Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës për sipërfaqen e marrë në përdorim lek/km/vit 1 Pyll trungishte 70 000 2 Pyll cungishte 50 000 3 Pyll shkurre 35 000 4 Kullota 35 000 5 Tokë me bimësi pyjore, djerr 30 000 6 Inproduktive 25 000 12. Vendosje kaminash për prodhim qymyr druri dhe eshkës së kovaçit, furrë gëlqereje, sheshe për depozitimin e përkohshëm të materialeve të ndryshme (pika transiti) etj. Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës lek/ha/vit 1 Tokë me bimësi pyjore, djerrë 250 000 2 Inproduktive 100 000 ` 13. Ndërtim linje të tensionit të lartë Nr. Përdorimi i territorit Tarifa sipas kohëzgjatjes së kontratës km/vit 1 Pyll trungishte 60 000 4 2 Pyll cungishte 35 000 3 Pyll shkurre 25 000 SHTOJCA NR. 2 TARIFAT DHE ÇMIMET PËR SHFRYTËZIMIN E FONDIT PYJOR KOMBËTAR 1. Ngritja e kampingjeve, qendrave dhe objekteve të lëvizshme Nr. rend. Emërtimi Tarifa (lek/ditë/copë) 1. Çadra deri 4 vende 100 2. Çadra mbi 4 vende 200 3. Ruletë 500 4. Barakë portative 250 2. Shpërblimi i dëmeve të shkaktuara nga shfrytëzimi i fondit pyjor Nr. Emërtimi i dëmit Njësia e matjes Vlera (lek) 1. Prerje fidanësh, lastarësh e drurësh me diametër: deri në 2 cm copë 250 nga 2.1–4 cm copë 500 nga 4.1–6 cm copë 2.700 nga 6.1–8 cm copë 3.100 nga 8.1–10 cm copë 5.100 nga 10.1–20 cm copë 8.000 nga 20.1–30 cm copë 15.000 nga 30.1–40 cm copë 20.000 nga 40.1–60 cm copë 24.000 mbi 60 cm copë 34.000 2. Prerje fidanësh, lastarësh e drurësh në masë: në pyje të rinj (deri në 10 cm diametër) ha 400.000 në pyje të rritur (mbi 10 cm diametër) ha 650.000 në shkurre ha 125.000 Shënim. Prerje në masë quhet prerja e mbi 50% të drurëve në njësi të sipërfaqes 3. Dëmtim në çfarëdo mënyre i fidanëve, filizave e drurëve me diametër: deri në 2 cm copë 320 nga 2.1–4 cm copë 540 nga 4.1–6 cm copë 760 nga 6.1–8 cm copë 950 nga 8.1–10 cm copë 1.250 nga 10.1–20 cm copë 1.600 nga 20.1–30 cm copë 2.200 nga 30.1–40 cm copë 2.700 nga 40.1–60 cm copë 3.200 mbi 60 cm copë 5.400 4. Dëmtim në masë mbi 50% të sipërfaqes me çfarëdo mënyre në pyllëzimet e reja, pyjet e rinj e fidanishte: në pyllëzimet e reja, pyjet e rinj e fidanishte ha 320.000 në pyje të rritur (mbi 10 cm diametër) ha 630.000 në shkurre ha 108.000 5. Dëmtim nga zjarri: a) Kur vlerësohet materiali drusor: në trungishte ha 250.000 në cungishte ha 80.000 në shkurre ha 50.000 në pyllëzime e fidanishte ha 200.000 b) Kur materiali drusor është i dëmtuar plotësisht: në trungishte ha 1.500.000 në cungishte ha 700.000 në shkurre ha 400.000 në pyllëzime e fidanishte ha 1.200.000 6. Shpyllëzimi i fondit pyjor ose i pyjeve pa miratimin përkatës, pa përdorimin e tokës: 5 në trungishte ha 7.000.000 në cungishte ha 4.000.000 në shkurre ha 2.000.000 në pjesë të tjera të fondit pyjor ha 1.500.000 7. Zënie ose përdorim pa leje i fondit ose i pyjeve pa i dëmtuar ato: ha 2.500.000 8. Përvetësim dhe shitja pa leje: lëndë punimi m3 60.000 dru zjarri mst 30.000 dru zjarri ngarkese kali barrë 9.000 dru zjarri ngarkese gomari barrë 6.000 dru zjarri ngarkese njeriu barrë 3.500 hunj të ndryshëm deri në diametër 4 cm copë 1.400 bandiera, bishta veglash, furde e furka, e të tjera si këto me diametër 4.1–12 cm copë 4.000 9. Prodhim, përvetësim dhe shitje pa leje a. Fruta e fara: të njoma kg 2.300 të thata kg 4.500 b. Rrëshirë pishe e katran kg 1.200 c. Fletë dafine: të njoma kg 2.300 të thata kg 4.500 d. Bimë mjekësore e tanifere: të njoma kg 5.400 të thata kg 10.000 e. Rrënjë e kucka shqope, mare, bushi e të tjera si këto kg 10.000 f. Thupra shelgu e lloje të tjera të kësaj natyre: të njoma kg 1.100 të thata kg 2.000 të zhveshura kg 3.000 g. Qymyr druri, eshk kovaçi, e të tjera të kësaj natyre kg 30.000 h. Fuçi, kade, govata druri, e të tjera të kësaj natyre, pavarësisht nga madhësia. copë 15.000 i. Kosha, shporta e të tjera të kësaj natyre prej thupra shelgu e lloje të tjera pyjore, pavarësisht nga madhësia copë 10.000 10. Ndërtim pa leje i furrave të gëlqeres, kamina për qymyr druri, eshkë kovaçi, katrani e të tjera të kësaj natyre, pavarësisht nga madhësia copë 8.000 11. Dëmtimi ose zhdukja e objekteve të mbarështimit, gjeodezike e topografike dhe të tjera të kësaj natyre, në fondin pyjor copë 5.400 12. Dëmtimi ose zhdukja e ndërtimeve apo strehimeve për shtimin e gjahut e të tjera si këto, kudo që ndodhen copë 10.800 13 Dëmtimi ose zhdukja e pikave dhe kullave të vrojtimit për ruajtjen e florës dhe faunës nga sëmundjet, insektet dhe zjarret copë 8.000 14. Dëmtimi i rrethimeve në fondin pyjor ose vende të tjera si këto ml 5.400 15 Kryerja e gërmimeve ose punimeve të tjera në fondin pyjor për nxjerrjen e gurëve, rërës, zhavorrit, dheu, humusit, plisave të barit e të tjera si këto m2 7.000 16. Hapja e gropave pa leje dhe mosmbulimi i tyre m3 4.500 17. Shkulja e cungjeve pa leje copë 27.000 18. Hapja pa leje në fondin pyjor e guroreve e karrierave m2 45.000 19. Hapja e rrugëve, linjave telefonike, telegrafike, televizive, gazsjellëse, naftësjellës, kanaleve, linjave të tensionit të lartë, ujësjellësve e të tjera të kësaj natyre në fondin pyjor, pa miratimin përkatës m3 49.500 20. Kullotja pa leje në fondin pyjor: për gjedhet krerë 2.700 për të leshtat krerë 1.350 6 për të dhirtat krerë 1.800 për derrat krerë 2.200 për shpendët krerë 450 për njëthundrakët krerë 2.200 21. Kositja dhe grumbullimi pa leje në fondin pyjor të barit, gjetheve, krandeve e të tjera të kësaj natyre. kV 3.500 22. Vendosja e mullarëve të çfarëdo lloji e madhësie pa leje në fondin pyjor dhe jashtë vendeve të miratuara copë 2.700 SHTOJCA NR. 3 TARIFAT PËR PRODHIMET DRUSORE DHE JO DRUSORE PYJORE, PËR GRUMBULLIMIN DHE NXJERRJEN E PRODHIMEVE TË DYTA PYJORE DHE JO PYJORE 3/1 Tarifat bazë të lëndës drusore në këmbë Nr. rendor Emërtimi Njësi matje Tarifa (lek) E hollë deri 22 cm E mesme dhe e trashë mbi 22 cm I. Lëndë punimi në këmbë a) Halorë 1 Pishë e zezë m3 3 000 3 500 2 Pishë mesdhetare (pishë e butë, pishë e egër, pishë deti) m3 2 500 3 200 3 Bredh m3 3 500 4 500 b) Fletorë 1 Ah m3 2 000 3 500 2 Dushk m3 2 500 4 000 II. Dru zjarri a) Të forta 1 Dushk, ah, panjë, frashër, rrap, akacie, lofatë, gështenjë, mare, shkozë, mëllezë, bli, lajthi, thanë, bush. m3 600 b) Të buta m3 1 Halorë, shelg, plep dhe vërri 250 3/2. Tarifat bazë të lëndës drusore në këmbë, për llojet industriale Nr. rendor Emërtimi Njësia e matjes Tarifa (lekë) Lëndë druri në këmbë 1 Arrë, gështenjë, panjë, vidh m3 7 000 2 Carac, eukalipt, man, mëllezë, plep, rrap, shelg, shkozë m3 3 000 3 Bli, frashër, vërri m3 5 000 3/3. Tarifat për grumbullimin dhe nxjerrjen e prodhimeve të dyta Nr. rend. Emërtimi Njës. e matj. Tarifa (lek) A. Grumbullim në fondin pyjor: 1. Fashina, shkarpa Mst 35 2. Mbeturina pylli të çdo lloji m3 40 3. Thupra të çdo lloji kV 55 4. Kucka, rrënjë kV 100 5. Cungje m3 150 6. Hunj copë 60 7. Bandiera copë 100 8. Eshkë kovaçi kV 500 9. Katran kV 700 10. Rrëshirë pishe kV 350 11. Bar për blegtorinë kV 20 12. Gjethe për blegtorinë kV 200 13. Lule të ndryshme kV 450 14. Gjethe të ndryshme kV 150 15. Rrënjë të ndryshme kV 250 7 16. Herba të ndryshme kV 200 17. Fruta, fara dhe sytha kV 500 18. Lëvore kV 350 19. Kërpudha kV 2 500 20. Boçe të ndryshme kV 500 21. Degë të gjelbra, me dhe pa lule, për buqeta kV 1000 B. Nxjerrja ose grumbullim në sipërfaqen e fondit pyjor: a) Gurë, rërë dhe zhavorr m3 35 b) Dhe dhe humus m3 200 c) Prodhim qymyr druri në sipërfaqen e fondit pyjor kV 100 Shënim. Tarifat e germës a, të pikës B të përdoren vetëm në rastin kur grumbullimi i materialeve të ndërtimit bëhet nga banorët e zonave rurale, për nevojat e tyre vetjake. Në mbeturinat e pyllit do të futet vetëm ai material drusor (i kalbur, gjysmë i kalbur), i cili nuk plotëson parametrat për dru zjarri. 3/4. Tarifat e shitjes së pemëve të krishtlindjeve dhe të vitit të ri Nr. ren. Specifikimi Njësia e matjes Tarifa (lek) 1. me lartësi deri në 1 m copë 1 000 2. me lartësi 1 deri 3 m copë 2 000 3. me lartësi 3 deri 5 m copë 3 000 4. me lartësi 5 deri 7 m copë 5 000 5. me lartësi mbi 7 m copë 10 000 3/5. Tarifat e shitjes së fidanëve nga ripërtëritja natyrore, e shpatullave dhe e kalemave Nr. ren. Emërtimi Njësia e matjes Tarifa (lek) 1. Fidanë, shpatulla dhe kalema: me moshë 1-vjeçare copë 10 me moshë 2-vjeçare copë 30 me moshë mbi 2-vjeçare copë 50