Decision no. 558, dated 29 July 2022 determining the criteria for dividing violations with light or serious consequences and financial sanctions in the National Forestry Fund
颁布于 2022-07-29 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim n. 558, date 29.7.2022 për përcaktimin e kritereve për ndarjen e shkeljeve me pasoja të lehta apo me pasoja të rënda dhe sanksionet finaciare në Fondin Pyjor Kombëtar.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- forest management/forest conservation, legal proceedings/administrative proceedings, classification/declassification, offences/penalties, protected area
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1 VENDIM Nr. 558, datë 29.7.2022 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR NDARJEN E SHKELJEVE ME PASOJA TË LEHTA APO ME PASOJA TË RËNDA DHE SANKSIONET FINANCIARE NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 10, të nenit 36, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e kritereve për ndarjen e shkeljeve me pasoja të lehta apo me pasoja të rënda dhe sanksionet financiare, sipas përcaktimeve të këtij vendimi. 2. Shkeljet në Fondin Pyjor Kombëtar vlerësohen me pasoja të rënda, në varësi të dëmit mjedisor që shkaktojnë dhe pasojave që sjellin në pyje, në rastet, kur: a) janë kryer në një zonë pyjore të mbrojtur mjedisore, sidomos në zonat që janë me status strikt të mbrojtur dhe parqeve kombëtare, për të cilin është marrë statusi aktual i mbrojtjes, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit; b) kanë shkatërruar një monument natyror, të shpallur si të tillë; c) janë kryer në ngastrat e përfshira në rezervat strategjike, pyjet e virgjëra, eksperimentale e studimore, kanë dëmtuar grumbujt e drurëve dhe të llojeve pyjore, të paracaktuara për konservim, germoplazmë, “in-situ” dhe “ex-situ”, për grumbullim, përpunim, shpërndarje dhe certifikim të materialit mbjellës; ç) janë kryer në një pyll mbrojtës, të cilësuar të tillë në planet e mbarështimit, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit, për të cilin kanë marrë statusin aktual mbrojtës; d) kanë dëmtuar në masë dhe asgjësuar, me prerje, me shkulje, me marrje lloje të florës, të rralla, të rrezikuara e që gëzojnë status të veçantë mbrojtjeje dhe kanë shkatërruar cilësitë e një habitati konkret, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës në fuqi; dh) janë importuar dhe mbjellë fara, fidanë, kalema apo shpatulla të infektuara e të sëmura dhe të pashoqëruara me certifikatën e origjinës dhe atë fitosanitare; e) kullotja kryhet në pyllëzimet e kryera 10-vjeçarin e fundit dhe në sipërfaqet e ricunguara 5 vjeçarin e fundit; ë) dëmtohet filizëria në grumbujt pyjorë, në masën mbi 30% të sipërfaqes së nënngastrës pyjore; f) dëmtohen elemente të infrastrukturës pyjore; g) tjetërsohen sipërfaqe të fondit pyjor në truall, në masën mbi 0.1 ha, në kundërshtim me procedurat ligjore në fuqi; gj) kryhen prerje shfrytëzuese në kufirin e sipërm të vegjetacionit, në masën mbi 0.1 ha; h) në një grumbull pyjor kryhen prerje të paligjshme në masë, në një sipërfaqe mbi 0.5 ha; i) falsifikohet dhe përdoret çekiçdamka dhe kur markohet materiali drusor, pa lejen e strukturave përkatëse; j) zjarrvënia dhe djegia e sipërfaqeve pyjore bëhen me dashje dhe me qëllim përfitimi; k) kryhet krasitje për gjeth mbi 30% të sipërfaqes së nëngastrës pyjore; l) nxirren rrënjë, kucka dhe zhardhokë, në masën mbi 30% të llojeve apo sipërfaqes së vlerësuar; ll) nga sipërfaqet pyjore nxirren gurë, merret dheu apo humusi mbi 30% të sipërfaqes së vlerësuar, prej 1 ha; m) transporti dhe eksporti i lëndës drusore dhe bimëve mjekësore, eterovajore dhe tanifere natyrore kryhen pa dokumentet përkatëse, të lëshuara nga organet e ngarkuara me ligj (aktmiratimi, kontratë, leje shfrytëzimi, vërtetim transporti dhe certifikatë origjine); 2 n) kundërvajtjet administrative janë të përsëritura; nj) nuk realizohen pyllëzimet, si detyrim i subjekteve që zhvillojnë aktivitet në fondin pyjor; o) pengohen strukturat qendrore dhe vendore përgjegjëse për pyjet apo strukturat inspektuese e kontrolluese në kryerjen e detyrave të përcaktuara nga ligji. 3. Shkeljet, që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi, konsiderohen shkelje me pasoja të lehta. 4. Sanksionet financiare përcaktohen, për çdo rast, në përpjesëtim të drejtë me rëndësinë dhe natyrën e shkeljes së konstatuar dhe pasojat e ardhura, duke u mbështetur në tarifat për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara në Fondin Pyjor Kombëtar dhe të gjobave, të përcaktuara në nenin 36, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”. 5. Për përcaktimin e sanksioneve financiare të një dëmi konkret, të shkaktuar në Fondin Pyjor Kombëtar, mbahen parasysh treguesit e mëposhtëm: a) sipërfaqja pyjore që është dëmtuar (prerë, djegur, zënë, gërryer, krasitur e kullotur), e shprehur në njësinë fizike (ha), duke evidentuar natyrën e dëmtimit të mbulesës pyjore të saj; b) shkalla e dëmtimit të sipërfaqes së dëmtuar ndaj totalit të saj të shprehur në %; c) mënyra dhe mjetet konkrete me të cilat është shkaktuar dëmi; ç) sasia e drurëve të dëmtuar, me vlerën e përllogaritur, sipas pikës 4, të këtij vendimi; d) llojet e dëmtuara me status të veçantë/rrezikuar: drurë farorë, lloje të kërcënuara ose në rrezik zhdukjeje, fidanë në fidanishte, germoplazmë (fruta, fara) dhe parcela eksperimentale, duke llogaritur dëmin sa trefishi i vlerës, sipas pikës 4, të këtij vendimi; dh) sanksionet për dëmet e tjera vlerësohen sipas pikës 4 të këtij vendimi; e) shpenzimet që nevojiten për ta riparuar dëmin. 6. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, strukturat përgjegjëse për pyjet në bashki dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama