跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision No. 541 creating the Institution for Environment Protection

颁布于 1995-09-25 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Environment
关键词
institution, pollution control, environmental planning, policy/planning, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. V e n d i m Nr.541 datë 25.9.1995 Për detyrat që kanë ministritë, institucionet dhe personat juridikë e fizikë për monitorimin dhe kontrollin e mjedisit Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes së Mjedisit, Këshilli i Ministrave V e n d o s i : 1. Personat juridikë e fizikë, vendas e të huaj, të ndjekin e dokumentojnë vazhdimisht shkarkimet në ajër, ujë dhe tokë të lëndëve të dëmshme mbi normat e miratuara. 2. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit, nëpërmjet Institutit të Kërkimeve të Higjienës dhe Epidemiologjisë dhe drejtorive të shëndetit publik në rrethe, të kryejnë monitorimin mbi nivelin e ndotjes së ajrit në shtresat e ulëta të atmosferës, të ujit në mjedist urbane e qendrat industriale, si dhe kontrollin e ndotjes së tokës në gjithë territorin e vendit. Me kërkesë të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, (ARM), drejtoritë e shëndetit publik në rrethe bëjnë kontrolle kimike e fizike në shkarkimet e objekteve industriale e sociale dhe mjediset që mund të jenë ndotur nga këto shkarkime. 3. Ministritë, institucionet qendrore dhe Akademia e Shkencave me institutet në vartësi të tyre të organizojnë veprimëtaritë monitoruese me nivel kombëtar si vijon: a) Instituti i Hidrometeorologjisë të kryejë monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore, freatike dhe të atmosferës në gjithë territorin e vendit. b) Instituti i Fizikës Bërthamore të kryejë monitorimin e radioaktivitetit të mjedisit dhe të ujërave transkufitare. c) Instituti i Studimeve Biologjike, në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave, Institutin e Kërkimeve të Peshkimit dhe Muzeun e Shkencave të Natyrës, të monitorojë dhe vlerësojë gjendjen e biodiversitetit të vendit, të evidencojë bimët dhe kafshët që rrezikohen të zhduken dhe të propozojë masa konkrete për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. ç) Instituti i Studimit të Tokave të kryejë monitorimin mbi nivelin e ndotjes të tokës dhe ujit për ujitje, si dhe studime për mbrojtjen e tokës dhe të pjellorisë së saj nga ndotja e veprimi i erozionit. d) Laboratori Qendror Kimik i Ushtrisë të monitorojë veprimëtaritë industriale dhe veprimëtaritë e tjera ushtarake në drejtim të ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit. dh) Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Teknologjisë Kimike të monitorojë lëndët dhe mbeturinat industriale, urbane dhe të rrezikshme që përdoren, prodhohen ose formohen si pasojë e veprimëtarive ekonomike e sociale. 4. Institucionet e ngarkura me monitorimin dhe kontrollin e mjedisit çdo tre muaj të dërgojnë informacion në Komitetin e Mbrojtjes së Mjedisit (KMM), mbi bazën e të cilit ky institucion bën vlerësimin e gjendjes së mjedisit dhe vepron në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Personat juridikë e fizikë, vendas e të huaj, çdo tre muaj dërgojnë informacion në ARM për shkarkimet e lëndëve ndotëse në tokë, ujë dhe ajër. 5. Në Ministrinë e Burimeve Minerare dhe Energjetike, Ministrinë e Industrisë, Transportit dhe Tregtisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, Ministrinë e Ndërtimit dhe Turizmit dhe në Ministrinë e Mbrojtjes të organizohen strukturat e mbrojtjes së mjedisit. 6. Ministritë dhe institucionet qendrore të raportojnë brenda muajit janar të çdo viti në KMM për gjendjen e mjedisit dhe për inventarizimin e ndotësve të shkarkuar në ajër, ujë dhe tokë në sektorët përkatës. 7. Personat juridikë dhe fizikë, vendas e të huaj, që kryejnë çfarëdolloj veprimëtarie në objektet ekzistuese, brenda tremujorit të parë të vitit 1996, duhet të hartojnë programin e masave për të ulur nivelet e shkarkimeve ndotëse deri në normativat e miratuara dhe të paraqesin për miratim, sipas rëndësisë së veprimëtarisë në ARM, programet me karakter lokal ose në KMM ato me karakter kombëtar. Këtu përfshihen edhe masat për rehabilitimin e pyjeve të shkatërruara a të dëmtuara dhe në përgjithësi të mjedisit natyror nga ndërhyrjet e gabuara. 8. Fondet për monitorimin e mjedisit përballohen nga buxheti i shtetit dhe administrohen nga KMM. 9. Fondet për përmirësimet që duhet të realizojnë objektet ekonomike shtetërore për të respektuar normativat e miratuara për shkarkimet në tokë, ujë e ajër të lëndëve të dëmshme përballohen nga buxheti i shtetit si zëra të veçantë dhe administrohen nga ministritë përkatëse. 10. Për zbatimin e këtij vendimi KMM, në bashkëpunim me ministritë, institucionet qendrore dhe Akademinë e Shkencave, hartonë rregulloret dhe udhëzimet përkatëse. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE Aleksandër Meksi

Decision No. 541 creating the Institution for Environment Protection · Nelum