跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision No.519 dated 30.6.2010 on the rules of administration for the regional natural parks

颁布于 2010-06-30 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr.519, datë 30.6.2010 për procedurat e propozimit e të miratimit dhe rregullat e administrimit të parqeve natyrore rajonale.
语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
national parks, ecosystem conservation, standards, biodiversity, protected area

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.519, datë 30.6.2010 PËR PROCEDURAT E PROPOZIMIT E TË MIRATIMIT DHE RREGULLAT E ADMINISTRIMIT TË PARQEVE NATYRORE RAJONALE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 11/1 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Park natyror rajonal shpallen sipërfaqet, pronë publike, që plotësojnë kriteret e mëposhtme: a) ndodhen brenda territorit administrativ të qarkut; b) janë jo më të vogla se 50 ha; c) sigurojnë mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit natyror e të biodiversitetit në shkallë lokale; ç) janë zona të gjelbra natyrore, ose të kultivuara, që shërbejnë për plotësimin e nevojave të komunitetit për veprimtari ekonomike tradicionale, duke respektuar kërkesat e parimit të përdorimit të qëndrueshëm të territorit; d) janë të populluara me lloje të florës dhe faunës kryesisht të karakterit lokal; dh) ofrojnë mundësi për komunitetin të ushtrojë veprimtari shoqërore, edukative, argëtuese, sportive, kulturore, rekreative dhe turistike; e) nuk janë të përfshira në rrjetin ekzistues të zonave të mbrojtura; ë) nuk janë habitate të llojeve të rrezikuara, të kërcënuara, të rralla dhe endemike, të cilat mbrohen në nivel kombëtar me një akt të veçantë normativ. 2. Parqet natyrore rajonale krijohen në nivel bashkie, komune dhe qarku. Për të propozuar miratimin e tyre, komunat, bashkitë ose qarqet ndjekin këtë procedurë: a) Fillimisht hartohet propozimi për shpalljen e parkut, ku përcaktohen sipërfaqja që synohet të shpallet park, kufijtë dhe shkalla e ruajtjes së tij. b) Propozimi hartohet, sipas rastit, nga strukturat përkatëse të komunës, bashkisë ose qarkut, në bashkëpunim me organet shtetërore vendore të interesuara, me institucionet kërkimore- shkencore vendore, me drejtorinë rajonale të shërbimit pyjor dhe me shoqatat mjedisore vendore. Kur propozimin e bëjnë komunat ose bashkitë, marrin edhe miratimin paraprak të këshillave të tyre. Kur propozimin e bën këshilli i qarkut, merr edhe mendimin paraprak të komunave e bashkive, në territorin e të cilave do të shtrihet parku. c) Propozimi hartohet në përputhje me strategjitë sektoriale të veprimtarive që parashikohet të zhvillohen, planet e veprimit e programet e zhvillimit të qarkut dhe kërkesat e strategjisë e të planit të veprimit për biodiversitetin. ç) Propozimi publikohet për një afat dymujor, brenda të cilit komuniteti dhe bizneset e zonës bëjnë vërejtje e sugjerime, të cilat i paraqiten këshillit të qarkut. 3. Propozimi shoqërohet me studimin përkatës, në të cilin përfshihen: a) argumentimi për krijimin e parkut natyror rajonal, nevoja e krijimit dhe përfitimet e përdorimit; b) rezultatet e procesit të këshillimit me komunitetin e grupet e interesuara, duke përfshirë komentet e bëra dhe reflektimin e propozimeve; c) përshkrimi fizik i sipërfaqes së propozuar; ç) përshkrimi i masave dhe investimeve që do të bëhen për mirëmbajtjen e parkut; d) kufijtë dhe zonimi i brendshëm dhe ai i zonës buferike me shkallët e mbrojtjes, të propozuar për secilën nënzonë përdorimi. Ndarja e sipërfaqes së parkut natyror rajonal në nënzona përdorimi bazohet në rëndësinë e habitateve, ekosistemeve, llojeve floristike e faunistike, vlerave historike, kulturore, arkeologjike-monumentale dhe ekoturistike rajonale; dh) harta dixhitale e zonës; e) administrata e ruajtjes dhe menaxhimit të parkut. 4. Shpallja e parkut natyror rajonal bëhet me vendim të këshillit të qarkut. Vendimi shpallet në shtyp dhe në mediat lokale, si dhe në faqen e internetit të qarkut, në të cilën paraqiten: a) vendimi i shpalljes së parkut natyror rajonal; b) propozimi i miratimit; c) studimi përkatës; ç) hartat me nënzonat e kufijtë; d) plani i menaxhimit; dh) rregullorja e parku; e) administrata e ruajtjes dhe e menaxhimit. 5. Administrimi i parqeve natyrore rajonale kryhet sipas këtyre rregullave: Ligjet.org - Për procedurat e propozimit e të miratimit dhe rregullat e admi... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:519:30.06.2010 1 of 2 4/24/2012 5:26 PM a) Parku natyror rajonal ruhet dhe menaxhohet nga administrata e tij. b) Pas miratimit të parkut natyror rajonal, administrata e tij vendos shenjat treguese në terren, sipas kufijve të miratuar, dhe bën hedhjen në skedarin e zonës së mbrojtur. c) Në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të shërbimit pyjor dhe organet e tjera shtetërore vendore, OJF-të mjedisore dhe komunitetin e biznesit, struktura përkatëse e qarkut harton planin e menaxhimit të parkut natyror rajonal, konform procedurave të përcaktuara në dispozitat e ligjit "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, për të cilin merret edhe mendimi i ministrive të linjës. Plani i menaxhimit miratohet nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ç) Plani i menaxhimit dhe planet e veprimit të parkut natyror rajonal zbatohen nga administrata e parkut, në bashkëpunim me specialistët e drejtorisë rajonale të shërbimit pyjor. d) Brenda 3 (tri) muajve nga shpallja e parkut natyror, administrata e tij harton rregulloren e funksionimit të parkut, e cila miratohet nga këshilli i qarkut. 6. Këshilli i qarkut ia dërgon një kopje të vendimit për shpalljen e parkut natyror rajonal, së bashku me studimin dhe hartat dixhitale, Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, si organ i ngarkuar, nga dispozitat e ligjit "Për zonat e mbrojtura", për administrimin, shënimin e tyre në skedarin kombëtar të rrjetit përfaqësues të zonave të mbrojtura dhe për raportime në organizmat përkatës shtetërorë e ndërkombëtarë. 7. Strukturat inspektuese të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave ushtrojnë kontrolle në parqet natyrore rajonale. 8. Ngarkohen njësitë e qeverisjes vendore dhe drejtoritë rajonale të shërbimit pyjor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për procedurat e propozimit e të miratimit dhe rregullat e admi... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:519:30.06.2010 2 of 2 4/24/2012 5:26 PM

Decision No.519 dated 30.6.2010 on the rules of administration for the regional natural parks · Nelum