Decision No.445 dated 9.6.2010 proclaiming the archeological zone A in the city of Elbasan and approving the administration regulation
颁布于 2010-06-09 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- cultural heritage, legal proceedings/administrative proceedings
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.445, datë 9.6.2010 PËR SHPALLJEN E ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" TË QYTETIT TË ELBASANIT DHE MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 31, pika 1, e 53, pikat 1 e 2 të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e zonës arkeologjike "A" të qytetit të Elbasanit, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Miratimin e rregullores së administrimit të zonës arkeologjike "A" të qytetit të Elbasanit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Në pikën 1 të vendimit nr.6, datë 7.1.2005 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e zonave arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë", zonifikimi për qytetin e Elbasanit, shfuqizohet. 4. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE PËR ADMINISTRIMIN E ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" TË QYTETIT TË ELBASANIT Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave për administrimin e zonës arkeologjike "A" të qytetit të Elbasanit, mbështetur në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar. Neni 2 Ndërhyrjet në zonën arkeologjike "A" të qytetit të Elbasanit 1. Në zonën arkeologjike "A" të qytetit të Elbasanit lejohet: a) Restaurimi dhe konservimi i monumenteve dhe strukturave arkeologjike, kryerja e sondazheve arkeologjike me synim studimin e plotë të zonës, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. b) Rikonstruksioni i rrugëve dhe të gjitha punimet në rrjetin inxhinierik ujësjellës kanalizimeve, ndriçim, telefoni, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. c) Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal) me lartësi maksimale 3 m, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara. Konstruksionet vendosen dhe përdoren nga institucionet shtetërore të specializuara, duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe që në asnjë rast nuk dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik dhe nevojave të tjera që lidhen me veprimtarinë arkeologjike në veçanti dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi. Projekti miratohet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe për çdo rast duhet të përcaktojë saktësisht qëllimin, kohëzgjatjen, vendndodhjen e strukturës brenda zonës, si dhe planprojektin e saj. Neni 3 Gjetjet arkeologjike 1. Klasifikohen si vlera të rëndësishme objektet e luajtshme dhe të paluajtshme në kontekstet arkeologjike, struktura murale (varre monumentalë, pjesë mozaiku të shtrirë në një sipërfaqe mbi 4 m2, afreske, ndërtime inxhinierike, pjesë arkitekturore që lidhen me strukturat murale dhe banesa, tempuj e godina të tjera shërbimesh). 2. Në rast gjetjesh të rëndësishme të paluajtshme, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik i propozon ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore shpalljen monument kulture të një objekti të paluajtshëm. Instituti i Monumenteve të Kulturës bën studimin e zonës mbrojtëse të saj brenda 30 ditëve nga zbardhja e vendimit për shpalljen monument kulture. Neni 4 Gërmimet e shpëtimit 1. Në rast gjetjesh arkeologjike të rëndësishme, zhvillohet gërmimi i shpëtimit. Gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të kulturës kombëtare, që administron territorin në fjalë, ose nga subjekte private me leje të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. 2. Në rast se gjatë kryerjes së gërmimit të shpëtimit gjykohet e nevojshme asistenca shkencore dhe teknike në terren e specialistëve të Institutit të Arkeologjisë, kërkohet zyrtarisht pjesëmarrja e tyre në gërmim. 3. Nëse pas kryerjes së gërmimit të shpëtimit zbulohen gjetje të rëndësisë së veçantë (strukturë etj.), Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe propozon në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë ndryshimet në projekt, me synim mbrojtjen dhe bërjen të vizitueshme të këtyre vlerave. 4. Në përfundim të çdo gërmimi shpëtimi përgatitet një relacion i plotë, i cili i paraqitet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për miratim brenda 30 ditëve. Pas shqyrtimit dhe miratimit, një kopje e relacionit të plotë depozitohet edhe pranë Institutit të Arkeologjisë. 5. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, relacioni firmoset nga drejtuesi i grupit dhe nga anëtarët e tij, si dhe konfirmohet nga drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. 6. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga një subjekt privat, relacioni firmoset/konfirmohet nga drejtuesi i projektit të subjektit, minimumi 2 arkeologë të këtij subjekti dhe nga specialisti i autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, i cili ka qenë prezent gjatë gërmimit. Neni 5 1. Vëzhgimi intensiv sipërfaqësor (survey) dhe sondazhet arkeologjike kryhen nga specialistë të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të kulturës kombëtare, që administron territorin në fjalë. Në çdo projekt të ndërmarrë nga subjektet, është e detyrueshme pjesëmarrja e një përfaqësuesi të autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. 2. Kur subjekti privat kryen shkelje duke mos respektuar legjislacionin në fuqi, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe relaton menjëherë në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë, duke propozuar edhe masat përkatëse. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik vulos kantierin dhe e monitoron atë, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të kulturës kombëtare, që administron territorin në fjalë. 3. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, pasi shqyrton rastin, vendos: Lënien në fuqi të vendimit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për pezullimin e punimeve; Shfuqizimin e vendimit për pezullim dhe lejimin e vijimit të punimeve. 4. Në rastet kur subjekti privat nuk e kryen gërmimin sipas kuadrit ligjor në fuqi, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i delegon Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik të vazhdojë gërmimet. 5. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë është i formës së prerë. Neni 6 Vendosja e tabelave prezantuese dhe paneleve shpjeguese 1. Në zonën arkeologjike "A" vendosja e tabelave prezantuese dhe paneleve shpjeguese për monumente të veçanta, rrënoja apo hapësira me potencial arkeologjik, bëhet vetëm në vendet e përcaktuara sipas rastit nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimeve Arkeologjike dhe zbatohet nga drejtoria rajonale e kulturës kombëtare, që administron territorin në fjalë. 2. Në asnjë rast tabelat prezantuese dhe panelet shpjeguese nuk duhet të dëmtojnë apo konkurrojnë monumentin. 3. Vendosja e tabelave të sinjalistikës rrugore/turistike pranë monumenteve dhe zonave të mbrojtura rreth tyre bëhet në mbikëqyrjen e drejtorisë rajonale të kulturës, kombëtare, që administron territorin në fjalë. 4. Për çdo veprimtari me karakter kulturor në zonat arkeologjike "A", vendosja e tabelave dhe e materialeve publicitare lejohet në raste të veçanta festivo-kulturore dhe ka karakter të përkohshëm. Vendosja e tyre ekzekutohet vetëm në zbatim të urdhrit të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe nën mbikëqyrjen e drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare, që administron territorin në fjalë. 5. Është e ndaluar vendosja e posterave publicitarë (jo kulturorë) dhe politikë, si dhe dëmtimet e tjera të monumenteve dhe rrënojave arkeologjike (vizatimi, shkrimi mbi strukturat e paluajtshme). Neni 7 Kjo rregullore shoqërohet me hartën e zonifikimit, e cila rishikohet periodikisht, bazuar në të dhënat e reja arkeologjike, si dhe nevojën për mbrojtjen e monumenteve. Neni 8 Në studimet urbanistike për qytetin e Elbasanit duhet të merret parasysh zonifikimi arkeologjik i qytetit të Elbasanit dhe përcaktimet e kësaj rregulloreje. Studimet urbanistike të miratuara që janë në fazën e implementimit, si dhe rregulloret përkatëse të tyre duhet të rishikohen me qëllim që të zbatohet zonimi arkeologjik i qytetit të Elbasanit dhe përcaktimet e rregullores përkatëse. Neni 9 Shkelja e kësaj rregulloreje ngarkon me përgjegjësi sipas dispozitave të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar dhe Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.