Decision No.444 dated 28.4.2010 amending the Decision No.289 of 2010 proclaiming Natural Park the natural maritime ecosystem at Sazan island and Karaburun peninsula
颁布于 2010-04-28 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr.444, datë 28.4.2010 për disa ndryshime në vendimin nr.289, datë 28.4.2010 të këshillit të ministrave për shpalljen park kombëtar të ekosistemit natyror detar pranë gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Sea, Wild species and ecosystems
- 关键词
- ecosystem conservation, national parks, protected area, marine protected areas
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.444, datë 28.4.2010 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.289, DATË 28.4.2010 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR SHPALLJEN "PARK KOMBËTAR" TË EKOSISTEMIT NATYROR DETAR PRANË GADISHULLIT TË KARABURUNIT DHE ISHULLIT TË SAZANIT" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 1, shkronja "b", 6 e 13 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.289, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 2 fjalët "...12 570.82 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë pikë tetëdhjetë e dy) ha..." zëvendësohen me ".12 427.95 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e njëzet e shtatë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha...". 2. Në pikën 2.1 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në paragrafin e parë fjalët ".9 848.95 (nëntë mijë e tetëqind e dyzet e tetë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha..." zëvendësohen me ".9 706.08 (nëntë mijë e shtatëqind e gjashtë pikë zero tetë) ha...". b) Shkronja "a" ndryshohet, si më poshtë vijon: "a. Veri: Pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1 852m) nga Kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48V e 4478005.72L, deri te pika "a", me koordinata 4354828.86V/4480135.43L, më pas vijon në mënyrë drejtvizore me pikën "b", me koordinata 4358373.04 V/4481423.68 L, vijon deri te pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1 852 m) nga Kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19V e 4477378.71L.". 3. Harta që përmendet në pikën 1, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me hartën që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha