Decision No.432 dated 28.4.2010 approving the enlargement of the Natural Reservation of Kune-Vain-Tale
颁布于 2010-04-28 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr.432, datë 28.4.2010 për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Wild species and ecosystems
- 关键词
- protected area, wetlands, coastal zone management, traditional rights/customary rights
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.432, datë 28.4.2010 PËR ZGJERIMIN E KUFIJVE TË REZERVATIT NATYROR TË MENAXHUAR KUNE VAIN-TALE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, 4/2, 9 dhe 13 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kufijtë e këtij rezervati natyror të menaxhuar janë si më poshtë vijon: a) Veri: Pika 1, pranë bregut të detit, me koordinata 4383845.55V e 4630012.54L, vijon me rrugën automobilistike në drejtim të kënetës së Kënallës deri te pika 2, me koordinata 4385220.72V e 4630436.40L; b) Lindje: Pika 2 me koordinata 4385220.72V e 4630436.40L, më pas ndjek krahun e djathtë të rrugës Shëngjin-Lezhë deri te pika 3 me koordinata 4385879.67V e 4629324.62, vijon përgjatë kanalit kullues deri te pika 4 me koordinata 4385699.07V e 4629040.37L, ndjek kanalin në drejtim të hidrovorit deri te pika 5, me koordinata 4385939.31V e 4628779.49L, vijon me kanalin kullues deri te pika 6, me koordinata 4385514.65V e 4628343.99L, ndërpret rrugën që të çon te Stomi i Madh, vijon te pika 7, me koordinata 4385798.97V e 4627337.86L, vijon përgjatë kanalit kullues deri te pika 8, me koordinata 4385289.62V e 4627024.11L, dhe pika 9, me koordinata 4385657.92V e 4626310.00L, ndërpret lumin Drin, vijon me pikat: 10, me koordinata 4385550.50V e 4625947.52L, 11, me koordinata 4385644.16V e 4625692.46L dhe 12, me koordinata 4385187.59V e 4625643.98L, ndjek kanalin kullues në drejtim të jugut deri te pika 13, me koordinata 4385378.39V e 4623411.62L, dhe me pikën 14, me koordinata 4385440.83V e 4623428.55L, përsëri ndjek kanalin kullues deri te pika 15, me koordinata 4385720.35V e 4620888.01L, vijon përgjatë kanalit kullues në drejtim të jug-perëndimit deri te pika 16, me koordinata 4384493.60V e 4620398.30L, më pas në drejtim të pikave: 17, me koordinata 4384640.73V/4619439.95L, 18, me koordinata 4384325.88V e 4619383.86L, 19, me koordinata 4384482.24V e 4618768.96L, 20, me koordinata 4384282.75V e 4618729L dhe 21, me koordinata 4384430.12V e 4618172.86L, ndjek pjesërisht rrugën automobilistike Zejmen-Tale e Re, kalon te pika 22, me koordinata 4384742.49V e 4618226.38L, ndjek rrugën automobilistike nga Tale e Re në drejtim të lumit Mat deri te pika 23, me koordinata 4385012.32V e 4616775.39L; c) Jug: Pika 23, me koordinata 4385012.32V e 4616775.39L, dhe vijon përgjatë krahut të djathtë, në drejtim të rrjedhës së lumit Mat, deri te pika 24, me koordinata 4381044.13V e 4615097.81L, në grykëderdhjen e lumit Mat; d) Perëndim: Pika 24, me koordinata 4381044.13V e 4615097.81L, në grykëderdhjen e lumit Mat, dhe vijon përgjatë bregdetit Adriatik deri te pika 1, me koordinata 4383845.55V e 4630012.54L. 3. Rezervati natyror i menaxhuar Kune-Vain-Tale ka sipërfaqe të përgjithshme 4 393.21 (katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre pikë njëzet e një) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet ligatinore, të ndjekura nga sipërfaqet bujqësore, pyjore dhe sipërfaqet me troje, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4. Rezervati natyror i menaxhuar Kune-Vain-Tale ndahet në nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon: a) Zona qendrore, me sipërfaqe 163.07 (njëqind e gjashtëdhjetë e tre pikë zero shtatë) ha, e shënuar në hartë me 1a, 1b, përfshin habitatet kryesore pyjore, me bimësi ujore dhe dunat ranore të ishullit të Kunes, pjesë të lagunës së Merxhanit, Rivat e Drinit, pjesën e dunave ranore e pyjore të bregdetit, ndërmjet detit Adriatik dhe lagunës së Merxhanit. Ajo përcaktohet si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar. Në nënzonën 1b lejohen veprimtari dhe vizita turistike në natyrë, të cilat nuk bien ndesh me planin e menaxhimit. b) Zonë rekreative, me sipërfaqe 501.04 (pesëqind e një pikë zero katër) ha, e shënuar në hartë me 2, përfshin habitatet kryesore pyjore, më bimësi ujore dhe dunat ranore të Kunes, pjesë të lagunës së Merxhanit, pjesën e dunave ranore dhe pyjore të bregdetit, ndërmjet lagunave të Zajës, Cekës dhe Gjolit të Buajve, pjesët pranë qendrës së vizitorëve Vain, të Togëzës dhe dunat e sipërfaqet ujore të Tales në grykëderdhjen e lumit Mat. Ajo përcaktohet si zonë me vlera për trashëgiminë natyrore, biodiversitetin, argëtimin, çlodhjen e turizmin mjedisor. Në të zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive turistike, si mundësi shëtitjeje në natyrë, ndërtime turistike sipas vendimeve të KRRTRSH-së e lehtësi të tjera, në mënyrë të tillë që respekton funksionet e rezervatit natyror të menaxhuar, vlerat e tij ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor. c) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 1 773.96 (një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e gjashtë) ha, e shënuar në hartë me 3, ku mundësohet vazhdimi vetëm i veprimtarive tradicionale, si bujqësi, peshkim dhe pyje, me përdorim të balancuar të tyre, pasi të pajisen me leje mjedisore, si dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të rezervave ujore, të burimeve, të lagunave dhe të sistemeve të zonave të lagura. Në këtë zonë përfshihen ishulli i Merxhanit, pjesët e lagunave të Merxhanit, Zajës, Cekës, Gjoli i Buajve, Zallit, Sakës, dunat ranore dhe sipërfaqet ujore të zonës ndërmjet bregdetit Tale 1 e 2 dhe të grykëderdhjes së lumit Mat. Në zonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes. ç) Zona e përdorimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 4.54 (katër pikë pesëdhjetë e katër) ha, e shënuar në hartë me 4, ku përfshihet zona pranë grykës së lumit, te hidrovori i Tales. Në këtë zonë lejohen veprimtari të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisore, që nuk bien ndesh me planin e menaxhimit. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. d) Zona buferike, me sipërfaqe 1 950.60 (një mijë e nëntëqind e pesëdhjetë pikë gjashtëdhjetë) ha, e shënuar në hartë me 5, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive ekonomike e sociale të qëndrueshme dhe përdorimi i balancuar i burimeve natyrore. Veprimtaritë e reja dhe infrastruktura mund të ushtrohen vetëm me leje mjedisore dhe sipas studimeve urbanistike të miratuara nga KRRTSH-ja, duke mos inkurajuar zhvillime ekonomike e sociale në tokat e lagëta me vlera për biodivesritetin. Në këtë zonë përfshihen pjesa bujqësore, ekonomike, urbane, këneta e Kënallës, Ishull Shëngjini (Stomi i madh), Ishull Lezha, Lagjja e Pyllës, Barbulloja, Shënkolli, Gryka e Lumit, zonat Tale 1 e 2, tokat e lagëta dhe shtrati i vjetër i lumit Mat. Në zonën buferike zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes. Për rastet e trashëgimisë kulturore, veprimtaritë mundësohen me leje të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në mbështetje të dispozitave të ligjit "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, dhe ligjit "Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike". 5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës, njësitë e qeverisjes vendore, institucionet kërkimore-shkencore, organizatat jofitimprurëse, përfaqësuesit e biznesit dhe pronarët privatë, merr masa për të siguruar zbatimin dhe monitorimin e planit të menaxhimit të parkut natyror. 6. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës, njësitë e qeverisjes vendore, organizatat jofitimprurëse, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe pronarët privatë, ndjek zbatimin e studimit urbanistik për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e bregut të zonës së gjirit të Drinit dhe kontrollin e ndërtimeve, në zonën Kune-Vain-Tale, të cila gjenden brenda sipërfaqes së parkut natyror. 7. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ministritë e tjera të linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore, të rishikojnë lejet që kanë dhënë për veprimtari ekonomike e shoqërore, për zonat Kune, Vain dhe Tale, të cilat gjenden brenda sipërfaqes së parkut natyror. Subjektet e pajisura me lejet përkatëse do të vazhdojnë të ushtrojnë këtë veprimtari, nëse nga pikëpamja ligjore, përmbushin kriteret e përcaktuara në ligjin nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, si dhe kur janë në përputhje me synimet dhe objektivat e planit të menaxhimit të parkut natyror. 8. Administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur Kune-Vain kryen funksionet e administratës së rezervatit natyror të menaxhuar të Kune-Vain-Tale. 9. Ngarkohen, sipas përkatësisë, ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Tabela SASIA E SIPËRFAQEVE, SIPAS PËRBËRJES Nr. Përdorimi i territorit Sipërfaqja në ha 1 Sipërfaqe pyjore, shkurre, ripyllëzime, tokë me bimësi pyjore dhe ujore 1341.66 2 Sipërfaqe kullosore e livadhe 9.00 3 Sipërfaqe bujqësore (arë, pemëtore, vreshta) 1320.23 4 Sipërfaqe ujore (lumenj, ligatina, kanale kulluese e ujitëse) 1252.69 5 Sipërfaqe joprodhuese (ranore, rrugë e zhveshur) 79.78 6 Sipërfaqe urbane, zona ekonomike dhe troje të përziera me tokë bujqësore dhe pyjore 389.65 Sipërfaqe e përgjithshme 4393.21