Decision No. 400 approving the licensing procedures for potable water supply services
颁布于 1999-08-19 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Water
- 关键词
- water supply, authorization/permit, potable water
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
V E N D I M Nr.400, date 19.8.1999 PER MIRATIMIN E KATEGORIVE TE LICENCIMIT DHE TE PROCEDURAVE PER APLIKIM PER LICENCE PER TE GJITHE PERSONAT FIZIKE DHE JURIDIKE, QE USHTROJNE APO DO TE USHTROJNE VEPRIMTARITE E GRUMBULLIMIT, TE TRAJTIMIT DHE TE SHPERNDARJES SE UJIT PER KONSUM PUBLIK, SI DHE TE LARGIMIT TE PERPUNIMIT TE UJERAVE TE NDOTURA Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te pikes 2 te nenit 17 te ligjit nr.8102, date 28.3.1996 "Per kuadrin rregullator te furnizimit me uje dhe te largimit dhe perpunimit te ujerave te ndotura", me propozimin e Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit, KESHILLI I MINISTRAVE V E N D O S I: I.Miratimin e kategorive te licencave per personat fizike dhe juridike, qe ushtrojne apo do te ushtrojne veprimtarite e grumbullimit, te trajtimit dhe te shperndarjes se ujit per konsum publik, si dhe te largimit e te perpunimit te ujerave te ndotura, si me poshte: a. licence per grumbullimin dhe shperndarjen e ujit per konsum publik; b. licence per trajtimin e ujit; c. licence per largimin e ujerave te ndotura. II. Miratimin e prcedurave te aplikimit per licence, qe autorizon nje person fizik apo juridik, i cili ushtron apo do te ushtroje veprimtarite e grumbullimit, te trajtimit dhe te shperndarjes se ujit per konsum publik, si dhe te largimit e te perpunimit te ujerave te ndotura, si me poshte: A) Licence qe autorizon nje person fizik te ushtroje veprimtarine e grumbullimit, te trajtimit dhe te shperndarjes se ujit per konsum publik apo te largimit e te perpunimit te ujerave te ndotura. 1.Kerkese me shkrim per aplikim per licence, e cila te perfshije: a) Pervojen e personit fizik, i cili te kete te pakten 10 vjet pervoje pune ne drejtimin e njeres prej veprimtarive te grumbullimit, te trajtimit apo te shperndarjes se ujit per konsum publik apo te largimit e te trajtimit te ujerave te ndotura; b) llojet e veprimtarise qe kerkon te kryeje; c) veprimtaria e punes qe ka kryer deri ne ‡astin e kerkeses. 2.CV-ne e personit fizik. 3.Dokumentin e diplomes, i cili te deshmoje se personi ka profil hidroteknik. 4.Dokumentin nga punedhenesi per periudhen qe ka punuar dhe punen e kryer. 5.Deshmi penaliteti (gjykate, prokurori). B) Licence qe autorizon nje person juridik te ushtroje veprimtarite e grumbullimit, te trajtimit dhe te shperndarjes se ujit per konsum publik apo te largimit e te perpunimit te ujerave te ndotura. 1.Kerkese me shkrim per aplikim per licence, e cila te perfshije: a) pervojen e personit juridik, i cili te kete te pakten 10 vjet pervoje pune ne drejtimin e njeres prej veprimtarive te grumbullimit, te trajtimit apo te shperndarjes se ujit per konsum publik apo te largimit e te trajtimit te ujerave te ndotura, ku kerkon te ushtroje veprimtarine; b) llojet e veprimtarise qe kerkon te kryeje; c) veprimtaria e punes qe ka kryer nga krijimi i shoqerise deri ne ‡astin e kerkeses; d) pershkrimi i zones qe personi juridik ka nen juridiksion per kryerjen e veprimtarise se tij, si dhe harta e zones. 2.CV-ne e drejtuesit teknik, i cili te kete licencen qe autorizon nje person fizik te ushtroje veprimtarine e grumbullimit, te trajtimit dhe te shperndarjes se ujit per konsum publik apo te largimit e te perpunimit te ujerave te ndotura. 3.Autorizimin nga pronari, i cili i jep personit juridik te drejten per te kryer njeren nga veprimtarite e cilesuara ne ligj. 4.Deshmi penaliteti (gjykate, prokurori), per drejtuesin ligjor dhe teknik. 5.Kopjen e dokumentit te regjistrimit te personit juridik ne gjykate. 6.Dokumentin qe verteton se personi juridik ka shlyer detyrimet financiare ndaj shtetit deri ne daten e paraqitjes se kerkeses per marrje licence. 7.Lejen higjieno-sanitare nga Inspektorati Sanitar Shteteror i rrethit. 8.Lejen nga agjencia rajonale e mbrojtjes se mjedisit. 9.Deklaraten me shkrim, te personit juridik qe paraqet kerkesen, se me marrjen e licences do te zbatoje aktet ligjore e nenligjore, te nxjerra nga ERRU-ja, lagjislacionin shqiptar ne fuqi, standardet shqiptare per ndertimin dhe pajisjet qe do te perdoren ne ndertimin e veprave ujesjellese dhe kanalizimet. III. Ngarkohet ERRU-ja per zbatimin e ketij vendimi. Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Pandeli Majko