跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision no. 297, dated 17 May 2023 on the approval of procedures for carrying out exploitation activities in the national forest fund by licensed individuals or entities

颁布于 2023-05-17 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim n. 297, date 17.5.2023 për miratimin e procedurave për kryerjen e veprimtarive të shfrytëzimit në fondin pyjor kombëtar nga individë apo subjekte të licencuara.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Forestry
关键词
forest management/forest conservation, collecting/harvesting, medicinal plants, non-wood forest products, public forest, right of use

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 297, datë 17.5.2023 PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE PËR KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË SHFRYTËZIMIT NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR NGA INDIVIDË APO SUBJEKTE TË LICENCUARA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 23, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë procedurat që ndiqen nga individët apo subjektet e licencuara gjatë kryerjes së veprimtarive të shfrytëzimit në Fondin Pyjor Kombëtar. Neni 2 Përkufizime Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, ndërsa termat e mëposhtëm kanë kuptimin, si më poshtë vijon: 1. “Veprimtari shfrytëzuese në Fondin Pyjor Kombëtar”, punimet apo aktivitetet në fondin pyjor, që kryejnë individët për nevojat vetjake apo subjektet e pajisura me lejen përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për licencat, lejet dhe autorizimet, kategoria III.4, të cilat zotërojnë të drejtën e shfrytëzimit, sipas legjislacionit në fuqi, si më poshtë vijon: a) punimet për shfrytëzimin e lëndës drusore dhe të asortimenteve; b) punimet dhe aktivitetet në infrastrukturën pyjore; c) punimet për prerjet kulturore; ç) punimet për mbrojtjen e tokës pyjore; d) vjelja dhe grumbullimi i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (BMET) dhe prodhimeve pyjore jodrusore. 2. “Individ” ka kuptimin, sipas përcaktimit të pikës 22, të nenit 3, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, dhe ndjek procedurat e këtij vendimi vetëm në rastet e shfrytëzimit të fondit pyjor për nevojat e veta. 3. “Subjekti i licencuar”, këtu e në vijim subjekti, ka kuptimin e personit fizik dhe juridik, që zotëron të drejtën e shfrytëzimit në Fondin Pyjor Kombëtar, pasi të jetë pajisur me lejen përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për licencat, lejet dhe autorizimet, kategoria III.4, për ushtrimin e veprimtarive të shfrytëzimit, sipas përcaktimeve të këtij vendimi. 4. “Transport i largët”, transporti i lëndës drusore nga sheshet e depozitimit drejt pikës së magazinimit apo shitjes. 5. “Sheshi i depozitimit” ka kuptimin e një vendi të caktuar brenda parcelës ose grup-parcelave të përcaktuara për shfrytëzim, ku depozitohet e stivoset lënda drusore pas përfundimit të transportit të brendshëm. 6. “Punimet për mbrojtjen e tokës pyjore” kanë kuptimin e kryerjes së pyllëzimit dhe të sistemimeve malore. KREU II PROCEDURAT E KRYERJES SË VEPRIMTARIVE TË SHFRYTËZIMIT Neni 3 Procedura e shfrytëzimit të lëndës drusore dhe asortimenteve në Fondin Pyjor Kombëtar 1. Individi apo subjekti, që zotëron të drejtën e shfrytëzimit, kërkon nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki projektin teknologjik të shfrytëzimit dhe lejen përkatëse të shfrytëzimit. 2. Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga administrimi i kërkesës, pajis me projektin teknologjik dhe lejen e shfrytëzimit individin apo subjektin. 3. Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, brenda 5 (pesë) ditëve nga vënia në dispozicion e projektit dhe lejes përkatëse të shfrytëzimit, i dorëzon individit apo subjektit parcelën apo parcelat që janë objekt i shfrytëzimit. 4. Pas marrjes në dorëzim, individi apo subjekti, në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse, si dhe në përputhje me afatet e parashikuara në kontratë kryejnë procedurat e nevojshme, si më poshtë vijon: a) përforcojnë me shenja të veçanta dhe të kuptueshme drurët e damkosur; b) caktojnë vendet, të cilat nevojiten për instalime të përkohshme në funksion të skemave teknologjike të shfrytëzimit, të tilla si skelat e ngarkimit, sheshet e depozitimit etj.; c) përcaktojnë një vend për ngritjen e kampingut të punëtorëve, në rastin kur lëvizja ditore e punëtorëve nga qendra e banuar në vendin e punës dhe anasjelltas, është e pamundur për shkaqe që lidhen me largësinë etj.; ç) marrin përsipër dorëzimin e vendit të kampingut të punëtorëve, pas përfundimit të shfrytëzimeve, si në gjendjen fillestare të tij, pa mbetje dhe pa dëmtime; d) brenda periudhës së shfrytëzimit të përcaktuar në lejen e shfrytëzimit, kanë detyrimin e mbrojtjes së sipërfaqes pyjore, në të cilën do të kryhet veprimtaria e lejuar, sipas përcaktimeve në kontratën e përbashkët me pronarin. 5. Në rastin kur në kontratë është përcaktuar që individi apo subjekti të kryejë transportin e largët të lëndës drusore, individi apo subjekti i kontraktuar i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet në bashki pajisjen me vërtetim transporti për përmbushjen e detyrimit kontraktor. 6. Vërtetimi i transportit plotësohet dhe lëshohet nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki në sheshin e depozitimit, pas kryerjes së matjeve përkatëse të lëndës drusore që do të transportohet. 7. Para kryerjes së transportit të largët të lëndës drusore nga sheshet e depozitimit apo skelat e ngarkimit, individi apo subjekti shënon lëndën drusore me bojë, sipas ngjyrës së përcaktuar e të miratuar nga bashkia. Neni 4 Procedura për kryerjen e punimeve dhe aktivitetet në infrastrukturën pyjore 1. Punimet dhe aktivitetet në infrastrukturën pyjore kryhen vetëm nga subjekte që zotërojnë të drejtën e shfrytëzimit. 2. Për punimet dhe aktivitetet në infrastrukturën pyjore, subjekti, pasi ka lidhur kontratën përkatëse me bashkinë, në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse në bashki, ndjek procedurën e mëposhtme: a) I kërkon strukturës përgjegjëse në bashki, brenda 5 (pesë) ditëve, t’i dorëzojë subjektit projektin përkatës, që do të zbatohet në infrastrukturën pyjore; b) Shënon me shenja të qarta në terren gjurmën, për të cilën do të zbatohet projekti. 3. Në rast se gjatë zbatimit të projektit, druri apo grup-drurësh rrezikohen të dëmtohen gjatë kryerjes së punimeve, struktura përgjegjëse për pyjet merr masat për mbrojtjen e tyre, duke ngarkuar subjektin që kryen punimet, për krijimin e kushteve mbrojtëse të tyre, të tilla si gardhimi apo krijimi i strukturave që pengojnë dëmtimin e pjesëve të drurit. 4. Në rastin kur mbrojtja e parashikuar në pikën 3, të këtij neni, është e pamundur, pasi pengon zhvillimin e projektit, atëherë struktura përgjegjëse për pyjet në bashki merr masat për prerjen dhe largimin e drurit apo të grupit të drurëve, si më poshtë vijon: a) kryen verifikime në terren në vendin ku zbatohet projekti dhe harton një raport teknik, i cili përmban të dhëna për volumet e lëndës drusore dhe vlerat financiare që nevojiten për prerjen dhe largimin e saj. Më pas vijohet me prerjen dhe largimin e drurëve, sipas akteve nënligjore në fuqi për pyjet; b) nëse volumi i drurëve që priten është më pak ose i barabartë me 50 m3 (metër kub), struktura përgjegjëse për pyjet në bashki ndjek procedurat për prerjen dhe largimin e tyre dhe brenda 5 (pesë) ditëve njofton: i. strukturat përgjegjëse për pyjet në ministri; ii. strukturat përgjegjëse të kontrollit në pyje; c) kur volumi i drurëve që priten është më i madh se 50 m3 (metër kub), kjo sasi trajtohet nga struktura përgjegjëse për pyjet, sipas procedurës së miratimit të mundësisë vjetore të shfrytëzimit; ç) pavarësisht procedurave të përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 4, të këtij neni, volumet e drurëve të prerë të jenë në përputhje me mundësinë vjetore të shfrytëzimit, të përcaktuara në planin e mbarështimit dhe në asnjë rast ato nuk duhet ta tejkalojnë atë. 5. Në rastin kur gjatë zbatimit të projektit bëhet i domosdoshëm transporti i largët i lëndës drusore, atëherë subjekti, i cili është kontraktuar për të kryer transportin e largët të lëndës drusore, kërkon nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki pajisjen me vërtetim transporti. 6. Vërtetimi i transportit plotësohet dhe lëshohet nga struktura përgjegjëse për pyjet në sheshin e depozitimit, pasi ka kryer matjet përkatëse të lëndës drusore që do të transportohet. Neni 5 Procedura për kryerjen e punimeve për prerjet kulturore 1. Punimet për prerjet kulturore kryhen vetëm nga subjekte që zotërojnë të drejtën e shfrytëzimit të fondit pyjor. 2. Për punimet për prerjet kulturore, subjekti, pasi ka lidhur kontratën përkatëse me bashkinë, në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse në bashki, ndjek procedurën e mëposhtme: a) i kërkon strukturës përgjegjëse të pyjeve në bashki që, brenda 5 (pesë) ditëve nga lidhja e kontratës, ta pajisë me projektin përkatës për punimet për prejet kulturore dhe lejen përkatëse, për këtë qëllim; b) shënon me shenja të qarta në terren sipërfaqen, për të cilën do të zbatohen prerjet kulturore, si dhe shënon me shenja të dallueshme të gjithë drurët që do të hiqen gjatë prerjeve kulturore. 3. Kur gjatë këtyre punimeve rezulton të ketë asortimente të lëndës drusore, të tilla si lëndë punimi apo dru zjarri, subjekti i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet që të bëjë vlerësimin e saj, nëse një gjë e tillë nuk ka qenë e parashikuar në projekt. 4. Në rastin kur gjatë zbatimit të projektit bëhet i domosdoshëm transporti i largët i lëndës drusore, atëherë subjekti, i cili është kontraktuar për të kryer transportin e largët të lëndës drusore, kërkon nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, që ta pajisë me vërtetim transporti. 5. Vërtetimi i transportit plotësohet dhe lëshohet nga struktura përgjegjëse për pyjet në sheshin e depozitimit, pasi ka kryer matjet përkatëse të lëndës drusore që do të transportohet. 6. Brenda periudhës së përcaktuar në lejen për prerjet kulturore, subjekti merr përsipër mbrojtjen e të gjithë sipërfaqes, në të cilën kryen veprimtarinë e lejuar, sipas përcaktimeve në kontratën e përbashkët me pronarin. 7. Pas përfundimit të punimeve, subjekti i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet vlerësimin e punimeve të kryera dhe dorëzimin e objektit. 8. Struktura përgjegjëse për pyjet, pas përfundimit të punimeve, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, merr në dorëzim objektin, duke analizuar, vlerësuar dhe konstatuar në bazë të provave administrative, që punimet janë kryer në përputhje me projektin teknik. 9. Procedura e dorëzimit të objektit nga ana e subjektit dhe ajo e marrjes në dorëzim të tij nga struktura përgjegjëse për pyjet shënohen në procesverbalin e dorëzimit. Neni 6 Procedura për kryerjen e punimeve për mbrojtjen e tokës pyjore 1. Punimet për mbrojtjen e tokës pyjore kryhen vetëm nga subjekte që zotërojnë të drejtën e shfrytëzimit në fondin pyjor. 2. Për punimet për mbrojtjen e tokës, subjekti, pasi ka lidhur kontratën përkatëse me bashkinë, në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse në bashki, ndjek procedurën e mëposhtme: a) i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet në bashki që, brenda 5 (pesë) ditëve nga lidhja e kontratës, ta pajisë me projektin përkatës për punimet për mbrojtjen e tokës pyjore dhe me lejen përkatëse për këtë qëllim; b) struktura përgjegjëse për pyjet kryen shënjimin e qartë në terren të sipërfaqes, për të cilën do të zbatohet projekti. 3. Në rastin e punimeve për sistemimet malore, struktura përgjegjëse për pyjet përcakton rrugët për transportin e lëndëve të para që nevojiten për ndërtim, veçanërisht në rastin kur transporti kryhet me kafshë dhe kalon përmes sipërfaqeve të pyllëzuara. 4. Pas përfundimit të punimeve, subjekti i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet që të vlerësojë punimet e kryera dhe të dorëzojë objektin. 5. Struktura përgjegjëse për pyjet, pas përfundimit të punimeve, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve merr në dorëzim objektin, duke analizuar, vlerësuar dhe konstatuar në bazë të provave administrative, që punimet janë kryer në përputhje me projektin teknik. 6. Procedura e dorëzimit të sipërfaqes pyjore nga subjekti dhe ato të marrjes në dorëzim të tij nga ana e strukturës përgjegjëse për pyjet shënohen në procesverbalin e dorëzimit. Neni 7 Procedura për vjeljen dhe grumbullimin e bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore (BMET) dhe prodhimeve pyjore jodrusore 1. Punimet për vjeljen dhe grumbullimi i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore dhe prodhimeve pyjore jodrusore (në vijim “BMET”) kryhen nga individë apo subjekte, që zotërojnë të drejtën e shfrytëzimit në fondin pyjor. 2. Për BMET-të, individi apo subjekti, pasi ka lidhur kontratën përkatëse me bashkinë dhe është pajisur me lejen përkatëse, në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse në bashki, ndjek procedurën e mëposhtme: a) pajiset nga bashkia, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e depozitimit të kërkesës, me projektin përkatës për vjeljen dhe grumbullimin e BMET-ve dhe prodhimeve pyjore jodrusore dhe me lejen përkatëse; b) struktura përgjegjëse për pyjet në bashki bën shënjimin e qartë në terren të sipërfaqes për të cilën do të zbatohet projekti. 3. Në rastin kur gjatë zbatimit të projektit bëhet i domosdoshëm transporti i largët i prodhimeve të dyta, atëherë individi apo subjekti kërkon nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki pajisjen me vërtetim transporti. 4. Vërtetimi i transportit plotësohet dhe lëshohet nga struktura përgjegjëse për pyjet në vendin e depozitimit, pasi ka kryer vlerësimet përkatëse të BMET-ve dhe prodhimeve pyjore jodrusore që do të transportohen. 5. Brenda periudhës së përcaktuar në lejen përkatëse, subjekti merr përsipër mbrojtjen e të gjithë sipërfaqes, në të cilën kryen veprimtarinë e lejuar, sipas përcaktimit në kontratën e përbashkët me pronarin. 6. Pas përfundimit të punimeve, subjekti i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet që të vlerësojë kryerjen e veprimtarisë së BMET-ve dhe të prodhimeve pyjore jodrusore dhe të dorëzojë sipërfaqen e shfrytëzuar pyjore. 7. Struktura përgjegjëse për pyjet, pas përfundimit të punimeve, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, merr në dorëzim objektin, duke analizuar, vlerësuar dhe konstatuar në bazë të provave administrative që punimet janë kryer në përputhje me projektin teknik. 8. Procedura e dorëzimit të sipërfaqes pyjore nga subjekti dhe ato të marrjes në dorëzim të tij nga ana e strukturës përgjegjëse për pyjet shënohen në procesverbalin e dorëzimit. 9. Me kërkesë të subjektit, struktura përgjegjëse për pyjet, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, lëshon certifikatën e origjinës për BMET-të dhe prodhimet pyjore jodrusore. Neni 8 Dispozita të fundit Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR Belinda Balluku