跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision No.289 dated 28.4.2010 proclaiming Natural Park the natural maritime ecosystem at the Sazan island and the Karaburun peninsula

颁布于 2010-04-28 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr.289, datë 28.4.2010 për shpalljen park kombëtar të ekosistemit natyror detar pranë gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit.
语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Sea, Wild species and ecosystems
关键词
marine protected areas, ecosystem conservation, tourism, protected area

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.289, datë 28.4.2010 PËR SHPALLJEN "PARK KOMBËTAR" TË EKOSISTEMIT NATYROR DETAR PRANË GADISHULLIT TË KARABURUNIT DHE ISHULLIT TË SAZANIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 1 shkronja "b", 6 e 13 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e ekosistemit natyror detar, pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit "Park Kombëtar", sipas hartës, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Sipërfaqja e përgjithshme e "Parkut Kombëtar" Karaburun-Sazan është 12 570.82 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë pikë tetëdhjetë e dy) ha, ndarë si më poshtë vijon: 2.1 Pjesa detare pranë gadishullit të Karaburunit ka sipërfaqe 9 848.95 (nëntë mijë e tetëqind e dyzet e tetë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha, me kufijtë e mëposhtëm: a) Veri: Pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1852 m) nga kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L, deri te pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71 L; b) Lindje: Pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1852 m) nga kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71 L dhe më pas vijon përgjatë vijës bregdetare nga kepi i Shën Vasilit, kepi i Dhim Kushtës, kepi dhe gjiri i Shën Janit, kepi i Gjuhëzës, ndjek vijën bregdetare perëndimore të malit të Karaburunit, bregun e Gjinarës, faqen e Bishtit të Malit, Rrëzën e Kanalit, faqen e Langadhës deri te pika 3, me koordinata 4379221.15 V e 4449696.28 L. c) Jug: Pika 3, me koordinata 4379221.15 V e 4449696.28 L, deri te pika 4 (në det), me largësi 1 milje detare (1852 m) nga faqja e Langadhës, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L. ç) Perëndim: Pika 4 (në det), me largësi 1 milje detare (1852 m) nga faqja e Langadhës, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L dhe ndjek izobatin deri te pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1852 m) nga kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L. 2.2 Pjesa detare pranë ishullit të Sazanit ka sipërfaqe 2 721.87 (dy mijë e shtatëqind e njëzet e një pikë tetëdhjetë e shtatë) ha, me kufijtë e mëposhtëm: Pika 1, me koordinata 4354004.14 V e 4487718.40 L; Pika 2, me koordinata 4355536.33 V e 4486707.03 L; Pika 3, me koordinata 4351587.21 V e 4485140.06 L; Pika 4, me koordinata 4357134.42 V e 4486668.09 L; Pika 5, me koordinata 4355142.57 V e 4486658.75 L. 3. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Mbrojtjes (Roja Bregdetare) dhe institucionet kërkimore-shkencore, merr masa për të siguruar ruajtjen, monitorimin dhe zhvillimin e ekoturizmit nënujor, në "Parkun Kombëtar" Karaburun-Sazan. 4. Administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur Llogara-Karaburun kryen dhe funksionet e administratës së "Parkut Kombëtar" Karaburun-Sazan. Administrata e zonës së mbrojtur në ushtrimin e funksioneve bashkëpunon me strukturat përkatëse për zbatimin e dispozitave të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar dhe të ligjit "Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike". 5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe sipas përkatësisë, ministritë e linjës, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Decision No.289 dated 28.4.2010 proclaiming Natural Park the natural maritime ecosystem at the Sazan island and the Karaburun peninsula · Nelum