Decision No.237 dated 23.3.2011 approving the regulation on the administration of the archeological zones “A” and “B” of the Durres district
颁布于 2011-03-21 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr.237, datë 23.3.2011 për miratimin e rregullores për administrimin e zonës arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Environment
- 关键词
- cultural heritage
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.237, datë 23.3.2011 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES "PËR ADMINISTRIMIN E ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" DHE "B" TË QYTETIT TË DURRËSIT" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30 të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullores "Për administrimin e zonës arkeologjike "A" dhe "B" të qytetit të Durrësit", sipas tekstit dhe hartës bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Në pikën 1 të vendimit nr.6, datë 7.1.2005 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e zonave arkeologjike brenda qendrave të banuara Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Sarandë", të ndryshuar, zonifikimi për qytetin e Durrësit shfuqizohet. 3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, bashkia e Durrësit dhe institucionet e specializuara për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE PËR ADMINISTRIMIN E ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" DHE "B" TË QYTETIT TË DURRËSIT Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave për administrimin e zonës arkeologjike "A" dhe "B" të qytetit të Durrësit, mbështetur në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore" të ndryshuar. Neni 2 Ndërhyrjet në zonën arkeologjike "A" të qytetit të Durrësit Në zonën arkeologjike "A" të qytetit të Durrësit lejohet: 1. Restaurimi dhe konservimi i monumenteve dhe strukturave arkeologjike, kryerja e sondazheve arkeologjike me synimin studimin e plotë të zonës, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. 2. Rikonstruksioni i rrugëve dhe të gjitha punimet në rrjetin inxhinierik ujësjellës-kanalizime, ndriçim, telefoni, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Për të gjitha ndërhyrjet e mësipërme realizohet mbikëqyrje arkeologjike në mënyrë të vazhdueshme gjatë zbatimit të punimeve nga specialistët e Agjencisë së Shërbimeve Arkeologjike. 3. Vendosja e konstruksioneve të lehta, dru, xham, plastikë, metal me lartësi maksimale 3m, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara. Konstruksionet vendosen dhe përdoren nga institucionet shtetërore të specializuara, duhet të jenë të lëvizshme dhe që në asnjë rast nuk dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik dhe nevojave të tjera që lidhen me veprimtarinë arkeologjike në veçanti dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi. 4. Projekti miratohet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe për çdo rast duhet të përcaktojë saktësisht qëllimin, kohëzgjatjen, vendndodhjen e strukturës brenda zonës, si dhe planprojektin e saj. Neni 3 Ndërhyrjet në zonën arkeologjike "B" të qytetit të Durrësit Në zonën arkeologjike "B" të qytetit të Durrësit përveç ndërhyrjeve që lejohen në zonën arkeologjike "A", lejohen edhe: 1. Ndërtimet e reja pas miratimit me shkrim nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë të kërkesave të Ligjet.org - Për miratimin e rregullores “Për administrimin e zonës arkeolo... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:237:23.03.2011 1 of 4 4/24/2012 5:51 PM subjekteve të interesuara. 2. Ndërtimet lejohen vetëm pas kryerjes paraprake nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik të vëzhgimit intensiv, sondazheve arkeologjike apo formave të tjera të testimit në varësi të potencialit që përfaqëson zona me miratim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. 3. Format e testimit përcaktohen nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, por kryesisht janë sondazhe që nuk cenojnë shtresat në rast të vijimit të gërmimit arkeologjik, studime gjeofizike, regjistrim digjital i terrenit, vëzhgim intensiv arkeologjik. Investitori, përveç sondazheve arkeologjike, është i detyruar të ndërmarrë edhe prova me karrotazh, sipas përcaktimeve në kontratën dypalëshe me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik. 4. Në rastet kur gjatë zbatimit të projektit ndërtimor zbulohen gjetje të rëndësisë së veçantë, projekti duhet të rishikohet. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë miraton ndryshimet në projekt, duke marrë në konsideratë konservimin, ruajtjen, si dhe bërjen e tyre të vizitueshme. Vetëm pas miratimit të ndryshimeve lejohet vazhdimi i punimeve. Neni 4 Procedurat që ndiqen për ndërhyrjet ndërtimore në zonën arkeologjike "B" 1. Për çdo ndërhyrje, në zonat arkeologjike "B", subjekti ndërtues i interesuar vë në dijeni Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare përgjegjëse për qytetin e Durrësit dhe paraqet pranë Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë dokumentacionin si më poshtë: Fotokopje e noterizuar e lejes së sheshit të ndërtimit nga KRRT/KRRTRSH; Fotokopje e noterizuar e vendimit të Gjykatës ose regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit; Prokurë për personin e autorizuar për nënshkrimin e kontratës nëse nuk është administrator i subjektit; Projektin ndërtimor, planimetri, prerje themelesh, fasadë. 2. Pas shqyrtimit dhe miratimit të kërkesës së subjektit nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik nënshkruan një kontratë me subjektin për zbatimin e procedurës, si dhe përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve. Neni 5 Ndërhyrjet pa leje në zonën arkeologjike "B" 1. Për ndërhyrjet pa leje brenda zonës arkeologjike "B", Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare përgjegjëse për qytetin e Durrësit pezullon menjëherë veprimtarinë e subjektit dhe njofton Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik dhe strukturën përgjegjëse për trashëgiminë kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 2. Në rast se subjekti nuk pezullon veprimet brenda 24 orëve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare përgjegjëse për qytetin e Durrësit i drejtohet menjëherë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për pezullimin e ndërtimit deri në prishjen e tij. Neni 6 Shkelje e procedurave nga subjekti ndërtues Në rast të shkeljeve të procedurave nga subjektet ndërtimore, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë për subjektin, si dhe për drejtuesin teknik përkatës, nuk merr në shqyrtim për një periudhë 3-vjeçare asnjë kërkesë për ndërtim në zona arkeologjike "B" në të gjithë territorin e vendit, apo në zona të tjera, ku sipas ligjit kërkohet miratimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Neni 7 Gjetjet arkeologjike 1. Klasifikohen si vlera të rëndësishme objektet e luajtshme dhe të paluajtshme në kontekstet arkeologjike, struktura murale, varre monumentale, pjesë mozaiku të shtrirë në një sipërfaqe mbi 4 m2, afreske, ndërtime inxhinierike, pjesë arkitekturore që lidhen me strukturat murale dhe banesa, tempuj e godina të tjera shërbimesh. 2. Në rast gjetjesh të rëndësishme të paluajtshme, punimet e nisura pezullohen menjëherë nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. Brenda afatit prej 10 ditësh nga ndërprerja e punimeve, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë vendos për veprimet e mëtejshme. Veprimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e ndërtimit do të ndërmerren nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik në cilësinë e Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, jo më vonë se 30 ditë nga ndërprerja e punimeve. Nëse gjetjet janë me vlera të rëndësishme, punimet e filluara të ndërpriten përfundimisht. Vendimi në këtë rast merret nga organi që ka autorizuar fillimin e punimeve, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. 3. Në rast se Agjencia e Shërbimit Arkeologjik i propozon ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore shpalljen monument kulture të një objekti të paluajtshëm, Instituti i Monumenteve të Kulturës bën studimin e zonës mbrojtëse të saj brenda 30 ditëve nga zbardhja e vendimit për shpalljen monument kulture. 4. Shpenzimet për kryerjen e hulumtimeve të nevojshme, përgatitjen e dokumentacionit, si dhe për Ligjet.org - Për miratimin e rregullores “Për administrimin e zonës arkeolo... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:237:23.03.2011 2 of 4 4/24/2012 5:51 PM ndryshimet e mundshme të projektit kur vendoset që gjetjet të mbrohen në vend in situ, të gjitha shpenzimet për to, si dhe shpenzimet për kërkimet shkencore, veprimtaritë e nevojshme restauruese ose konservuese mbulohen 100% nga investitori. 5. Në rast të gjetjeve arkeologjike të rëndësishme, kur Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë vendos ndërprerjen përfundimtare të punimeve, investitori shpronësohet në bazë të kuadrit ligjor në fuqi. Neni 8 Gërmimet e shpëtimit 1. Në rast gjetjesh arkeologjike të rëndësishme, zhvillohet gërmim i shpëtimit. Gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ose nga subjekte private me leje të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. 2. Në rast se gjatë kryerjes së gërmimit të shpëtimit gjykohet e nevojshme asistenca shkencore dhe teknike në terren e specialistëve të Institutit të Arkeologjisë, kërkohet zyrtarisht pjesëmarrja e tyre në gërmim. 3. Nëse pas kryerjes së gërmimit të shpëtimit zbulohen gjetje të rëndësisë së veçantë, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe propozon në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë ndryshimet në projekt, me synim mbrojtjen dhe bërjen të vizitueshme të këtyre vlerave. 4. Vazhdimi i punimeve ndërtimore lejohet mbas verifikimit nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik të përmbushjes së kritereve të vendosura nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë për zbatimin korrekt të projektit të mbrojtjes dhe vizitueshmërisë. 5. Në përfundim të çdo gërmimi shpëtimi përgatitet një relacion i plotë, i cili i paraqitet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për miratim brenda 30 ditëve. Pas shqyrtimit dhe miratimit, një kopje e relacionit të plotë depozitohet edhe pranë Institutit të Arkeologjisë. 6. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, relacioni firmoset nga drejtuesi i grupit dhe nga anëtarët e tij, si dhe konfirmohet nga drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. 7. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga një subjekt privat, relacioni firmoset/konfirmohet nga drejtuesi i projektit të subjektit, minimum 2 arkeologë të këtij subjekti dhe nga specialisti i autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, i cili ka qenë prezent gjatë gërmimit. Neni 9 Gërmimet arkeologjike 1. Vëzhgimi intensiv sipërfaqësor dhe sondazhet arkeologjike kryhen nga specialistë të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. Në çdo projekt të ndërmarrë nga subjektet, është e detyrueshme pjesëmarrja e një përfaqësuesi të autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. 2. Kur subjekti privat kryen shkelje duke mos respektuar legjislacionin në fuqi, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe relaton menjëherë në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë, duke propozuar edhe masat përkatëse. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik vulos kantierin dhe e monitoron atë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Durrësit. 3. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, pasi shqyrton rastin, vendos: a) Lënien në fuqi të vendimit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për pezullimin e punimeve; b) Shfuqizimin e vendimit për pezullimin dhe lejimin e vijimit të punimeve. 4. Në rastet kur subjekti privat nuk e kryen gërmimin sipas kuadrit ligjor në fuqi, Këshilli Kombëtar Arkeologjik i delegon Agjencisë së Shërbimeve Arkeologjike të vazhdojë gërmimet. 5. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë është i formës së prerë. Neni 10 Vendosja e tabelave prezantuese dhe paneleve shpjeguese 1. Në zonën arkeologjike "A" dhe "B" vendosja e tabelave prezantuese dhe paneleve shpjeguese për monumente të veçanta, rrënoja apo hapësira me potencial arkeologjik, bëhet vetëm në vendet e përcaktuara sipas rastit nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimeve Arkeologjike, dhe zbatohet nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare përgjegjëse për qytetin e Durrësit. 2. Në asnjë rast tabelat prezantuese dhe panelet shpjeguese nuk duhet të dëmtojnë apo konkurrojnë monumentin. 3. Vendosja e tabelave të sinjalistikës rrugore/turistike pranë monumenteve dhe zonave të mbrojtura rreth tyre bëhet në mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare përgjegjëse për qytetin e Durrësit. 4. Për çdo veprimtari me karakter kulturor në zonat arkeologjike "A" dhe "B", vendosja e tabelave dhe e materialeve publicitare lejohet në raste të veçanta festivo-kulturore dhe ka karakter të përkohshëm. Vendosja e tyre ekzekutohet vetëm në zbatim të urdhrit të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare përgjegjëse për qytetin e Durrësit. 5. Është e ndaluar vendosja e posterave publicitarë, jokulturorë dhe politikë, si dhe dëmtimet e tjera të Ligjet.org - Për miratimin e rregullores “Për administrimin e zonës arkeolo... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:237:23.03.2011 3 of 4 4/24/2012 5:51 PM monumenteve dhe rrënojave arkeologjike, vizatimi, shkrimi mbi strukturat e paluajtshme. Neni 11 DISPOZITA TË FUNDIT Kjo rregullore shoqërohet me hartën e zonifikimit, e cila rishikohet periodikisht nga Këshilli Kombëtar Arkeologjik bazuar në të dhënat e reja arkeologjike, si dhe nevojën për mbrojtjen e monumenteve. Neni 12 Në studimet urbanistike për qytetin e Durrësit duhet të merret parasysh zonifikimi arkeologjik i qytetit të Durrësit dhe përcaktimet e kësaj rregulloreje. Studimet urbanistike të miratuara që janë në fazën e implementimit, si dhe rregulloret përkatëse të tyre duhet të rishikohen nga Këshilli Kombëtar Arkeologjik, me qëllim që të zbatohet zonifikimi arkeologjik i qytetit të Durrësit dhe përcaktimet e rregullores përkatëse. Neni 13 Kësaj rregulloreje i bashkëlidhet: Harta e zonifikimit arkeologjik e qytetit të Durrësit me koordinatat përkatëse gjeografike të marra me GPS (garmin 60). Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për miratimin e rregullores “Për administrimin e zonës arkeolo... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:237:23.03.2011 4 of 4 4/24/2012 5:51 PM