跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision No.181 dated 17.3.2010 on the organization and functioning of the central commission for the registration of the agricultural economic units

颁布于 2010-03-17 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr.181, datë 17.3.2010 për mënyrën e organizimit e të funksionimit dhe për përbërjen e komisionit qendror të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore.
语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Agricultural and rural development
关键词
institution, financial agricultural measures, registration, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.181, datë 17.3.2010 PËR MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT DHE PËR PËRBËRJEN E KOMISIONIT QENDROR TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11 të ligjit nr.10 201, datë 17.12.2009 "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore", me propozimin e Ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore kryesohet nga Ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe në përbërje ka këta anëtarë: a) Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit; b) Ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; c) Ministrin e Brendshëm; ç) Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Statistikave; d) Drejtorin e Drejtorisë së Statistikave Ekonomike në INSTAT; dh) Kryeregjistruesin e Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë; e) Drejtorin e Departamentit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Kryeministri; ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Politikave Bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit; f) Drejtorin e Përgjithshëm të Blegtorisë pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit; g) Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. 2. Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore mblidhet në javën e fundit të çdo muaji. Mbledhjet e tij kryesohen nga kryetari i komisionit e, në mungesë të tij, nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit. Mbledhjet e këtij komisioni do të zhvillohen në selinë e Kryeministrisë. 3. Në mbledhjet e komisionit, veç anëtarëve, marrin pjesë edhe specialistët e nevojshëm sipas specifikës së çështjes, që do të diskutohet, dhe vendimit që është marrë paraprakisht nga Komisioni Qendror i Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore. 4. Rendi i ditës për mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore propozohet nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it. Thirrja e mbledhjeve kryhet me anë të një njoftimi, i cili duhet t'i transmetohet çdo anëtari të komisionit jo më vonë se 7(shtatë) ditë përpara ditës së përcaktuar në njoftimin për mbledhje. Në njoftim përcaktohen data, ora e mbledhjes dhe rendi i ditës. Njoftimi shoqërohet me materialet, që do të shqyrtohen në mbledhje, të përgatitura nga sekretariati i komisionit, pasi të jetë marrë, paraprakisht, miratimi nga kryetari i këtij komisioni. 5. Mbledhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore e deklaron të hapur kryetari i komisionit, pasi ka verifikuar nëse në mbledhje marrin pjesë mbi 50% e anëtarëve. Për të gjitha çështjet, që diskutohen në mbledhje, vendoset me votim me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm. 6. Për çdo mbledhje të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore mbahet procesverbal, i cili zbardhet nga sekretariati i komisionit brenda pesë ditëve nga data e mbledhjes. Në procesverbal përcaktohen, ndërmjet të tjerave: numri dhe tematika e mbledhjes; data, koha e fillimit dhe e mbylljes së mbledhjes; emri i drejtuesit dhe i sekretarit të mbledhjes; emrat e anëtarëve të pranishëm; rendi i ditës; rezultatet e votimit. 7. Detyrat dhe kompetencat e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore janë të përcaktuara në nenin 12 të ligjit nr.10 201, datë 17.12.2009. 8. INSTAT-i ngarkohet me detyrën e sekretariatit të komisionit dhe ka këto detyra: Njoftimin e Ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, për mbledhjen e radhës; Mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes; Përgatitjen e dokumentacionit bazë të mbledhjes; Përgatitjen dhe dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm, për mbledhjet komisionit, kryetarit të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore. Njoftimin e shpërndarjen e rendit të ditës, të projektakteve që do të shqyrtohen dhe të Ligjet.org - Për mënyrën e organizimit e të funksionimit dhe për përbërjen... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:181:17.03.2010 1 of 2 4/24/2012 4:44 PM dokumentacionit, për mbledhjen e radhës, anëtarëve, brenda dy ditëve nga data e nënshkrimit nga kryetari; Mbajtjen e kopjeve të dokumentacionit, që do të shqyrtohet në mbledhje, dhe vendosjen e tij në dispozicion të anëtarëve; Përgatitjen e projektit të procesverbalit, të projektvendimeve të marra në mbledhje dhe ndjekjen e procedurave të miratimit e të arkivimit të tij; Përgatitjen e vendimeve që do të merren, në përputhje me rendin e ditës, të cilat ia bashkëngjit procesverbalit, të nënshkruar nga anëtarët. 9. Ngarkohen Ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe INSTAT- i për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për mënyrën e organizimit e të funksionimit dhe për përbërjen... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:181:17.03.2010 2 of 2 4/24/2012 4:44 PM

Decision No.181 dated 17.3.2010 on the organization and functioning of the central commission for the registration of the agricultural economic units · Nelum