Decision no. 174, dated 24.3.2023 on determining the forms of support through subsidy for social enterprises, for the period 2023–2025
颁布于 2023-03-24 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim nr. 174, datë 24.3.2023 për përcaktimin e formave të mbështetjes nëpërmjet subvencionit për ndërmarrjet sociale, për periudhën 2023–2025.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- General
- 关键词
- equity, financing, subsidy/incentive, labour, social protection
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. Krijimin e fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale, të njohura si të tilla nga ministri përgjegjës për çështjet sociale, me vlerë të përgjithshme prej 240 000 000 (dyqind e dyzet milionë) lekësh, për periudhën 2023–2025, sipas produktit përkatës të parashikuar në Programin Buxhetor Afatmesëm “Përkujdesja sociale”.
2. Format e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale nëpërmjet subvencionit janë: a) mbështetja e hapjeve të vendeve të reja të punës, në pagesën e pagës minimale të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që u përkasin grupeve të pafavorizuara; b) mbështetja në pagesën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që u përkasin grupeve të pafavorizuara.
3. Ndërmarrjet sociale që përfitojnë subvencione për krijimin e vendeve të reja të punës duhet të kenë: a) një projektpropozim, shoqëruar me plan-biznesin 3-vjeçar; b) dokument që vërteton rritjen e numrit të të punësuarve, me përfaqësues nga grupet e pafavorizuara, të evidentuar në programet e mbrojtjes sociale dhe të punësimit, sipas legjislacionit në fuqi.
4. Kërkesa me shkrim shoqërohet dhe me dokumentacione të tjera shtesë, si më poshtë vijon: a) ekstraktin historik të kompanisë, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit; b) kopje të pasqyrave financiare të vitit paraardhës, në rast se organizata e ushtron aktivitetin prej më shumë se një viti dhe formularët e deklarimeve dhe pagesave për personat fizikë; c) vërtetimin nga dega e tatim-taksave për shlyerjen e detyrimeve tatimore, për aq kohë sa ushtron veprimtarinë, por jo më gjatë se për një periudhe kohore njëvjeçare nga çasti i aplikimit; ç) informacionin për numrin e të punësuarve dhe nivelin e pagës së dhënë për çdo person; d) vërtetimin për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit të specifikuar për tre muajt e fundit; dh) një kopje të aktit të inspektimit në punë, në rast se organizata ka ushtruar më parë aktivitetin e saj.
5. Një ndërmarrje sociale mund të përfitojë subvencion për hapjen e deri 20 (njëzet) vendeve të reja të punës, ku përfshihen pagesat e pagës minimale për punëmarrësit, për një periudhë 3- vjeçare.
6. Financimi i dy formave të subvencioneve, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, të pagës minimale dhe i sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit dhe punëmarrësit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, bëhet në masën 100%, kundrejt paraqitjes së listë-pagesave të punonjësve pranë Shërbimit Social Shtetëror.
7. Ndërmarrjet sociale që paraqesin kërkesë për mbështetjen nga format e subvencioneve, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, duhet të plotësojnë këto kushte: a) nuk duhet të kenë shkelur legjislacionin e punës dhe atë tatimor, lidhur me detyrimet ndaj punëmarrësve; b) kohëzgjatja e kontratës për të punësuarit nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara të jetë jo më pak se 3 (tre) vjet, duke garantuar qëndrueshmëri në vitet në vijim; 1 c) jo më pak se 50% e të punësuarve të jenë pjesë e programit të daljes nga skema e ndihmës ekonomike.
8. Subvencionimi i ndërmarrjeve sociale në një nga format e përcaktuara në këtë vendim nuk kushtëzon të drejtën e tyre për të përfituar nga forma të tjera të mbështetjes së ndihmës shtetërore, të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.
9. Përjashtohen nga përfitimi i subvencionit të ndërmarrjeve sociale ato organizata jofitimprurëse, që kanë përfituar në 3 vitet e fundit nga programi i mbështetjes financiare të buxhetit të shtetit, fondi social.
10. Vlera totale e ndihmës së dhënë një ndërmarrjeje sociale, e siguruar nga të gjitha format e mbështetjes së ndihmës shtetërore, përfshirë dhe format e mbështetjes nga buxheti i shtetit, të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi, nuk do të kalojë shumën 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për një periudhë prej 3 vjetësh.
11. Ndërmarrja sociale, përfituese e formave të subvencioneve, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, plotëson deklaratën për çdo ndihmë “de minimis”, të miratuar nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, të përfituar gjatë dy viteve të kaluara dhe vitin financiar në vazhdim.
12. Ministri përgjegjës për çështjet sociale ngre komisionin vlerësues të kërkesave të ndërmarrjeve sociale për përfitimin e subvencioneve dhe përcakton përbërjen, rregullat e organizimit e funksionimit të tij.
13. Ndërmarrjet sociale, që përfitojnë subvencione, raportojnë pranë ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale lidhur me përdorimin e subvencionit të përfituar, sipas formatit të raportimit, të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.
14. Periudha e raportimit të veprimtarisë është viti kalendarik, i cili është në përputhje me vitin financiar të ushtrimit të veprimtarisë së saj.
15. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për ministrinë për çështjet sociale, sipas produktit përkatës të parashikuar në Programin Buxhetor Afatmesëm “Përkujdesja sociale”.
16. Ngarkohen ministri përgjegjës për çështjet sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR Belinda Balluku 2