跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision No. 161 amending Decision No. 452 on the reconstruction of agricultural cooperatives

颁布于 1993-04-08 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Agricultural and rural development
关键词
cooperative/producer organization

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. Paragrafi i dytë i pikës 2 ndryshohet si vijon: "Në ndërmarrjet bujqësore, të krijuara nga ish-kooperativat bujqësore me toka bujqësore të qytetarëve të një qyteti të caktuar, si dhe në ndërmarrjet bujqësore, të krijuara drejtpërdrejtë me toka bujqësore të qytetarëve po të një qyteti të caktuar, toka u jepet në përdorim punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore dhe anëtarëve të trungut të familjes që kanë dorëzuar tokë bujqësore për formimin e ish-kooperativës a të ndërmarrjes bujqësore dhe që banojnë në të njëjtin qytet, por jo më shumë se sipërfaqja e tokës që kanë dorëzuar. Në ndërmarrjet bujqësore të mësipërme, të cilat kanë edhe rrënjë ullinjsh, toka dhe rrënjët e ullinjve u jepen në përdorim punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore, anëtarëve të familjes që kanë dorëzuar tokë dhe rrënjë ullinjsh për formimin e ish-kooperativave a të ndërmarrjeve bujqësore, por jo më shumë tokë dhe rrënjë ullinjsh sesa kanë dorëzuar".

  2. 2. Pas pikës 3 shtohet pika 3/a me këtë përmbajtje: "Punëtorët që punojnë në ndërmarrjet bujqësore dhe banojnë në territorin e ish-kooperativave bujqësore, përfitojnë tokë edhe në ndërmarrjen bujqësore, me kusht që shuma e sipërfaqes së tokës së marrë të mos kalojë sipërfaqen e tokës që i takon të marrë si punonjës i ndërmarrjes bujqësore".

  3. 3. Në pikën 6 shtohen paragrafët: "Nuk zbatohet ankandi për shitjen e pasurisë së ndërmarrjeve bujqësore, kur shitja u bëhet punonjësve të ndërmarrjes ose specialistëve të bujqësisë. Kur gjatë shitjes së pasurisë së ndërmarrjeve bujqësore për objekte të veçanta paraqitet më shumë se një kërkesë nga punonjësit e ndërmarrjes ose specialistët e bujqësisë, autorizohet Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe e Privatizimit të NB-ve të përcaktojë blerësin nëpërmjet metodës së tenderit. Nëse pasuria e ndërmarrjes bujqësore nuk u shitet punonjësve të tyre, ose specialistëve të bujqësisë, për shitjen e kësaj pasurie personave të tjerë do të zbatohen kriteret e caktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.282, datë 25.6.1992".

  4. 4. Pas pikës 6 shtohet pika 6/a me këtë përmbajtje: "Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe e Privatizimit të NB-ve mund të shesë pasurnë shtetërore të ndërmarrjeve bujqësore me pagesë të mëvonshme, me afat 1-3 vjet dhe me këste. Afati dhe madhësia e këstit caktohet nga kjo agjenci. Për shumën e papaguar detyrimi i blerësit të pasurisë shtetërore të ndryshohet sipas ndryshimit të indeksit të çmimeve. Për shumë e papaguar blerësi paguan interesin bankar në llogari të Agjencisë Qendrore të Risrukturimit dhe të Privatizimit të NB-ve. Masa e interesit do të jetë e njëjtë me atë që zbatohet nga Banka e Shqipërisë".

  5. 5. Pas pikës 12 shtohen pikat që vijojnë:

  6. 13. "Veprat ujore, rrugët, ujësjellësit dhe rrjeti elektrik që sot për sot janë pronë e ndërmarrjeve bujqësore, u kalojnë në administrim me kalim kapital ndërmarrjeve shtetërore ose pushtetit lokal, sipas përkatësisë.

  7. 14. Për të stimuluar me shpërblim punën për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore, autorizohet Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe e Privatizimit të NB-ve që 5 për qind të vlerës së pasurisë shtetërore të shitur ta përdorë për shpërblimin e punonjësve të saj dhe të komisioneve, si dhe për shpenzimet që bëhen për publikimin dhe kryerjen e shitjes. Masa e shpërblimit të jetë deri në 5 paga mujore në vit.

  8. 15. Pas likuidimit të ndërmarrjeve bujqësore, dokumentacioni i tyre kalon në administrim të degës së Agjencisë Qendrore të Ristrukturimit dhe të Privatizimit të NB-ve dhe, pasi kontrollohet nga seksionet e financës të këshillave të rretheve dhe degët e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, arkivohet në arkivin e rrethit.

  9. 16. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe e Privatizimit të NB-ve". Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE ALEKSANDER MEKSI

Decision No. 161 amending Decision No. 452 on the reconstruction of agricultural cooperatives · Nelum