Decision no. 155, dated 13 March 2023 on the declaration of the natural ecosystem of the Vjosa river as “National Park, category II
颁布于 2023-03-13 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim nr. 155, datë 13.3.2023 për shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosa “Park Kombëtar”, kategoria II.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Water, Wild species and ecosystems
- 关键词
- coastal zone management, protected area, surface water, classification/declassification, ecosystem conservation, national parks, protection of environment, pastoralism, marine protected areas, animal production
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 155, datë 13.3.2023 PËR SHPALLJEN E EKOSISTEMIT NATYROR TË LUMIT VJOSA “PARK KOMBËTAR”, KATEGORIA II Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 2, e 10, të ligjit nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosa “Park Kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), sipas hartës në shtojcën 1, kufiri i zonës së mbrojtur, dhe tabelës së koordinatave në shtojcën 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. 2. Zona e mbrojtur përfshin sipërfaqe ujore, sipërfaqe bregore, sipërfaqe me bimësi pyjore, kullotë, sipas tabelës nr. 1 të aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Parku Kombëtar i lumit Vjosa ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 12 727 (dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e shtatë) ha, nga të cilat: 6 030 (gjashtë mijë e tridhjetë) ha ose 47.3% janë sipërfaqe ujore; 4 593 (katër mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tre) ha ose 36.1% janë sipërfaqe bregore, fusha e ulët e përmbytjeve aktive, 1 199 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) ha ose 9.5% janë sipërfaqe tokësore (breza lumore, shpatet e kanioneve dhe rrëpirat e gërryeshme) dhe 905 (nëntëqind e pesë) ha ose 7.1% janë breza lumorë të prirur për t’u gërryer, sipas përcaktimeve në tabelën nr. 2 të aneksi 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 4. Parku Kombëtar i lumit Vjosa ndahet në dy nënzona, sipërfaqet e të cilave jepen në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ato janë, si më poshtë vijon: a) Nënzona qendrore, me sipërfaqe 11 822 (njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e dy) ha ose 92.9% (të sipërfaqes së përgjithshme), e shënuar në hartë me ZQ 6 030 (gjashtë mijë e tridhjetë) ha është kanali aktiv; 4 593 (katër mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tre) ha fusha e ulët e përmbytjeve aktive dhe habitate bregore dhe 1 199 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) ha breza lumorë, shpatet e kanioneve dhe rrëpirat e gërryeshme. Në këtë nënzonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes (strikte), pasi performanca natyrore e saj është tepër e lartë, më pak ose aspak e shqetësuar nga veprimtaritë njerëzore. Ka përparësi ruajtjen tërësore të natyrës, të biodiversitetit, të llojeve të rrezikuara, monumentet e natyrës, të peizazhit unik tokësor, veçoritë natyrore të jashtëzakonshme gjeomorfologjike dhe historike pa qenë nevoja e ndërhyrjeve përmirësuese të përhershme, të cilat menaxhohen në atë mënyrë që të ruajnë gjendjen natyrore, të mbështesin lehtësimin e kërkimit shkencor dhe monitorimin mjedisor. Kjo nënzonë gëzon karakterin e mbrojtjes strikte dhe detajohet sipas përcaktimeve të bëra në planin e menaxhimit. Në këtë nënzonë lejohen kërkimi shkencor, zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë. b) Nënzona e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm me sipërfaqe 905 (nëntëqind e pesë) ha ose 7.1%, e shënuar në hartë me ZPTQ. Kjo nënzonë përfshin tokat pyjore, bujqësore e kullotat dhe territore ujore, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale, si punime për shëndetësimin e pyjeve, aktivitete bujqësore, kullotja, grumbullimi dhe kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë ekonomike, që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit natyror. Në nënzonën e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm, zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, agrobiznesit, argëtuese, sportive e ekoturistike, ndërtimi i infrastrukturës, sipas planeve të zhvillimit urban e turistik, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit natyror dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor. 5. Për veprimtaritë që zhvillohen brenda territorit të Parkut Kombëtar të lumit të Vjosës, që janë pajisur me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, si dhe janë lidhur kontratat për zhvillimin e këtyre veprimtarive, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, zbatohen parashikimet e ligjit nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”. 6. Veprimtaritë për të cilat nuk është lidhur kontrata përkatëse me autoritetin kontraktues, pavarësisht, zhvillimit të procedurave apo kontratat që në ditën e hyrjes në fuqi të vendimit nuk kanë plotësuar kushtet përkatëse të kontratës nuk lejohen të zhvillohen brenda territorit të Parkut Kombëtar të lumit të Vjosës, në rast se vijnë haptazi në kundërshtim me kërkesat e nenit 16, të ligjit nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”. 7. Plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, brenda dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe miratohen nga ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur. 8. Forma e administrimit të Parkut Kombëtar të lumit Vjosa është shtetërore dhe administrimi kryhet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), nëpërmjet përfshirjes së administratave rajonale të zonave të mbrojtura (ADZM), në territorin e të cilave shtrihet Parku. Mënyra e administrimit përcaktohet në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi. 9. Pika 21, e vendimit nr. 60, datë 26.1.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e ekosistemeve natyrore rezervat natyror i menaxhuar/park natyror (kategoria IV), si dhe miratimin e ndryshimit të statusit të sipërfaqeve ekzistuese të zonave të mbrojtura mjedisore, që i përkasin kësaj kategorie”, shfuqizohet. 10. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore në territorin e të cilave shtrihet Parku për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama