Decision No.1197 dated 3.12.2009 proclaiming the Tirana Castle Archaeological Zone “A” and approving the regulation of its administration
颁布于 2009-12-03 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr.1197, datë 3.12.2009 për shpalljen e Kalasë së Tiranës “Zonë Arkeologjike “A” dhe miratimin e rregullores së administrimit të saj.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- cultural heritage
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.1197, datë 3.12.2009 PËR SHPALLJEN E KALASË SË TIRANËS “ZONË ARKEOLOGJIKE “A”” DHE MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT TË SAJ Në mbështetje të neni 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2 të nenit 30 të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e Kalasë së Tiranës “Zonë arkeologjike “A””, sipas hartës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Miratimin e rregullores së administrimit të Kalasë së Tiranës “Zonë arkeologjike “A”’, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE E ADMINISTRIMIT TË ZONËS ARKEOLOGJIKE “A” TË KALASË SË TIRANËS Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave për administrimin dhe zonifikimin e zonës arkeologjike “A” të Klasë së Tiranës, mbështetur në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore” (i ndryshuar). Neni 2 Ndërhyrjet në zonën arkeologjike “A” Në zonën arkeolgjike “A” të Kalasë së Tiranës lejohet: 1. Restaurimi dhe konservimi i mureve rrethuese dhe strukturave të tjera të kalasë, kryerja e sondazheve dhe gërmimeve arkeologjike me synim studimin e plotë të zonës, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. 2. Restaurimi i monumenteve të kulturës që përfshihen brenda kufijve të zonës arkeologjike mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. 3. Rikonstruksioni i rrugëve në të gjitha punimet në rrjetin inxhinierik mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Neni 3 Në studimet urbanistike për qendrën e Tiranës duhet të merret parasysh bonifikimi arkeologjik i Kalasë së Tiranës dhe përcaktimet e kësaj rregulloreje. Neni 4 Kjo rregullore shoqërohet me hartën e zonifikimit, e cila rishikohet periodikisht bazuar në të dhënat e reja arkeologjike si dhe nevojën për mbrojtjen e monumenteve. Neni 5 Kësaj rregulloreje i bashkëlidhet: 1. Harta e zonifikimit me koordinatat përkatëse gjeografike të marra GPS (Garmin 60).