跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Decision no. 117, dated 29 March 2024 on the authorization of state aid For the empowerment of women and the promotion of entrepreneurship

颁布于 2024-04-03 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 117, datë 29.3.2024 për autorizim i ndihmës shtetërore Për fuqizimin e grave dhe nxitja e sipërmarrjes.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
General
关键词
data collection/reporting, enforcement/compliance, gender, labour, local government, subsidy/incentive

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. Bashkia Tiranë, me shkresën nr. 6761, datë 12.2.2024, në bazë të nenit 20, të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, njoftoi në Komisionin e Ndihmës Shtetërore planin e ndihmës shtetërore të sipërpërmendur, në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 125, datë 22.12.2023, “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024- 2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024. II. Përshkrimi i masës

  2. 2. Objektivi: plani i ndihmës ka si objektiv mbështetjen e grave me ide biznesi, të cilat synojnë fillimin ose zgjerimin e një biznesi të vogël ose shumë të vogël në territorin e Bashkisë së Tiranës.

  3. 3. Baza ligjore e njoftimit të planit: plani i ndihmës shtetërore është miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 125, datë 22.12.2023, “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024–2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024”, në Programin e Kujdesit Social për familjet dhe fëmijët për projektin “Fuqizimi i grave dhe nxitja e sipërmarrjes”.

  4. 4. Kohëzgjatja: plani i ndihmës do të zbatohet në periudhën 2024–2026.

  5. 5. Dhënësi i ndihmës dhe autoriteti përgjegjës për zbatimin e masës është Bashkia e Tiranës.

  6. 6. Përfituesit: përfitues janë gratë sipërmarrëse që synojnë fillimin ose zgjerimin e biznesit të pavarur të vogël ose shumë të vogël, që ushtrojnë veprimtarinë ekonomike në territorin e Bashkisë së Tiranës.

  7. 7. Shtrirja territoriale: projekti do të zbatohet në territorin e Bashkisë së Tiranës.

  8. 8. Forma dhe vlera e ndihmës: vlera e ndihmës shtetërore për periudhën 2024–2026 është 12.500.000 (dymbëdhjetë milionë e pesëqind mijë lekë) lekë për çdo vit, në formën e grantit të drejtpërdrejtë nga fondet e miratuara për Bashkinë e Tiranës. Çdo përfitues do të mbështetet në shumën 500.000 lekë (pesëqind mijë) lekë. III. Vlerësimi i ekzistencës së ndihmës shtetërore

  9. 9. Komisioni i Ndihmës Shtetërore vlerëson nëse plani i ndihmës shtetërore për fuqizimin e grave dhe nxitjen e sipërmarrjes, përbën ndihmë shtetërore në kuptim të nenit 4, pika 1 e ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, pra nëse plani ofron një avantazh ekonomik për ndërmarrje, të cilat kanë një ndikim të mundshëm në konkurrencë dhe tregtinë midis shteteve anëtare, që nuk do të ishte përfituar në kushte normale të tregut.

  10. 10. Neni 4, pika 1 e ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005 “Për ndihmën shtetërore”, i ndryshuar, përcakton se: “Përveç rasteve të parashikuara ndryshe në këtë ligj, ndalohet çdo ndihmë e dhënë nga burimet shtetërore, në çfarëdolloj forme, e cila, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, shtrembëron ose kërcënon të shtrembërojë konkurrencën duke dhënë përparësi për një ose disa ndërmarrje të caktuara ose për prodhimin e produkteve të caktuara, për aq sa mund të ketë ndikim në plotësimin e detyrimeve të ndërmarra nga Republika e Shqipërisë në marrëveshjet ndërkombëtare që përmbajnë dispozita të ndihmës shtetërore”.

  11. 11. Gjithashtu neni 71 “Konkurrenca dhe dispozita të tjera ekonomike”, i Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit ndërmjet Komuniteteve Evropiane e Shteteve të tyre Anëtare dhe Republikës së Shqipërisë1, përcakton se: “Praktikat në kundërshtim me këtë nen vlerësohen në bazë të kritereve që lindin nga zbatimi i rregullave të konkurrencës të aplikueshme në Komunitet, sidomos në nenet 81, 82, 86 dhe 87 të Traktatit themelues të Komunitetit Evropian dhe instrumenteve interpretuese që përdoren nga institucionet e Komunitetit.”

  12. 12. Ligji i ndihmës shtetërore zbatohet vetëm për masat që plotësojnë të gjitha kriteret e përmendura në nenin 4, pika 1, konkretisht: a) burime shtetërore; b) avantazhi ekonomik; c) përzgjedhja; dhe d) efekti në konkurrencë dhe treg.

  13. 13. Plani i njoftuar nga Bashkia e Tiranës, do të financohet nga burime shtetërore, respektivisht buxheti i Bashkisë Tiranë. Plani i ndihmës mbështet gra me një ide të qartë biznesi, që synojnë fillimin ose zgjerimin e biznesit në territorin e Bashkisë së Tiranës, në momentin e aplikimit, duke ofruar avantazh ekonomik për subjektet ekonomike që do të përzgjidhen, pas procedurës së aplikimit. Përparësi do të kenë kategoritë e grave, si: kryefamiljare, gratë nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës; gratë me aftësi të kufizuara; gratë nga komuniteti rom dhe egjiptian, si dhe gratë nga kategori të tjera. Plani i njoftuar i ndihmës ka potencial për të ndikuar në konkurrencë dhe në tregti, duke përmirësuar pozitën financiare të disa ndërmarrjeve në treg. Në këto kushte, Komisioni vlerëson se plani i njoftuar është ndihmë shtetërore. IV. Vlerësimi i përputhshmërisë së skemës

  14. 14. Komisioni i Ndihmës Shtetërore vlerëson skemën e njoftuar në përputhje me nenin 8, të ligjit nr. 9374/2005, “Për ndihmën shtetërore”, i ndryshuar, i cili parashikon: “Ndihma “De minimis” është e lejueshme nëse, pavarësisht nga forma ose qëllimi për të cilin i jepet një ndërmarrjeje, nuk kalon vlerën maksimale për një aktivitet të caktuar, për një periudhë financiare prej tre vjetësh.” Mbështetur në kreun II, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 605, datë 31.8.2016, “Për përcaktimin e vlerës maksimale, të kushteve dhe të procedurës për dhënien e ndihmës “De minimis”, vlera maksimale e lejuar e ndihmës, si dhe kushtet për autorizimin e ndihmës përcaktohet si vijon:

  15. 1. Ndihma lejohet nëse përmbushen, njëherësh, të gjitha kushtet e mëposhtme: a) vlera totale e ndihmës dhënë një ndërmarrjeje të vetme nuk i kalon 14.000.000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për një periudhë financiare prej tre vjetësh, e llogaritur në përputhje me kushtet dhe parimet e parashtruara në kreun 3 të këtij vendimi; b) ndihma është transparente, nëse ekuivalenti bruto i grantit (EBG) mund të llogaritet me saktësi para dhënies së ndihmës, pa pasur nevojë të kryhet një vlerësim risku për konkurrencën, në përputhje me kërkesat dhe parimet e parashtruara në kreun 4 të këtij vendimi. Në kreun III “Llogaritja e ekuivalentit bruto të grantit”, të VKM-së nr. 605, datë 31.8.2016, përcaktohet se: “1 .Granti dhe subvencioni në të holla janë ndihmë transparente”. Sa më sipër, bazuar në ligjin nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 605/2016, ndihma “De minimis” lejohet, nëse përmbushen kushtet e mëposhtme: a) vlera totale e ndihmës së dhënë një ndërmarrjeje nuk i kalon 14.000.000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për një periudhë financiare prej tre vjetësh. Ky kusht plotësohet duke qenë se ndihma shtetërore për një ndërmarrje është në vlerën e pagës minimale bruto. b) Ndihma duhet të jepet për një periudhë financiare prej tre vjetësh. Kohëzgjatja e skemës, e cila është marrë në shqyrtim, është tre vjet, duke plotësuar këtë kusht ligjor. c) Ndihma është transparente. Në këtë skemë, ndihma jepet në formën e grantit. Sa më lart, Komisioni vlerëson se plani i ndihmës shtetërore është i lejueshëm në përputhje me nenin 8, të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar. 1 Ligji nr. 9590, datë 27.7.2006, “Për ratifikimin e ‘Marrë veshjes së stabilizim-asocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe komuniteteve evropiane e shteteve të tyre anëtare”’. PËR KËTO ARSYE, Komisioni i Ndihmës Shtetërore, në bazë të neneve 4, 8, 22, dhe 31, të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, VENDOSI:

  16. 1. Të autorizojë skemën e ndihmës shtetërore në formën e grantit për “Fuqizimin e grave dhe nxitjen e sipërmarrjes”, të miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 125, datë 22.12.2023, “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024–2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024”.

  17. 2. Çdo përfitues ndihme duhet të nënshkruaj deklaratën e ndihmës “De-minimis” dhe të dorëzojë një kopje të deklaratës pranë Bashkisë Tiranë.

  18. 3. Bashkia e Tiranës, brenda datës 31 mars të çdo viti të paraqesë raport për impaktin e ndihmës shtetërore gjatë vitit paraardhës financiar. Raportet e zbatimit duhet të përmbajnë informacion të detajuar mbi shpenzimet e bëra dhe produktet e arritura.

  19. 4. Të gjitha të dhënat për zbatimin e skemës të ruhen deri në dhjetë vjet, pasi ndihma e fundit individuale të jetë dhënë në kuadër të kësaj skeme.

  20. 5. Ky vendim të botohet në Fletoren Zyrtare. KOMISIONI I NDIHMËS SHTETËRORE Kryetar: Blendi Gonxhja Anëtarë: Mimoza Dhëmbi, Brikena Qela, Inida Methoxha, Ahmet Mançellari

Decision no. 117, dated 29 March 2024 on the authorization of state aid For the empowerment of women and the promotion of entrepreneurship · Nelum