Decision No.116 dated 15.2.2012 on the agricultural statistics in the Republic of Albania
颁布于 2012-02-15 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Për riorganizimin e statistikave bujqësore në Republikën e Shqipërisë.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Agricultural and rural development
- 关键词
- research, data collection/reporting, institution, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr. 116, datë 15.2.2012 PËR RIORGANIZIMIN E STATISTIKAVE BUJQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 7 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave" dhe të neneve 11 e 17 të ligjit nr. 10 487, datë 5.12.2011 "Për buxhetin e vitit 2012", me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Instituti i Statistikave (në vijim INSTAT) do të jetë institucioni i vetëm përgjegjës në vend për grumbullimin, prodhimin, analizën dhe përhapjen e statistikave të bujqësisë dhe shkëmbimeve tregtare për produktet bujqësore dhe blegtorale. 2. Transferimi i kompetencave për statistikat bujqësore, nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit tek INSTAT-i, do të bëhet në dy faza, si më poshtë vijon: a) Faza e parë do të jetë ngritja e strukturës së statistikave të bujqësisë pranë qendrës së INSTAT-it, e përbërë nga 27 (njëzet e shtatë) punonjës. Kjo fazë mbyllet tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. b) Në përfundim të fazës së parë, struktura aktuale e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (sektorët e statistikave) pakësohet me 27 (njëzet e shtatë) punonjës dhe fondi i pagave për këta punonjës i transferohet INSTAT-it. c) Faza e dytë do të jetë ngritja e strukturave të statistikave bujqësore në varësi të INSTAT-it, në çdo qark të vendit. Kjo fazë mbyllet brenda datës 31 dhjetor 2012. ç) Në përfundim të fazës së dytë, struktura aktuale e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (sektorët e statistikave) pakësohet me 20 (njëzet) punonjës. Fondi i pagave për këta punonjës i transferohet qendrës së INSTAT-it. 3. Gjatë vitit 2012, përgjegjësitë e institucioneve për statistikat bujqësore do të jenë, si më poshtë vijon: a) Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të organizojë vrojtimet 6 - mujore dhe vjetore për treguesit e prodhimit bujqësor dhe blegtoral. b) Të dhënat e vrojtimeve do t'i dërgohen INSTAT-it, i cili do të bëjë përpunimin, analizën dhe publikimin e treguesve për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, për vitin 2012. c) INSTAT-i me stafin e tij në qendër merr pjesë dhe vrojton procesin e intervistave në terren nga specialistët e MBUMK-së. 4. Brenda datës 31 dhjetor 2012, të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë për statistikat bujqësore në vend i transferohen INSTAT-it. 5. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për riorganizimin e statistikave bujqësore në Republikën e Sh... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:116:15.02.2012 1 of 1 4/24/2012 4:44 PM