Decision No. 1157 approving the inventory of the immovable State properties administered by the irrigation boards that will be transferred to the administration of the Ministry of Agriculture, Food and Consumer Protection
颁布于 2009-11-25 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- drainage/land reclamation, public land, land tenure
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1 V E N D I M Nr. 1157, date 25.11.2009 PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË BORDEVE TË KULLIMIT, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit ”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të bordeve të kullimit, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, listë e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Në këtë listë përfshihen: • Bordi i kullimit, Berat, (ushtron funksionin në Berat, Kuçovë e Skrapar, në qarkun e Beratit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) fletë dhe ka 2 296 (dy mijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) pasuri. • Bordi i kullimit, Durrës, (ushtron funksionin në Durrës e Krujë, në qarkun e Durrësit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 42 (dyzet e dy) fletë dhe ka 656 (gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë) pasuri. • Bordi i kullimit, Elbasan, (ushtron funksionin në Elbasan, Gramsh e Librazhd, në qarkun e Elbasanit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) fletë dhe ka 732 (shtatëqind e tridhjetë e dy) pasuri. • Bordi i kullimit, Fier, (ushtron funksionin në Fier e Mallakastër, në qarkun e Fierit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 88 (tetëdhjetë e tetë) fletë dhe ka 1 648 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) pasuri. • Bordi i kullimit, Gjirokastër, (ushtron funksionin në Gjirokastër, Përmet e Tepelenë, në qarkun e Gjirokastrës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 43 (dyzet e tre) fletë dhe ka 520 (pesëqind e njëzet) pasuri. • Bordi i kullimit, Kavajë, (ushtron funksionin në Kavajë, në qarkun e Tiranës dhe Peqin, në qarkun e Elbasanit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 30 (tridhjetë) fletë dhe ka 361 (treqind e gjashtëdhjetë e një) pasuri. • Bordi i kullimit, Korçë, (ushtron funksionin në Korçë, Devoll e Kolonjë, në qarkun e Korçës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 101 (njëqind e një) fletë dhe ka 1 719 ( një mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë) pasuri. • Bordi i kullimit, Kukës, (ushtron funksionin në Kukës, Has e Tropojë, në qarkun e Kukësit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 33 (tridhjetë e tre) fletë dhe ka 269 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë) pasuri. • Bordi i kullimit, Lezhë, (ushtron funksionin në Lezhë, Laç e Mirditë, në qarkun e Lezhës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 44 (dyzet e katër) fletë dhe ka 697 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë) pasuri. • Bordi i kullimit, Lushnjë, (ushtron funksionin në Lushnjë, në qarkun e Fierit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 53 (pesëdhjetë e tre) fletë dhe ka 930 (nëntëqind e tridhjetë) pasuri. • Bordi i kullimit, Mat, (ushtron funksionin në Peshkopi, Mat e Bulqizë, në qarkun e Dibrës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 36 (tridhjetë e gjashtë) fletë dhe ka 245 (dyqind e dyzet e pesë) pasuri. • Bordi i kullimit, Pogradec, (ushtron funksionin në Pogradec, në qarkun e Korçës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 19 (nëntëmbëdhjetë) fletë dhe ka 265 (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë) pasuri. • Bordi i kullimit, Sarandë, (ushtron funksionin në Sarandë e Delvinë, në qarkun e Vlorës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 27 (njëzet e shtatë) fletë dhe ka 351 (treqind e pesëdhjetë e një) pasuri. 2 • Bordi i kullimit, Shkodër, (ushtron funksionin në Shkodër, Malësi e Madhe e Pukë, në qarkun e Shkodrës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 41 (dyzet e një) fletë dhe ka 515 (pesëqind e pesëmbëdhjetë) pasuri. • Bordi i kullimit, Tiranë, (ushtron funksionin në Tiranë, në qarkun e Tiranës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 29 (njëzet e nëntë) fletë dhe ka 299 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë) pasuri. • Bordi i kullimit, Vlorë, (ushtron funksionin në Vlorë, në qarkun e Vlorës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 27 (njëzet e shtatë) fletë dhe ka 454 (katërqind e pesëdhjetë e katër) pasuri. Në këto lista janë, gjithsej, 795 (shtatëqind e nëntëdhjetë e pesë) fletë inventari, me 11 957 (njëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë) pasuri. 2. Ngarkohet ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA