Decision No.112 dated 15.2.2012 removing from the forestry fund the area No. 37 of the forestry economy “Vllahat-Dhrovian” Delvine
颁布于 2012-02-15 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr. 112, datë 15.2.2012 për heqjen nga fondi kullosor kombëtar të sipërfaqes në ngastrën Nr. 37, të ekonomisë kullosore “Vllahat-Dhrovian”, Delvinë, që do të përdoret nga shoqëria “dinamika”, shpk për karierë guri.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- agro-forestry, pastoralism, forest management/forest conservation
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 112, datë 15.2.2012 PËR HEQJEN NGA FONDI KULLOSOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQES NË NGASTRËN NR. 37, TË EKONOMISË KULLOSORE “VLLAHAT-DHROVIAN”, DELVINË, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “DINAMIKA”, SHPK PËR KARIERË GURI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 10 të ligjit nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Heqjen nga Fondi Kullosor Kombëtar dhe çregjistrimin nga zëri kadastral “Kullotë”, të sipërfaqes prej 10 (dhjetë) ha, sipas të dhënave të përcaktuara në lejen minerare nr. 1369, datë 22.6.2009, lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi, e cila ndodhet në ngastrën nr. 37 të ekonominë kullosore “Vllahat-Dhrovian”, Delvinë, dhe që do të përdoret nga subjekti “Dinamika”, sh.p.k., për karierë guri. 2. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të Fondit Kullosor Kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave, sipas pikës 1 të këtij vendimi, bën çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, kullotë” dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë për veprimtari minerare”, në zbatim të vendimit nr. 1374, datë 10.10.2008 të Këshillit Ministrave “Për rregullat dhe procedurat që ndiqen për heqjen, shtimin dhe ndryshimin e destinacionit të fondit kullosor”. 3. Vlera e sipërfaqes kullosore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga subjekti “Dinamika”, sh.p.k., në bazë të lidhjes nr. 4 të vendimit nr. 1064, datë 22.12.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në vendimin nr. 391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave””. 4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, subjekti “Dinamika”, sh.p.k., brenda 2 (dy) viteve, me fondet e veta, të përmirësojë 10 (dhjetë) ha kullota, në ngastrat e përcaktuara nga komuna Mesopotam dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor, Delvinë. Mënyra e përmirësimit deri në marrjen në dorëzim me procesverbal të sipërfaqes së përmirësuar të bëhet sipas marrëveshjes, që do të lidhet ndërmjet palëve me kërkuesin. 5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Mesopotam për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Tabela nr. 1 SIPËRFAQJA QË HIQET NGA FONDI KULLOSOR PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË MINERARE (Hapje kariere guri gëlqeror) Nr. Ekonomia pyjore/kullosore Ngastra Sip. ha Përdorimi i territorit Forma e qeverisjes Funksioni kryesor Tipi i kullotës Pronësia A. Karierë 2 E.k. Vllahat-Dhrovian 37 10 Kullotë Kullotë Prodhues Verore Komuna Mesopotam TOTALI 10