Decision n. 828, dated 24 December 2021 on the approval of criteria for the exercise and monitoring of research-scientific activities in the national forest fund
颁布于 2021-12-24 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim nr.829, date 24.12.2021 për miratimin e kritereve të ushtrimit dhe të monitorimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në fondin pyjor kombëtar.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- forest management/forest conservation, authorization/permit, forestry protection measures, procedural matters, research, gender
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1 VENDIM Nr. 829, datë 24.12.2021 PËR MIRATIMIN E KRITEREVE TË USHTRIMIT DHE TË MONITORIMIT TË VEPRIMTARIVE KËRKIMORE-SHKENCORE NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 20, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Përcaktimin e kritereve për ushtrimin, miratimin dhe monitorimin e veprimtarive kërkimore-shkencore në Fondin Pyjor Kombëtar, sipas këtij vendimi. 2. Veprimtaritë kërkimore-shkencore në fushën e pyjeve kryhen nga institucione arsimore e shkencore, subjekte fizike e juridike, që përmbushin kushtet dhe kriteret, sipas legjislacionit të posaçëm në fushën kërkimore-shkencore, duke konsideruar edhe respektimin e barazisë gjinore. 3. Kriteret që duhet të përmbushë subjekti, sipas përcaktimit të pikës 2, të këtij vendimi, janë, si më poshtë vijon: a) Të ketë gradë shkencore në fushën e pyjeve dhe përvojë mbi 10-vjeçare në fushën e pyjeve; b) Të ketë të paktën 3 specialistë pyjesh me kualifikim jo më të ulët se “Master shkencor” dhe drejtuesin me gradë shkencore dhe përvojë mbi 10-vjeçare në fushën e pyjeve; c) Për institucionet arsimore e shkencore dhe subjektet fizike e juridike që kërkojnë të ngrenë baza eksperimentale dhe didaktike në fondin pyjor publik, drejtuesi i grupit studimor të ketë mbi 10 vjet eksperiencë në fushën e pyjeve; ç) Të marrë përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen e fondit pyjor në dispozicion gjatë ushtrimit të aktivitetit, nëpërmjet dorëzimit të formularit të plotësuar të vetëdeklarimit. 4. Për miratimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në fondin pyjor bashkiak, si pjesë e Fondit Pyjor Kombëtar, institucionet arsimore e shkencore dhe/ose subjektet fizike e juridike paraqesin kërkesën me shkrim për miratim pranë bashkisë përkatëse, që ka në pronësi këtë fond. 5. Kërkesa me shkrim shoqërohet me dokumentacionin që vërteton plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, si dhe me dokumentacionin sipas përcaktimeve në tri shtojcat që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij: a) Shtojca nr. 1 pasqyron detaje mbi kërkuesin; b) Shtojca nr. 2 pasqyron detajet mbi veprimtarinë kërkimore-shkencore; c) Shtojca nr. 3, vetëdeklarimi. 6. Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune nga data e regjistrimit të kërkesës, shqyrton kërkesën. 7. Në rast se strukturat përgjegjëse për pyjet në bashki konstatojnë se kërkesa e paraqitur nga institucionet arsimore e shkencore dhe/ose subjektet fizike e juridike nuk është në përputhje me përcaktimin e pikës 5 të këtij vendimi, atyre u kërkohet plotësimi i dokumentacionit brenda 7 (shtatë) ditëve nga dita e regjistrimit të kërkesës. Në rast se subjekti nuk paraqet dokumentacionin plotësues brenda afatit të caktuar, kërkesa quhet se nuk është regjistruar dhe i kthehet kërkuesit me të gjitha aktet e tjera të depozituara. 8. Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki mbështetet në planet e mbarështimit për shqyrtimin e kërkesës së subjektit, për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe, në rast se kërkesa është në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për pyjet, si dhe parashikimet e këtij vendimi, miraton të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore. Çdo kërkesë e miratuar regjistrohet dhe i përcillet informacioni, në fund të çdo viti apo kur i kërkohet, Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe ministrisë përgjegjëse për pyjet. 9. Monitorimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve realizohet në bazë të kritereve të mëposhtme: 2 a) pasojat në ekosistemin pyjor nga realizimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore; b) ndikimi në grumbullin pyjor apo popullatën e faunës; c) dëmtimi i individëve apo popullatave të florës dhe faunës; ç) përdorimi i burimeve natyrore, i cili të jetë në përputhje me kushtet e miratimit të kërkimit shkencor të miratuar; d) dorëzimi i raportit përmbledhës në fund të aktivitetit. 10. Në rastet e studimeve, marrjes dhe programeve të tjera lidhur me përdorimin e bazës gjenetike të florës/faunës, bashkia për dhënien e miratimit për ushtrimin e veprimtarisë së kërkimit shkencor në Fondin Pyjor Kombëtar dhe subjekti që ushtron këtë veprimtari duhet të bazohen në kërkesat e ligjit nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar. 11. Në rast se kërkesa për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore bëhet për pyjet në pronësi private, institucionet arsimore e shkencore, subjektet fizike e juridike i paraqesin kërkesën pronarit si edhe bashkisë brenda territorit të së cilës gjendet sipërfaqja pyjore. Kërkesa miratohet nga bashkia përkatëse, bazuar në parashikimet e këtij vendimi, pas marrjes së dakordësisë nga pronari. 12. Kur veprimtaria kërkimore-shkencore kërkohet në Fondin Pyjor të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, zbatohen përcaktimet e bëra në vendimin nr. 302, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kërkimore shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore”. 13.NgarkohenMinistria e Turizmit dheMjedisit, bashkitë dheAgjenciaKombëtare e Pyjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR EdiRama SHTOJCA NR. 1 FORMULARI I APLIKIMIT KËRKESË PËR TË DREJTËN E USHTRIMIT TË VEPRIMTARIVE KËRKIMORE-SHKENCORE NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR DETAJE TË APLIKUESIT/APLIKUESVE (zgjidh opsionin) 1.1 Emër Mbiemër: 1.2 Institucioni (emërtimi dhe NIPT): 1.1.1 Pozicioni: 1.3 Adresa: 1.3.1 Kodi postar: 1.4 Nr. i telefonit/e-mail: 1.5 Lista e anëtarëve të stafit pjesëmarrës në studimin kërkimor-shkencor, grada shkencore, pozicioni: 3 1.6 Titulli i studimit/projektit: 1.7 Bashkia: 1.8 Ekonomia pyjore dhe ngastra në të cilën zhvillohet veprimtaria (me treguesit kadastralë): 1.9 Koordinatat gjeografike të zonës (KRRGJSH): 1.10 Përshkrimi i shkurtër i projektit: 1.10.1 Metodologjia e studimit/projektit: 1.10.2 Fillimi dhe mbarimi i projektit: 1.10.3. Data e dorëzimit të raportit përfundimtar: MBAR 4 SHTOJCA NR. 2 DETAJE MBI VEPRIMTARINË KËRKIMORE-SHKENCORE NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR Bashki a Treguesit kadastralë të zonës që do të studiohet Emri i llojit florë/faun ë (latinisht) Emri i zakonshëm i llojit florë/faunë (shqip) Gjendja e objektit të studimit/kërkimit Statusi i llojit/ve Sasi a Shpeshtësia e matjeve dhe marrjes së mostrave/prova ve □ I gjallë □ I ngordhur □ Material gjenetik □ Mostra □ I rrezikuar □ I përkeqësua r □ I kërcënuar SHTOJCA NR. 3 VETËDEKLARIM Unë i/e nënshkruari/a i/e datëlindjes (emër/atësi/mbiemër) (datë/muaj/vit) Nëse aplikanti përfaqëson një institucion duhet të saktësojë pozicionin që mban 1. Deklaroj, me vullnet të lirë e të plotë, se mbaj përgjegjësi personale për të gjithë informacionin që është plotësuar në këtë formular dhe se veprimtaria e kërkimit shkencor nuk do të ketë ndikime negative në drejtim të prishjes së ekuilibrave natyrorë dhe se pas përfundimit të projektit do të dorëzojë pranë bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve raportin përmbledhës për rezultatet e arritura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie në fondin pyjor. Deklaruesi Datë . . Firma