Decision n. 171, dated 18 March 2022 on the establishment of the database for the National Register of the Forest Fund and the Register of the Pasture Fund, definition of structure, technical criteria for the identification and reflection of the state and changes, the way of keeping data at the local, regional and central level, information that must be recorded, as well as deadlines for the preparation and reporting by forest administrators or owners
颁布于 2022-03-18 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim nr.171, date 18.3.2022 për ngritjen e bazës së të dhënave për Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor dhe Regjistrin e Fondit Kullosor, përcaktimin e strukturës, kritereve teknike për evidentimin dhe pasqyrimin e gjendjes dhe të ndryshimeve, mënyrës së mbajtjes së të dhënave në nivel vendor, rajonal e qendror, informacionit që duhet regjistruar, si dhe të afateve të përgatitjes e raportimit nga administratorët ose pronarët e pyjeve.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- forest management/forest conservation, local government, private forest, public forest, registration, data collection/reporting, pastoralism
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1 VENDIM Nr. 171, datë 18.3.2022 PËR NGRITJEN E BAZËS SË TË DHËNAVE PËR REGJISTRIN KOMBËTAR TË FONDIT PYJOR DHE REGJISTRIN E FONDIT KULLOSOR, PËRCAKTIMIN E STRUKTURËS, KRITEREVE TEKNIKE PËR EVIDENTIMIN DHE PASQYRIMIN E GJENDJES DHE TË NDRYSHIMEVE, MËNYRËS SË MBAJTJES SË TË DHËNAVE NË NIVEL VENDOR, RAJONAL E QENDROR, INFORMACIONIT QË DUHET REGJISTRUAR, SI DHE TË AFATEVE TË PËRGATITJES E RAPORTIMIT NGA ADMINISTRATORËT OSE PRONARËT E PYJEVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të pikës 1, të nenit 6, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, dhe të nenit 4, të ligjit nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Objekti i këtij vendimi është: a) krijimi i bazës së të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Fondit Pyjor dhe Regjistrit të Fondit Kullosor në nivel vendor, rajonal e qendror; b) përcaktimi i strukturës së Regjistrit Kombëtar të Fondit Pyjor (në vijim, Regjistri) me tërësinë e informacioneve kadastrale të nevojshme dhe të ndryshimeve periodike për çdo njësi të fondit pyjor kombëtar, që regjistrohet; c) përcaktimi i kërkesave për funksionimin e Regjistrit, që lidhen me kriteret teknike për evidentimin dhe pasqyrimin e gjendjes e të ndryshimeve, mënyrën e mbajtjes së të dhënave në nivel vendor, rajonal dhe qendror, informacionin që regjistrohet në Regjistër; ç) përcaktimi i afateve për raportimin e të dhënave nga administratorët apo pronarët e pyjeve, në përputhje me parashikimet e këtij vendimi. 2. Përveç përkufizimeve të dhëna në ligjin në fuqi për pyjet, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Administrator”, përdoruesi i programit në nivel qendror në agjenci; b) “Përdorues”, përdoruesi, në nivel bashkie, nga administrata rajonale e zonave të mbrojtura dhe/ose çdo subjekt tjetër i interesuar; c) “Të dhëna parësore”, sipas kuptimit në ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”; ç) “Të dhëna dytësore”, sipas kuptimit në ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”; d) “Subjekt i interesuar”, sipas kuptimit në ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”; dh) “Ndërveprim”, sipas kuptimit në ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”. II. BAZA E TË DHËNAVE PËR REGJISTRIN KOMBËTAR TË FONDIT PYJOR E REGJISTRIN E FONDIT KULLOSOR, STRUKTURA, TË DHËNAT QË PËRMBAN, DHËNËSI/DHËNËSIT E INFORMACIONIT, ADMINISTRIMI, NDËRVEPRIMI ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE DHE NIVELI I AKSESIMIT PËR SUBJEKTET E INTERESUARA 1. Baza e të dhënave shtetërore për Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor dhe Regjistrin e Fondit Kullosor (në vijim, baza e të dhënave) përbëhet nga të dhëna për fondin pyjor e kullosor në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilat janë përbërëse të shtresave hartografike, që përdoren për të kufizuar ose përcaktuar fushat në grupet e të dhënave. 2 2. Të dhënat që përfshihen në strukturën e Regjistrit Kombëtar të Fondit Pyjor dhe në Regjistrin e Fondit Kullosor janë të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore. Të dhënat parësore dhe dytësore jepen në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Dhënësit e informacionit janë njësitë e vetëqeverisjes vendore, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura me degët rajonale të saj dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve. 4. Baza e të dhënave administrohet, mirëmbahet e përditësohet nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve. 5. Baza e të dhënave ndërvepron me bazën e të dhënave të Regjistrit Elektronik të Pasurive të Paluajtshme dhe Gjeoportalin Kombëtar. 6. Baza e të dhënave disenjohet e konceptohet duke u mbështetur në përkufizimet e “administratorit” dhe të “përdoruesit”, si dhe ndërtohet në përputhje me objektivat e nivelit të aksesimit për subjektet e interesuara. 7. Niveli i aksesimit për subjektet e interesuara: a) Në nivel qendror ose në atë të “administratorit”, ku përfshihen administratorët e programit në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve; b) Në nivelin “përdorues”, i cili diferencohet në tri kategori: i. rajonal, i konceptuar në përputhje me përdoruesin që operon sipas ndarjes territoriale administrative, që përkon me qarkun; ii. bashkiak, i cili përfshin përdoruesit në të gjitha bashkitë që zotërojnë fond pyjor; iii. degët rajonale të agjencisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura. c) Çdo subjekt i interesuar. III. KRITERET TEKNIKE PËR EVIDENTIMIN DHE PASQYRIMIN E GJENDJES DHE TË NDRYSHIMEVE NË REGJISTRIN KOMBËTAR TË FONDIT PYJOR 1. Regjistri ndërtohet dhe funksionon në përputhje me kriteret teknike të informacionit gjeohapësinor (GIS), që përdoret për evidentimin e regjistrimin fillestar të pyjeve dhe me të dhënat për mbajtjen e pasqyrimin e ndryshimeve periodike që pëson fondi pyjor, të përcaktuara në aneksin nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Në regjistër përditësohen, në të gjitha nivelet e aksesimit të përcaktuara në pikën 7, të kreut II, të këtij vendimi, treguesit e mëposhtëm: a) Gjendja e fondit pyjor për treguesit kryesorë silvoteknikë, sipas pronësisë dhe përdorimit; b) Niveli i menaxhimit të këtij fondi, nëpërmjet informimit të shpejtë në hapësirë dhe në kohë për gjendjen e mundësitë e përdorimit të qëndrueshëm të tij. 3. Regjistri u referohet të dhënave nga: a) plani i mbarështimit, i cili është baza për krijimin e regjistrit dhe për përditësimin në vijueshmëri të treguesve të fondit pyjor e kullosor kombëtar; b) ekonomia pyjore/kullosore (njësia e mbarështimit), që është niveli themeltar unik i informacionit, mbi të cilën prodhohen raporte nga Regjistri; c) nënngastra (nënparcela) pyjore/kullosore, e cila është njësia më e vogël hartografike, mbi të cilën regjistrohet e përditësohet informacioni. 4. Përdoruesi në nivel bashkie ka të drejtë të propozojë ndryshime, përditësim të informacionit dhe të prodhojë raporte nga Regjistri vetëm në konturin (kufirin) nën juridiksionin administrativo-territorial të asaj bashkie. 5. Lidhur me të dhënat për zonat e mbrojtura, përdoruesi i agjencisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura propozon ndryshime, përditësim të informacionit dhe prodhon raporte nga Regjistri vetëm për zonat e mbrojtura nën juridiksionin administrativo-territorial të asaj agjencie. 6. Propozimi i ndryshimit dhe i përditësimit të informacionit në Regjistër është i vlefshëm vetëm kur ai pranohet nga administratori. 7. Ndryshimi, përditësimi i të dhënave dhe pranimi i tyre nga administratori bëhet mbi bazën e dokumentacionit ligjor e teknik, të cilat i vihen në dispozicion nga “përdoruesi”. 8. Mbajtja dhe regjistrimi në regjistrin e fondit kullosor, përditësimi i gjendjes së fondit kullosor, sipërfaqja dhe kapaciteti mbajtës, sipas pronësisë, dhe ndryshimi i gjendjes së kullotave specifikohen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për kullotat. 3 IV. INFORMACIONI QË REGJISTROHET NË REGJISTËR, AFATET E PËRGATITJES E TË RAPORTIMIT NGA ADMINISTRATORËT OSE PRONARËT E PYJEVE 1. Informacioni që mbartet e regjistrohet në Regjistër është në përputhje me formatin e raportimeve në nivel rajonal, kombëtar e ndërkombëtar në këtë fushë. 2. Baza e informacionit fillestar në Regjistër, që shërben si vit bazë reference, është ai i vitit 1985. 3. Informacioni në Regjistër është alfanumerik, gjeohapësinor dhe organizohet në përputhje me standardet e kërkuara të raportimit, të përcaktuara në aneksin nr. 2 dhe në shtojcat 2 e 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 4. Raportimi i Regjistrit nga administratori bëhet 1 (një) herë në vit për standardin kombëtar të statistikave dhe sa herë që kërkohet nga subjekte të interesuara, duke u mbështetur në legjislacionin për të drejtën për informim, sipas përcaktimeve në aneksin nr. 2 dhe në shtojcën 4, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 5. Një raport i detajuar për gjendjen e fondit pyjor i vihet në dispozicion ministrit përgjegjës për pyjet, jo më vonë se data 30 mars e çdo viti. Raporti përmban të gjitha ndryshimet e evidentuara për fondin kombëtar pyjor gjatë vitit pararendës dhe hartohet në përputhje me rezultatet sipas shtojcës 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 6. Regjistri, në periudhat ndërmjet dy planeve të mbarështimit dhe ndërmjet dy inventarizimeve kombëtare, pasqyron ndryshimet që ndodhin në fondin pyjor për shkak të ndryshimeve në: a) pronësi, administrim, përdorim; b) gjendjen e grumbullit dhe treguesit silvoteknikë të tij. 7. Me përjashtim të aspekteve të pronësisë, administrimit dhe përdoruesve, të cilat përditësohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, ndryshimet e gjendjes së grumbullit evidentohen në një interval kohor, i cili përkon me hartimin e miratimin e një plani mbarështimi. 8. Të dhënat përditësohen në vijueshmëri nga struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki dhe administrata rajonale e zonave të mbrojtura, sipas nivelit të aksesimit e të përdorimit përkatës në Regjistër. 9. Të dhënat e detajuara për informacionin që regjistrohet në Regjistër, modulet, tabelat përbërëse, formatet e raportimit dhe afatet kohore të shkëmbimit të informacioneve dhe të evidentimit e pranimit të ndryshimeve përcaktohen në aneksin nr. 2, që i bashkëlidhet vendimi. 10. Regjistrimi, përditësimi dhe ndryshimi i gjendjes së kullotave bëhet sipas përcaktimeve të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar. V. DISPOZITA TË FUNDIT Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bashkitë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama 4 Aneks nr. 1 KRITERET TEKNIKE TË EVIDENTIMIT TË GJENDJES DHE TË NDRYSHIMEVE NË RKFP 1. RFPK, në nivel bashkie, Agjencie Rajonale të Zonës së Mbrojtur (ARZM) dhe për pyjet private, pajiset me harta të ekonomive pyjore/kullosore të gjeoreferuara nga ish-Kadastra Kombëtare e Fondit Pyjor dhe Kullosor (në vijim, Regjistri Kombëtar i Fondit Pyjor). 2. Si bazë për përpilimin e hartave shërbejnë hartat topografike të shkallës 1:25000 të përgatitura nga Instituti i Topografisë Ushtarake, të skanuara dhe të gjeoreferuara, duke përdorur sistemin koordinativ të bazës gjeografike të të dhënave që mbështetet në projeksionet konike Lambert dhe koordinatat sipas KRRGJSH-së. 3. Paraqitja hartografike në Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor bëhet sipas formave të pronësisë apo të përdorimit të fondit pyjor e kullosor. “Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki” dhe “Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura” digjitalizojnë me poligone të mbyllura shtresat e mëposhtme: a) kufijtë e ekonomive pyjore, pjesëve ekonomike, ngastrave dhe nënngastrave, mbështetur në hartat e planeve të mbarështimit e të inventarizimit; b) kufijtë e bashkive dhe të zonave të mbrojtura mbështetur në harta institucionalisht të njohura; c) kufijtë e pronave private, fond pyjor dhe kullosor; ç) kufijtë e zonave kadastrale sipas ASHK-së. 4. Informacioni i pikës 3, të këtij aneksi, dërgohet tek administratori, i cili kontrollon që të mos ketë mbivendosje, kufij të tepërt ose zona konfliktuale, dhe plotëson në nivel kombëtar të gjitha të dhënat e mësipërme. 5. Për të realizuar harta tematike, statistika, analiza etj., janë të nevojshme këto shtresa: a) rrjeti hidrografik, një shtresë e tipit linjë, shënuar me blu të errët; b) rrjeti rrugor, një shtresë e tipit linjë, shënuar me kafe të errët; c) kufijtë e qarqeve, një shtresë e tipit poligon, shënuar me të kuqe, 1 mm të trashë; ç) kufijtë e bashkive, një shtresë e tipit poligon, shënuar me të kuqe 0.5 mm të trashë; d) kufijtë e zonave të mbrojtura shënuar me të bardhë 0.5 mm të trashë; dh) kufijtë e ekonomive pyjore, një shtresë e tipit poligon, shënuar me të zezë, 1 mm të trashë; e) kufijtë e pjesëve ekonomike, një shtresë e tipit poligon, shënuar me të zezë, 0.75 mm; ë) kufijtë e ngastrave, një shtresë e tipit poligon, shënuar me të zezë, 0.5 mm të trashë; f) kufijtë e nënngastrave, një shtresë e tipit poligon, shënuar me të zezë, 0.25 mm të trashë; g) ndarjet pronësore, një shtresë e tipit poligon, shënuar me të kuqe 0.25 mm të trashë; gj) koordinatat dhe diametrat e sipërfaqeve provë të përhershme, një shtresë e tipit pikë me ngjyrë të kuqe; h) koordinatat dhe diametrat e sipërfaqeve provë të përkohshme, një shtresë e tipit pikë me ngjyrë të verdhë; i) qendrat e banuara, një shtresë e tipit pikë me ngjyrë të zezë ose poligon në vartësi të madhësisë së qendrës; j) linjat e konturit (lartësisë). 6. Çdo shtresë e mësipërme duhet të jetë e përfunduar pa gabime, me saktësi të pranuar në digjitalizim 0,02–0,05. Elementet e secilës shtresë duhet të jenë të identifikuara në mënyrë të vetme, në mënyrë që të realizohet lidhja me atributet. 7. Për të eliminuar mbivendosjen e kufijve gjatë digjitalizimit, veprohet si vijon: a) digjitalizimi i rrjetit hidrografik; b) digjitalizimi i rrjetit rrugor; 5 c) digjitalizimi i kufijve të qarqeve; ç) digjitalizimi i kufijve të bashkive; d) digjitalizimi i ekonomisë pyjore; dh) digjitalizimi i kufijve të zonave të mbrojtura; e) digjitalizimi i ngastrave; ë) digjitalizimi i nënngastrave; f) vendosja e qendrave të sipërfaqeve provë të përhershme; g) vendosja e qendrave të sipërfaqeve provë të përkohshme; gj) vendosja e atributeve për secilën shtresë. 8. Formati digjital të jetë në përputhje me përcaktimet e sistemit, në të cilën përfshihet sistemi i RKFP-së. 9. Pasqyra e të dhënave të nënngastrës në aspektin hartografik përmban: a) informacionin, nëse grumbulli pyjor është historik ose aktiv: b) qarkun; c) bashkinë; ç) ekonominë pyjore; d) pjesën ekonomike; dh) ngastrën; e) nënngastrën; ë) ndarjet sipas formave të pronësisë; f) ndarjet sipas formës së administrimit; g) sipërfaqen. 10. Planet e mbarështimit të pyjeve dhe të kullotave të hartuara për çdo ekonomi pyjore, në përputhje me kërkesat e udhëzimit përkatës, “Për hartimin e planeve të mbarështimit të pyjeve”, të miratuar për këtë qëllim, përbëjnë bazën e mbajtjes së treguesve kadastralë për gjendjen e fondit pyjor dhe kullosor. 11. Grupi i parë i treguesve kadastralë janë të dhënat identifikuese si vijon: a) qarku; b) bashkia c) ARZM-ja; ç) ekonomia pyjore; d) pjesa ekonomike; dh) ngastra; e) nënngastra; ë) përdorimi i territorit, i klasifikuar sipas këtyre kategorive: pyll, kullotë, livadh, djerrë, tokë me bimësi pyjore, sipërfaqe joproduktive; f) pronësia; g) administrimi. 12. Grupi i dytë i treguesve kadastralë është përshkrimi i gjendjes së grumbullit pyjor, si vijon: a) formacion bimor drurë, shkurre; b) forma e qeverimit të grumbullit pyjor, sipas këtij klasifikimi: trungishte, cungishte, trungishte e përbërë, cungishte e përbërë, shkurre; c) funksioni kryesor: prodhues, pyje që kulloten dhe krasiten, mbrojtës, mbrojtjes+ prodhues, konservues, rekreacion; ç) faza e zhvillimit: d.1 për trungishtet: filizëri, gëmushajë, lëmishte, imshtajë e re, imshtajë e moçme, trungishte e re, trungishte e mesme, trungishte e moçme; d.2 për cungishtet dhe shkurret: e rinisë, e parapjekurisë, e pjekurisë, e pleqërisë; d) tipi i pyllit; dh) kati: njëkatësh, dykatësh, shumëkatësh. 6 13. Grupi i tretë janë treguesit që dalin nga inventarizimi i grumbullit pyjor në sipërfaqet provë 200 x 200 m në rrjet kuadratik, për vlerësimin sasior dhe cilësor të tyre, si vijon: a) kurorëdendësia (kd); b) trungdendësia (td), rritja vijuese (Rv); c) rritja mesatare vjetore (Rmv); ç) vëllimi për ha dhe në total. 14. Diametrat e drurëve dhe shkurreve, sipas formës së qeverimit, fillojnë: a) për trungishtet 10 cm e lart; b) për cungishtet sipas grupeve diametrike 6–9 cm dhe, 10 cm e lart; c) për shkurret 4 cm e lart. 15. Të dhënat për vëllimin total dhe sipas asortimenteve të grumbujve pyjorë përpunohen sipas programit të miratuar për këtë qëllim, i cili është pjesë e RKFP-së, duke evidentuar: lartësinë mesatare (hm), diametrin mesatar (dm), lartësinë zotëruese (hz), moshën mesatare (Mm), klasën e prodhimit (klp) dhe jepen sipas: a) funksionit kryesor; b) tipit të pyllit; c) formës së qeverimit të grumbullit; ç) llojeve përbërëse sipas katit dhe formës së qeverimit; d) klasave të moshës sipas llojeve përbërës, katit dhe formës së qeverimit; dh) klasave diametrike, sipas llojeve përbërës dhe formës së qeverimit; e) klasave të prodhimit, duke marrë në konsideratë gabimin standard (E%) vetëm për shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të kësaj pike. 16. Dokumentacioni i lartpërmendur i tipit kartelë në nivel nënngastre (ngastre) është pjesë e arkivit së kadastrës pyjore dhe ruhet sipas normave në fuqi; 17. Treguesit kadastralë të detyrueshëm për t’u mbajtur nga kadastra pyjore mbi bazën e informacionit të lartpërmendur jepen në shtojcën 2. Aneksi nr. 2 INFORMACIONIN QË REGJISTROHET NË RKFP, MODULET, TABELAT PËRBËRËSE, FORMATET E RAPORTIMIT DHE AFATET KOHORE TË SHKËMBIMIT TË INFORMACIONEVE DHE EVIDENTIMIT E PRANIMIT TË NDRYSHIMEVE 1. Në rastet kur inventarizimet pyjore kombëtare dhe rajonale bëhen të pavarura nga inventarizimet në nivel ekonomie pyjore, ngastrash ose grup ngastrash, dhe informacioni që rrjedh nga këto nivele është i ndryshëm, kadastra pyjore bën integrimin vertikal të informacionit, sipas niveleve të ndryshme, dhe krahasimin e rezultateve, duke bërë korrigjimet përkatëse. Si bazë kryesore shërben informacioni që merret për nivelin më të ulët të organizimit të grumbujve pyjorë. 2. Si pjesë e dokumentacionit teknik arkivor për inventarizimin pyjor kombëtar dhe rajonal, regjistri mban edhe skedat origjinale të terrenit, të hedhura dhe në formë elektronike, të cilat përmbajnë: a) rilevuesin, datën dhe orën e rilevimit; b) të dhënat identifikuese të sipërfaqes provë; c) treguesit e grumbullit – funksioni kryesor, tipi i grumbullit, forma e qeverimit, klasa aktuale e moshës sipas katit dhe formës së qeverimit, tipi i sipërfaqes provë, të koduar; ç) madhësinë e sipërfaqes provë, pjerrësinë, rrezen; d) azimutin dhe distancën për drurët me d=/>10 cm; dh) diametrin në 1,30 m sipas llojeve drusore, katit, formës së qeverimit, grupeve diametrike; 7 e) lartësinë e drurit me diametër mesatar, sipas llojit, katit, formës së qeverimit; ë) moshën, sipas llojeve drusore, katit, formës së qeverimit; f) lartësinë zotëruese; g) dëmtimet; gj) cilësinë e drurit; h) infrastruktura e fondit pyjor (rrugë etj.). 3. Regjistri, në periudhat ndërmjet dy planeve të mbarështimit dhe ndërmjet dy inventarizimeve kombëtare, pasqyron ndryshimet që ndodhin në fondin pyjor për shkak të ndryshimeve në: a) pronësi, administrim, përdorim; b) gjendjen e grumbullit dhe treguesit silvoteknikë të tij. 4. Intervali i dhënies së informacionit të përditësuar përdoruesve varet nga intervali i përditësimit të të dhënave qendrore. Me përjashtim të aspekteve të pronësisë, administrimit dhe përdoruesve, të cilat përditësohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, ndryshimet e gjendjes së grumbullit evidentohen në një interval kohor më të gjatë. Të dhënat për diametrin, lartësinë, tipin e pyllit etj., përditësohen në planet e mbarështimit. 5. Heqja e sipërfaqeve të regjistruara në zërin kadastral pyll bëhet për shkak të ndryshimit të kategorisë përdorimit të sipërfaqes pyjore në kategori të tjera të përdorimit të territorit. 6. Sipërfaqet që pakësohen nga dështimet në pyllëzime, rënia e zjarreve apo e faktorëve të tjerë atmosferikë e njerëzorë mbeten fond pyjor, por kalojnë në zërin tokë me bimësi pyjore ose djerrë, kur këto sipërfaqe nuk mund të ripërtërihen në mënyrë natyrale. 7. Nuk hiqen nga fondi pyjor dhe konsiderohen pjesë e tij korridoret me gjerësi deri në 10 m të hapura për mbrojtjen nga zjarri, linja tensioni dhe hapje rrugësh me gjerësi nën 10 m, përfshirë dhe bankinën, çeltirat që krijohen brenda grumbullit nga shpimet, gërmimet apo ndërtimet e veçuara. 8. Për ndryshimet e destinacionit të përdorimit të fondit pyjor dhe kullosor hartohen raporte teknike përkatëse, me skicë dhe kufij të rregullt, duke përdorur GPS-në për identifikimin e koordinatave. Skica e ngastrës jepet e gjeoreferuar nëpërmjet koordinatave të përcaktuara, e cila duhet të përmbajë të gjitha detajet, si lumenjtë, rrugët etj. 9. Ndryshimet në sipërfaqen e fondit pyjor pasqyrohen sipas zërave kadastralë. Në rast se pyllëzimi bëhet në sipërfaqe të mbuluara me shkurre ose pyje të degraduara, por që kd > 0.3, sipërfaqja pyjore e fondit pyjor nuk ndryshon. Në këtë rast ndryshon tipi i pyllit dhe pakësohet lloji shkurre apo i pyllit të degraduar ose me prodhimtari të ulët dhe shtohet sipërfaqja e llojit me të cilin është pyllëzuar. 10. Shtesat në vëllim pasqyrohen nga rritja vijuese e drurëve; rivlerësimi i pyjeve të reja, të cilat plani i mbarështimit i ka vlerësuar pa vëllim; evidentimi i sipërfaqeve që nuk janë pasqyruar më parë në planet e mbarështimit; dhe nga ndryshimet në madhësinë e sipërfaqes së nënngastrës. 11. Shtesat nga rritja vjetore bëhen në fund të vitit sipas programit kompjuterik të hartuar për këtë qëllim, duke shumëzuar trungdendësinë që jepet në planet e mbarështimit me rritjen vijuese të tabelave për llojin përkatës, formula e llogaritjes është: (Rv = Td x Rv/ha x S). 12. Rivlerësimi i pyjeve të reja, që plani i mbarështimit i ka vlerësuar pa vëllim, dhe evidentimi i sipërfaqeve që nuk janë pasqyruar më parë në planet e mbarështimit, bëhet nëpërmjet inventarizimit me sipërfaqe provë të përhershme dhe të përkohshme, të dhënat e të cilave hidhen në programin kompjuterik. 13. Ndryshimet në vëllim, që vijnë nga shfrytëzimet, prerjet kulturore, regjistrohen sipas ekonomive pyjore dhe nënngastrave ku është bërë ndërhyrja, në kapitullin punime të kryera, duke dhënë sipërfaqen, numrin e drurëve dhe vëllimin në asortimente sipas llojeve dhe tipin e ndërhyrjes. Për prerjet e paligjshme jepet sipërfaqja, numri i drurëve të prerë dhe vëllimi në asortimente sipas llojeve. 14. Ndryshimet dhe shtesat e fondit pyjor në sipërfaqe dhe vëllim, sipas pikave nga 9 deri në 13, të këtij udhëzimi, pasqyrohen vetëm pasi të jenë miratuar nga autoriteti publik përkatës. 8 15. Kartela për pasqyrimin e ndryshimeve periodike të fondit pyjor jepet në shtojcën 3, bashkëlidhur këtij udhëzimi. 16. Rezultatet dhe raportet që gjenerohen nga RKFP, jepen sipas shtojcës 4, bashkëlidhur këtij vendimi. 17. Dokumentacioni shkresor kadastral, duke përfshirë dhe atë topografik, mbahet në arkivin teknik dhe administrohet sipas dispozitave ligjore për përdorimin e arkivave teknike. Dokumentacioni i terrenit ruhet në gjendje të pastër dhe i plotë, duke u grupuar në dosje të veçanta në bazë ekonomie pyjore, bashkie, zonë të mbrojtur dhe qarku. Shtojca 1 A. TË DHËNAT PARËSORE DHE DYTËSORE TË RKFP-së Struktura e RKFP-së përbëhet nga të dhëna parësore, si më poshtë: Ekonomia pyjore; Të dhënat identifikuese parcela/nënparcela pyjore; Funksioni kryesor; Forma e qeverimit të grumbullit; Tipi i pyllit; Origjina e pyllit (natyrale/artificiale); Lloji; Forma e qeverimit; Klasa e moshës; Klasa e prodhimit; Karakteristikat dendrometrike; Vëllimi i lëndës drusore; Karakteristikat kryesore të grumbullit. B. TË DHËNAT DYTËSORE TË RKFP-së Struktura e RKFP-së përbëhet nga të dhëna dytësore si më poshtë: Njësia e vetëqeverisjes vendore; Pronësia; Zona kadastrale; Rrjeti hidrik; Rrjeti i rrugëve. Shtojca 2 FONDI PYJOR: TREGUESIT KADASTRALË TË NËNPARCELËS/PARCELËS 1. Të dhënat identifikuese Ndërtohet tabela e atributeve sipas nivelit hierarkik të organizimit administrativ dhe të aspekteve të pronësisë sipas programit të përshtatur për këtë qëllim. Çdo nënparcelë/parcelë do të ketë një kod unik identifikimi. 2. Karakteristikat kryesore të grumbullit Ndërtohet tabela e atributeve me karakteristikat kryesore të grumbullit të ndërtuar sipas programit të përshtatur për këtë qëllim. 3. Treguesit dendrometrikë sipas llojeve 9 Ndërtohet tabela e atributeve me treguesit dendrometrikë, sipas llojeve, formës së qeverimit, klasave të moshës, sipas programit të përshtatur për këtë qëllim. Shtojca 3 FONDI PYJOR: NDRYSHIMET E KONSTATUARA SIPAS NËNPARCELËS, PARCELËS 1. Të dhënat identifikuese Ndërtohet tabela e atributeve sipas nivelit hierarkik të organizimit administrativ dhe të aspekteve të pronësisë sipas programit të përshtatur për këtë qëllim. Çdo nënparcelë/parcelë ka një kod unik identifikimi, në të cilën pasqyrohet ndryshimi i evidentuar. 2. Karakteristikat kryesore të grumbullit Ndërtohet tabela e atributeve me karakteristikat kryesore të grumbullit, të ndërtuar sipas programit të përshtatur për këtë qëllim, dhe ku pasqyrohen ndryshimet e evidentuara. 3. Treguesit dendrometrikë sipas llojeve Ndërtohet tabela e atributeve me treguesit dendrometrikë, sipas llojeve, formës së qeverimit, klasave të moshës, sipas programit të përshtatur për këtë qëllim dhe pasqyrohen ndryshimet e evidentuara. Shtojca 4 FONDI PYJOR: REZULTATET DHE RAPORTIMI Hierarkia e paraqitjes së rezultateve për treguesit kryesorë të grumbullit; Pronësia; Formacioni bimor; Funksioni kryesor; Forma e qeverimit të grumbullit; Tipi i pyllit; Origjina; Lloji; Forma e qeverimit; Klasa e moshës; Klasa e prodhimit; Raportet: Rap. 01: Përdorimi i territorit sipas pronësisë – jepet sipërfaqja sipas përdorimit të territorit; Rap. 02: Të dhënat e treguesve kryesorë të grumbullit sipas pronësisë, funksionit, formës së qeverimit të grumbullit dhe tipit të pyllit – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 03: Të dhënat për grumbujt pyjorë publikë sipas funksionit kryesor, formës së qeverimit, tipit të pyllit dhe origjinës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 04: Të dhënat për grumbujt pyjorë privatë sipas funksionit kryesor, formës së qeverimit, tipit të pyllit dhe origjinës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 05: Të dhënat për grumbujt pyjorë publikë sipas tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 06: Të dhënat për grumbujt pyjorë publikë prodhues sipas tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 07: Të dhënat për grumbujt pyjorë publikë mbrojtës sipas tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; 10 Rap. 08: Të dhënat për grumbujt pyjorë s publikë konservues sipas tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 9: Të dhënat për grumbujt pyjorë publikë rekreacion sipas tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 10: Të dhënat për grumbujt pyjorë privatë prodhues sipas tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 11: Të dhënat për grumbujt pyjorë privatë mbrojtës sipas tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 12: Të dhënat për grumbujt pyjorë privatë konservues sipas tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 13: Të dhënat për grumbujt pyjorë privatë rekreacion sipas tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 14 Të dhëna për grumbujt pyjorë rezervë strategjike sipas pronësisë, tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi; Rap. 15 Të dhëna për grumbujt pyjorë, rezervat farore, sipas pronësisë, tipit të pyllit, llojeve, formës së qeverimit dhe klasave të moshës – jepet sipërfaqja dhe vëllimi.