Regulation No. 96 date 14.2.2018 amending and supplementing Regulation No. 372 date 18.5.2016 approving the rules of communication, bilateral consultation, and decision-making of the type-A environmental permission for the functioning of the installation placed in the territory of the Republic of Albania that has real potential for considerable negative impact in the environment of a different state
Made 2018-02-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Environment
- Keywords
- authorization/permit, environmental standards, international cooperation, public participation, standards, protection of environment
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 96, datë 14.2.2018 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 372, DATË 18.5.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË KOMUNIKIMIT, KONSULTIMIT DYPALËSH DHE VENDIMMARRJES PËR LEJEN E MJEDISIT TË TIPIT A, PËR FUNKSIONIMIN E INSTALIMIT TË VENDOSUR NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QË KA MUNDËSI REALE TË KRIJOJË EFEKTE NEGATIVE TË KONSIDERUESHME NË MJEDISIN E NJË SHTETI TJETËR OSE MENJËHERË PASI I KËRKOHET NGA KY SHTET” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në tekstin e rregullave të komunikimit, konsultimit dypalësh dhe vendimmarrjes për lejen e mjedisit të tipit A, për funksionimin e instalimit të vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që ka mundësi reale të krijojë efekte negative të konsiderueshme në mjedisin e një shteti tjetër ose menjëherë pasi i kërkohet nga ky shtet, bashkëlidhur vendimit nr. 372, datë 18.5.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Shkronjat “b” e “dh”, të pikës 2, shfuqizohen; b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2/1 Dokumenti ‘Përmbledhja joteknike e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis në nivel kombëtar ose ndërkufitar’ do të kërkohet gjatë këtij procesi, por ky dokument do të gjenerohet nga vetë ministria përgjegjëse për mjedisin dhe institucionet e saj të varësisë, të përfshira në këtë proces.”. 2. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Qendra Kombëtare e Biznesit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama