Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 9 laying down the classification of radioactive sources with the aim of ensuring protection against radiations

Made 2010-01-07 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Energy, Environment, Waste and hazardous substances
Keywords
pollution control, radiation, hazardous waste, emissions, classification/declassification, hazardous substances, waste management

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr.9, datë 7.1.2010 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KATEGORIZIMIN E BURIMEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NË FUNKSION TË MBROJTJES NGA RREZATIMET, PËR SIGURINË DHE SIGURIMIN E BURIMEVE TË RREZATIMIT JONIZUES” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullores “Për kategorizimin e burimeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë në funksion të mbrojtjes nga rrezatimet, për sigurinë dhe sigurimin e burimeve të rrezatimit jonizues”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare KR YE MI NIS TRI S a l i B e r i s h a RREGULLORE PËR KATEGORIZIMIN E BURIMEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NË FUNKSION TË MBROJTJES NGA RREZATIMET, PËR SIGURINË DHE SIGURIMIN E BURIMEVE TË RREZATIMIT JONIZUES 1. Objekti i rregullores Objektivi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i një sistemi logjik të thjeshtë për kategorizimin e materialeve radioaktive, bazuar në rrezikun e tyre potencial ndaj shëndetit. Kategorizimi i burimeve bazuar në riskun, aktivitetin dhe praktikën e punës me to, është një domosdoshmëri për plotësimin e kushteve të sigurisë dhe sigurimit. 2. Elemente bazë për vlerësimin e kategorizimit Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, bazuar në dokumente të ANEA-s, ka arritur të krijojë një sistem, i cili i shpërndan burimet në pesë kategori duke marrë në konsideratë këto elemente bazë: - Sistemin e licencimit; - Masat e sigurimit fizik; - Regjistrin kombëtar të burimeve radioaktive; - Kontrollin e import-eksporteve të burimeve radioaktive; - Etiketimin e burimeve radioaktive me aktivitet të madh; - Planin e emergjencave; - Prioritetin për vënien në kontroll të burimeve me status të dyshimtë; - Komunikimin me publikun. 3. Efektet e materialeve radioaktive sipas kategorive - Kategoria 1 e burimeve, nëse nuk është menaxhuar në mënyrë të sigurt ose nuk është mbrojtur në mënyrë të sigurt, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme te personi që i përdor ose ka qenë në kontakt me to, për më shumë se disa minuta. Do të ishte me pasoja vdekjeprurëse qëndrimi afër një sasie materiali të pambrojtur për një periudhë nga disa minuta deri në një orë. Këto burime përdoren veçanërisht në praktika të tilla, si gjeneratorët me burim radioaktiv, rrezatuesit e fuqishëm dhe burimet e radioterapisë. - Kategoria 2 e burimeve, nëse nuk është menaxhuar në mënyrë të sigurt ose nuk është mbrojtur në mënyrë të sigurt, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme te personi, që i mban ose ka qenë në kontakt me to për një kohë relativisht të shkurtër (minuta deri në disa orë). Do të ishte me pasoja vdekjeprurëse qëndrimi afër një sasie materiali radioaktiv të pambrojtur për një periudhë nga disa orë deri në disa ditë. Këto burime përdoren veçanërisht në praktika të tilla, si radiografia industriale gama, brakiterapia me fuqi doze të lartë dhe me fuqi doze të mesme.

  2. - Kategoria 3 e burimeve, nëse nuk është e menaxhuar në mënyrë të sigurt ose nuk është mbrojtur në mënyrë të sigurt, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme te personi, që i mban ose ka qenë në kontakt me to për më shumë se disa orë. Do të ishte me pasoja vdekjeprurëse, ndonëse me mundësi të pakta, qëndrimi afër një sasie materiali radioaktiv të pambrojtur për një periudhë nga disa ditë në disa javë. Këto burime përdoren veçanërisht në praktika të tilla, si sondat fikse industriale që kanë burime me aktivitet të lartë (si p.sh. në nivelmatësat, sondat e konvejerëve, trashësimatësat) dhe kontrolli i puseve të shpimit. Në kategoritë 4 dhe 5 përfshihen burime me risk të ulët, krahasuar me tri kategoritë e mësipërme. 4. Kategorizimi i materialeve radioaktive Kategorizimi i burimeve bazohet në raportin A/D, ku “A” është aktiviteti i burimit, ndërsa “D” është një faktor që quhet faktori i rrezikut dhe përcaktohet bazuar në faktorin e transferimit linear të energjisë së rrezatimit TLE. Përcaktimi bëhet mbi bazën e tabelës 1, vlerat e “D”-së jepen në tabelën 2. T a b e l a 1 Kategoria 1 Praktikat e përdorimit Gjenerator termoelektrik me radioizotope Rrezatime Teleterapi Fikse dhe multi bem teleterapi >=1000 A/D 2 3 4 Gamma radiografi industriale Brakiterapi me nivel të mesëm dhe të lartë doze Deduktuesit industrialë fiks Deduktus niveli Numërues Deduktues në puse Brakiterapi me nivel të ulët doze (përjashtuar burimet e implantuara) Deduktues trashësie dhe niveli Deduktues portabël Përcaktimi i densitetit të kockave Eliminuesit e ngarkesave 1000>=A/D>=10 10>=AD>=1 1>=A/D>=0.01 5 Brakiterapi me nivel të ulët doze (përfshi burimet e 0.001>=A/D>=përjashtimet/D implantuara) Fluoreshenca me rreze x Pajisje për kapjen e elektroneve Spektroskopinë Mossbauer Tomografia me emision pozitronesh Burimet me periodë gjysmëzbërthimi të vogël, të cilat përdoren në mjekësinë bërthamore, si Tc- 99 ose I-131, mund të përfshihen në kategorizim dhe inventar, por kjo duhet të shihet rast pas rasti (ose përjashtohen). Praktikat, të cilat përfshijnë grupimin e disa burimeve në një zonë ku ato qëndrojnë së bashku, si në ruajtje dhe në transport mund të konsiderohen si një burim i vetëm. Në këtë rast përcaktimi i kategorisë do të bëhet: A/D=Σn (ΣiAi,n)/D n Ku “Ai,n” është aktiviteti për çdo burim “i”, të radionuklidit “n” dhe “Dn” është vlera e “D” për çdo radionuklid. Faktori i rrezikut “D” i referohet kritereve të mëposhtme të dozës. 1. “1Gy” në palcën e kockave ose “6 Gy” në mushkëri prej një rrezatimi të ulët TLE (faktori i transformimit linear të energjisë), i marrë nga një organ, në 2 ditë. 2. “25 Gy” në mushkëri nga përthithja prej një rrezatimi të lartë TLE në 1 vit. 3. “5 Gy” në tiroide e përthithur nga organi, në 2 ditë. 4. Për një burim në kontakt me indin e butë, një dozë më shumë se 25 Gy në thellësi. a-2 cm për pjesët kryesore të trupit, b-1 cm për duart. 5. Për një burim, i cili konsiderohet shumë i madh për t’u mbajtur, 1 Gy në palcën e kockave në 100 orë nga një burim në dhomë në distancë 1 m. T

  3. a b e l a 2 Radionuklidi 1000*D 10*D D 0.01*D TBq Ci TBq Ci TBq Ci TBq Ci Am-241 Am241/Be Au-198 Cd-109 6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02 6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02 2.E+02 5.E+03 2.E+00 5.E+01 2.E-01 5.E+00 2.E-03 5.E-02 2.E+04 5.E+05 2.E+02 5.E+03 2.E+01 5.E+02 2.E-01 5.E+00 Cf-252 2.E+01 5.E+02 2.E-01 5.E-00 2.E-02 5.E-01 2.E-04 5.E-03 Cm-244 Co-57 Co-60 Cs-137 Fe-55 Gd-153 Ge-68 H-3 I-125 I-131 Ir-192 Kr-85 Mo-99 Ni-63 P-32 Pd-103 Pm-147 Po-210 Pu-238 Pu-239/Be Ra-226 Ru-106(Rh- 106) Se-75 5.E+01 1.E+03 5.E-01 1.E+01 5.E-02 1.E+00 5.E-04 1.E-02 7.E+02 2.E+04 7.E+00 2.E+02 7.E-01 2.E+01 7.E-03 2.E-01 3.E+01 8.E+02 3.E-01 8.E+00 3.E-02 8.E-01 3.E-04 8.E-03 1.E+02 3.E+03 1.E+00 3.E+01 1.E-01 3.E+00 1.E-03 3.E-02 8.E+05 2.E+07 8.E+03 2.E+05 8.E+02 2.E+04 8.E+00 2.E+02 1.E+03 3.E+04 1.E+01 3.E+02 1.E+00 3.E+01 1.E-02 3.E-01 7.E+01 2.E+03 7.E-01 2.E+01 7.E-02 2.E+00 7.E-04 2.E-02 2.E+06 5.E+07 2.E+04 5.E+05 2.E+03 5.E+04 2.E+01 5.E+02 2.E+02 5.E+03 2.E+00 5.E+01 2.E-01 5.E+00 2.E-03 5.E-02 2.E+02 5.E+03 2.E+00 5.E+01 2.E-01 5.E+00 2.E-03 5.E-02 8.E+01 2.E+03 8.E-01 2.E+01 8.E-02 2.E+00 8.E-04 2.E-02 3.E+04 8.E+05 3.E+02 8.E+03 3.E+01 8.E+02 3.E-01 8.E+00 3.E+02 8.E+03 3.E+00 8.E+01 3.E-01 8.E+00 3.E-03 8.E-02 6.E+04 2.E+06 6.E+02 2.E+04 6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 1.E+04 3.E+05 1.E+02 3.E+03 1.E+01 3.E+02 1.E-01 3.E+00 9.E+04 2.E+06 9.E+02 2.E+04 9.E+01 2.E+03 9.E-01 2.E+01 4.E+04 1.E+06 4.E+02 1.E+04 4.E+01 1.E+03 4.E-01 1.E+01 6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02 6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02 6.E+01 2.E+03 6.E-01 2.E+01 6.E-02 2.E+00 6.E-04 2.E-02 4.E+01 1.E+03 4.E-01 1.E+01 4.E-02 1.E+00 4.E-04 1.E-02 3.E+02 8.E+03 3.E+00 8.E+01 3.E-01 8.E+00 3.E-03 8.E-02 2.E+02 5.E+03 2.E+00 5.E+01 2.E-01 5.E+00 2.E-03 5.E-02 2Sr-90(Y-90) 1.E+03 3.E+04 1.E+01 3.E+02 1.E+00 3.E+01 1.E-02 3.E-01 Tc-99 TI-204 7.E+02 2.E+04 7.E+00 2.E+02 7.E-01 2.E+01 7.E-03 2.E-01 2.E+04 5.E+05 2.E+02 5.E+03 2.E+01 5.E+02 2.E-01 5.E+00 Tm-170 2.E+04 5.E+05 2.E+02 5.E+03 2.E+01 5.E+02 2.E-01 5.E+00 Yb-169 3.E+02 8.E+03 3.E+00 8.E+01 3.E-01 8.E+00 3.E-03 8.E-02

Regulation No. 9 laying down the classification of radioactive sources with the aim of ensuring protection against radiations · Nelum