Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 866 dated 10.12.2014 approving the lists of natural habitat types, plants, animals, and birds that are of interest for European Union

Made 2014-12-10 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Wild species and ecosystems
Keywords
protection of habitats, protection of species, biodiversity

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 866, datë 10.12.2014 PËR MIRATIMIN E LISTAVE TË TIPAVE TË HABITATEVE NATYRORE, BIMËVE, KAFSHËVE DHE SHPENDËVE, ME INTERES PËR BASHKIMIN EVROPIAN* Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17/4, të ligjit nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin e listave të tipave të habitateve natyrore, bimëve, kafshëve dhe shpendëve, me interes për Bashkimin Evropian, sipas anekseve të mëposhtme, që i bashkëlidhen këtij vendimi: a) Aneksi I: Tipat e habitateve natyrore me interes për Bashkimin Evropian, ruajtja e të cilave kërkon përcaktimin e zonave të veçanta të ruajtjes; b) Aneksi II: Llojet e bimëve dhe kafshëve me interes për Bashkimin Evropian, ruajtja e të cilave kërkon përcaktimin e zonave të veçanta të ruajtjes; c) Aneksi III: Lloje kafshësh dhe bimësh me interes për Bashkimin Evropian, në nevojë për mbrojtje strikte; ç) Aneksi IV: Llojet e kafshëve dhe bimëve me interes për Bashkimin Evropian, kapja në gjendje të egër, shfrytëzimi i të cilave mund të jetë objekt i masave menaxhuese; d) Aneksi V: Parimet për identifikimin e llojeve të shpendëve të egër që do të jenë objekt kërkimi për mbrojtjen dhe menaxhimin e shpendëve të egër. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama * Ky vendim përafron plotësisht: 1. Anekset I, II, IV dhe V, të direktivës 92/43/EEC, për ruajtjen e habitateve natyrore, florën dhe faunën e egër, të ndryshuar nga direktiva 97/62/EC, direktiva 2006/105/EC dhe rregullorja (EC) 1882/2003 (Fl. L 206, 22.7.1992, f. 7); 2. Aneksin V të direktivës 2009/147/EC për ruajtjen e shpendëve të egër (FZ. L20/7, 20.1.2010.).

Regulation No. 866 dated 10.12.2014 approving the lists of natural habitat types, plants, animals, and birds that are of interest for European Union · Nelum