Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 86 on committees for the management of protected areas

Made 2005-02-11 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Wild species and ecosystems
Keywords
protected area, institution, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 86, datë 11.2.2005 KRIJIMIN E KOMITETEVE TË MENAXHIMIT TË ZONAVE TË MBROJTURA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 17 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit dhe të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Të përgjithshme 1. Komitetet e menaxhimit krijohen vetëm për zonat e mbrojtura Park Kombëtar, Rezervat Natyror i Menaxhuar dhe Peizazh i Mbrojtur (kategoritë II, IV dhe V të zonave të mbrojtura). 2. Komitetet e menaxhimit organizohen në nivel vendor dhe ndjekin zbatimin e planeve të menaxhimit për zonat ku ngrihen. 3. Komitetet e menaxhimit mbikëqyrin edhe monumentet e natyrës, që ndodhen në qarkun ose qarqet ku shtrihet zona e mbrojtur që ata menaxhojnë. II. Përbërja e komiteteve të menaxhimit 1. Komitetet e menaxhimit përbëhen nga përfaqësues të institucioneve publike dhe jopublike, ku ndodhet zona e mbrojtur, dhe konkretisht nga: a) përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit; b) përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave; c) përfaqësuesi i Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit; ç) përfaqësuesi i bashkisë ose i bashkive, në territorin e të cilave shtrihet zona e mbrojtur; d) kryetarët e komunave, në territorin e të cilave shtrihet zona e mbrojtur; dh) përfaqësuesi i këshillit të qarkut ose të qarqeve, ku shtrihet zona e mbrojtur; e) përfaqësuesi i prefekturës ose i prefekturave, ku shtrihet zona e mbrojtur; ë) përfaqësuesi i Agjencisë Rajonale të Mjedisit të qarkut, ku shtrihet pjesa më e madhe e zonës; f) drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në zonë; g) përfaqësuesi i pronarëve të tokave, kur në territorin e zonës së mbrojtur ka toka private; gj) përfaqësuesi i organizatave jofitimprurëse, në nivel kombëtar ose vendor, aktive për problemet e zonës së mbrojtur; h) anëtarë të tjerë. Kryetar i komitetit të menaxhimit është përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit. 2. Ministri i Mjedisit, brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, u kërkon drejtuesve të institucioneve të përmendura në pikën 1, të caktojnë zyrtarisht përfaqësuesit e tyre dhe miraton përbërjen emërore të secilit komitet menaxhimi. 3. Administrata e zonës së mbrojtur luan edhe rolin e sekretarisë teknike të komitetit të menaxhimit dhe ka për detyrë: a) të përgatisë materialet për mbledhjen e komitetit të menaxhimit; b) të njoftojë anëtarët për mbledhjen e radhës; c) të mbajë protokollin e mbledhjes; ç) të përgatisë raportin dyvjeçar të gjendjes së zonës së mbrojtur. III. Organizimi dhe funksionimi i komitetit të menaxhimit 1. Komiteti i menaxhimit e ushtron veprimtarinë nëpërmjet mbledhjeve të zakonshme, të cilat janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se 2/3 e anëtarëve. 2. Komiteti i menaxhimit mblidhet jo më rrallë se dy herë në vit. 3. Mbledhjet e komitetit të menaxhimit janë të hapura. IV. Përgjegjësitë dhe detyrat e komitetit të menaxhimit 1. Komiteti i menaxhimit është përgjegjës për administrimin dhe mbrojtjen e zonës, përgjegjësi të cilën e përmbush duke ndjekur: a) zbatimin e planit të menaxhimit të zonës dhe të programeve që hartohen në mënyrë të hollësishme sipas kërkesave të tij; b) zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore nga administratat e zonave të mbrojtura dhe nga subjektet, që e ushtrojnë veprimtarinë në zonë; c) ruajtjen e cilësisë së zonës dhe nxitjen e zhvillimit ekologjik të mjediseve përreth saj; ç) zbatimin e kërkesave për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të zonës. 2. Komiteti i menaxhimit ka për detyrë: a) të kontribuojë në hartimin e planit të menaxhimit të zonës, të sigurojë përputhshmërinë e tij me strategjinë dhe planet vendore e sektoriale të zhvillimit, duke u kujdesur që këto të fundit të respektojnë kërkesat për mbrojtjen e zonës; b) të organizojë, monitorojë zbatimin e planit të menaxhimit të zonës dhe të veprimtarive të licencuara, që zhvillohen në të; c) të japë mendim për kërkesat për përdorimin e burimeve natyrore të zonës, si dhe për pajisjen me leje mjedisore për veprimtaritë që do të ushtrohen në të; ç) të miratojë elementet e hollësishme të kërkesave për lidhjen dhe zbatimin e kontratave nga administrata e zonës me subjektet private e shtetërore, vendase apo të huaja, për ushtrimin e veprimtarive në këtë zonë, kundrejt pagesave përkatëse; d) të analizojë kryerjen e detyrave dhe të funksioneve të administratës së zonave të mbrojtura; dh) të analizojë raportin për të ardhurat dhe shpenzimet financiare dhe të përcaktojë drejtimin e investimeve në zonë; e) të miratojë rregulloret e hartuara nga administrata e zonës së mbrojtur që garantojnë ruajtjen, përdorimin dhe administrimin e saj; ë) të miratojë raportin dyvjeçar të gjendjes së zonës së mbrojtur, i cili publikohet 2 muaj pas miratimit; f) t’i propozojë Ministrit të Mjedisit, në bazë të studimeve të kryera, ndryshime në planin e menaxhimit të zonës, zgjerimin e kufijve, si dhe masa shtesë për përmirësimin e cilësive të saj; g) të shqyrtojë ankesat e pronarëve dhe të subjekteve, që ushtrojnë veprimtari në zonë, ndaj veprimeve të administratës së zonës; gj) t’u kërkojë organeve përkatëse ndalimin e zbatimit të projekteve dhe të veprimtarive, që edhe pse zhvillohen jashtë zonës, kanë ndikim negativ në të apo bien ndesh me planin e menaxhimit të saj; h) të kërkojë nga kryeinspektori i mjedisit kontrolle në veprimtaritë, që ushtrohen në zonë dhe përreth saj, për të zbutur dhe shmangur ndikimet negative në të; i) të nxisë hartimin dhe zbatimin e projekteve për përmirësimin e cilësive të zonës; j) të bashkërendojë veprimtaritë me këshillin e basenit përkatës, me të cilin të shkëmbejë vazhdimisht të dhëna; k) të bashkëpunojë me Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit për promovimin e zonave të mbrojtura edhe si zona me interes turistik. 3. Ngarkohen Ministri i Mjedisit dhe Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano

Regulation No. 86 on committees for the management of protected areas · Nelum