Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 857 to support livestock breeding centres

Made 2004-12-17 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Livestock
Keywords
animal production, agricultural development, subsidy/incentive

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr.857, datë 17.12.2004 PËR MBËSHTETJEN E QENDRAVE RACORE NË BLEGTORI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 12 e 16 të ligjit nr.7627, datë 21.10.1992 “Për shërbimin zooteknik” dhe të neneve 10 e 16 të 1igjit nr.8409, datë 25.9.1998 “Për riprodhuesit racëpastër dhe tufat racore në blegtori”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Drejtoria e Prodhimit Blegtoral në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit është autoriteti që mban dhe administron regjistrin e qendrave racore për prodhimin e riprodhuesve, meshkuj dhe femra, në gjedhet e racës, derra, njëthundrakë, dhen, dhi dhe shpendë. Kjo drejtori vlerëson programin racor të qendrës racore dhe i paraqet Ministrit kërkesën për miratimin e saj, duke marrë mendimin me shkrim të Komisionit Qendror të Përmirësimit Racor. 2. Një qendër racore regjistrohet si e tillë kur plotëson këto kërkesa: a) Mbarështon në mënyrë të mjaftueshme kafshë të racës së pastër, në gjedhë jo më pak se 40 lopë racëpastër, në derra jo më pak se 50 dosa racëpastër, në dhen e dhi jo më pak se 100 krerë pëlle racëpastër, në njëthundrakë jo më pak se 20 pela racëpastër, në shpendë jo më pak se 10 000 krerë pula prodhimi në një tufë prindërore; b) Ka një program racor pesëvjecar për zhvillimin e qendrës të miratuar nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit; c) Plotëson nevojat e kafshëve për ushqim dhe strehim, sipas kërkesave të racës, që mbarështon; ç) Mban dhe plotëson të dhëna periodike për gjenealogjinë dhe prodhimtarinë e kafshëve; d) Bën çiftëzimin e tufës, sipas skemës së përcaktuar në programin racor: dh) Ka plan për prodhimin dhe shpërndarjen e riprodhuesve, meshkuj dhe femra, për periudhën e zbatimit të programit racor; e) Ka staf teknik të mjaftueshëm për realizimin e programit racor; 3. Regjistrimi i qendrës racore bëhet pas miratimit të kësaj qendre, bashkë në planin pesëvjeçar të zhvillimit racor, nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit. 4. Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve të Zooteknisë dhe Institutin e Kërkimeve Bujqësore, ndihmon për zbatimin e programeve teknike të qendrës racore. 5. Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit me fondet e veta mbulon vaksinimin falas të tufës racore, shpenzimet e ndërzimit dhe çmimin e blerjes së materialit biologjik për ndërzimin në tufat racore. Materiali biologjik mund të jetë i prodhuar në vend ose i importuar për linja të veçanta, sipas përcaktimit të bërë në programin racor. 6. Në qendrat racore të hapen libri për përdorimin e materialit biologjik, libri për përdorimin e vaksinave dhe libri i llogarive për blerjet dhe shërbimet e kryera, nga personat, publike ose private, për vaksinat dhe materialin biologjik. 7. Fondet për mbështetjen e qendrave racore të planifikohen, në buxhetin vjetor të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit. Ministria bën shpërndarjen e fondeve në një zë të veçantë, për drejtoritë e bujqësisë dhe të ushqimit, që zbatojnë programin mbështetës për qendrat racore. Drejtoritë e bujqësisë dhe të ushqimit në bazë të faturave për vaksinimet dhe ndërzimet bëjnë transferimin e fondeve te qendra racore. 8. Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit lidh kontratë pesëvjeçare, për zbatimin e programit racor, me qendrën racore të miratuar, e cila përfiton ndihmë nga ky program, ku parashikohen detyrimet e palëve, në zbatim të programit racor, si dhe mënyra e financimit të qendrës racore. 9. Për zbatimin e programit racor, të miratuar me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, ngrihet një komision i veçantë, i cili, çdo vit, të kontrollojë shpenzimin e fondeve të planifikuara dhe zbatimin e detyrave nga qendra racore. 10. Ngarkohet Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano

Regulation No. 857 to support livestock breeding centres · Nelum