Regulation No. 805 approving the list of activities having an environmental impact
Made 2003-12-04 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Environment
- Keywords
- pollution control, authorization/permit, environmental impact assessment (EIA)
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr.805, datë 4.12.2003 PËR MIRATIMIN E LISTËS SË VEPRIMTARIVE QË NDIKOJNË NË MJEDIS, PËR TË CILAT KËRKOHET LEJE MJEDISORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit 36 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e listës së veprimtarive që ndikojnë në mjedis, për të cilat kërkohet leje mjedisore, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi si pjesë e tij. 2. Ngarkohet Ministria e Mjedisit me zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano Aneksi 1 1. INDUSTRIA ENERGJETIKE 1.1 Rafineritë e naftës dhe të gazit, lëngëzimi dhe përpunimi i qymyrit dhe rërave bituminoze, impiante për rigjenerimin e vajrave të përdorura 1.2 Impiante industriale për prodhimin e energjisë, avullit dhe ujit të nxehtë 1.3 Reaktorët bërthamorë 1.4 Impiante për prodhimin ose pasurimin e lëndëve djegëse bërthamore, për ripërpunimin e lëndëve djegëse bërthamore të rrezatuara ose për ruajtje, depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve radioaktive 1.5 Termocentrale të prodhimit të energjisë dhe impiante të tjera të djegies 1.6 Impiantet e përpunimit të naftës dhe të gazit 1.7 Uzina për gazifikimin dhe lëngëzimin e qymyrit dhe rërave bituminoze 1.8 Impiantet për gazifikimin dhe lëngëzimin nga lëndë djegëse të ngurta 1.9 Hidrocentrale 1.10 Centralet e shfrytëzimit të energjisë së erës 1.11 Impiantet industriale për transferimin e gazit, avullit dhe ujit të nxehtë, impiante industriale për transferimin e energjisë elektrike me kabllo ajrore 1.12 Depozita të mëdha për magazinimin për qëllime tregtimi apo ruajtje për naftën, nënproduktet e naftës dhe produktet kimike 1.13 Ruajtja në sipërfaqe e gazit natyror 1.14 Ruajtja nëntokë e gazeve të djegshme 1.15 Impiantet e briketimit të lëndëve djegëse të ngurta dhe minerale 2. PRODHIMI DHE PËRPUNIMI I METALEVE 2.1 Uzina të shkrirjes së mineraleve (duke përfshirë mineralet që përmbajnë squfur) 2.2 Kalcinimi dhe pjekja e mineraleve që përmbajnë elemente toksike 2.3 Uzinat për prodhimin e gizës dhe çelikut (bashkimi primar ose sekondar), duke përfshirë derdhjen e vazhdueshme 2.4 Uzinat ose fonderitë për përpunimin e metaleve të hekurit: a) uzina të petëzimit; b) kovaçhana me çekiçë; c) aplikimi i veshjeve mbrojtëse me metal të përzier. 2.5 Fonderi të metaleve të hekurit 2.6 Fonderi ose uzina për: a) prodhimin e metaleve me ngjyra dhe metaleve joferrike nga mineralet, koncentratet ose lëndët dytësore të proceseve metalurgjike, kimike, elektrolitike; b) shkrirjen, përfshirë përzierjen e metaleve me ngjyrë, përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja në fonderi etj.). 2.7 Uzina për trajtimet sipërfaqësore të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një proces elektrolitik ose kimik 2.8 Prodhimi i hekurit të kuq dhe çelikut me derdhje të vazhdueshme: a) impiantet për përpunimin e metaleve të hekurit; b) fonderi të metaleve të hekurit; c) shkrirjen, duke përfshirë përzierjen e metaleve me ngjyrë, përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja në fonderi etj.); d) impiantet për trajtimet sipërfaqësore të metaleve dhe materialeve plastike; e) prodhimi dhe montimi i automjeteve dhe prodhimi i motorëve për automjete; f) kantiere detare; g) impiante për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve metalike; h) impiante për prodhimin dhe riparimin e avionëve; i) prodhimi i pajisjeve hekurudhore; j) punimet që përdorin eksploziv. 2.9 Shfrytëzimi i minierave të mineraleve metalore 2.10 Fabrika e pasurimit të mineraleve 3. NXJERRJA DHE PËRPUNIMI I MATERIALEVE BAZË, QË NUK KANË NË PËRBËRJE MINERALE XEHERORE 3.1 Prodhimi dhe përpunimi i aliazheve për metale joferrike 3.2 Nxjerrja dhe përpunimi i qymyrit, linjitit dhe mineraleve bitumene 3.3 Nxjerrja e naftës 3.4 Nxjerrja e gazit natyror për qëllime tregtimi 3.5 Impiante të prodhimit të çimentos 3.6 Impiante të prodhimit të gëlqeres 3.7 Fabrika për prodhimin e qelqit, përfshirë fibrat e xhamit 3.8 Fonderi për shkrirjen e substancave minerale, përfshirë prodhimin e fibrave minerale 3.9 Fabrika për prodhimin e prodhimeve qeramike me pjekje, e në veçanti tjegulla, tulla, tulla refraktare ose porcelani 3.10 Guroret dhe minierat e hapura të argjileve ose nxjerrja e torfës 3.11 Nxjerrja e mineral-inerteve nga drenazhimi detar dhe lumor 3.12 Shpimet e thella, në veçanti: a) shpimet gjeotermike; b) shpime të kërkimit të naftës dhe gazit; c) për depozitimin e mbetjeve dhe mbetjeve bërthamore; d) shpimet për furnizimet me ujë, duke përjashtuar shpimet për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës. 3.13 Objekte sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, naftës, gazit natyror, si dhe të rërës bituminoze 3.14 Vepra të integruara për shkrirjen fillestare të gizës dhe çelikut dhe për prodhimin e metaleve joferrike, ato që nuk janë të përfshira në aneksin 1 4. INDUSTRIA KIMIKE Vepra të integruara për prodhimin në shkallë industriale të substancave ose grupeve të substancave të listuara në seksionet 4.1-4.8 me anë të proceseve kimike. 4.1 Për prodhimin e kimikateve organike bazë, të tilla si: a) hidrokarbure të thjeshta (lineare ose ciklike, të ngopura ose të pangopura, alifatike ose aromatike); b) hidrokarbure që përmbajnë oksigjen, të tilla si: alkoolike, aldehide, ketone, acide karboksilike, etere, aceton, perokside, rrëshirë; c) hidrokarbure sulfurike; d) hidrokarbure të azotit, të tilla si: amine, amide, përbërës të azotit, përbërës të nitratit, nitrile, sianete, izocianate; e) hidrokarbure që përmbajnë fosfor; f) hidrokarbure halogjene; g) përbërës organo-metalikë; h) materiale plastike bazë (polimere, fibra sintetike dhe fibra me bazë celuloze); i) goma sintetike; j) ngjyrosës dhe pigmente; k) agjentë aktivë sipërfaqësorë dhe sipërfaqësues. 4.2 Për prodhimin e: a) gazeve; b) acideve; c) bazave; d) metaloideve dhe përbërjet e tyre; e) metaleve dhe përbërjet e tyre. 4.3 Për prodhimin e plehrave me bazë fosfatike ose fosfatike azotike (plehra të thjeshta ose të përbëra) 4.4 Për prodhimin e produkteve me bazë bimore dhe të biocideve 4.5 Impiantet që përdorin proceset kimike ose biologjike për prodhimin e produkteve me bazë farmaceutike, bojërave dhe pesticideve (prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, bojërave dhe varakut, elastomeres dhe peroksideve) 4.6 Impiante kimike për prodhimin e lëndëve shpërthyese 4.7 Impiantet kimike që prodhojnë shtesa ushqimore proteinike, fermente dhe substanca të tjera proteinike me rrugë kimike ose biologjike 4.8 Trajtimi i produkteve të ndërmjetme dhe prodhimi i kimikateve 5. INDUSTRIA USHQIMORE 5.1 Prodhimi i vajrave dhe yndyrave shtazore dhe bimore 5.2 Paketimi dhe ambalazhimi i produkteve bimore 5.3 Prodhimi i produkteve bulmetore 5.4 Prodhimi i birrës 5.5 Prodhimi i shurupeve dhe ëmbëlsirave 5.6 Fabrikat për peshkun dhe vajin e peshkut 5.7 Fabrikat e sheqerit 5.8 Prodhimi i pijeve joalkoolike 5.9 Trajtimi dhe përpunimi i synuar për prodhimin e produkteve ushqimore nga: a) lëndët e para me origjinë shtazore (me përjashtim të qumështit); b) lëndët e para bimore; c) trajtimi dhe përpunimi i qumështit; 6. INDUSTRIA TEKSTILE E LËKURËVE, DRURIT DHE LETRËS 6.1 Prodhimi i fibrave të kartonit nga druri ose materiale me fibra të ngjashme 6.2 Impiante industriale për: a) prodhimin e pulpës nga lëndët drusore ose fibrave të tjera të ngjashme; b) prodhimin e letrës dhe kartonëve. 6.3 Impiante për paratrajtimin (larja, zbardhja, mercerizimi) ose lyerja e fibrave dhe tekstileve 6.4 Impiante për trajtimin e lëkurëve dhe thundrave 6.5 Impiante për përpunimin dhe prodhimin e celulozës 6.6 Prodhimi i mobiljeve 7. INDUSTRIA E GOMËS 7.1 Prodhimi dhe përpunimi i produkteve me bazë rezinash natyrore dhe sintetike 8. ADMINISTRIMI I MBETJEVE 8.1 Impiante për asgjësimin ose përpunimin e mbetjeve të rrezikshme ose neutralizimin e naftës së përdorur, që kryejnë një ose më shumë prej aktiviteteve të mëposhtme: 8.1.1 Neutralizimin e mbetjeve të rrezikshme 8.1.2 Një ose më shumë prej aktiviteteve të mëposhtme për përpunimin e mbetjeve të rrezikshme: a) rafinimin, rikuperimin e solventeve; b) rikuperimin e bazave dhe acideve; c) ripërdorimin e përbërësve të përdorur për reduktimin e ndotjeve; d) rafinimin e përsëritur ose ripërdorimin e naftës dhe produkteve të saj; përdorimin si lëndë djegëse apo mënyra të tjera për prodhimin e energjisë. 8.2 Impiante për djegien e mbeturinave urbane 8.3 Impiante për asgjësimin e mbeturinave jo të rrezikshme, përfshirë mbetjet e industrisë dhe ato urbane që kryejnë aktivitetet e mëposhtme: 8.3.3 Trajtimin biologjik, produktet ose përzierjet përfundimtare të të cilit duhet të neutralizohen 8.3.4 Trajtimin fiziko-kimik (si avullimi, tharja, kalcifikimi, etj.), produktet ose përzierjet përfundimtare të të cilit duhet të neutralizohen 8.4 Vendgroposjet (landfillet) 8.5 Vendet e depozimit të mbetjeve industriale 8.6 Vendet e depozitimit të inerteve, nga prishjet e godinave etj. 9. AKTIVITETE TË TJERA 9.1 Rrugë permanente që përdoren për testimin dhe garat e mjeteve të motorizuara 9.2 Depot për ruajtjen e mbeturinave të hekurit, duke përfshirë skeletet metalike të makinave të dala jashtë përdorimit 9.3 Impiante për testimin e motorëve, turbinave dhe reaktorëve 9.4 Impiante për rikuperimin dhe shkatërrimin e lëndëve eksplozive 9.5 Impiante për therjen e kafshëve (thertore) 9.6 Instalimet për prodhimin e fibrave minerale artificiale 9.7 Instalimet për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave eksplozive 9.8 Impiantet për rritjen intensive të shpendëve, derrave e bagëtive të imta 9.9 Impiantet e trajtimit të shkarkimeve të lëngëta urbane 9.10 Vendet që përdoren për grumbullimin e kafshëve të ngordhura ose të padëshirueshme 9.11 Impiant për depozitimin ose riqarkullimin e mbeturinave të kafshëve dhe skeleteve të kafshëve 9.12 Impiant për trajtimin sipërfaqësor të substancave, objekteve ose produkteve që përdorin solvente organike, në veçanti për veshje, printim, mbiveshje, çyndyrësim, kundër depërtimit të ujit, bojërave, pastrim ose ngjeshje 9.13 Projekte të fushës së mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, si: qendra stërvitore, depo armatim-municioni, poligone qitje, depo armatimesh, depo lëndësh kimike etj. 9.14 Bujqësia, silvikultura dhe akuakultura: a) projekte për restaurimin e zonave rurale; b) projekte për përdorimin e tokave jobujqësore ose zonave gjysmë natyrore, për qëllime të bujqësisë intensive; c) projekte të menaxhimit të ujërave për nevoja bujqësore, duke përfshirë projektet e vaditjes dhe drenazhimit të tokës; d) pyllëzimi dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit të destinacionit të përdorimit të tokës; e) fermat e peshkimit; f) marrja e tokës nga deti; g) rregullimet e lumenjve. 9.15 Projektet e infrastrukturës: a) projekte të zhvillimit industrial; b) projekte të zhvillimit urban, duke përfshirë ndërtimin e qendrave të blerjes dhe parkimet e automjeteve; c) ndërtimi i linjave hekurudhore, faciliteteve të transportit të kombinuar dhe të terminaleve intermodale (mikse); d) ndërtimi i aeroporteve dhe fushave për avionë; e) ndërtimi i rrugëve (ndërtimi i rrugëve të reja dhe zgjerimi i rrugëve ekzistuese); f) ndërtimi i porteve dhe instalimeve portuale, duke përfshirë edhe portet e peshkimit; g) ndërtimi i rrugëve ujore në brendësi të tokës dhe portet për trafikun ujor në brendësi të tokës; h) portet e tregtimit, molet për ngarkim-shkarkim të lidhura me tokën ose porte të jashtme; i) ndërtimi i tramvajeve, ashensorëve dhe hekurudhave të nëndheshme, të përdorura vetëm ose kryesisht për transport pasagjerësh; j) punimet për kanalizimet e ujërave të zeza dhe shkarkimet e ujërave të përmbytjeve; k) impiante të trajtimit të ujërave të zeza; l) dampat dhe rezervuarët e tjerë të projektuar për të mbajtur ujë ose për ta ruajtur atë për një kohë të gjatë; m) ndërtimi i ujësjellësve; n) puna në bregdet kundër erozionit dhe punimet që do të ndryshojnë bregdetin gjatë ndërtimit, si p.sh. molet dhe punime të tjera mbrojtëse në dete, duke përjashtuar mirëmbajtjen dhe rikonstruktimin e punimeve të tilla; o) nxjerrja e ujërave nëntokësore dhe skemat e rimbushjes artificiale të ujërave nëntokësore; p) projekte për transferimin e burimeve ujore midis baseneve të lumenjve; q) akuadukte. 9.16 Turizmi dhe koha e lirë: a) teleferikët e skive, makina me kabllo dhe zhvillime të shoqëruara me këto lloj veprimtarish; b) portet turistike; c) fshatra turistike dhe komplekset e hoteleve jashtë zonave urbane dhe të zhvillimeve të shoqëruara me këto lloj veprimtarish; d) vendet (zona) e karvaneve dhe kampeve; e) parqet zbavitëse. 9.17 Punimet me rrezatimet elektromagnetike jojonizuese, si dhe sistemet e transmetimit.