Regulation No. 739 date 13.12.2017 amending and supplementing Regulation No. 725 date 2.9.2015 on the organization and functioning of the Territory Development Agency
Made 2017-12-13 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- institution, land-use planning, authorization/permit, enforcement/compliance, governance
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1. Në pikën 1, të kreut I, “Dispozita të përgjithshme”, fjalët “...ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, në vijim ministri...”, zëvendësohen me emërtimin “Kryeministrit”.
2. Në pikën 2, të kreut I, “Dispozita të përgjithshme”, në fjalinë e parë, fjala “Ministri”, zëvendësohet me emërtimin “Kryeministri”. Ndërsa, në fjalinë e dytë, emërtimi “Ministria e Zhvillimit Urban” zëvendësohet me “Kryeministria”.
3. Në pikën 1, të kreut II, “Organizimi dhe funksionimi i Agjencisë”, fjala “Ministrit” zëvendësohet me emërtimin “Kryeministrit”.
4. Pika 2, e kreut II, “Organizimi dhe funksionimi i Agjencisë”, ndryshohet, me këtë përmbajtje: “2. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, i cili është, njëkohësisht, drejtor i një drejtorie, emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm.”.
5. Në pikën 3, të kreut II, “Organizimi dhe funksionimi i Agjencisë”, fjala “Ministrit”, zëvendësohet me emërtimin “Kryeministrit”.
6. Në shkronjën “dh”, të pikës 1, të kreut III, “Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë”, fjalët “...regjistrin e integruar të territorit...”, zëvendësohen me “...sistemin elektronik të lejeve...”.
7. Në shkronjën “ë”, të pikës 1, të kreut III, “Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë”, fjalët “...regjistrit të integruar të territorit...”, zëvendësohen me “...sistemit elektronik të lejeve...”.
8. Në fund të shkronjës “f”, të pikës 1, të kreut III, “Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë”, shtohen fjalët “...dhe zhvillimin e territorit...”.
9. Në pikën 1, të kreut III, “Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë”, pas shkronjës “f”, shtohet shkronja “g”, me përmbajtje, si më poshtë vijon: “g) përfaqësuar Këshillin Kombëtar të Territorit, në të gjitha çështjet objekt shqyrtimi gjyqësor, që kanë lidhje me vendimet e miratuara dhe procedurat e kryera nga Këshilli Kombëtar i Territorit.”. II. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama