Regulation No. 719 date 31.10.2014 on the organization and functioning of the Agricultural and Rural Development Agency
Made 2014-10-31 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- VENDIM Nr. 719, datë 31.10.2014 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Agricultural and rural development
- Keywords
- governance, institution, agricultural development, international agreement-implementation, monitoring, inspection, rural development
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1 VENDIM Nr. 719, datë 31.10.2014 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 1 (Ndryshuar me VKM nr. 877 datë 14.12.2016; nr.322, datë 31.5.2018) (I përditësuar) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe të nenit 21, të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si agjencia e pagesave, në kuptim të nenit 21, të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, është person juridik publik në varësi të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 2. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e ka selinë në Tiranë dhe ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 2.1 Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural organizohet në nivel qendror, nëpërmjet zyrës qendrore, dhe në ni vel vendor, nëpërmjet agropikave. 3. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ofron shërbime të drejtpërdrejta për fermerët vendas dhe zbaton politikat shtetërore për zhvillimin bujqësor dhe rural në Republikën e Shqipërisë. 4. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural është përgjegjëse për administrimin e fondeve të programeve për bujqësinë dhe për zhvillimin rural, si më poshtë vijon: a) Fondeve të buxhetit të shtetit; b) Fondeve kundërparti, të projektit 2KR; c) Fondeve të Bashkimit Evropian; ç) Fondeve të siguruara nga shtete apo organizma të tjerë me qëllim zhvillimin bujqësor e rural në Shqipëri. 5. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka për detyrë: a) të vërë në zbatim masat e politikave bujqësore dhe të zhvillimit rural, si dhe masa të tjera të përcaktuara në akte ligjore e nënligjore, nëpërmjet: i) ofrimit të shërbimeve ndihmëse për fermerët dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërisë, në seli dhe në terren; ii) orientimit të veprimtarisë së fermerëve në përputhje me drejtimet e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; iii) zhvillimit të procedurave konkurruese për fermerët dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të tyre me 1 VKM nr.719, datë 31.10.2014 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.180/2014. VKM nr. 877, datë 14.12.2016 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.247/2016. VKM nr. 322, datë 31.5.2018 është botuar në Fletoren Zyrtare nr.83, datë 7 qershor 2018. 2 subvencione të ndryshme; b) të hartojë raportet dhe analizat, në përputhje me zhvillimin e bujqësisë; c) të organizojë ngritjen dhe funksionimin e sistemeve të integruara të administrimit dhe të kontrollit; ç) të krijojë dhe të mirëmbajë bazën e të dhënave të nevojshme; d) të zbatojë masat e kontrollit dhe auditit të brendshëm; dh) të organizojë ngritjen dhe zbatimin e sistemeve të informimit të tregut; e) të inspektojë fermerët dhe subjektet, që kanë përfituar nga fondet e programeve për zhvillimin bujqësor dhe rural. 5.1 Sportelet agropika kryejnë shërbime për fermerët dhe subjekte të tjera, personat fizikë e juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari bujqësore apo veprimtari të tjera ekonomike të lidhura me të në fushën e zhvillimit bujqësor, të indu strisë agroushqimore e zhvillimit rural, dhe ofrojnë shërbime, si më poshtë vijon: a) Informojnë dhe promovojnë programet e masat/skemat kombëtare të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural; b) Informojnë dhe promovojnë programet dhe skemat e mbështetjes për bujqësinë e zhvillimin rural të financuara nga Bashkimi Evropian (IPARD II), si dhe donatorë të tjerë; c) Japin informacion për fondet e garancisë dhe lehtësirat financiare që ofrojnë tregjet bankare e financiare për fermerët dhe subjektet e interesuara për mbështetje financiare në veprimtaritë e lidhura me zhvillimin bujqësor dhe rural; ç) Ndërmjetësojnë marrëdhëniet me institucionet financiare dhe ato bankare lidhur me kreditë e refuzuara/ristrukturuara; d) Japin informacion për legjislacionin për bujqësinë, veterinarinë, sigurinë ushqimore, agroturizmin, si dhe institucionet përgjegjëse rregullatore; dh) Regjistrojnë të dhënat e fermës bujqësore e blegtorale sipas përcaktimeve ligjore për hyrjen e të dhënave në regjistrat përkatës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi për database shtetërore; e) Asistojnë aplikimet online apo në bazë dokumentesh për masat/skemat kombëtare, programet IPARD II, si dhe të projekteve të tjera komunitare të donatorëve të ndryshëm; ë) Pranojnë aplikimet dhe raportojnë në vazhdimësi në sistemin e bazës të të dhënave të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në përputhje me afatet ligjore të miratuara për këtë qëllim, për mbështetjen financiare nga fondet e masave/skemave kombëtare; f) Inspektojnë fermerët dhe subjektet përfituese të fondeve të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural. 6. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural harton dhe ndjek planin e veprimit për përafrimin e strukturës organizative dhe të kapaciteteve të saj menaxhuese dhe teknike me standardet e akreditimit të Bashkimit Evropian. 7. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili përfaqëson agjencinë, si dhe organizon e drejton të gjithë veprimtarinë e saj. 8. Shfuqizuar. 9. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të AZHBR-së rregullohen në bazë të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë të AZHBR-së rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të agropikave rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës. 10. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e krijuar me vendimin nr. 1443, datë 31.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), si agjenci e pagesave”, vazhdon funksionimin e saj me miratimin e këtij vendimi. 11. Struktura dhe organika e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Agropikat, në përbërje të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, krijohen si pjesë e urdhrit të Kryeministrit për miratimin e strukturës dhe të organikës së kësaj agjencie, sipas propozimit të ministrit. 12. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, i emëruar sipas vendimit nr. 1443, datë 31.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), si agjenci e pagesave”, vazhdon detyrën me miratimin e këtij vendimi. 3 13. Rregullat dhe procedurat e funksionimit të brendshëm të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si dhe ndarja e detyrave, përgjegjësive dhe kompetencave, ndërmjet saj e drejtorive të bujqësisë dhe institucioneve të tjera përcaktohen me udhëzim të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 14. Vendimi nr. 1443, datë 31.10.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), si agjenci e pagesave”, shfuqizohet. 15. Shfuqizohet. 16. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për zbatimin e këtij vendimi. 17. Për nëpunësit aktualë të AZHBR-së zbatohen dispozitat e nenit 67, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama