Regulation No. 719 date 20.10.2011 on the creation, organization, and functioning of the Department of Fishery and Aquaculture Services, Saranda
Made 2011-10-20 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Fisheries and aquaculture
- Keywords
- institution, governance
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.719, datë 20.10.2011 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË MIDHJES DHE PESHKIMIT, SARANDË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shkrirjen e Ndërmarrjes së Rritjes së Midhjes e Zënies së Peshkut, me qendër në Sarandë, e krijuar me vendimin nr.152, datë 8.4.1992 të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Sarandë. 2. Krijimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit, si institucion publik me qendër në Sarandë, në varësi të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 3. Drejtoria e Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit drejtohet nga drejtori, i cili emërohet nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 4. Rekrutimi i punonjësve të Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit bëhet sipas procedurave të përcaktuara në Kodin e Punës. 5. Drejtoria e Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit ka këto detyra: a) Menaxhimin e Qendrës dhe Impianteve të Midhjes, në Sarandë; b) Menaxhimin e porteve dhe qendrave të peshkimit në të gjithë territorin e vendit; c) Menaxhimin e ekonomive të rasateve të peshkut, në Zvezdë, Korçë dhe të rasateve të koranit, në Lin, Pogradec; ç) Grumbullimin e të dhënave statistikore të prodhimit të peshkut dhe molusqeve, si dhe të të dhënave social-ekonomike. 6. Drejtoria e Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit harton rregulloren e vet të funksionimit, ku përcaktohen të drejtat, detyrat dhe përshkrimet e vendit të punës së çdo funksioni në këtë drejtori. Rregullorja miratohet nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 7. Veprimtaria e Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit të financohet nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 8. Struktura dhe organika e kësaj drejtorie miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozim të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 9. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për ndjekjen e procedurave në QKR, për çregjistrimin si person juridik të Ndërmarrjes së Rritjes së Midhjes e Zënies së Peshkut, me qendër në Sarandë. 10. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2015 - www.ligjet.org Page 1 of 1Ligjet.org - Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Mi... 5/19/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:719:20.10.2011