Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 712 date 31.7.2013 on the rules of procedure of public competition for the fishing rights in the internal waters of the Republic of Albania

Made 2013-07-31 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Fisheries and aquaculture
Keywords
sustainable development, sustainable use, fishing area, fishing authorization, inland fisheries, integrated management, authorization/permit, fishery management and conservation, aquaculture

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Miratimin e rregullave, të procedurave e të afateve për zhvillimin e procedurës së konkurrimit publik për fitimin e së drejtës së peshkimit në ujërat e brendshme për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese dhe për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore.

  2. 2. Ky vendim ka për qëllim sigurimin e një shfrytëzimi racional dhe të përgjegjshëm të burimeve biologjike të ujërave të brendshme dhe atyre detare të Republikës së Shqipërisë.

  3. 3. Të gjithë termat e përcaktuar në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me ata të përcaktuar në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”.

  4. 4. Nëpërmjet këtij vendimi përcaktohen rregullat, kriteret dhe procedurat për: a) kërkesën për leje peshkimi për ujërat e brendshme për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese dhe për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore, shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit që e shoqëron atë si dhe lëshimin e aktit të miratimit të saj; b) mënyrën e zhvillimit të konkurrimit publik për peshkimin në ujërat e brendshme për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese dhe për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore; c) shfuqizuar.

  5. 5. Të drejtën e peshkimit në ujërat e brendshme për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese dhe për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore e gëzojnë subjektet, të cilat duhet të jenë persona, fizikë dhe/ose juridikë, të regjistruar në regjistrin tregtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe që shpallen fitues nëpërmjet procedurës së konkurrimit publik. 5/1. Procedura e konkurrimit publik realizohet online, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania. Në konkurrim nuk do të pranohet asnjë dokumentacion shkresor përveç dokumentacionit të kërkuar në format elektronik gjatë procesit të aplikimit në portalin unik qeveritar e-Albania. 5/2. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, para publikimit të konkurrimit publik për të drejtën e peshkimin në ujërat e brendshme, format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese, dhe për zhvillimin e akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore, duhet të marrë miratimin e ministrisë përgjegjëse për mjedisin, kur zona objekt konkurrimi gëzon statusin si zonë e mbrojtur.

  6. 6. Peshkimi për zonat bashkëmenaxhuese të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas përcaktimit në nenet 54 e 55 të ligjit nr. 64/2012, ku ministria bashkëpunon me organizatat funksionale të menaxhimit të peshkimit (OMP) ushtrohet në bazë të planit të bashkëmenaxhimit. 1 Rregullore e Këshillit (CE) 1967/2006, 21 dhjetor 2006, e cila modifikon rregulloren e (CEE) nr. 2847/93 dhe shfuqizon rregulloren (CE) nr. 1626/94, gazeta zyrtare L 409, datë 31.12.2006, faqe 9. 1

  7. 7. Në këto kategori ujore, të shpallura si zona bashkëmenaxhimi, ku funksionojnë organizatat e menaxhimit të peshkimit (OMP), të njohura sipas ligjit si persona juridikë privatë, ministria lidh kontratë me OMP-në. Modeli i kontratës tip miratohet me urdhër të ministrit.

  8. 8. OMP-ja pajis anëtarët e vet, peshkatarë, me lejen përkatëse për ushtrimin e së drejtës së veprimtarisë së peshkimit, sipas modelit të lejes tip, të miratuar nga ministri.

  9. 9. Numri i lejeve të peshkimit në zonat e bashkëmenaxhimit përcaktohet në planin e bashkëmenaxhimit. Ministri përgjegjës, pas konsultimit paraprak me institucionet shkencore të specializuara të fushës, përcakton numrin e lejeve dhe llojet e caktuara të peshkimit.

  10. 10. Në kategoritë ujore ku nuk funksionojnë OMP-të, sipas pikës 7, të këtij vendimi, subjektet e interesuara për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit depozitojnë nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania një planbiznes të plotë për zhvillimin e veprimtarisë së synuar, duke përfshirë të dhëna personale të subjektit, si: NIPT-i, ID-ja, numri i kontaktit, si dhe të dhëna për nivelin e investimit e të punësimit, duke konsideruar statusin mjedisor të zonës. 10/1. Subjektet e interesuara, që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e peshkimit në ujërat e brendshme, për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese, dhe për zhvillimin e akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore, duhet të pajisen me leje, e cila përfshihet në nënkategorinë “të gjitha përdorimet e tjera (peshkim në ujërat e brendshme, peshkim nga organizatat e bashkëmenaxhimit (OMP) dhe dhënien në administrim të lagunave dhe zonave të tjera ujore limitrofe”, me kodin III.5.A.2.

  11. 11. Dokumentacioni i përcaktuar në pikën 10, të këtij vendimi, vlen për të gjitha subjektet e interesuara që paraqiten për konkurrim, sipas kategorive ujore të shpallura dhe llojit të aktivitetit, si më poshtë vijon: - Për lagunat bregdetare, jo me dajlan; - Për lumenjtë, bilance dhe stavnikë; - Për peshkimin artizanal, me instalim stavniku në laguna dhe bregdet; - Për lagunat bregdetare, me instalim dajlani; - Për ujëmbledhësit e bujqësisë; - Për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese; - Për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore. 11/1. Për ujëmbledhësit e bujqësisë, pas shpalljes së fituesit në procedurën e konkurrimit publik për të drejtën e peshkimit në këta ujëmbledhës, subjekti fitues lidh një aktmarrëveshje me bashkinë/drejtorinë e ujitjes dhe të kullimit, të cilat janë organet që administrojnë ujëmbledhësin, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi.

  12. 12. Kërkesat për zhvillimin e veprimtarisë së peshkimit në ujërat e brendshme për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese dhe për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore së bashku me statusin e objektit ujor të kërkuar grumbullohen, verifikohen dhe regjistrohen në ministri. Objektet ujore, pasi seleksionohen dhe kategorizohen, renditen në listën për shpallje për konkurrim publik. 12/1. Për ujëmbledhësit e bujqësisë, për të cilët nuk ka kërkesa për zhvillim aktiviteti, ministria njofton bashkinë/drejtorinë e ujitjes dhe të kullimit për shpalljen e konkurrimit publik për ujëmbledhësin përkatës. Në rastin kur institucioni që administron këtë ujëmbledhës nuk përgjigjet brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve për këtë njoftim, ministria shpall konkurrimin. 12/2. Njoftimi për botim për konkurrim publik, për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit në ujërat e brendshme, format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve të tjera lundruese dhe për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore, shpallet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe përmban të dhënat për zonën ujore, pikët vlerësuese për elementet e konkurrimit, dokumentacionin (plan-biznesin tip) që paraqesin konkurrentët në portalin e-Albania, datën dhe orën e paraqitjes së dokumentacionit. Data e konkurrimit të jetë jo më parë se 7 (shtatë) ditë kalendarike nga data e botimit.

  13. 13. Për kryerjen e procedurave të konkurrimit publik për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në ujërat e brendshme për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese dhe për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore, me urdhër të ministrit krijohet Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave.

  14. 14. Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave, në përmbushje të detyrimeve të tij, kryen procedurat e mëposhtme: a) Shkarkon dokumentacionin e depozituar në format elektronik gjatë procesit të aplikimit nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania dhe ruan një kopje elektronike të tij; 2 b) Kryen procesin e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur edhe në rastin kur për objektin ujor të shpallur për konkurrim është paraqitur një konkurrues i vetëm; c) Harton procesverbalin e zhvillimit të konkurrimit, ku përshkruhen pjesëmarrësit, konkurrentët e skualifikuar dhe arsyet e skualifikimit, si dhe renditja e subjekteve të kualifikuara sipas vlerësimit me pikë; ç) Bën shqyrtimin brenda 20 (njëzet) ditëve kalendarike të dokumentacionit të paraqitur dhe vlerëson me pikë sipas çdo elementi konkurrimi dhe përcaktimeve të shpalluara në njoftim; d) Verifikon nëse subjekti kërkues është dënuar ose jo, është në procedurë për shkelje ligjore në peshkim dhe/ose është debitor; dh) Rendit, pas përfundimit të konkurrimit, konkurruesit në bazë të pikëve të fituara; e) merr vendim për çdo subjekt që paraqet kërkesë, brenda 20 (njëzet) ditëve kalendarike nga paraqitja e tyre, duke ua njoftuar vendimin të gjithë kërkuesve, sipas adresës përkatëse. ë) Shpall subjektin/et fitues/e. Njoftimi për shpalljen fitues vendoset në këndin e njoftimeve të ministrisë, si dhe dërgohet për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike. f) dërgon njoftimin e fituesit për botim në Buletinin e Njoftimeve Publike, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të ankesave, në rastin kur nuk është paraqitur asnjë ankesë, ose brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga marrja e vendimit për ankesat e paraqitura.

  15. 15. Pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, ministria lidh kontratën për zhvillimin e veprimtarisë së kërkuar dhe të miratuar në procesin e konkurrimit me subjektin fitues brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së fituesit në Buletinin e Njoftimeve Publike.

  16. 16. Kontrata tip ndërmjet ministrisë dhe subjektit fitues miratohet me urdhër të ministrit. 16/1. Për monitorimin e vazhdueshëm të kontratave ngarkohet struktura përgjegjëse për peshkimin në ministri. Procesi i monitorimit të kontratave përcaktohet me udhëzim të ministrit.

  17. 17. Subjektet konkurruese kanë të drejtën e ankimit te ministri sipas legjislacionit në fuqi. 17/1. Ministri, me urdhër, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga paraqitja e ankesës, përcakton komisionin e shqyrtimit të ankesave, me 3 (tre) anëtarë, me përbërje: - një specialist i fushës; - një ekonomist; dhe - një jurist. Komisioni shqyrton ankimet dhe paraqet te ministri një raport, ku pasqyrohen ankesat, rrethanat e faktit dhe arsyetimi për çdo ankesë të paraqitur. Kur komisioni vlerëson se në procedurën konkurruese janë shkelur kriteret procedurale apo ka pasur parregullsi në kryerjen e vlerësimit të kërkesave, atëherë ai i propozon ministrit anulimin e procedurës së zhvilluar ose rivlerësimin nga komisioni i vlerësimit të kërkesave, të kërkesave të paraqitura. Kur komisioni vlerëson se në procedurën konkurruese nuk janë shkelur kriteret procedurale apo nuk ka pasur parregullsi në kryerjen e vlerësimit të kërkesave, atëherë ai i propozon ministrit vazhdimin e mëtejshëm të procedurës dhe njoftimin e palës ankimuese. Për çdo ankesë merret një vendim i veçantë. 17/2. Shqyrtimi i ankesës përfundon brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes. Komisioni merr në shqyrtim njëkohësisht të gjitha ankesat, në rast se ka më shumë se një ankesë, për të njëjtën procedurë konkurrimi.

  18. 18. Afati i kontratës për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në ujërat e brendshme për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese dhe për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore është jo më shumë se 10 (dhjetë) vjet.

  19. 19. Kriteret dhe niveli i vlerësimit, si dhe detajimi i pikësimit për procedurën e konkurrimit publik përcaktohen me udhëzim të ministrit.

  20. 20. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, rregullorja nr. 12, datë 4.6.2012 “Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje peshkimi dhe të konkurrimit publik për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në det, në ujërat e brendshme dhe akuakulturën tokësore dhe ujore detare”, për kategoritë e objekteve ujore të sipërpërmendura në ujërat e brendshme, shfuqizohet.

  21. 21. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha 3 ANEKSI 1 AKTMARRËVESHJE PËR PËRDORIMIN E UJËMBLEDHËSIT PËR AKTIVITET PESHKIMI (shtuar me VKM-në nr.755, datë 13.12.2017) E lidhur më datë __/___ /_____, midis: Bashkisë/Drejtorisë së Ujitjes dhe të Kullimit “................................, përfaqësuar nga ............................ me funksion ....................................................... dhe Subjektit “............................................”, me NIPT .................................përfaqësuar nga: .........................., me adresë.................................................................. Neni 1 Qëllimi Ruajtja e sigurisë së digës së ujëmbledhësit në këtë aktmarrëveshje dhe garantimi i zhvillimit të aktivitetit të peshkimit për kohën e përcaktuar në kontratën me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit. Neni 2 Baza ligjore Ligji nr. 24/2017, “Për administrimin e ujitjes dhe të kullimit”, ligji nr. 8681, datë 2.11.2000, “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave” dhe vendimi nr. 147, datë 18.3.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së sigurisë së digave dhe dambave”, pika 2, e nenit 52, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, dhe vendimi nr. 1108, datë 30.12.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”. Neni 3 Kushtet e marrëveshjes Të përgjithshme

  22. 1. Administruesi i ujëmbledhësit dhe subjekti që ushtron aktivitetin e peshkimit në ujëmbledhës, gjatë shfrytëzimit të tij, janë të detyruar të respektojnë kushtëzimet dhe duhet të udhëhiqen nga parimet, si më poshtë: - Së pari, të garantojnë sigurinë e digës së ujëmbledhësit; - Së dyti, të garantojnë sasinë e nevojshme të ujit për ujitje gjatë gjithë sezonit të ujitjes; - Së treti, të garantojnë zhvillimin normal të aktivitetit të peshkimit. Për administruesin e ujëmbledhësit

  23. 1. Administruesi i ujëmbledhësit përcakton grafikun e parashikimit të mbajtjes së nivelit të ujit në ujëmbledhës për një periudhë 1-vjeçare, bazuar në: a) projektin e shfrytëzimit të ujëmbledhësit; b) gjendjen e sigurisë së digës dhe nënobjekteve të saj, shkarkuesin katastrofik dhe ujëlëshuesit; c) përdorimin e ujit në periudha të ndryshme të vitit; ç) pllotave të mundshme.

  24. 2. Administruesi i ujëmbledhësit i vë në dispozicion subjektit që ushtron aktivitet peshkimi, grafikun e parashikimit të mbajtjes së nivelit të ujit në ujëmbledhës për kushte normale shfrytëzimi sipas përcaktimit në pikën 1 të këtij vendimi.

  25. 3. Administruesi i ujëmbledhësit në raste të kushteve klimaterike, që shmangen nga mesataret shumëvjeçare (reshje mbi normalen apo thatësirë e tejzgjatur), në interes të ruajtjes së sigurisë së digës dhe sigurimit të ujitjes për ujitje, ka të drejtë të ndryshojë grafikun e parashikimit të niveleve të ujit në ujëmbledhës, duke njoftuar sa më shpejt 4 subjektin e peshkimit për ndryshimet e mundshme të nivelit të ujit në ujëmbledhës, për të minimizuar dëmet e mundshme në aktivitetin e peshkimit.

  26. 4. Administruesi i ujëmbledhësit në rastet e planifikuara të ndërhyrjeve rehabilituese/riparuese në digë apo nënobjektet e saj, shkarkues katastrofik/ujëlëshues, duhet të njoftojë subjektin, që ushtron aktivitet peshkimi për nivelet e ujit, që do të mbahen në ujëmbledhës gjatë periudhës së realizimit të punimeve, për t’i mundësuar subjektit që ushtron aktivitet peshkimi, programimin e zhvillimit të aktivitetit të peshkimit në përshtatje me nivelet e ujit gjatë periudhës së rehabilitimit/mirëmbajtjes së digës.

  27. 5. Administruesi i ujëmbledhësit, në rastet e forcave madhore kur cenohet siguria e digës nga veprime të paparashikuara (kushte jonormale klimaterike, pllota, shkarje dhe cedime etj.) apo në rastet kur kërkohet të kontrollohet për arsye sigurie bjefi i poshtëm i digës nga brenda (për arsye emergjente), ka të drejtë të ulë menjëherë nivelin e ujit në ujëmbledhës në nivele të tilla, që garantojnë sigurinë e digës apo realizimin e kontrolleve të domosdoshme. Në këtë rast, administruesi njofton menjëherë subjektin që ushtron aktivitet peshkimi dhe nuk mban përgjegjësi për dëmtimet që mund t’i vijnë aktivitetit që ushtron subjekti nga ulja e paplanifikuar e nivelit të ujit. Për subjektin

  28. 1. Subjekti që ushtron aktivitet peshkimi, nuk duhet të cenojë sigurinë e digës nëpërmjet ndërhyrjeve me ndërtime, rehabilitime, modifikime në strukturat ekzistuese të ujëmbledhësit (trupin e digës, ujëlëshues, shkarkues katastrofik apo brenda kupës së ujëmbledhësit).

  29. 2. Subjekti që ushtron aktivitet peshkimi, nuk duhet të cenojë funksionimin normal të strukturave që shërbejnë për mbajtjen nën kontroll të nivelit të ujit në ujëmbledhës dhe shkarkimin e kontrolluar të ujit prej tij (ujëlëshues dhe shkarkues katastrofik), nëpërmjet dëmtimit të tyre, bllokimit, zvogëlimit të kapacitetit shkarkues etj.

  30. 3. Subjekti që ushtron aktivitet peshkimi në ujëmbledhës duhet të përdorë mjete dhe metoda të ligjshme në procesin e rritjes e të zënies së peshkut, pa shkaktuar dëmtime fizike të strukturave ekzistuese (trupit të digës, ujëlëshuesit dhe shkarkuesit katastrofik) dhe pa dëmtuar cilësinë e ujit.

  31. 4. Subjektit, që ushtron aktivitet peshkimi në ujëmbledhës, i ndalohet në mënyrë kategorike përdorimi i lëndëve eksplozive.

  32. 5. Subjekti që ushtron aktivitet peshkimi për qëllime të përmbushjes së aktivitetit të tij, nuk duhet të krijojë infrastrukturë ndihmëse në trupin e digës dhe kupën e ujëmbledhësit, si rrugëkalim për automjete, përdorimin e digës apo strukturave të tjera (ujëlëshues dhe shkarkues katastrofik) si vendparkimi apo vend për ngarkimin dhe shkarkimin e mjeteve lundruese.

  33. 6. Subjekti,që ushtron aktivitet peshkimi, nuk duhet të lëvizë me mjet transporti në kurorën e digës. Neni 4

  34. 6. Ruajtja e sigurisë së digës të ujëmbledhësit të ............................................... gjatë përdorimit të këtij ujëmbledhësi të mbikëqyret nga subjekti që është pajisur me kontratë për aktivitet peshkimi sipas legjislacionit në fuqi për peshkimin. Neni 5 Vlefshmëria Kjo marrëveshje merr vlerë vetëm e shoqëruar me kontratën e lidhur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me subjektin fitues në konkurrimin publik të shpallur nga ana e saj. Afati i kësaj marrëveshjeje është i njëjtë me afatin e kontratës për ushtrim aktiviteti peshkimi të subjektit ........................... me NIPT.........................në ujëmbledhësin e ........................................................ Neni 6 Çdo ndërhyrje e paligjshme në strukturat ekzistuese të ujëmbledhësit, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet sipas nenit 46, të ligjit nr. 24/2017, “Për administrimin e ujitjes dhe të kullimit”. 5 Neni 7 Kjo marrëveshje nënshkruhet brenda 60 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së ushtrimit të aktivitetit të peshkimit dhe përpilohet në 3 (tri) kopje, ku nga një kopje mbahet nga palët dhe kopja e tretë depozitohet (depozitohet me postë) në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural për t’u administruar në dosjen e subjektit fitues. Neni 8 Për të gjitha çështjet e parashikuara në këtë marrëveshje vlejnë normat e legjislacionit shqiptar. Neni 9

  35. 1. Të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje, do të zgjidhen me mirëkuptim midis palëve, në rast të kundërt: a) kur mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me veprime të përsëritshme nga ana e subjektit të peshkimit, që cenojnë sigurinë e digës dhe nënobjekteve të saj dhe veprime që cenojnë realizimin e ujitjes, marrëveshja ndërpritet në mënyrë të njëanshme nga bashkia/drejtoria e ujitjes dhe të kullimit, e cila njofton Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si autoriteti kontraktues përkatës për fillimin e procedurave të zgjidhjes së kontratës. b) Kur mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me uljen e nivelit të ujit pa lajmëruar subjektin e peshkimit sipas përcaktimeve të kësaj marrëveshjeje, duke shkaktuar dëmtime në aktivitetin e peshkimit, administruesi të zhdëmtojë subjektin e peshkimit, pas vlerësimit të dëmit nga vlerësues të pavarur. Neni 10

  36. 1. Të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje janë pranuar nga palët dhe nuk mund të ndryshohen ose modifikohen në asnjë mënyrë tjetër, përveçse me një dokument të shkruar dhe të nënshkruar nga palët nënshkruese të marrëveshjes.

  37. 2. Çdo ndryshim i bërë sipas pikës 1 të këtij neni dërgohet edhe në Ministri. Neni 11 Të gjitha njoftimet dhe komunikimet e tjera midis palëve në lidhje me objektin e kësaj marrëveshjeje do të bëhen me shkrim dhe do të dërgohen me faks ose me postë. Njoftimet do të quhen të marra nga data kur faksi është transmetuar ose kur objekti postar është dorëzuar në shërbimin postar, duke shënuar adresën përkatëse për secilën palë. Adresat e palëve do të jenë, si më poshtë: Për Bashkinë/Drejtorinë e Ujitjes dhe të Kullimit_______________________ Adresa postare_______________________ Tel: +355 _____________________________ E-mail:________________________________ Për subjektin_____________ Adresa postare:_______________________ Tel: +355______________________ E-mail: _____________________________ 6 Neni 12 Marrëveshja nënshkruhet më__________ PËR BASHKINË/DREJTORINË E UJITJES DHE TË KULLIMIT (...............................................) PËR SUBJEKTIN ________________ (.................................................) 7

Regulation No. 712 date 31.7.2013 on the rules of procedure of public competition for the fishing rights in the internal waters of the Republic of Albania · Nelum