Regulation No. 682 proclaiming the river Buna and the surrounding legatine territories as protected landscapes
Made 2005-11-02 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Water, Wild species and ecosystems
- Keywords
- ecosystem conservation, protected area, zoning, management/conservation
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 682, datë 2.11.2005 PËR SHPALLJEN E LUMIT BUNA DHE TË TERRITOREVE LIGATINORE PËRRETH TIJ “PEIZAZH UJOR/TOKËSOR I MBROJTUR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit 13 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen “Peizazh ujor/tokësor i mbrojtur” të zonës së lumit Buna, së bashku me deltën dhe ishullin e Franc Jozefit, rezervatin e Velipojës, lagunën e Vilunit, plazhin e Baks Rrjollit, kënetën e Domnit, si dhe territoret përreth tyre, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Peizazhi ujor/tokësor i mbrojtur kufizohet: Nga veriu: Me vijën që bashkon daljen e lumit Buna nga liqeni i Shkodrës deri në kufirin verior me Republikën Serbi-Mali i Zi (koordinatat 420 03’08” 190 29’30”, 420 01’31” 190 29’, 420 00’36” 190 25’7”, 420 00’ 190 23’45”); Nga perëndimi: Me vijën e kufirit shtetëror përgjatë lumit Buna me Republikën Serbi Mali i Zi; Nga lindja: Me vijën që bashkon daljen e lumit Buna nga liqeni i Shkodrës deri te Rëra e Hedhur dhe që kalon nga zona malore (koordinatat: 410 50’30” 190 35’30”, 420 53’15” 190 30’, 410 59’30” 190 31’30”, 420 00’ 190 31’33”, 420 02’15” 190 30’, 420 03’08” 190 29’). Nga jugu: Me vijën bregdetare nga Rëra e Hedhur deri te grykëderdhja e lumit Buna (koordinatat: 410 50’57” 190 23’, 410 51’28” 190 27’30”, 410 50’58” 190 30’. 3. Peizazhi ujor/tokësor i mbrojtur i lumit Buna ka një sipërfaqe të përgjithshme 23 027 ha, të përbërë nga: a) sipërfaqe pyjore dhe shkurrore 7 799” ha; b) sipërfaqe lagunore 346 ha; c) duna ranore, bregdetare 496 ha; ç) toka të kripura 252 ha; d) sipërfaqe të tjera (toka bujqësore, zona të banuara) 14 134 ha. 4. Peizazhi ujor/tokësor i lumit Buna ka zonimin e mëposhtëm, që paraqitet në hartën që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4.1 Zona qendrore (zona A) A.1 Zonë qendrore (në hartë e shënuar me 1a) e përbërë nga: a) pjesa e lumit Buna dhe brigjet e tij nga bashkimi me lumin Drin deri në fshatin Obot; b) brigjet e lumit Buna në pjesën perëndimore të rezervatit të Velipojës, nga grykëderdhja e lumit deri përballë skajit verior të ishullit Ada dhe 200 m në brendësi të rezervatit në lindje; c) ishulli i Franc Jozefit dhe bregdeti në lindje të grykëderdhjes, në gjatësi deri 2 km dhe gjerësi 300 m në det, drejt jugut; ç) pjesa qendrore dhe veriore e lagunës së Vilunit; d) gadishulli në plazhin e Baks-Rrjollit dhe një gjerësi 300 m në jug të vijës bregdetare deri te Rëra e Hedhur; dh) pjesa qendrore e kënetave të Domnit dhe të Murtemzës. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, në mbështetje të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”. A.2 Zonë qendrore (në hartë e shënuar me 1b) e përbërë nga: a) pjesa e lumit Buna në një gjatësi brigjesh 3 km në anën e djathtë të lumit, në veri të fshatit Oblikë; b) pjesa e lumit nga fshati Obot (e kufizur në veri me pjesën e përmendur në pikën A.1 deri në pikën përballë skajit verior të ishullit Ada (e kufizuar në jug me pjesën e përmendur në pikën A.1), me një gjerësi 200 m drejt lindjes; c) gjithë sipërfaqja e rezervatit të Velipojës, me përjashtim të asaj të përfshirë në pikën A.1 më sipër; ç) pjesa jugore e lagunës së Vilunit (e mbetur nga pjesa e përfshirë në pikën A.1) dhe gjithë sipërfaqja kënetore, që rrethon brigjet e lagunës; d) zona e Baks-Rrjollit, e mbetur nga pjesa e përfshirë në pikën A.1 deri në lartësinë 335 m në shpatin e malit Kolaj, në veri; dh) pjesa e kënetave të Domnit dhe të Murtemzës, që rrethon atë të përmendur në pikën A.1. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, në mbështetje të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”. A.3 Zonë qendrore (në hartë e shënuar me 1c) e përbërë nga: a) pjesa e lumit Buna, me gjatësi brigjesh 2 km, midis fshatrave Shirq dhe Obot, në anën e djathtë të lumit; b) në gjatësi brigjesh 2 km të lumit Buna, në veri të fshatit Dajç, në anën e majtë të lumit. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, në mbështetje të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”. Zonë e zhvillimit tradicional (zona B) B.1 Zonë e zhvillimit tradicional (në hartë e shënuar 2a) e përbërë nga: a) fushat e Velipojës, me sipërfaqe 2500 ha; b) fushat e Pentarit, me sipërfaqe 850 ha; c) pellgjet (ish-vaskat e peshkut) e fshatit Reç, me sipërfaqe 114 ha; ç) kullotat e Urës së Gjo Lulit dhe Domnit, me sipërfaqe 2200 ha. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes, në mbështetje të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, ku mund të ushtrohen veprimtari me karakter rikrijues, edukativ, ekoturistik, si dhe përdorimi tradicional i tokës, në harmoni të plotë me ruajtjen e natyrës dhe të vlerave shoqërore e kulturore të komunitetit vendas. B.2 Zonë e zhvillimit tradicional (në hartë e shënuar me 2b) e përbërë nga: territori që fillon nga fshati Pentar, në kufirin me Malin e Zi, vazhdon përmes kënetave të lumit Buna e kodrave të Rrencit dhe zbret në bregdet te Rëra e Hedhur, e cilësuar si korridor migrimi. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes, në mbështetje të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, por për karakteristikat që ofron, kërkohen plane të veçanta menaxhimi. C. Zonë e transicionit (zona C) C. 1 Zonë e transicionit (në hartë e shënuar me 3) e përbërë nga: plazhi i Velipojës, i kufizuar në perëndim nga rezervati i Velipojës, në veri nga rruga automobilistike dhe me shtrirje, në lindje, deri në 500 m përpara kanalit të komunikimit të lagunës së Vilunit me detin. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes, në mbështetje të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”. Në këtë zonë mund të ushtrohen veprimtari bujqësore, si dhe mund të përdoret toka për qëllime të ndryshme turistike, sportive, edukative, rikrijuese etj., që nuk cenojnë natyrën dhe biodiversitetin, mbështetur në zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e burimeve natyrore të zonës. 5. Ngarkohet administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur të Velipojës, e cila është në varësi të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të kryejë funksionet e administratës së peizazhit ujor/tokësor të mbrojtur të lumit Buna. 6. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, që në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore, të hartojë rregulloren e administrimit dhe planin e menazhimit të peizazhit ujor/tokësor të mbrojtur të lumit Buna. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha