Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 680 proclaiming the legatine system Vjose - Narte as protected landscape

Made 2004-10-22 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Wild species and ecosystems
Keywords
protected area, management/conservation, zoning

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr.680, datë 22.10.2004 PËR SHPALLJEN E SISTEMIT LIGATINOR VJOSË-NARTË PEIZAZH UJOR/TOKËSOR I MBROJTUR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 13 dhe 23 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e sistemit ligatinor Vjosë-Nartë peizazh ujor/tokësor të mbrojtur. 2. Ky sistem ligatinor kufizohet dhe përfshin një sipërfaqe si më poshtë vijon: a) Peizazhi ujor/tokësor i mbrojtur, i paraqitur në hartën që i bashkëlidhet vendimit dhe është pjesë përbërëse e tij, kufizohet: Në veri: nga ekstremi verior i grykëderdhjes së lumit të Vjosës dhe nga vetë lumi Vjosë deri në Mifol; Në perëndim: nga deti Adriatik; Në lindje: nga kreshta, që bashkon majat e Mishikartës, të Cecait, Cipllakut, Kishës, Mutrevës dhe nga Babica e Vogël; Në jug: nga Vlora (pusi i Mezinit), fusha e kripores, pylli i sodës, parku industrial. b) Peizazhi ujor/tokësor i mbrojtur ka një sipërfaqe të përgjithshme orej 19 738 ha, të përbërë nga: Sipërfaqe ligatinore (sipërfaqe ujore, zona të lagëta, ranore/toka margjinale) 7225 ha; Sipërfaqe pyjore 1167 ha; Sipërfaqe bujqësore 7798 ha; Sipërfaqe urbane 277 ha; Sipërfaqe ujore 2985 ha; Aeroporti 286 ha. 3. Peizazhi ujor/tokësor i mbrojtur ka këto ndarje zonale: a) Zona qendrore e ruajtjes së biodiversitetit (shënuar në hartë me shkronjën “A”) përfshin rezervatin e Pishë-Poros, lagunat e Kallenges, pyllin e Poros, Shamadurën Limopuan, pyllin dhe ishujt e Zvërnecit. Brenda saj ka dy nënndarje (A1 dhe A2), që përcaktojnë mënyrën e administrimit. Zonat e nënndarjes A1 ruhen dhe mbrohen në mënyrë strikte. Zonat e nënndarjes A2 ruhen, por edhe përdoren për qëllime ripërtëritje natyrore. b) Zonat e përdorimit tradicional (shënuar në hartë me shkronjën “B”), që nuk cenojnë mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit, përfshijnë tokat bujqësore (të Dellinjës, Zhukës dhe të aeroportit), kriporet dhe pjesën perëndimore të lagunës së Nartës. Brenda saj ka dy nënndarje (B1 dhe B2), për mënyrën e administrimit. Në nënndarjen B1 zhvillohen veprimtari ekonomike tradicionale, si peshkimi, akuakultura, gjuetia, turizmi, bujqësia dhe blegtoria. Në nënndarjen B2 zhvillohet veprimtaria ekonomike tradicionale e nxjerrjes së kripës. c) Zona e zhvillimit të qëndrueshëm (shënuar në hartë me shkronjën “C”) përmbledh fushën e Bilbilit, të Akernisë, Novoselës, Skrofotinës, Panajasë dhe Nartës, si dhe kodrat e fshatrave Trevllazër, Llakatund, Kërkovë e Bestrovë. Në brendësi të kësaj zone mund të zhvillohen veprimtari ekonomike, si bujqësi, gjueti, blegtori, tregti, pemëtari, ndërtime etj., që nuk cenojnë natyrën dhe biodiversitetin. ç) Zona e zhvillimit turistik (shënuar në hartë me shkronjën “D”). 4. Ngarkohet administrata e rezervës natyrore të menaxhuar të Pishë-Poros, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe të Kullotave, të kryejë administrimin e peizazhit ujor/tokësor të mbrojtur të sistemit ligatinor Vjosë-Nartë. 5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe e Kullotave të hartojnë rregulloren e administrimit dhe planin e menaxhimit të peizazhit ujor/tokësor të mbrojtur të sistemit ligatinor Vjosë-Nartë. 6. Ngarkohen Ministri i Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe e Kullotave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano

Regulation No. 680 proclaiming the legatine system Vjose - Narte as protected landscape · Nelum