Regulation No. 58 of 2013 removing from the forestry fund areas of the forestry economy Milot-Lester, Kurbin that will be used by the ‘Ndertimi Kristian” Ltd for mineral activities
Made 2013-01-23 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Forestry, Mineral resources
- Keywords
- special fund, forest management/forest conservation, minerals
- Categories
- metals-base, metals-precious, minerals-critical
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1. Sipërfaqet në ngastrat 48/e dhe 49/b të ekonomisë pyjore Milot–Lester, Kurbin, gjithsej 6 (gjashtë) ha, që do të përdoren nga shoqëria “Ndërtimi Kristian” sh.p.k., për shfrytëzimin me karrierë të gëlqerorëve të mermerizuar, të hiqen nga fondi pyjor dhe Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Heqja nga fondi pyjor dhe dhënia në përdorim subjektit “Ndërtimi Kristian” sh.p.k., të bëhet me pjesë, sipas madhësisë së sipërfaqes të miratuar në planin vjetor të punimeve të parashikuara në projekt.
3. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave sipas pikës 1 të këtij vendimi, bën çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, tokë me bimësi pyjore” dhe e regjistron në “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi me karrierë të gurit gëlqeror”, sipas projektit të parashtruar dhe planimetrisë bashkëlidhur, në përputhje me vendimin nr. 1353, datë 10.10.2008 të Këshillit të Ministrave “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”.
4. Subjekti “Ndërtimi Kristian”, sh.p.k., detyrohet të rehabilitojë sipërfaqen e marrë në përdorim sipas kushteve të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi. Dhënia në përdorim e pjesës tjetër dhe vazhdimi i punimeve në vitin pasardhës ndërpriten në qoftë se subjekti “Ndërtimi Kristian” sh.p.k. nuk ka kryer rehabilitimin e sipërfaqes së shfrytëzuar më parë.
5. Vlera e sipërfaqes pyjore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga subjekti “Ndërtimi Kristian” sh.p.k., sipas lidhjes nr. 4 të vendimit nr. 1064, datë 22.12.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në vendimin nr. 391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave””.
6. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Ndërtimi Kristian” sh.p.k., në bashkërendim me komunën, të pyllëzojë, me fondet e veta, brenda 2 (dy) viteve 6 (gjashtë) ha fond pyjor, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor. Grafiku i punimeve dhe ndjekja deri në marrjen në dorëzim me procesverbal të sipërfaqes së pyllëzuar caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor dhe komuna, sipas marrëveshjes që do të lidhet me kërkuesin.
7. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit të sipërfaqes, sipërfaqja e rehabilituar nga shoqëria “Ndërtimi Kristian” sh.p.k., të riregjistrohet në kadastrën kombëtare si fond pyjor.
8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Tabela 1- Sipërfaqja që hiqet nga fondi pyjor për ushtrimin e veprimtarisë minerare. (hapje karriere) Nr. Ekonomia pyjore Ngastra Sip.ha Përdorimi i territorit Forma e Funksioni Pronësia qeverisjes kryesor 1 EP Milot-Lester 48/e 2,00 Tokë me bimësi pyjore Nuk ka Prodhues Komuna Milot 2 EP Milot-Lester 49/b 4,00 Tokë me bimësi pyjore Nuk ka Prodhues Komuna Milot TOTALI 6,00