Regulation No. 57 date 31.1.2018 regarding the scientific post-vaccine monitoring of the wild animals vaccinated by the ‘Paza’ project
Made 2018-01-31 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Act
- Country
- Albania
- Subjects
- Livestock
- Keywords
- pests/diseases, governance, vaccination, inspection, monitoring, policy/planning, public health, animal health
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 57, datë 31.1.2018 PËR MONITORIMIN SHKENCOR PASVAKSINAL TË KAFSHËVE TË VAKSINUARA NË KUADËR TË PROJEKTIT “PAZA” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr. 61/2016, “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Lejimin e gjuetisë së dhelprës së kuqe, për arsye të monitorimit shkencor pasvaksinal, që realizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbrojtjes së konsumatorit ndaj sëmundjeve zoonotike” (“PAZA”). 2. Gjuetia e dhelprës së kuqe të kryhet nëpërmjet marrjes së kampionëve të dhelprës së kuqe në të gjithë territorin e vendit, me përjashtim të territorit të zonave të mbrojtura, gjatë një periudhe njëmujore në ditët e enjte, e premte dhe e shtunë, duke filluar nga dita e hyrjes në fuqi e këtij vendimi. 3. Për marrjen e kampionëve të dhelprave të kuqe, nëpërmjet gjuajtjes së tyre, të angazhohen në të gjithë vendin 39 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të pajisur me shenjë dalluese për këtë proces, që do të sigurojnë në total 324 kampionë të dhelprave të kuqe. Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që do të realizojnë marrjen e kampionëve në çdo qark, si dhe numri i individëve/kampionëve të dhelprave që do të sigurohen për secilin qark, jepen në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 4. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi, pajis punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në çdo qark me autorizimin përkatës për marrjen e kampionëve të dhelprës së kuqe. 5. Gjatë të gjithë kohës së kryerjes së kësaj veprimtarie në zonat ku do të kryhet marrja e kampionëve të dhelprave, procesi do të kontrollohet nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave. 6. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të bashkërendojë punën për marrjen e kampionëve të dhelprave të kuqe, dërgimin e tyre në laboratorët përkatës, analizimin dhe nxjerrjen e rezultateve, si dhe raportimin për përfundimin e fazës së tetë të procesit të monitorimit pasvaksinal kundër sëmundjes së tërbimit të dhelprës së kuqe në Shqipëri. 7. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama “PËR MONITORIMIN SHKENCOR PASVAKSINAL TË KAFSHËVE TË VAKSINUARA NË KUADËR TË PROJEKTIT PAZA” (FAZA 8) LISTA E GJUETARËVE PËR SIGURIMIN E KAMPIONËVE LABORATORIKË, NUMRI I KAMPIONËVE TË DHELPRAVE TË KUQE QË DUHEN SIGURUAR Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 Emër Mbiemër Vendndodhja Qarku Nr. i armës Nr. i dhelprave për çdo qark Ervin Jaupaj Tiranë Tiranë 186504 Nazmi Kamberi Tiranë Tiranë 58386 Skender Cani Tiranë Tiranë 24484 Ervin Kullaku Tiranë Tiranë T230481R Shefqet Dajti Tiranë Tiranë 31168 Tiranë 13 Jani Ranxha Elbasan Elbasan 84866 Bashkim Koçi Librazhd Elbasan 92029303 Ardi Bodurri Elbasan Elbasan 137166 Elbasan 37 Ramiz Koxha Burrel Dibër F 078244 Maringlen Lena Burrel Dibër n/a Preng Gjonaj Urake Dibër 92116907 Dibër 24 Kreshnik Toni Vain Lezhë 121243 Geg Paloka Fushëkuqe Lezhë 9219668 Pashk Noka Vain Lezhë 347441 Rozar Ujka Kune Lezhë F020104 Gjergje Dedaj Mirditë Mirditë 105176 Lezhë 12 Halim Çelmamaj Krujë Durrës H68000F Asllan Xhakaj Krujë Durrës 9544496 Shefqet Paja Krujë Durrës 119580 Durrës 10 Shaqir Hysenbelliu Skrapar Berat 1218234 Beqir Sheti Berat Berat 122952 Dine Kanani Berat Berat 9107160 Skender Selenica Berat Berat 774 Bedri Ormenaj Berat Berat 99706449 Berat 21 Nazir Markgjekaj Tropojë Kukës 47871 Kukës 20 Edvin Tuci Përmet Gjirokastër T-230431-R Vasil Vlashi Gjirokastër Gjirokastër 9001835 Gjirokastër 38 Llazar Xamo Novoselë Vlorë 10482 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 Nikolla Niko Sarandë Vlorë 9110442 Vlorë 36 Erind Mine Fier Fier 9447810 Adriatik Kaja Lushnjë Fier AH 33627 Gramoz Murrizi Lushnjë Lushnjë 138-22 Fatos Jolla Lushnjë Fier AH11659 Fier 24 Agim Dardha Shkodër Shkodër D-39036 Pellumb Guri Shkodër Shkodër P-87145-E Shkodër 36 Vasil Male Prespë Korçë 92027524 Julian Kodra Korçë Korçë 6030648 Ymer Mecollari Korçë Korçë 9553242 File Qyrani Korçë Korçë 684 Korçë 53