Regulation No. 549 on the production and importation of iodized salt
Made 1997-11-27 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Food and nutrition
- Keywords
- food safety and quality, condiments/herbs/spices, standards, international trade
- Categories
- *
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr.549, datë 27.11.1997 PËR IMPORTIMIN E KRIPËS SË GJELLËS SË JODIZUAR DHE PRODHIMIN E SAJ NË VEND Për parandalimin dhe korrigjimin e pamjaftueshmërisë së jodit në organizëm, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Lejimin e importimit vetëm të kripës së gjellës së jodizuar. 2. Nivelet e pranueshme të jodit në kripën e gjellës të jodizuar në pikat e hyrjes së doganave janë 40 mg jod për kg kripë. 3. Niveli më i ulët i pranueshëm i jodit në kripën e gjellës të jodizuar në kohën e tregtimit është 20 mg jod për kg kripë. 4. Personat juridikë vendas ose të huaj që marrin përsipër të prodhojnë kripë gjelle të jodizuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, detyrohen ta prodhojnë atë në nivelin 40 mg jod për kg kripë. 5. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mjedisit, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, përgatit materialet për sensibilizimin e popullsisë për domosdoshmërinë e përdorimit të kripës së gjellës të jodizuar, si dhe për rastet e mundshme të efekteve negative. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Fatos Nano