Regulation No. 547 on the establishment of the National Agency of Natural Resources
Made 2006-08-09 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Energy, Mineral resources
- Keywords
- institution, governance
- Categories
- energy, metals-base, metals-precious, minerals-critical
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1. Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), si institucion në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me seli në Tiranë.
2. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka objekt të veprimtarisë zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe hidroenergjetik.
3. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka këto detyra dhe përgjegjësi: - Konsulton, propozon dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse të qeverisë për hartimin e politikave të saj në fushën e minierave, të hidrokarbureve dhe të hidroenergjetikës; - Zbaton politikat e qeverisë në fushën e minierave, të hidrokarbureve dhe hidroenergjetike; - Siguron, brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën qeveritare për studimet dhe projektet në fushën e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe hidroenergjetike, të paraqitura nga subjektet, shtetërore a private, vendase ose të huaja. Për raste të veçanta mund të kërkojë asistencë të specializuar; - Promovon burimet minerare e hidrokarbure, negocion marrëveshjet hidrokarbure dhe minerare, si dhe ndjek zbatimin e planeve të zhvillimit të tyre; - Përgatit dokumentacionin dhe praktikat e nevojshme për dhënien e lejeve, të licencave, autorizimeve, në përputhje me ligjin, të cilat mundësojnë hyrjen në marrëveshjet hidrokarbure dhe kryerjen e operacioneve hidrokarbure, sipas marrëveshjeve të lidhura; - Mbikëqyr veprimtarinë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe hidroenergjetike; - Ndjek zbatimin e marrëveshjeve të lidhura hidrokarbure; - Realizon monitorimin e zonave të shfrytëzuara, të rrezikut minerar dhe të mbylljes së veprimtarisë minerare; - Administron, ekskluzivisht, të gjitha të dhënat parësore të sektorit hidrokarbur dhe të dhënat, që lidhen me veprimtarinë minerare dhe postminerare.
4. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është ent publik, i krijuar nga bashkimi i Agjencisë Kombëtare të Hidrokarbureve, Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Metalurgjisë, Institutit të Teknologjisë Nxjerrëse dhe Përpunuese të Mineraleve dhe Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Mekanikës dhe Drurit.
5. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për shërbimet që ofron, financohet nga Buxheti i Shtetit, nëpërmjet projekteve.
6. Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore i kalojnë të gjitha të drejtat e detyrimet e përcaktuara me akte të mëparshme nënligjore, ato kontraktuale, asetet dhe llogaritë bankare, të institucioneve të përcaktuara në pikën 4 të këtij vendimi.
7. Struktura, organika dhe funksionimi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore përcaktohen në statutrregulloren e kësaj agjencie, e cila miratohet me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
8. Emërimi, lirimi dhe shkarkimi nga detyra i drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore bëhen me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
9. Buxheti, për vitin 2006, për këtë institucion, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
10. Vendimet nr.445, datë 3.9.1993 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Hidrokarbureve”, nr.66, datë 6.10.1978 “Për krijimin e Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Metalurgjisë”, të Këshillit të Ministrave, dhe në lidhjen I “Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Mekanikës dhe Drurit (ISPMD)” të vendimit nr.197, datë 18.3.1996 të Këshillit të Ministrave “Për rrjetin e institucioneve shkencore shtetërore”, si dhe urdhri i Ministrit, nr.4685/1, datë 1.9.1993 “Për krijimin dhe organizimin e Institutit të Teknologjisë Nxjerrëse dhe Përpunuese të Mineraleve”, shfuqizohen.
11. Ngarkohet Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha