Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 538 of 2009 on licenses and permits issued through the National Center for Licensing (NCL) and other sub-legal common regulations

Made 2009-05-26 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Livestock, Energy, Environment, Food and nutrition, Fisheries and aquaculture, Mineral resources, Cultivated plants, Wild species and ecosystems, Waste and hazardous substances
Keywords
animal production, animal reproduction, authorization/permit, internal trade, international trade, environmental impact assessment (EIA), environmental planning, policy/planning, fishery management and conservation, fishing authorization, fishing charge, processing/handling, plant production, seeds/planting material, plant protection, fertilizers/nutrients, hunting/capture, hunting authorization/permit, management/conservation, wild fauna, wild flora, energy conservation/energy production, mining, hazardous substances, transport/storage
Categories
*, agriculture, metals-base, metals-precious, minerals-critical

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Të gjithë termat e përcaktuar në nenin 3 të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa me termat e mëposhtëm do të nënkuptohen: a) “Certifikatë” kupton një dokument ose një bashkësi dokumentesh të lëshuara nga një subjekt publik apo privat, i njohur nga legjislacioni në fuqi, e që shërben/shërbejnë për të provuar plotësimin e kritereve të caktuara të licencimit; b) “Drejtues teknik” funksioni/ne që kanë përgjegjësinë teknike e profesionale, në emër të subjektit që licencohet/lejohet, e që sipas sferës konkrete të veprimtarisë, mund të marrë emërtime të veçanta rast për rast; c) “Specifikim”, një klasifikim i standardizuar i kategorisë/nënkategorisë së licencës/lejes; ç) “Specializim”, një klasifikim i mëtejshëm i standardizuar specifikimi; d) “Subjekt” personi juridik, tregtar apo jo, ose fizik, i regjistruar paraprakisht në regjistrin tregtar; dh) Kudo në këtë vendim, kur nuk citohen më emërtimet përkatëse, termi “licencë/licencim” nënkupton edhe termin “leje/lejim” dhe termi “veprimtari” nënkupton edhe termin “përdorim i një të mire publike”.

  2. 2. Në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi përcaktohen, rast për rast, të gjitha kategoritë dhe/ose nënkategoritë e licencave që trajtohen, si rregull, nga ose nëpërmjet QKL-së. Për secilën prej tyre përcaktohen: a) Baza ligjore e posaçme sektoriale; b) Ndarja në nënkategori, nëse është rasti; c) Klasifikime specifike dhe/ose specializime, e standardizuara, nëse është rasti; ç) Afatet e vlefshmërisë së licencave; d) Rastet e veçanta të nënkategorive të këtyre kategorive që trajtohen pa përfshirjen e QKL-së; dh) Rastet e trajtimit nga ose nëpërmjet QKL-së dhe grupin përkatës procedural I, II, III; e) Në rastin e trajtimit sipas grupit III “i institucioni tjetër”, që përfshihet në trajtimin e kërkesës për licencë, mënyra e vlerësimit të kërkesës dhe e vendimmarrjes së tij, si dhe afati i kësaj vendimmarrjeje nga dita që QKL-ja ka miratuar kërkesën sipas fazës së parë të shqyrtimit; ë) Kriteret e posaçme të licencimit, llojet e faktorëve të veprimtarisë, specifikat apo specialitete mbi të cilat zbatohen këto kritere, si dhe llojet e dokumenteve që përdoren për të provuar plotësimin e këtyre kritereve; f) Datën në të cilën licencimi i kategorisë/nënkategorisë përkatëse fillon sipas këtij vendimi; g) Rregullime të tjera specifike sipas rastit.

  3. 3. Kategoritë e licencave apo nënkategori të tyre, nëse ka, që trajtohen pa përfshirjen e QKL-së jepen në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Licencimi i këtyre rasteve bëhet sipas legjislacionit sektorial të posaçëm. Në këtë aneks përfshihen edhe rastet e veçanta të nënkategorive që trajtohen pa përfshirjen e QKL-së e që rezultojnë të tilla nga aneksi 1.

  4. 4. Licenca, sipas këtij vendimi, lidhet vetëm me kërkuesit që, sipas statusit, janë subjekte, sipas kuptimit të këtij termi dhënë në pikën 1 të këtij vendimi, dhe vetëm për qëllime jovetjake. Rastet për kërkuesit që nuk janë subjekte dhe/ose kur kërkesa është për qëllime vetjake trajtohen sipas legjislacionit të posaçëm në fuqi pa përfshirjen e QKL-së.

  5. 5. Licenca lidhet me kategorinë kur kjo nuk ndahet në nënkategori dhe me nënkategorinë kur ekziston një ndarje e tillë. Kodi unik i licencës lidhet sipas rastit me kategorinë e pandarë ose me nënkategorinë.

  6. 6. Sipas kërkesës së tij, një subjekt mund të pajiset, në të njëjtën kohë apo në kohë të ndryshme, me një licencë lidhur me një apo disa specifikime apo specialitete kur një ndarje e tillë ekziston për atë kategori apo nënkategori, me kushtin që ai t’i plotësojë kriteret përkatëse të lidhura me ndarjet specifike apo specialitetet. Në një rast të tillë, kodi unik i licencës nuk ndryshohet.

  7. 7. Licencimi pa përfshirjen e QKL-së, pavarësisht nga përcaktimet e ligjeve në fuqi, bazohet në tërësi në ligjin nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” dhe në veçanti e të paktën në krerët I, II dhe III të këtij ligji. II. RREGULLA BAZË TË LICENCIMIT NGA OSE NËPËRMJET QKL-SË

  8. 1. Licencimi nga ose nëpërmjet QKL-së bazohet në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të licencimit.

  9. 2. Llojet e vetme të kritereve që shqyrtohen për një kërkesë për licencë janë kriteret e posaçme.

  10. 3. Një apo disa kritere të hollësishme, sasiore dhe/ose cilësore, zbërthejnë e konkretizojnë një kriter të posaçëm, sipas zbatimit të tij te faktorët e veprimtarisë/veprimtaritë specifike e specialitetet.

  11. 4. Kriteret e hollësishme dhe dokumentet përkatëse provuese janë ato të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për rregullat dhe standardet minimale të kryerjes së veprimtarive elementare përkatëse sipas kategorive, nënkategorive, specifikimeve a specialiteteve. a) Vetëm kriteret e hollësishme që lidhen me një kriter të posaçëm vlerësohen në procesin e shqyrtimit të një kërkese për licencë. b) Mungesa e kritereve të hollësishme nuk përbën arsye për mosshqyrtimin e një kërkese për licencë apo për refuzimin e saj. Në një rast të tillë, dhënia apo jo e licencës bazohet vetëm në kriteret e tjera të hollësishme në fuqi e që lidhen me kriterin e posaçëm respektiv. c) Për sa kohë që për një kriter të posaçëm nuk ekziston asnjë kriter i hollësishëm, atëherë ky kriter i posaçëm nuk merret në shqyrtim gjatë shqyrtimit të një kërkese për licencim. Në një rast të tillë, dhe nëse licenca varet vetëm nga ky kriter i posaçëm, licenca jepet në çdo rast automatikisht. ç) Kriteret e hollësishme dhe dokumentet përkatëse provuese sipas kategorive, nënkategorive, specifikimeve a specialiteteve publikohen në regjistrin informativ të licencave e lejeve nga ministria apo institucioni tjetër që ka kompetencë lëndore për veprimtarinë, sipas legjislacionit në fuqi, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Licencimit e në përputhje me format e formatet standarde të këtij regjistri, në formate të përshtatshme, duke dhënë, të paktën, numrin e aktit ligjor dhe/ose nënligjor nga i cili burojnë. Vetëm kriteret e hollësishme dhe dokumentet provuese përkatëse, të publikuara në këtë mënyrë, mund të përdoren në procesin e shqyrtimit të një kërkese për licencë, në të kundërt ato vlerësohen se nuk ekzistojnë.

  12. 5. Në rastin e grupit III të licencave: a) “Institucioni tjetër” që përfshihet në vendimmarrjen për licencë, kur dhe për aq sa nuk përcaktohet ndryshe me ligj ose në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi, vendos vetë për mënyrën e organizimit të punës për shqyrtimin e kërkesave për licenca të cilat janë miratuar në fazën e parë nga QKL-ja. Vendimi i institucionit tjetër për kërkesën për licencë merret nga titullari apo nga çdo organ a zyrtar të cilit titullari ia ka deleguar këtë kompetencë. Organizimi i shqyrtimit të kërkesës dhe marrja e vendimit në emër të institucionit tjetër bëhet me akt të titullarit të këtij institucioni. Akti shpallet në regjistrin informativ dhe vetëm mbi këtë bazë QKL- ja njeh shprehjen e vullnetit të institucionit tjetër. b) Afatet e marrjes së vendimit nga institucioni tjetër, të përcaktuara në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi janë maksimale. Institucioni tjetër duhet ta marrë vendimin në kohën më të shpejtë të mundshme e në raport me kompleksitetin e rastit. c) Mosmarrja e vendimit brenda afatit nga institucioni tjetër vlerësohet miratim në heshtje, përveç rastit kur, para mbarimit të këtij afati, institucioni tjetër shpall në regjistrin aplikativ shtyrje afati për atë rast. Shtyrja e pashpallur në regjistrin aplikativ është e pavlefshme. Shtyrja e afatit bëhet vetëm për shkaqe objektive të pamundësisë për shqyrtimin e kërkesës. Vendimi i shtyrjes sqaron domosdoshmërisht edhe shkaqet që e kanë diktuar atë. Shtyrja mund, përdoret vetëm njëherë dhe shtyrja shtesë nuk mund të jetë më e gjatë se vetë afati përkatës i marrjes së vendimit. Kundër vendimit të shtyrjes subjekti kërkues mund të ankohet sipas Kodit të Procedurave Administrative. ç) Vendimi i institucionit tjetër për çdo kërkesë shpreh qartë vullnetin e këtij institucioni. Vendimi miratues duhet të përcaktojë edhe kufizimet apo detyrimet specifike, nëse është rasti, si dhe arsyetimin ligjor për to. Në rastin e vendimit mosmiratues, ai duhet të përcaktojë qartë shkaqet e mosmiratimit, të shprehura në mënyrë të tillë që t’i shërbejnë kërkuesit të kuptojë se ç’masa duhet marrë që me një kërkesë të dytë të mund të pajiset me licencën e kërkuar. d) Në rastin e grupit III, një subjekt, sipas zgjedhjes së vet, mund të kërkojë në çdo rast një licencim me dy faza. Licenca e fazës së parë e lejon subjektin të kryejë vetëm ato veprime dhe në atë masë proporcionalisht me llojet dhe masën e kritereve të plotësuara në këtë fazë. Secila fazë trajtohet si licencim i grupit III.

  13. 6. Kur disa cilësi të kërkuara për një kriter të posaçëm në një licencim janë vërtetuar se plotësohen për shkak të procesit të kryer në kuadër të një tjetër licencimi, autorizimi apo certifikimi, dokumentet përkatëse të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse apo edhe vetë titullari i licencës, autorizimi apo certifikata, për sa kohë janë të vlefshme, shërbejnë si dokumente provuese të mjaftueshme për të rivërtetuar plotësimin e këtij kriteri. Në një rast të tillë, institucioni tjetër, në lidhje me grupin III të licencave, shmang përdorimin e panevojshëm të inspektimeve në vend për këto cilësi të vërtetuara dhe shkurton kohën e shqyrtimit të kërkesës në raport me kohën e kursyer për këtë shkak.

  14. 7. Kur një subjekt ka humbur të drejtën e ushtrimit të një veprimtarie, sipas legjislacionit në fuqi, ky fakt juridik, për sa kohë është në fuqi, përbën kusht të nevojshëm e të mjaftueshëm për mosmiratimin e kërkesës dhe/ose për revokimin e licencës së dhënë për atë veprimtari. Argumentimi i gëzimit të së drejtës bazohet në vetëdeklarimin e subjektit. Deklarimi i rremë dënohet sipas legjislacionit në fuqi dhe licenca e dhënë në mirëbesim revokohet menjëherë nga autoriteti përkatës.

  15. 8. Dokumentet e tjera shoqëruese janë: a) Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi; b) Dokumenti i identifikimit, i njohur nga ligji, i personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit; c) Autorizimi që vërteton se personi i cili paraqet kërkesën në emër të subjektit, kur ky nuk është titullari i subjektit, është i autorizuar prej këtij subjekti për të kërkuar licencën dhe për të bërë deklarimet e kërkuara në emër të subjektit; ç) Çdo dokument tjetër shoqërues i cili kërkohet sipas legjislacionit të posaçëm sektorial, me kusht që këto dokumente apo akte të cilat i përcaktojnë, janë publikuar në regjistrin informativ për çdo kategori/nënkategori licence/leje. Për këto lloje dokumentesh shoqëruese vlen edhe përcaktimi i shkronjës “d” të pikës 4 të kreut III të këtij vendimi; d) Çdo dokument që subjekti kërkues gjykon se është i dobishëm për shqyrtimin e kërkesës së tij.

  16. 9. Kur dokumentet provuese e shoqëruese shfaqen në rrethanat e përcaktuara në pikën 3 të nenit 10 të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, nuk është e nevojshme të dorëzohen në QKL. Në veçanti, faktet juridike të regjistruara në regjistrin tregtar të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe ato në regjistrin gjyqësor penal nuk është e nevojshme të dorëzohen me akt shkresor në QKL. Të dhënat e nevojshme për këto dokumente jepen nëpërmjet vetëdeklarimit të subjektin kërkues. III. LICENCIMI I SUBJEKTEVE DHE CERTIFIKIMI I INDIVIDËVE

  17. 1. Certifikimi i individëve për njohuritë, aftësitë, përvojën, besueshmërinë apo dhe cilësi të tjera individuale që kërkohen për kryerjen e funksioneve të caktuara apo veprimtarive profesionale është një proces i ndarë nga licencimi dhe kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi pa përfshirjen e QKL-së.

  18. 2. Certifikimi i cilësive individuale, sipas legjislacionit përkatës në fuqi, bazohet në kriteret e posaçme, të tilla si: a) Arsimi i kërkuar; b) Përvoja e kërkuar; c) Cilësitë e kërkuara fizike dhe/ose shëndetësore; ç) Mosha; d) Anëtarësia në një organizatë profesionale; dh) Gëzimi i besueshmërisë nga një autoritet përkatës publik; e) Kalimi me sukses i provimit a testimit organizuar nga autoriteti përgjegjës publik apo një institucion privat në emër dhe me autorizim të autoritetit publik apo ligjit; ë) Ndonjë kriter tjetër i përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.

  19. 3. Pika 7 e kreut II të këtij vendimi zbatohet edhe në rastin e certifikimit të individit.

  20. 4. Në rastin e licencimit të subjekteve, kur, sipas aneksit 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi, një nga kriteret e licencimit është edhe certifikimi paraprak i cilësive të kërkuara të një apo disa individëve me funksione të caktuara në këtë subjekt, atëherë plotësimi e këtij kriteri të posaçëm në licencim bazohet: në dokumentin(tet) certifikuese të lëshuara nga institucioni përkatës publik ose privat sipas pikës 2 të këtij kreu dhe aktit(teve) që provon se individi në fjalë ka pranuar të ushtrojë funksionin përkatës në subjektin kërkues të licencës/lejes, se individi njeh e pranon të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë në ushtrimin e këtij funksioni e se nuk ka pengesa ligjore në ushtrimin e këtij funksioni. Në rastin kur: a) Certifikimi i cilësive të kërkuara të individit për funksionin e caktuar në subjektin që licencohet, bazohet në një apo disa nga kriteret e përcaktuara në shkronjat “a” dhe/ose “b” dhe/ose “c”, “ç” dhe/ose “d” pikës 2 të këtij kreu dhe për sa kohë nuk ekziston praktika e certifikimit të njehsuar të këtyre cilësive nga një autoritet kompetent i ndryshëm nga QKL-ja, atëherë dokumentet provuese përkatëse së bashku njehsohen me certifikimin dhe shërbejnë si dokumente provuese nga subjekti që kërkon licencë/leje pranë QKL-së sipas secilit grup për cilësitë e kërkuara për këtë funksion. Në një rast të tillë, këto dokumente janë të mjaftueshme për të gjykuar plotësimin apo jo të këtij kriteri të posaçëm. b) Certifikimi i cilësive të kërkuara të individit për funksionin e caktuar në subjektin që licencohet bazohet edhe në kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe/ose “e” të pikës 2 të këtij kreu, atëherë certifikimi duhet të jetë kryer më parë dhe subjekti duhet të ketë në kërkesën e vet certifikatën e lëshuar nga autoriteti kompetent i cila ka verifikuar më parë të gjitha kriteret e certifikimit të individit në funksionin e caktuar. Në një rast të tillë dokumenti i vetëm provues që dorëzohet është certifikata e njehsuar, e lëshuar nga autoriteti përgjegjës e cila ka verifikuar e vërtetuar te gjitha kriteret e certifikimit. Certifikata nuk është e nevojshme të dorëzohet kur shfaqen rrethanat e përcaktuara në pikën 3 të nenit 10 të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. c) Kriteri i vetëm i posaçëm i licencimit është certifikimi i cilësive të një individi kur ky individ, i regjistruar si person fizik në regjistrin tregtar, është vetë subjekti kërkues i licencës, licencimi bazohet vetëm në dokumentet certifikuese dhe në aktin e regjistrimit të këtij subjekti. Gjithnjë regjistrimi bëhet sipas grupit II dhe kur është e mundur sipas grupi I, pavarësisht përcaktimeve në aneksin 1 që i bashkëlidhet të këtij vendimi. IV. CILËSITË E KËRKUARA TË TEKNOLOGJIVE, PAJISJEVE DHE MJEDISEVE DHE SHQYRTIMI I KRITEREVE PËRKATËSE TË LICENCIMIT/LEJIMIT Në rastin e licencimit të subjekteve, kur, sipas aneksit 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi, një nga kriteret e licencimit është edhe vërtetimi paraprak i cilësive të kërkuara të teknologjisë, të pajisjeve dhe/ose mjediseve, atëherë vlerësimi i plotësimit të këtij kriteri bazohet, sipas rastit, në vetëdeklarime të subjektit dhe/ose dokumentin(tet) e lëshuara nga subjektet publike a private përkatëse sipas legjislacionit në fuqi, si dhe për rastet e grupit III sipas përcaktimeve në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi edhe në inspektimin në vend dhe/ose mënyra të tjera vlerësimi nga strukturat e ngarkuara për këtë qëllim të institucioni tjetër. V. RASTET KUR KËRKOHET GARANCI FINANCIARE Kur sipas aneksit 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi, njëra nga kriteret e posaçme është edhe një garanci e caktuar financiare, subjekti dorëzon së bashku me kërkesën edhe një akt që vërteton se shuma e caktuar financiare është ngrirë dhe/ose garantohet nga një institucion financiar i licencuar sipas legjislacionit në fuqi. Garancia duhet të jetë e vlefshme për të gjithë afatin e vlefshmërisë së licencës. VI. LICENCIMI DHE AUTORIZIMI

  21. 1. Procesi i autorizimit është i ndarë nga ai i licencimit. Autorizimi mund të kërkohet të para, gjatë (kur ekziston mundësia) apo pas licencimit nga subjekti drejtpërdrejt tek institucioni përgjegjës. Me marrjen e licencës, subjekti mund të kryejë çdo veprim të lidhur me veprimtarinë e që nuk pengohet nga mungesa e autorizimit.

  22. 2. Procesi i autorizimit mund të bëhet pjesë e procesit të licencimit në rastin e licencave të grupit III, si dhe vetëm kur kushtet e autorizimit përkojnë me një apo disa nga kriteret e licencimit dhe institucioni përgjegjës për autorizimin është njëkohësisht edhe vetë institucioni tjetër apo një institucion a strukturë në varësi të këtij të fundit.

  23. 3. Institucioni përgjegjës për dhënien e një lloj autorizimi shqyrton sistematikisht se regjistrin aplikativ të licencave e lejeve për t’u informuar për subjektet që aplikojnë për licencë, dhe kur autorizimi është i nevojshëm, kontakton me subjektet kërkuese për t’i informuar për nevojën e kërkimit të autorizimit dhe pengesat që mund të ndeshin apo dënimet që mund të pësojnë në mungesë të tij.

  24. 4. Pika 3 e këtij kreu zbatohet në veçanti e sipas rastit për trupat me kompetenca inspektuese të institucioneve qendrore dhe/ose të qeverisjes vendore në fushat sanitare, veterinare, mjedisore, të territorit e ndërtimeve, pyjeve, ujërave, transporteve të çdo lloji, të rendit publik, sigurisë civile, fiskale, doganore.

  25. 5. Subjekti mund të kërkojë një autorizim edhe pranë QKL-së në të njëjtën kohë ose pas marrjes së një licence. Në një rast të tillë, kërkesa për autorizim bëhet e veçantë. Subjekti është i detyruar të përcaktojë qartë arsyet e kërkesës, bazën ligjore dhe institucionin përgjegjës të cilit ia kërkon autorizimin. QKL-ja pranon vetëm kërkesat, për autorizime nga institucione të lidhura në rrjetin e regjistrit të licencave e lejeve dhe me të cilat QKL-ja ka një marrëveshje për këtë shërbim, ku përcaktohen saktë dhe me hollësi procedurat e trajtimit të autorizimeve. Në të gjitha rastet e pranueshme nga QKL-ja autorizimi trajtohet si licencë e grupit III. Pranimi i kërkesave për një lloj të caktuar autorizimi nga QKL-ja bëhet vetëm pasi janë publikuar në regjistrin informativ kushtet e procedurat për atë lloj autorizimi. VII. KOMBINIMI I LICENCAVE

  26. 1. Kategoritë apo nënkategoritë e licencave sipas këtij vendimi janë akte administrative që licencojnë vetëm veprimtaritë përkatëse.

  27. 2. Nëse kryerja efektive e një veprimtarie komplekse kërkon pajisjen me dy a me shumë licenca, subjekti përkatës zgjedh vetë nëse do t’i kërkojë ato njëra pas tjetrës apo njëkohësisht.

  28. 3. Edhe në rastin e kërkimit të njëkohshëm, secila prej licencave kërkohet në bazë të një kërkese të veçantë por pa qenë nevoja që i njëjti dokument shoqërues, që i shërben kërkimit të dy a më shumë licencave, të dorëzohet në më shumë se një kopje në QKL. VIII. TAKSAT DHE TARIFAT E LICENCIMIT NGA OSE NËPËRMJET QKL-së

  29. 1. Tarifat e shërbimeve të QKL-së janë: a) 100 (një qind) lekë për rastet e licencimit, për ndryshime në titullin e licencës që kanë të bëjnë me kriteret e licencimit. b) 50 (pesëdhjetë) lekë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së licencës dhe për ndryshime që nuk kanë të bëjnë me kriteret e licencimit. c) pa pagesë për shërbimet e tjera të përcaktuara në nenin 38 të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  30. 2. Taksat dhe tarifat e posaçme, të lidhura me një licencë të caktuar janë të pagueshme në masën, këstet dhe mënyrat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi dhe ligji nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  31. 3. Në rastin e një tarife të posaçme dhe kur subjekti e merr licencën, tarifa e QKL-së është pjesë e tarifës së posaçme. Ky përcaktim për tarifën nuk zbatohet në rastin e taksës së posaçme.

  32. 4. Përcaktimet e pikave 1, 2 e 3 të këtij kreu vlejnë edhe për autorizimet e pranueshme nga QKL- ja. IX. PËRMBAJTJA ORIENTUESE E KËRKESËS DHE TITULLIT TË LICENCËS DHE RREGULLAT PËR REGJISTRIN

  33. 1. Përmbajtja orientuese e kërkesës dhe titullit të licencës për të gjitha kategoritë e nënkategoritë e tyre jepen në aneksin 3 që i bashkëlidhet këtij vendimi.

  34. 2. “Ministri përgjegjës” dhe “Ministri” përcaktojnë me udhëzim të përbashkët ndryshime nga këto përmbajtje orientuese sipas nevojave specifike të sektorëve pa ndryshuar në substancë këtë përmbajtje orientuese. Akti i miratimit të një kërkese për licencë nga institucioni tjetër në rastin e grupit III i bashkëlidhet gjithnjë titullit të licencës si pjesë e aneksit të tij në formatin elektronik të këtij titulli, si dhe, nëse kërkohet nga subjekti, edhe në formatin shkresor të këtij titulli.

  35. 3. Në çdo ministri dhe çdo institucion që kanë rolin e një institucioni tjetër në rastin e licencave të grupit III sipas aneksit 1, sipas vëllimit të pritshëm të kërkesave për licencë dhe të administrimit të regjistrit, caktohet me urdhër të brendshëm të titullarit zyrtari dhe/ose struktura përgjegjëse për administrimin e pjesës dhe rolit përkatës në ngritjen dhe funksionimin e regjistrit, shpërndarjen e brendshme të kërkesave për licencimin, protokollimin, shpalljen dhe/ose publikimet përkatëse të këtij institucioni në regjistër.

  36. 4. Të gjitha institucionet zbatojnë rregullat për regjistrin të përcaktuara me akte nënligjore të dalë në bazë e për zbatim të neneve 14 dhe 36 pika 2 dhe 3 të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. X. DISPOZITA PËR LICENCAT EKZISTUESE

  37. 1. Licencat ekzistuese të dhëna para datës së fillimit të funksionimit të QKL-së vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas kësaj date deri në fund të afatit të vlefshmërisë së tyre, pavarësisht mospublikimit të tyre në regjistër.

  38. 2. Titullari i licencës ekzistuese mund të kërkojë: a) zëvendësimin e një licence ekzistuese me një licencë sipas formatit dhe kodifikimit të ri pa ndryshuar të drejtat e detyrimet e licencës ekzistuese (kur ekziston mundësia). b) ndryshime në përcaktimet apo shtyrje afati të vlefshmërisë në licencën ekzistuese, nëse këto lejohen nga legjislacioni në fuqi. Në një rast të tillë, nëse kërkesa miratohet, ajo pasqyrohet nëpërmjet formatit dhe kodifikim të ri. XI. HAPAT PËR ZBATIMIN E KËTIJ VENDIMI

  39. 1. Data e fillimit të trajtimit të licencave nga ose nëpërmjet QKL-së është 9.6.2009, me përjashtim të rasteve kur në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi është përcaktuar një datë e mëvonshme.

  40. 2. Duke filluar nga data e përcaktuar në pikën 1 të këtij kreu, ministritë dhe institucionet e tjera nuk pranojnë kërkesa për këto kategori/nënkategori licencash dhe informojnë subjektet kërkuese që paraqiten pranë tyre të drejtohen në sportelet e shërbimit të QKL-së.

  41. 3. Për licencat që sipas aneksit 2 trajtohen pa përfshirjen e QKL-së kushtëzimi i hyrjes në fuqi e titullit të licencës së dhënë një subjekti me botimin e aktit të miratimit në regjistër, fillon më 1 janar 2009 sipas të njëjtit afat të përcaktuar në pikën 4 të nenit 55 të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  42. 4. Ngarkohen ministri e çdo ministër tjetër përgjegjës të nxjerrin para datës 31.5.2009 aktet nënligjore sipas ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” dhe në përputhje me këtë vendim.

  43. 5. Ngarkohen ministri, çdo ministër tjetër përgjegjës dhe QKL-ja të marrin të gjitha masat organizative e logjistike për të zbatuar këtë vendim. XII. DISPOZITA TË FUNDIT Subjektet e licencuara janë të detyruara të zbatojnë legjislacionin në fuqi përgjatë të gjithë kohës së veprimtarisë, si dhe detyrimet e kufizimet e përcaktuara në licencën e lëshuar për atë subjekt. Ky vendim hyn në fuqi më 31.5.2009 KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKSI 1 KATEGORITË E LICENCAVE E LEJEVE QË SI RREGULL TRAJTOHEN NGA OSE NËPËRMJET QKL-SË FUSHA I SIGURIA KOMBËTARE, RENDI PUBLIK DHE MBROJTJA CIVILE KATEGORIA I.2 SHËRBIMEVE EKSPERTIZE DHE/OSE PROFESIONALE TË MBROJTJES CIVILE I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  44. 1. Veprimtaria “Shërbimeve ekspertize dhe/ose profesionale të mbrojtjes civile” është kategoria I.2 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  45. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në dy nënkategori si vijon: a) “Shërbime ekspertize” me kodin I.2.A, të cilat mund të specifikohen në shërbime këshillimi, projektimi, planifikimi, vlerësimi i dëmeve, informimi, edukimi në sferën e mbrojtjes civile apo specifikime të tjera sipas rastit. b) “Shërbime ndërhyrëse në raste emergjencash” me kodin I.2.B të cilat mund të specifikohen në ndërhyrjen në raste zjarresh, tërmetesh, rrëshqitje dherash, përmbytje, bllokime nga dëbora e raste të tjera emergjencash ose fatkeqësish nga dukuri natyrore ose që vijnë nga veprimtaria njerëzore. 3. Licencat e të dy nënkategorive janë pa afat. II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË I.2.A

  46. 4. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë A jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie dhe/ose Llojet e dokumenteve specifikash e specialitetesh aplikohen provuese lidhur me kriteret e kriteret e posaçme posaçme Përshtatshmëria e njohurive a) Drejtuesi teknik i përgjithshëm për funksion a) Certifikatë për drejtuesin dhe eksperiencës së personelit me kohë të plotë pune. teknik të përgjithshëm (sipas specifikimeve) b) Akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës

  47. 5. Licencimi i nënkategorisë A të veprimtarisë bëhet sipas grupit II. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË I.2.B

  48. 6. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë B jepen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh Llojet e dokumenteve provuese lidhur veprimtarie dhe/ose me kriteret e posaçme specifikash e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive a) Drejtuesi teknik i a) Certifikatë për drejtuesin teknik të dhe eksperiencës së personelit përgjithshëm (funksion me kohë përgjithshëm të plotë pune) b) Akte që provon marrëdhëniet e (sipas specifikimeve) kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjediset Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) Pajisjet dhe/ose përdorimi, si dhe/ose standardet e shërbimit (sipas specifikimeve) dokumente që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve. Përshtatshmëria e organizimit a) Rregullat e brendshme të Rregulloret e brendshme bazë të dhe rregullave të veprimit e përgjithshme organizimit dhe të kryerjes së ndërhyrjes në raste b) planet e veprimit në raste ndërhyrjeve në raste emergjencash sipas emergjencash civile emergjencash specifikimeve (sipas specifikimeve)

  49. 7. Licencimi i nënkategorisë B të veprimtarisë bëhet sipas grupit III. a) Institucioni tjetër lidhur me këtë licencim është Ministria e Brendshme/Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, vendimin në emër të së cilës e merr Drejtori i Përgjithshëm bazuar në mendimin paraprak të Komisionit të Shqyrtimit të Kërkesave për licenca dhe/ose Certifikim që ngrihet pranë kësaj drejtorie sipas urdhrit të Ministrit. b) Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit, si dhe në inspektimin në vend dhe vlerësimin faktik të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit. c) Afati i marrjes së këtij vendimi është 30 ditë. d) Licenca mund të jepet për gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ose për njësi të caktuara territoriale-administrative në proporcion me kapacitetet njerëzore, teknike e teknologjike të subjektit. IV. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI 8. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më 9.6.2009. KATEGORIA I.3 SHËRBIMI I RUAJTJES DHE/OSE SIGURISË FIZIKE I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  50. 1. Veprimtaria e “shërbimit e ruajtjes dhe sigurisë fizike” është kategoria I.3 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  51. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në dy nënkategori si vijon: a) “Shërbime të ruajtjes së personave, objekteve e veprimtarive” me kodin I.3.A; b) “Shërbim të ruajtjes, transportimit e shoqërimit të vlerave monetare e sendeve të çmuara” me kodin I.3.B.

  52. 3. Licenca për secilën nënkategori është e vlefshme për një afat 4-vjeçar. II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË I.3.A dhe I.3.B

  53. 4. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë A dhe B jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e specialitetesh lidhur me kriteret e posaçme aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive, a) Drejtuesit teknik (funksion me kohë të a) Certifikatë profesionale dhe eksperiencës dhe besueshmërisë plotë pune); besueshmërie për drejtuesin së personelit b) Titullari i subjektit. teknik; b) Certifikatë besueshmërie për titullarin; c) Aktet që provojnë marrëdhëniet e kërkuara të punës lidhur me të dy funksionet. Forma juridike e subjektit Vetëm shoqëri tregtare të formës sh.p.k. Akti i regjistrimit në regjistrin ose sh.a tregtar.

  54. 5. Licencimi i veprimtarisë për të dy nënkategoritë bëhet sipas grupit III.

  55. 6. Institucioni tjetër lidhur me licencimin është Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, vendimin në emër të së cilës e merr Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit bazuar në mendimin paraprak të Komisionit të Shqyrtimit të Kërkesave për Licencë e Certifikatë që ngrihet me urdhër të këtij drejtori sipas legjislacionit në fuqi. a) Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit dhe në të dhënat e tjera të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit që provojnë se kriteret e certifikimit të drejtuesit teknik dhe/ose titullarit të subjektit që licencohet përmbushen edhe në momentin e shqyrtimit të kërkesës për licencë. b) Afati i marrjes së këtij vendimi është 60 ditë. III. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  56. 7. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më 9.6.2009. FUSHA II USHQIMI DHE SHËNDETI KATEGORIA II.1 PRODHIMI DHE/OSE TREGTIMI I USHQIMEVE I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  57. 1. Veprimtaria e “prodhimit dhe/ose tregtimit të ushqimeve” është kategoria II.1 e Shtojcës së Ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  58. 2. Kjo licencë ndahet në këto nënkategori: a) “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve”, me kodin II.1.A; b) “Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerëz)”, me kodin II.1.B; c) “Prodhimi primar me shumicë”, me kodin II.1.C.

  59. 3. Veprimtaritë e nënkategorisë me kodin II.1.A dhe II.1.C, nuk përfshijnë veprimtaritë për të cilat parashikohet licencimi i posaçëm sipas kategorisë II.3 të shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  60. 4. Licencat për nënkategoritë II.1.A, II.1.B dhe II.1.C janë pa afat. II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.1.A

  61. 5. Licenca për veprimtaritë me kodin II.1.A jepet për çdo stabiliment ku kryhet veprimtaria.

  62. 6. Veprimtaritë e nënkategorisë II.1.A specifikohen në: a) “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”, me kodin II.1.A.1. b) “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim”, me kodin II.1.A.2. c) “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që nuk përdoren për ushqim”, me kodin II.1.A.3.

  63. 7. Kriteret e posaçme të licencimit, dokumentet provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategoritë II.1.A, përcaktohen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e lidhur me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive a) Drejtuesi teknik a) Certifikatë për drejtuesin teknik dhe eksperiencës së personelit (sipas specifikimeve) b) akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, a) standardet tekniko-teknologjike Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) higjieno-sanitare dhe/ose përdorimi, si dhe/ose standardet e shërbimit (sipas specifikimeve) dokumente që pasqyrojnë cilësitë e këtyre faktorëve

  64. 8. Licencimi i nënkategorive II.1.A bëhet sipas procedurës së grupit III.

  65. 9. Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të licencimit, është: a) për veprimtarinë specifike me kodin II.1.A.1, II.1.A.2 - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), vendimi i të cilit bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe ne inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike dhe kushteve higjieno-sanitare, apo përkatësisht b) për veprimtaritë me kodin II.1.A.3 - Inspektorati Zooteknik (sektori i prodhimit blegtoral), në drejtoritë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimi i të cilit bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike dhe kushteve higjieno-sanitare.

  66. 10. Afati i marrjes së vendimit është 30 ditë. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.1.B

  67. 11. Licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B jepen për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes.

  68. 12. Kriteret e posaçme të licencimit, dokumentet provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategorinë II.1.B, përcaktohen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e lidhur me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjediset Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) Teknologjia dhe/ose përdorimi, si dhe/ose standardet e shërbimit c) Pajisjet dokumente që pasqyrojnë cilësitë e lidhur me standardet tekniko- këtyre faktorëve teknologjike dhe ato higjieno- sanitare (sipas specifikimeve)

  69. 13. Licencimi i nënkategorisë II.1.B bëhet sipas procedurës së grupit III.

  70. 14. Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të licencimit është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), vendimi i të cilit bazohet në dokumentet provuese të licencimit, si dhe në inspektimin në vend dhe vlerësimin faktik të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit.

  71. 15. Afati i marrjes së vendimit është 30 ditë. IV. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.1.C

  72. 16. Licenca për veprimtaritë me kodin II.1.C jepet për çdo stabiliment ku kryhet veprimtaria.

  73. 17. Kriteret e posaçme të licencimit dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategoritë II.1.C, përcaktohen në tabelën 3 më poshtë. Tabela 3 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve dhe/ose specifikash e specialitetesh provuese lidhur me aplikohen kriteret e posaçme kriteret e posaçme Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjediset Vetëdeklarim teknologjisë dhe mjediseve me b) Teknologjia standardet e shërbimit c) Pajisjet lidhur me standardet tekniko- teknologjike dhe ato higjieno-sanitare (sipas specifikimeve)

  74. 18. Licencimi i nënkategorive II.1.C bëhet sipas procedurës së grupit I. V. DISPOZITA TRANZITORE DHE TË FUNDIT, DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  75. 19. Subjektet që kryejnë veprimtari me pakicë lidhur me nënkategoritë A dhe B e që kupton subjektet e regjistruara si pagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël nuk licencohen. Këto subjekte janë të detyruara të njoftojnë autoritetet e përmendura si institucion tjetër lidhur me nënkategoritë A dhe B për vendin e kryerjes së aktivitetit dhe natyrën e tij jo më vonë se 30 ditë nga fillimi i veprimtarisë me pakicë.

  76. 20. Subjektet që kryejnë veprimtari me pakicë lidhur me nënkategorinë C e që kupton subjektet e regjistruara si pagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël apo fermerë nuk licencohen. Këto subjekte regjistrohen sipas legjislacionit në fuqi jo më vonë se 30 dite nga fillimi i veprimtarisë.

  77. 21. Deri në datën e fillimit të veprimtarisë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kompetencat e parashikuara për të, sipas këtij vendimi, do të ushtrohen nga institucionet e tjera sipas parashikimit të pikës 1 të nenit 72 të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” dhe akteve të miratuara në zbatim të tij.

  78. 22. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më 9.6.2009. KATEGORIA II.2 SHËRBIME Të RIPRODHIMIT, KRIJIMIT TË RACAVE OSE VETERINARE I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  79. 1. Veprimtaria e “shërbimeve të riprodhimit, krijimit të racave ose veterinare” është kategoria II.2 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  80. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në dy nënkategori si vijon: a) “Ndërzim natyror dhe inseminim artificial”, me kodin II.2.A; b) “Prodhim dhe/ose tregtim të materialit racor”, me kodin II.2.B; c) “Klinika veterinare”, me kodin II.2.C.

  81. 3. Licencat për kategorinë II.2 jepet për çdo vend ku kryhet veprimtaria dhe janë pa afat. II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.2.A

  82. 4. Veprimtaritë e nënkategorisë II.2.A specifikohen në: a)“Inseminim artificial (stacionet e inseminimit artificial/inseminatorët)”, me kodin II.2.A.1 dhe b) “Ndërzim natyror i kontrolluar (stacionet e ndërzimit natyror)”, me kodin II.2.A.2.

  83. 5. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin II.2.A.1 përcaktohen në tabelën 1 më poshtë, ndërsa kriteret e posaçme të licencimit dhe dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin II.2.A.2, përcaktohen në tabelën 2 me poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh Llojet e dokumenteve provuese lidhur veprimtarie dhe/ose me kriteret e posaçme specifikash e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik a) Certifikatë për drejtuesin teknik dhe eksperiencës së (sipas specifikimit) b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara personelit të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedisi Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose teknologjisë dhe mjediseve b) Pajisjet përdorimi, si dhe dokumente që me standardet e shërbimit (sipas veprimtarisë specifike) pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve Përshtatshmëria e burimeve Akt që provojnë marrëdhëniet kontraktore të furnizimit me materialin të furnizimit me material racor nga racor subjektet e licencuara për prodhim/tregtim të materialit racor Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve dhe/ose specifikash e specialitetesh provuese lidhur me aplikohen kriteret e posaçme kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe Drejtuesi teknik Vetëdeklarim eksperiencës së personelit (sipas specifikimit) Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedisi Vetëdeklarim teknologjisë dhe mjediseve me b) Pajisjet standardet e shërbimit (sipas veprimtarisë specifike) Përshtatshmëria e riprodhuesve Vetëdeklarim meshkuj

  84. 6. Licencimi i nënkategorisë II.2.A.1, bëhet sipas procedurës së grupit III. a) Institucionet e tjera, që verifikojnë plotësimin e kritereve të licencimit për veprimtaritë e specifikuara me kodin II.2.A.1 është Inspektorati Zooteknik (sektori i prodhimit blegtoral), në drejtoritë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimi i të cilit bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së kritereve të licencimit. b) Afati i marrjes së vendimit sipas pikës është 30 ditë.

  85. 7. Licencimi i nënkategorisë II.2.A.2 bëhet sipas procedurës së grupit I. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.2.B

  86. 8. Veprimtaritë e nënkategorisë II.2.B specifikohen më tej në veprimtaritë e prodhimit të materialit racor, mbretëreshave, grumbullimi, ruajtja, transferimi, importi, eksporti apo tregtimit të tyre.

  87. 9. Kriteret e posaçme të licencimit, llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin II.2.B, përcaktohen në tabelën 3 më poshtë. Tabela 3 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh Llojet e dokumenteve provuese veprimtarie dhe/ose lidhur me kriteret e posaçme specifikash e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe Drejtuesi teknik a) Certifikata e drejtuesit teknik eksperiencës së personelit (sipas specifikimit) b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, Sipas veprimtarisë specifike Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me dhe/ose përdorimi, si dhe/ose standardet e shërbimit dokumente që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve Përshtatshmëria veteriner sanitare e Sipas veprimtarive specifike Sipas rastit: dokumente zooteknike kafshëve prodhuese të materialit dhe ato veterinare të kafshëve racor – vetëm për qendrat e prodhimit racor

  88. 10. Licencimi i veprimtarive me kodin II.2.B bëhet sipas procedurës së grupit III.

  89. 11. Institucionet e tjera, që verifikojnë plotësimin e kritereve të licencimit për veprimtaritë e specifikuara me kodin II.2.B janë: a) Inspektorati Zooteknik (sektori i prodhimit blegtoral) në drejtoritë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimi i së cilës bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së kritereve të licencimit. b) për qendrat e prodhimit të materialit racor - Inspektorati Veterinar (struktura përgjegjëse për veterarinë), në drejtoritë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimi i së cilës bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së kritereve të licencimit.

  90. 12. Afati i marrjes së vendimit nga institucionet e përcaktuara në pikën 11 më sipër, është 30 ditë. IV. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.2.C

  91. 13. Licenca për veprimtaritë me kodin II.2.C jepet për çdo vend ku kryhet veprimtaria.

  92. 14. Kriteret e posaçme të licencimit, llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategoritë II.2.C, përcaktohen në tabelën 4 më poshtë. Tabela 4 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e specialitetesh lidhur me kriteret e posaçme aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe Drejtuesi veterinar a) Certifikatë për drejtuesin teknik eksperiencës së personelit b) Akt që provon marrëdhëniet e punës të individit drejtues teknik me subjektin që licencohet Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedise Vetëdeklarim teknologjisë dhe mjediseve me b) Pajisje standardet e shërbimit (sipas veprimtarive specifike)

  93. 15. Licencimi i nënkategorisë II.1.C bëhet sipas procedurës së grupit II. V. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  94. 26. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më 9.6.2009. KATEGORIA II.3 RRITJA OSE TREGTIMI I KAFSHËVE I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  95. 1. Veprimtaria e “rritjes dhe/ose tregtimit të kafshëve” është kategoria II.3 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” (këtej e tutje “ligji”).

  96. 2. Kjo licencë ndahet në këto nënkategori: a) “Mbarështimi i kafshëve në fermat agro-blegtorale të mëdha (me mbi 50 “njësi gjedhi”)” - me kodin II. 3. A; b) “Kultivimi i kafshëve ujore në fermat e akuakulturës” - me kodin II.3.B; c) “Tregtia me shumicë e kafshëve të gjalla”, me kodin II.3.C;

  97. 3. Licencat për veprimtaritë e kategorisë II. 3 janë pa afat.

  98. 4. Licenca për veprimtaritë e kategorisë II.3 jepen për çdo stabiliment/vend të ushtrimit të veprimtarisë. II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.3.A

  99. 5. Subjektet licencuara për veprimtaritë me kodin II.3.A kanë të drejtë të kryejnë edhe veprimtarinë e tregtimit me shumicë të kafshëve të prodhuara prej tyre. Tabela1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e lidhur me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi Zooteknik ose veterinar. a) Certifikatë për drejtuesin teknik dhe eksperiencës së personelit (sipas specifikimeve) b) Akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedise Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) Pajisje dhe/ose përdorimi, si dhe/ose standardet e veprimtarisë Lidhur me standardet tekniko- dokumente që pasqyrojnë cilësitë e teknologjike veterinaro-sanitare garancitë e këtyre faktorëve sipas veprimtarive specifike e llojit të kafshëve 6. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin II.3.A.1 përcaktohen në tabelën 1 më poshtë.

  100. 7. Licencimi i veprimtarive me kodin II.3.A bëhet sipas procedurës së grupit III të ligjit. a) Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të licencimit për veprimtaritë me kodin II.3.A.1 është Inspektorati Zooteknik (sektori i prodhimit blegtoral), në drejtoritë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimi i të cilit bazohet ne vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike të mjedisit (ambienteve të veprimtarisë) dhe pajisjeve. b) Afati i marrjes së vendimit është 30 ditë.

  101. 8. Veprimtaria e “Mbarështimi i kafshëve në fermat agro-blegtorale të mesme (11-50) e të vogla (deri në 10) njësi gjedhi nuk licencohet. Këto veprimtari regjistrohen sipas legjislacionit të posaçëm në fuqi. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.3.B

  102. 9. Subjektet licencuara për veprimtaritë me kodin II.3.B kanë të drejtë të kryejnë edhe veprimtarinë e tregtimit me shumicë të prodhimeve të tyre.

  103. 10. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin II.3.B përcaktohen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e lidhur me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesin teknik a) Certifikata për drejtuesin teknik dhe eksperiencës së personelit (sipas specifikimeve) b) Akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedise Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) Pajisje dhe/ose përdorimi, si dhe/ose standardet e veprimtarisë Lidhur me standardet tekniko- dokumente që pasqyrojnë cilësitë e teknologjike, veterinaro-sanitare garancitë e këtyre faktorëve. sipas veprimtarive specifike e llojit të kafshëve

  104. 11. Licencimi i veprimtarive me kodin II.3.B bëhet sipas procedurës së grupit III të ligjit. a) Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të licencimit për veprimtaritë me kodin II.3.B është Inspektorati Veterinar (struktura përgjegjëse për veterinarinë), në drejtoritë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimi i të cilit bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet të detyrueshme tekniko-teknologjike dhe veterinaro-sanitare të mjedisit (ambienteve të veprimtarisë) dhe pajisjeve. b) Afati i marrjes së vendimit sipas pikës 11.“a”më sipër është 30 ditë. IV. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.3.C

  105. 12. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin II.3.C përcaktohen në tabelën 3 më poshtë. Tabela 3 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e lidhur me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedise Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) Pajisje dhe/ose përdorimi, si dhe/ose standardet e veprimtarisë Lidhur me standardet tekniko- dokumente që pasqyrojnë cilësitë e teknologjike veterinaro-sanitare garancitë e këtyre faktorëve. sipas veprimtarive specifike e llojit të kafshëve

  106. 13. Licencimi i veprimtarive me kodin II.3.C bëhet sipas procedurës së grupit III të ligjit. a) Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të licencimit për veprimtaritë me kodin II.3.B është Inspektorati Veterinar (struktura përgjegjëse për veterinarinë), në drejtoritë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimi i të cilit bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike dhe veterinaro-sanitare të mjedisit (ambienteve të veprimtarisë) dhe pajisjeve. b) Afati i marrjes së vendimit sipas pikës 13. “a” më sipër është 30 ditë.

  107. 14. Subjektet që kryejnë veprimtari me pakicë lidhur me nënkategoritë C, e që kupton subjektet e regjistruara si paguese të taksës vendore mbi biznesin e vogël apo fermerë, nuk licencohen. Këto veprimtari regjistrohen sipas legjislacionit të posaçëm në fuqi. Këto subjekte janë të detyruara të zbatojnë legjislacionin në fuqi përgjatë gjithë kohës së veprimtarisë. V. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI 15. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më 9.6.2009. KATEGORIA II.4 PRODHIMI DHE/OSE TREGTIMI I FARAVE DHE/OSE FIDANËVE

  108. 1. Veprimtaria e “Prodhimi dhe/ose tregtimi i farave dhe fidanëve (materialit mbjellës bimor)” është kategoria II.4 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.

  109. 2. Licenca e kategorisë II.4 është pa afat.

  110. 3. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve shoqëruese përkatëse për kategorinë II.4 jepen në tabelën 1 më poshtë. Kriteret e detajuara dhe dokumentet përkatëse provuese shpallen në regjistrin informativ të licencave e lejeve nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Licencimit. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve dhe/ose specifikash e specialitetesh provuese lidhur me kriteret aplikohen kriteret e posaçme e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe Drejtuesi Teknik Vetëdeklarim eksperiencës së personelit Përshtatshmëria e pajisjeve, dhe Sipas veprimtarisë konkrete Vetëdeklarim mjediseve me standardet e shërbimit

  111. 4. Licencimi i veprimtarive të kategorisë II.4 bëhet sipas grupit I.

  112. 5. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më 9.6.2009. KATEGORIA II.5 PRODHIMI DHE/OSE TREGTIMI I PRODUKTEVE TË MBROJTJES SË BIMËVE, PLEHRAVE KIMIKE DHE/OSE PRODUKTEVE PREJ DUHANËVE I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  113. 1. Veprimtaria e “prodhimit dhe/ose tregtimit të produkteve të mbrojtjes së bimëve, plehrave kimike dhe ose produkteve prej duhaneve” është kategoria II.5 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  114. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në tre nënkategori si vijon: a) “Prodhim dhe tregtim të produkteve të mbrojtjes së bimëve (produkteve të rrezikshme dhe me rrezikshmëri të lartë)”, me kodin II.5.A; b) “Prodhim dhe tregtim të plehrave kimike me rrezikshmëri”, me kodin II.5.B; c) “Përpunimi industrial dhe/ose prodhimi i produkteve të duhanit”, me kodin II.5.C.

  115. 3. Licencat për nënkategoritë II.5.A, II.5.B për çdo specifikim, jepet për çdo vend ku kryhet veprimtaria.

  116. 4. Licencat për nënkategoritë II.5.A, II.5.B dhe II.5.C janë pa afat. II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.5.A

  117. 5. Veprimtaritë e nënkategorisë II.5.A specifikohen në: a) “Prodhim”, me kodin II.5.A.1; b) “Tregtim me shumicë”, me kodin II.5.A.2; c) “Tregtim me pakicë (farmaci bujqësore)”, me kodin II.5.A.3.

  118. 6. Licenca e prodhimit, me kodin II.5.A.1, përfshin edhe të drejtën e subjektit të licencuar, që të tregtojë me shumicë mallin e prodhuar në vendin (stabilimentin) në të cilin kryhet prodhimi.

  119. 7. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin II.5.A.1 dhe II.5.A.2 përcaktohen në tabelën 1, ndërsa ato për veprimtaritë me kodin II.5.A.3 përcaktohen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese lidhur dhe/ose specifikash e me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik (funksionon me a) Certifikatë e drejtuesit teknik dhe eksperiencës se kohë të plotë) b) Akt që provon marrëdhëniet e personelit (sipas specifikimeve) kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjediseve Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose dhe mjediseve me b) Teknologjisë përdorimi, si dhe/ose dokumente që standardet e shërbimit c) Pajisjeve pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre Sipas llojit të PMB-së faktorëve. Përshtatshmëria e vetëm për veprimtaritë e prodhimit Sipas rastit: dokumente që pasqyrojnë laboratorit të analizave (sipas llojit te PMB-së) cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese lidhur dhe/ose specifikash e me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik a) Certifikatë e drejtuesit teknik dhe eksperiencës së (sipas specifikimit) b) Akt që provon marrëdhëniet e personelit kërkuara punës Përshtatshmëria e pajisjeve Mjediseve Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose dhe mjediseve me Sipas llojit të PMB-ve përdorimi, si dhe/ose dokumente që standardet e shërbimit pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve.

  120. 8. Licencimi i nënkategorisë II.5.A bëhet sipas procedurës së grupit III. a) Institucionet e tjera, që verifikojnë plotësimin e kritereve të licencimit për veprimtaritë e specifikuara me kodin II.5.A.1 dhe II.5.A.2 është struktura përgjegjëse e mbrojtjes së bimëve (Inspektorati i Mbrojtjes së Bimëve) në Ministrinë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimi i së cilës bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura (për drejtuesin teknik) dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike të pajisjeve dhe mjedisit ku zhvillohet veprimtaria; b) Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të licencimit për veprimtaritë e specifikuara me kodin II.5.A.3 është struktura përgjegjëse e mbrojtjes së bimëve (Inspektorati i Mbrojtjes së Bimëve) në drejtoritë rajonale të Ministrisë se Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimi i së cilës bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura (për drejtuesin teknik) dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike të pajisjeve dhe mjedisit ku zhvillohet veprimtaria; c) Afati i marrjes së vendimit nga këto institucione të tjera është 30 ditë. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.5.B

  121. 9. Veprimtaritë e nënkategorisë II.5.B, specifikohen në: a) “Prodhim”, me kodin II.5.B.1. b) “Tregtim me shumice” me kodin II.5.B.2. c) “Tregtim me pakicë”, me kodin II.5.B.3.

  122. 10. Licenca e prodhimit, me kodin II.5.B.1 përfshin edhe të drejtën e subjektit të licencuar për prodhim, që të tregtojë me shumicë apo pakicë mallin e prodhuar në vendin (stabilimentin) në të cilin kryhet prodhimi. Ndërsa licenca e tregtimit me shumicë, me kodin II.5.B.1 përfshin edhe të drejtën e subjektit të licencuar për tregtim me shumicë, që të tregtojë me pakicë mallin e prodhuar në vendin (stabilimentin) në të cilin është bërë licencimi.

  123. 11. Kriteret e posaçme të licencimit, llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin II.5.B.1 dhe II.5.B.2 përcaktohen në tabelën 3, ndërsa kriteret e posaçme të licencimit, dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin II.5.B.3 përcaktohen në tabelën 4 më poshtë. Tabela 3 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese lidhur dhe/ose specifikash e me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik (funksion me kohë a) Certifikatë e drejtuesit teknik; dhe eksperiencës së të plotë) b) Akt që provon marrëdhëniet e personelit. (sipas specifikimeve) kërkuara të punës. Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjediseve; Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose dhe mjediseve me b) Teknologjisë; përdorimi, si dhe/ose dokumente që standardet e shërbimit c) Pajisjeve. pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre Sipas llojit të PMB-së faktorëve. Përshtatshmëria e vetëm për veprimtaritë e prodhimit Sipas rastit: dokumente që pasqyrojnë laboratorit të analizave (sipas llojit të PMB-së) cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve Tabela 4 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese lidhur dhe/ose specifikash e me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik a) Certifikatë e drejtuesit teknik; dhe eksperiencës së (sipas specifikimit) b) Akt që provon marrëdhëniet e personelit. kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve Mjediseve Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose dhe mjediseve me sipas llojit të PMB-ve përdorimi, si dhe/ose dokumente që standardet e shërbimit pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve.

  124. 12. Licencimi i veprimtarive me kodin II.5.B.1 dhe II.5.B.2 bëhet sipas procedurës së grupit III të ligjit: a) Institucionet e tjera, që verifikojnë plotësimin e kritereve të licencimit për veprimtaritë e specifikuara me kodin II.5.B.1 dhe II.5.B.2 është shërbimi i kontrollit të plehrave kimike, vendimi i të cilit bazohet në vlerësimin e dokumenteve provuese të paraqitura (për drejtuesin teknik) dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike të pajisjeve dhe mjedisit ku zhvillohet veprimtaria. b) Afati i marrjes së vendimit është 30 ditë.

  125. 13. Ndërsa licencimi i veprimtarive me kodin II.5.B.3 bëhet sipas procedurës së grupit I. IV. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.5.C

  126. 14. Veprimtaritë e nënkategorisë II.5.C, specifikohen në: a) “Përpunimi industrial i duhanit”, me kodin II.5.C.1 dhe; b) “Prodhim i produkteve të duhanit”, me kodin II.5.C.2.

  127. 15. Një subjekt mund të pajiset me një licencë të nënkategorisë II.5.C, për një apo të dyja veprimtaritë specifike dhe në të njëjtin vend të kryerjes së veprimtarisë, në përputhje me masën e plotësimit të kritereve të detajuara respektive, në të njëjtën kohë ose në kohë të ndryshme.

  128. 16. Kriteret e posaçme të licencimit, llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategorinë II.5.C përcaktohen në tabelën 5 më poshtë. Tabela 5 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese lidhur dhe/ose specifikash e me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedisi; Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose teknologjisë dhe mjediseve me b) Teknologjia; përdorimi, si dhe/ose dokumente që standardet e shërbimit specifik (Sipas veprimtarisë specifike) pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve.

  129. 17. Licencimi i nënkategorisë II.5.C të veprimtarive bëhet sipas grupit III. a) Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të licencimit për veprimtaritë e specifikuara me kodin II.5.A.1 dhe II.5.A.2, është Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve, vendimi i së cilës bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike. b) Afati i marrjes së vendimit është 30 ditë. V. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  130. 18. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më 9.6.2009. KATEGORIA II.6 SHËRBIME MJEKËSORE PARËSORE, SPITALORE OSE TË STOMATOLOGJISË I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  131. 1. Veprimtaria e “shërbimeve mjekësore parësore, spitalore ose të stomatologjisë” është kategoria II.6 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në dy nënkategori si vijon: a) “Shërbime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjike” me kodin II.6.A; b) “Shërbime spitalore” me kodin II.6.B.

  132. 3. Licencat e nënkategorive të kategorisë A dhe B, janë pa afat. II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.6.A

  133. 4. Veprimtaritë e nënkategorisë II.6.A specifikohen në: a) “Shërbime laboratorike”: mikrobiologjik, klinik biokimik, imunologjik gjenetik anatomo- patologjik, citologjik, stomatologjik, optik dhe specialitete të tjera me kodin A.1; b) “Kabinete mjekësore”: vetëm me një specialitet mjekësor të tilla si kabinete imazherie, kabinet optik me opticien, kabinet i diagnozës endoskopike dhe specialitete të tjera, me kodin A2; c) “Shërbime stomatologjike”: klinika dhe/ose kabinet stomatologjik, me kodin A.3; d) “Qendër mjekësore”: me disa specialitete mjekësore për vizita dhe konsulta mjekësore, diagnostifikim, trajtime ambulatore, trajtime mikrokirurgjikale, me kodin A4; e) “Shërbime të tjera shëndetësore e kurative”: fizioterapi, qendra estetike ku afrohet shërbim mjekësor, qendra të trajtimit të vartësisë nga droga, qendra balneare, të kujdesit paliativ dhe të tjera, me kodin A.5.

  134. 5. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë A jepen në tabelën 1 Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e lidhur me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik (mjekësor, a) Certifikatë e drejtuesit teknik dhe eksperiencës së personelit laborant etj., sipas specifikimeve e b) Akt që provon marrëdhëniet e specialiteteve) kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, Sipas specifikimeve e Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me specialiteteve dhe/ose përdorimi, si dhe dokumente standardet e shërbimit që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve.

  135. 6. Licencimi i nënkategorisë A të veprimtarive bëhet sipas grupit II. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË II.6.B

  136. 7. Shërbimet spitalore mund të specifikohen sipas kërkesës së subjektit që kërkon të licencohet dhe plotësimit të kritereve të specialiteteve përkatëse të kërkuara. Shërbimi spitalor mund të përfshijë edhe veprimtari të nënkategorisë A.

  137. 8. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë B jepen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh Llojet e dokumenteve provuese veprimtaritë dhe/ose specifikash lidhur me kriteret e posaçme e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesit Mjekësor i a) Certifikatë sipas specialiteteve dhe eksperiencës së personelit. Përgjithshëm b) Akt që provon marrëdhëniet e punës (funksion me kohë të plotë) të individit të certifikuar me subjektin që licencohet Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedise Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) Pajisje dhe/ose përdorimi, si dhe dokumente standardet e shërbimit sipas specialiteteve të spitalit dhe që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e numrit të shtretërve këtyre faktorëve. Përshtatshmëria e organizimit sipas specialiteteve të spitalit dhe Rregulloret e brendshme bazë të dhe rregullave të kryerjes së numrit të shtretërve organizimit dhe të rregullave të ofrimit shërbimeve të shërbimeve sipas specialiteteve

  138. 9. Licencimi i nënkategorisë B të veprimtarive bëhet sipas grupit III. a) Institucioni tjetër lidhur me licencimin është Ministria e Shëndetësisë, vendimin në emër të së cilës e merr Komisioni i Shqyrtimit të Kërkesave për Licenca dhe/ose Certifikim për Shërbimet Shëndetësore që ngrihet me urdhër të Ministrit. Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit për këtë fazë, si dhe vlerësimin faktik të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit. b) Afati i marrjes së vendimit është 30 ditë. IV. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  139. 10. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më datë 9.6.2009. KATEGORIA II.7 PRODHIMI DHE/OSE TREGTIMI I BARNAVE PËR NJERËZ OSE KAFSHË I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  140. 1. Veprimtaria e “Prodhimit dhe/ose tregtimit të barnave (për njerëz ose kafshë)” është kategoria II.7 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  141. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në tre nënkategori si vijon: a) “Farmacitë ose agjencitë farmaceutike” me kodin II.7.A; b) “Tregtimi me shumicë i barnave”, me kodin II.7.B; c) “Prodhimi i barnave”, me kodin II.7.C.

  142. 3. Licencat e nënkategorive të kategorisë A, B dhe C, janë pa afat

  143. 4. Veprimtaritë e nënkategorive A, B, C specifikohen në: a) Barna për njerëz. Kodit përkatës i shtohet në fund numri 1; b) Barna për kafshë. Kodit përkatës i shtohet në fund numri 2. II. BARNAT PËR NJERËZ II.1 Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë II.7.A.1

  144. 5. Kjo veprimtari dallohen në farmaci dhe agjenci farmaceutike. Kodit përkatës i shtohen respektivisht germat F dhe Af.

  145. 6. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë A jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e lidhur me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi i farmacisë sipas rastit a) Certifikatë për drejtuesin teknik dhe eksperiencës së personelit. farmaci ose agjenci farmaceutike farmacist sipas rastit farmaci ose (funksion me kohë të plotë) agjenci farmaceutike; b) Dokument që provon eksperiencën e nevojshme të punës si farmacist. c) Akt që provon marrëdhëniet e punës kërkuara të punës me subjektin që licencohet dhe eskluzivitetin. Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedise; Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) Pajisje dhe/ose përdorimi, si dhe dokumente standardet e shërbimit Sipas veprimtarive farmaci ose që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e agjenci farmaceutike këtyre faktorëve.

  146. 7. Licencimi i nënkategorisë A të veprimtarive bëhet sipas grupit II. II.2 Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë II.7.B.2

  147. 8. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë B jepen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh Llojet e dokumenteve provuese veprimtarie dhe/ose specifikash lidhur me kriteret e posaçme e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe Drejtuesi i farmacisë, sipas rastit a) Certifikatë për drejtuesin teknik eksperiencës së personelit. Farmaci ose agjenci farmaceutike farmacist, sipas rastit farmaci ose (funksion me kohë të plotë) agjenci farmaceutike. b) Dokument që provon eksperiencën e nevojshme të punës si farmacist. c) Akt që provon marrëdhëniet e punës kërkuara të punës me subjektin që licencohet dhe ekskluzivitetin. Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedise Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) pajisje dhe/ose përdorimi, si dhe dokumente standardet e shërbimit që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve. Përshtatshmëria e organizimit Sipas llojit të barnave që Rregulloret e brendshme bazë të dhe rregullave të depozitimit e tregtohen organizimit dhe të rregullave të shpërndarjes dhe ato të sigurisë depozitimit, shpërndarjes dhe sigurimit

  148. 9. Licencimi i nënkategorisë B të veprimtarive bëhet sipas grupit III. a) Institucioni tjetër lidhur me këtë licencim është Ministria e Shëndetësisë, vendimin në emër të së cilës e merr struktura e ngarkuar për këtë qëllim sipas udhëzimit të ministrit. Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit, si dhe në inspektimin në vend dhe vlerësimin faktik të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit. b) Afati i marrjes së këtij vendimi është 30 ditë. II.3 Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë II.7.C.1

  149. 10. Kriteret e posaçme të licencimit si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë C jepen në tabelën 3 më poshtë. Tabela 3 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh Llojet e dokumenteve provuese lidhur veprimtarie dhe/ose me kriteret e posaçme specifikash e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik (funksion me a) Certifikatë për specialitetin përkatës të dhe eksperiencës së kohë të plotë) prodhimit të barnave personelit. b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, Mjedisi Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose teknologjisë dhe mjediseve Teknologjia përdorimi, si dhe dokumente që pasqyrojnë me standardet e shërbimit cilësitë e garancitë e pajisjeve, teknologjisë, (Sipas llojit të barnave) mjediseve sipas specifikimeve. Përshtatshmëria e Sipas llojit të barnave që Rregulloret e brendshme bazë të organizimit dhe rregullave të prodhohen organizimit dhe të rregullave të prodhimit, prodhimit, depozitimit dhe depozitimit dhe sigurimit sigurisë

  150. 11. Licencimi i nënkategorisë A të veprimtarive bëhet sipas grupit II. a) Institucioni tjetër lidhur me licencimin është Ministria e Shëndetësisë, vendimin në emër të së cilës e merr struktura e ngarkuar për këtë qëllim sipas udhëzimit të ministrit. Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit, si dhe inspektimin në vend dhe vlerësimin e plotësimit të kritereve të licencimit. b) Afati i marrjes së vendimit është 30 ditë. III. BARNAT PËR KAFSHË

  151. 12. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse lidhur për barnat për kafshë për të tre nënkategorinë A, B dhe C janë të ngjashme me ato të barnave për njerëz sipas anekseve respektive të këtij vendimi.

  152. 13. Grupet dhe procedurat e licencimit për barnat për kafshë është e njëjtë me atë të barnave për njerëz sipas të njëjtave nënkategori me ndryshimin që: a) në rastin e nënkategorive B dhe C institucioni tjetër është Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, vendimin në emër të së cilës e merr Drejtoria e Veterinarisë; b) drejtuesi teknik në rastin e nënkategorive A dhe B duhet të ketë profesionin veteriner.

  153. 14. Veprimtaritë e prodhimit e tregtimit të barnave për kafshë licencohen më veçmas atyre të barnave për njerëz. IV. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  154. 15. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më datë 9.6.2009. KATEGORIA II.8 SHËRBIME TË TJERA SHËNDETËSORE DHE/OSE HIGJIENO-SANITARE

  155. 1. Veprimtaritë që kryejnë “shërbime të tjera shëndetësore ose higjieno-sanitare” janë ato të përcaktuara në kategorinë II.8 të shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  156. 2. Veprimtaritë e kësaj kategorie ndahen në dy nënkategori si vijon: a) “shërbime ekspertize higjieno-shëndetësore” me kodin II.8.A; b)“shërbime ndërhyrëse higjieno-shëndetësore” të tilla dezinfektimi, deratizimi, dizensektimi dhe të tjera të këtij lloji me kodin II.8.B. c) veprimtari në fushën e shëndetit publik që nuk licencohen sipas një kategorie tjetër me kodin II.8.C.

  157. 3. Një subjekt, sipas kërkesës së tij mund të licencohet për një apo të dy këto nënkategori sipas shkallës së plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit.

  158. 4. Licenca e këtyre veprimtarive është pa afat.

  159. 5. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë A, B, C të veprimtarisë jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie dhe/ose Llojet e dokumenteve specifikash e specialitetesh aplikohen provuese lidhur me kriteret kriteret e posaçme e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik a) Certifikatë për drejtuesin dhe eksperiencës se personelit sipas rasteve specifike teknik. b) Akt qe provon marrëdhëniet e kërkuara të punës.

  160. 6. Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë A, B, C bëhet sipas grupit II.

  161. 7. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më datë 9.6.2009. FUSHA III MJEDISI DHE BURIMET MJEDISORE BAZË KATEGORIA III.1 PËR NDIKIMIN NË MJEDIS

  162. 1. Lejet mjedisore të përcaktuara në 34 pika 5 e ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar bëjnë pjesë në kategorinë III.1 të shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  163. 2. Lejet e ndikimit në mjedis ndahen në tre nënkategori si vijon: a) “Leje e thjeshte mjedisore” me kodin III.1.A; b) “leje mjedisore” me kodin III.1.B; c) “leje e integruar mjedisore” me kodin III.1.C.

  164. 3. Emërtimi në pikën 2.a zëvendëson emërtime “autorizim mjedisor” dhe “pëlqim mjedisor” që përdoren para fillimit të zbatimit të këtij vendimi sipas pikës 7 më poshtë.

  165. 4. Leja e nënkategorive A, B, C, trajtohen sipas grupit III. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, kuptimi i llojit të veprimtarive dhe i ndikimit të tyre në mjedis, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të kërkesë prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkesë që ka kaluar fazën e parë nga QKL, për nënkategoritë A, B, C janë ato respektivet e përcaktuara nga ligji nr.8934, datë 5.9.2002 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, i ndryshuar, dhe aktet nën/ligjore në zbatim të tij.

  166. 5. Lejimi sipas këtij vendimi fillon më datë 1.10.2009. KATEGORIA III.2 SHËRBIME EKSPERTIZE DHE/OSE PROFESIONALE LIDHUR ME NDIKIMIN NË MJEDIS I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  167. 1. Veprimtaria e “shërbimeve të ekspertizës dhe/ose profesionale lidhur me ndikimin në mjedis ” është kategoria III.2 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  168. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në dy nënkategori si vijon: a) “veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedis” me kodin III.2.A; b) “veprimtaritë e tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis”, me kodin III.2.B.

  169. 3. Licencat e kategorisë III.2 jepen pa afat kohor. II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË III.2.A

  170. 4. Veprimtaritë e nënkategorisë III.2.A specifikohen në vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe në auditimin mjedisor me kodet respektive A.1 dhe A.2.

  171. 5. Një subjekt mund të pajiset me një licencë të kategorisë III.2.A, për një apo të dyja veprimtaritë specifike në përputhje me masën e plotësimit të kritereve të detajuara respektive, në të njëjtën kohë ose në kohë të ndryshme.

  172. 6. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për kategorinë III.2.A përcaktohen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie dhe/ose Llojet e dokumenteve specifikash e specialitetesh aplikohen provuese lidhur me kriteret kriteret e posaçme e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesin teknik a) Certifikatë për drejtuesin dhe eksperiencës se personelit teknik. b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës

  173. 7. Licencimi i nënkategorisë III.2.A bëhet sipas procedurës së grupit II. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË III.2.B

  174. 8. Licencat për nënkategorinë III.2.B jepet për çdo vend ku kryhet veprimtaria.

  175. 9. Veprimtaria e nënkategorisë III.2.B specifikohet në veprimtari të tilla si grumbullim, transportim, ruajtje, riciklim, përpunim apo asgjësim i mbetjeve të llojeve të ndryshme.

  176. 10. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për kategorinë III.2.B, përcaktohen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e lidhur me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe Drejtuesin teknik a) Certifikatë për drejtuesin teknik. eksperiencës së personelit (funksion me kohë të plotë sipas b) Akt që provon marrëdhëniet e veprimtarisë specifike) kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedisi Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) Teknologjia dhe/ose përdorimi, si dhe dokumente standardet e shërbimit specifik (Sipas veprimtarisë specifike) që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve.

  177. 11. Licencimi i nënkategorisë III.2.B bëhet sipas procedurës së grupit III. a) Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të licencimit për nënkategorinë III.2.B është struktura e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave e caktuar me udhëzim të ministrit sipas kompetencës territoriale në vendin ku ushtrohet veprimtaria. Vendimi bazohet në dokumentet provuese dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e përmbushjes së kritereve përkatëse të licencimit. b) Afati i marrjes së vendimit është 30 ditë. IV. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  178. 12. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më datë 9.6.2009. KATEGORIA III.3 IMPORTI I MBETJEVE PËR QELLIM RICIKLIMI, PËRPUNIMI, DHE/OSE PËRDORIMI OSE IMPORTI I SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE

  179. 1. Veprimtaria e “importit të mbetjeve për qëllim riciklimi, përpunimi, dhe/ose përdorimi ose importi i substancave ozon holluese” është kategoria III.3 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  180. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie përfshin vetëm përdorimin dhe/ose zëvendësimi i lëndëve ozonholluese nëpërmjet importimit.

  181. 3. Licenca për nënkategorinë III.3 është pa afat dhe jepet për çdo vend ku kryhet veprimtaria.

  182. 4. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për veprimtaritë me kodin III.3 jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e specialitetesh lidhur me kriteret e posaçme aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi Teknik a) Certifikatë për drejtuesin teknik dhe eksperiencës së personelit. b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjediset Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve me b) Pajisjet dhe/ose përdorimi si dhe/ose standardet e shërbimit dokumente që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve. 5) Licencimi i nënkategorisë III.3 bëhet sipas procedurës së grupit III. a) Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të licencimit është struktura e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave e caktuar me udhëzim të ministrit sipas kompetencës territoriale në vendin ku ushtrohet veprimtaria. Vendimi bazohet në dokumentet provuese dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së kritereve përkatëse të licencimit. b) Afati i marrjes se vendimit është 30 ditë.

  183. 6. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më datë 9.6.2009. KATEGORIA III.4 SHFRYTËZIMI DHE/OSE MBARËSHTRIMI I FLORËS (TOKËSORE DHE/OSE UJORE)

  184. 1. “Shfrytëzimi, përdorimi dhe/ose mbarështimi i florës tokësore dhe ose ujore” është përdorimi i të mirës publike sipas kategorisë III.4 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  185. 2. Përdorimi i të mirës publike sipas kategorisë III.4, specifikohet në dhënien në përdorim për veprimtari të ndryshme të lejuara sipas legjislacionit në fuqi të pjesëve të fondit pyjor apo kullosor, dhënien në shfrytëzim të fondit pyjor (përveç se kur kryhet nga banorët për nevojat e tyre sipas ligjit), dhënien në shfrytëzim të fondit kullosor për mbledhjen dhe/apo kullotje, dhënien e së drejtës së vjeljes/mbledhjes së bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere si dhe çdo veprimtari tjetër të shfrytëzimit, përdorimit dhe mbarështimit të florës për të cilën nuk parashikohet një leje e veçantë sipas legjislacionit në fuqi.

  186. 3. Lejet për kategorinë III.4 trajtohen sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi pa përfshirjen e QKL-së.

  187. 4. Lejimi sipas këtij vendimi fillon më datë 9.6.2009 KATEGORIA III.5 SHFRYTËZIMI DHE/OSE MBARËSHTIMI FAUNËS (TOKËSORE DHE OSE UJORE) I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  188. 1. “Shfrytëzimi dhe/ose kultivimi i faunës tokësore dhe ose ujore” është kategoria III.5 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  189. 2. Kategoria e përdorimit të këtyre të mirave publike specifikohet në tri nënkategori si vijon: a) peshkimi dhe forma të tjera të shfrytëzimit të faunës ujore të egër, me kodin III.5.A. b) shfrytëzimi, përdorimi dhe/ose mbarështimi i faunës së egër tokësore, me kodin III.5.B. c) gjueti sportive dhe turistike e organizuar (dhënia në përdorim e pjesëve të fondit të gjuetisë), me kodin III.5.C.

  190. 3. Përdorimet e nënkategorisë III.5.A specifikohen në peshkimin e tipeve të ndryshme me mjete lundruese në det (me specialitetet: peshkim fundor, peshkim i pelagjikëve të vegjël dhe/ose të mëdhenj, peshkim molusqesh, me turbosofiante, selektive dhe peshkim bregdetar) me kodin III.5.A.1 dhe të gjitha përdorimet e tjera (peshkimin në ujërat e brendshme, peshkimin nga organizatat e bashkë-menaxhimit (OMP-të) dhe dhënien në administrim të lagunave dhe zonave të tjera ujore e limitrofe) me kodin III.5.A.2.

  191. 4. Përdorimet e nënkategorisë III.5.B specifikohen në përdorimin e llojeve të faunës së egër për qëllime shkencore, kulturore edukimi, koleksione zoologjike, në përfitimin e produkteve jetësore, përdorimin e veprimtarive të tyre jetësore, mbarështimin e faunës së egër, grumbullimi i bretkosave, kërmijve, breshkave, reptilëve e llojeve të tjera të ngjashme të faunës së egër.

  192. 5. Nënkategoritë III.5.A.2, III.5.B, dhe III.5.C dhe specifikimet përkatëse të tyre trajtohen sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi pa përfshirjen e QKL-së, me përjashtim të peshkimit profesional në det, që trajtohet sipas procedurave të pikës 6-10 më poshtë të këtij vendimi. II. LEJA PËR PËRDORIMIN ME KODIN NËNKATEGORISË III.5.A.1

  193. 6. Leja e peshkimit profesional në det, me kodin III.5.A.1, ka afat 5-vjeçar dhe jepet për secilin mjet lundrimi veçmas.

  194. 7. Kriteret e posaçme të lejimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për lejen e përcaktuar në pikën 6 më sipër, përcaktohen në tabelën 1, më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese lidhur dhe/ose specifikash e specialitetesh me kriteret e posaçme aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e Mjeti lundrues (sipas llojit te a) Për mjetin lundrues: pajisjeve, teknologjisë dhe peshkimit) Dëshmi pronësie dhe/ose përdorimi të mjediseve me standardet e b) Mjetet stacionare të peshkimit dhe anijes / libri i mjetit lundrues ( nga shërbimit të ruajtjes së peshkut sipas llojit të Kapitaneria e Porteve) peshkimit dëshmia e flamurit nga Kapitaneria e Porteve Certifikata e lundrimit – Regjistri Detar dokumenti i regjistrit të mjetit lundrues nga policia kufitare (bregdet); b) për pajisjet Vetëdeklarim

  195. 8. Leja e peshkimit profesional në det jepet sipas procedurës së grupit III. a) Institucioni tjetër, që verifikon plotësimin e kritereve të lejimit është Drejtoria e Politikave të Peshkimit në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, vendimi i së cilës bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura për vlerësimin e kënaqjes së kritereve të lejimit. b) Afati i marrjes së vendimit është 10 ditë. III. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  196. 9. Dhënia e lejeve sipas këtij vendimi fillon më datë 9.6.2009. KATEGORIA II.7 SHËRBIME TË EKSPERTIZËS DHE/OSE PROFESIONALE LIDHUR ME BURIMET MJEDISORE BAZË

  197. 1. Veprimtaria e “shërbimeve të ekspertizës dhe/ose profesionale lidhur me burimet mjedisore bazë” është kategoria III.7 e Shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  198. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie specifikohet në dy nënkategori si vijon: a) “shërbime të ekspertizës dhe/ose profesionale lidhur me pyjet apo kullotat”, me kodin III.7.A. b) “shpues profesionist për ujë”, me kodin III.7.B.

  199. 3. Licenca për kategorinë III.7 është pa afat.

  200. 4. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për kategorinë III.7.A përcaktohen në tabelën 1, më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie dhe/ose Llojet e dokumenteve specifikash e specialitetesh aplikohen provuese lidhur me kriteret kriteret e posaçme e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtues teknik a) Certifikatë për drejtuesin dhe eksperiencës së personelit (sipas llojit të burimeve bazë) teknik b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës

  201. 5. Licencimi i nënkategorisë III.7.A bëhet sipas procedurës së grupit II.

  202. 6. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për kategorinë III.7.B përcaktohen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve dhe/ose specifikash e specialitetesh provuese lidhur me aplikohen kriteret e posaçme kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe Drejtuesi Teknik Vetëdeklarim eksperiencës së personelit Përshtatshmëria e pajisjeve, Pajisjet Vetëdeklarim teknologjisë dhe mjediseve me (sipas specifikimeve e specialiteteve) standardet e shërbimit

  203. 7. Licencimi i nënkategorisë III.7.B bëhet sipas procedurës së grupit I.

  204. 8. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon më datë 9.6.2009. FUSHA IV BURIME MINERARE, HIDROKARBURE DHE ENERGJETIKE KATEGORIA IV.1 MINERARE OSE HIDROKARBURE

  205. 1. Lejet minerare ose hidrokarbure të përcaktuara në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, i ndryshuar dhe ligjin nr.7746 datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar, bëjnë pjesë në kategorinë IV.1 të shtojcës së ligjit nr.10 081, Datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  206. 2. Lejet hidrokarbure janë nënkategoria IV.1.A. Kërkesa dhe dhënia e lejeve bëhet sipas procedurave të përcaktuara nga ligji Nr. 7746 datë 28.07.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar, dhe aktet në zbatim të tij.

  207. 3. Leja minerare është nënkategoria IV.1.B. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, llojet specifike të lejeve minerare, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të terkes prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkese që ka kaluar fazën e parë nga QKL për secilën nga llojet specifike të kësaj lejeje janë ato respektivet të përcaktuara nga ligji Nr. 7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet nën/ligjore në zbatim të tij.

  208. 4. Dhënia e lejeve sipas këtij vendimi fillon më datë 9/6/2009. KATEGORIA IV.4 SHËRBIME EKSPERTIZE DHE/OSE PROFESIONALE LIDHUR ME BURIMET MINERARE, HIDROKARBURE DHE ENERGJETIKE

  209. 1. Veprimtaria e “shërbimeve ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet minerare, hidrokarbure dhe energjetike” është kategoria IV.4 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  210. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në tre nënkategori si vijon: a) “Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet minerare” me Kodin IV.4.A b) “Shërbime ekspertizë dhe/ose profesionale lidhur me burimet hidrokarbure” me Kodin IV.4.B c) “Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet energjetike” me Kodin IV.4.C.

  211. 3. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për kategorinë IV.4.A,B,C përcaktohen në tabelën 1, më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie dhe/ose Llojet e dokumenteve specifikash e specialitetesh aplikohen provuese lidhur me kriteret kriteret e posaçme e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtues teknik (sipas llojit te burimit). a) Certifikatë për drejtuesin dhe eksperiencës se teknik personelit. b) Akt qe provon marrëdhëniet e kërkuara të punës.

  212. 4. Licencimi i nënkategorisë IV.4.A,B,C bëhet sipas procedurës së grupit II. 5. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon me datë 9.6.2009. FUSHA VII TRANSPORTI KATEGORIA VII.1 TRANSPORTI RRUGOR NDËRKOMBETAR I UDHËTARËVE

  213. 1. Veprimtaria “Transporti rrugor ndërkombëtar i udhëtarëve” është kategoria VII.1 e shtojcës së ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  214. 2. Licencimi i kësaj veprimtarie është i përgjithshëm dhe licenca është pa afat.

  215. 3. Shërbimet e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve të llojit: të rregullta, të rregullta të specializuara, vajtje-ardhje dhe të rastit u nënshtrohen procesit të autorizimit sipas legjislacionit përkatës në fuqi. Autorizimet për shërbimet e rregullta, të rregullta të specializuara dhe vajtje- ardhje pas hyrjes në fuqi, botohen në regjistrin e licencave dhe lejeve.

  216. 4. Licenca është kusht paraprak për lëshimin e autorizimeve për shërbimet e përcaktuara në pikën 3 më sipër.

  217. 5. Kriteret e posaçme të licencimit si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e specialitetesh lidhur me kriteret e posaçme aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesit i veprimtarisë së transportit a) Certifikate për drejtuesin e dhe eksperiencës së veprimtarisë së transportit personelit b) Akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës Reputacioni i mirë a) Për drejtuesin e veprimtarisë së a) Vetëdeklarim i nënshkruar nga transportit. drejtuesi i veprimtarisë së transportit b) Për subjektin qe kërkon licencë b) Vetëdeklarim tip i nënshkruar nga titullari i subjektit që kërkon të licencohet. Besueshmëria financiare Një sasi kapitali minimale dhe rezervë Dokument që vërteton kënaqjen e këtij sipas numrit të mjeteve. kriteri

  218. 6. Licencimi i veprimtarisë bëhet sipas grupit III. a) Institucioni tjetër lidhur me këtë licencim është Ministria e Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit, vendimi në emër të së cilës merret nga struktura e ngarkuar me këtë funksion me urdhër të Ministrit. Vendimi bazohet vetëm në dokumentet provuese të licencimit. b) Afati i marrjes së këtij vendimi është 30 ditë. 7. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon me datë 9.6.2009. KATEGORIA VII.2 TRANSPORTI RRUGOR NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE PËR TË TRETË E ME QIRA

  219. 1. Veprimtaria “Transporti rrugor ndërkombëtar i mallrave” është kategoria VII.2 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  220. 2. Licencimi i kësaj veprimtarie përfshin transportin ndërkombëtar të mallrave për të tretë dhe me qira.

  221. 3. Licencimi nuk zbatohet për transportin për të tretë në rastet e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi. Nuk i nënshtrohet licencimit transporti ndërkombëtar i mallrave për llogari të vet.

  222. 4. Licenca është pa afat.

  223. 5. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e specialitetesh lidhur me kriteret e posaçme aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesit i Veprimtarisë së Transportit a) Certifikate për drejtuesin e dhe eksperiencës së veprimtarisë së transportit personelit b) Akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës. Reputacioni i mirë. a) Për drejtuesin e veprimtarisë së a) Vetëdeklarim i nënshkruar nga transportit. drejtuesi i veprimtarisë së b) Për subjektin qe kërkon licencë. transportit b) Vetëdeklarim tip i nënshkruar nga titullari i subjektit që kërkon të licencohet. Besueshmëria financiare Një sasi kapitali minimale dhe rezervë Dokument që vërteton kënaqjen e sipas numrit të mjeteve. këtij kriteri.

  224. 6. Licencimi i veprimtarisë bëhet sipas grupit III. a) Institucioni tjetër lidhur me këtë licencim është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sipas procedurës së përcaktuar me urdhër të Ministrit. Vendimi bazohet vetëm në dokumentet provuese të licencimit. b) Afati i marrjes së këtij vendimi është 30 ditë.

  225. 7. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon me datë 9.6.2009. FUSHA VIII INDUSTRI DHE SHËRBIME TË TJERA KATEGORIA VIII.1 PRODHIMI, DEPOZITIMI, TRANSPORTI, PËRDORIMI DHE/OSE TREGETIMI I PRODUKTEVE DHE/OSE LENDEVE A PAJISJEVE TË TJERA ME RREZIKSHMËRI

  226. 1. Veprimtaritë e “Prodhimit, depozitimit, transportit, përdorimit dhe/ose tregtimit të produkteve dhe/ose lëndëve a pajisjeve të tjera me rrezikshmëri” bëjnë pjesë në kategorinë VIII.1 e shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  227. 2. Kategoria e këtyre veprimtarive ndahet në tre nënkategori si vijon: a) “Tregtimi me shumice i naftës, gazit, nënprodukteve përfshirë ato bio si dhe lendet djegëse” me kodin VIII.1.A b) “Veprimtari të lidhura me substancat dhe preparatet kimike me rrezikshmëri” me kodin VIII.1.B c) “Veprimtari të lidhura me burime me rrezatim jonizues” me kodin VIII.1.C

  228. 3. Tregtia me pakicë licencohet sipas legjislacionit në fuqi. Veprimtari të tjera specifike me këto lëndë nuk licencohen.

  229. 4. Kriteret e posaçme të licencimit si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë VIII.1.A jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e lidhur me kriteret e posaçme specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e mjediseve, a) Mjediset dhe Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë e pajisjeve me b) teknologjia e depozitimit dhe/ose përdorimi, si dhe dokumente standardet e shërbimit c) mjetet e transportit që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e sipas llojit të lëndëve dhe lidhur këtyre faktorëve. me standardet e sigurisë dhe të rezervës së detyrueshme

  230. 5. Licencimi i nënkategorisë VIII.1.A bëhet sipas grupit II.

  231. 6. Licencimi i nënkategorisë VIII.1.B zbatohet vetëm kur veprimtaria lidhet me lëndë të tilla të cilat janë të klasifikuara si të rrezikshme sipas legjislacionit në fuqi dhe kur një licencim i tillë nuk bëhet sipas ndonjë kategorie/nënkategorie tjetër. Licencimi i këtyre veprimtarive bëhet sipas klasifikimeve, kritereve e procedurave të përcaktuara për licencën II.5.B.

  232. 7. Licencat e nënkategorive VIII.1.A,B janë pa afat.

  233. 8. Licencimi i nënkategorisë VIII.1.C bëhet sipas legjislacionit në fuqi. 9. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon me datë 9.6.2009. FUSHA IX ARSIMI DHE SHKENCA KATEGORIA IX.1 ARSIMI PARAUNIVERSITAR I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  234. 1. Veprimtaritë “Arsimit parauniversitar” bëjnë pjesë në kategoritë IX.1 të shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  235. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në tre nënkategori si vijon: a) “Arsim parauniversitar” me kodin IX.1.A b) “Institucion plotësues arsimor parauniversitar” me kodin IX.B c) “Arsim parauniversitar fetar dhe/ose në gjuhë të huaj” me kodin IX.1.C

  236. 3. Licencimi I nënkategorisë C bëhet sipas ligjit Nr. 7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar. II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISE IX.2.A

  237. 4. Veprimtaritë e nënkategorisë B specifikohen sipas niveleve dhe/ose profilit arsimor a) “Arsimit parashkollor (kopsht)” me kodin IX.1.A.1 b) “Arsim bazë-cikli i ulët” me kodin IX.1.A.2 c) “Arsim bazë –cikli i lartë” me kodin IX.1.A.3 d) “Arsim i mesëm i përgjithshëm (gjimnaz)” me kodin IX.1.A.4 e) “Arsim i mesëm artistik e social kulturor” me kodin IX.1.A.5 dh) “Arsim i mesëm profesionale” me kodin IX.1.A.6, e) “Arsim i mesëm teknik” me kodin IX.1.A.7 f) “Arsim special” me kodin IX.1.A.8

  238. 5. Licencat për nënkategorinë A janë pa afat.

  239. 6. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë A jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh Llojet e dokumenteve provuese veprimtarie dhe/ose specifikash lidhur me kriteret e posaçme e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe a) Drejtuesi Didaktik (funksion a) Certifikatë për Drejtuesin Didaktik eksperiencës personelit me kohë të plotë, përjashtuar dhe akte që provon marrëdhëniet e arsimin plotësues) kërkuara të punës b) Personeli mësimdhënës b) Lista e plotë e stafit mësimdhënës (sipas arsimit specifik) dhe të dhëna mbi arsimin përkatës dhe eksperiencën në punë të personelit mësimdhënës Përshtatshmëria e a) Planet a) Plani mësimor produktit/shërbimit me rregullat b) Programet b) Programet lëndore e standardet c) tekstet mësimore c) Tekste që do të zbatojë institucioni. (sipas arsimit specifik) Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjediset mësimore lidhur me Dokumente pronësie dhe/ose teknologjisë dhe mjediseve me standardet përdorimi si dhe/ose dokumente që standardet e shërbimit b) Mjetet didaktike lidhur me pasqyrojnë llojet, cilësitë e garancitë standardet mësimore këtyre faktorëve (sipas arsimit specifik) Përshtatshmëria e organizimit a) Rregullat e brendshme Rregullore e brendshme e organizimit dhe rregullave të ushtrimit të b) Tarifat e shërbimit dhe funksionimit të institucionit veprimtarisë Deklarim i tarifave që do të aplikohen nga subjekti

  240. 7. Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë A bëhet sipas grupit III. a) Institucioni tjetër është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vendimin në emër të së cilës e merr Komisioni i Shqyrtimit të Kërkesave për Licenca dhe/ose Certifikim për Shërbimet arsimore, I cili ngrihet dhe funksionon sipas urdhrit të Ministrit. Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit si dhe në inspektimin në vend dhe vlerësimin faktik të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit. b) Afati i marrjes së vendimit është 4 muaj. c) Kërkesa në QKL pranohet kur ajo bëhet jo më pranë se 5 muaj nga fillimi i vitit shkollor. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË IX.2.B

  241. 8. Veprimtaritë e nënkategorisë IX.2.B specifikohen sipas llojit konkret të veprimtarive arsimore plotësuese që ofron subjekti.

  242. 9. Kriteret e posaçme të licencimit si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë B janë të njëjta me ato të nënkategorisë A.

  243. 10. Licencat për nënkategorinë B janë pa afat.

  244. 11. Licencimi i këtyre veprimtarive, në përputhje me kriteret specifike përkatëse, bëhet sipas të njëjtave procedura si ato të nënkategorisë IX.2.A me ndryshimin që: a) afati i marrjes së vendimit nga institucioni tjetër është 30 ditë; b) kërkesa pranohet në çdo kohë përjashtuar rastin kur arsimi plotësues ofrohet i lidhur me vitin akademik, rast në të cilin zbatohet kufizimi që kërkesa në QKL pranohet kur ajo bëhet jo më pranë se 2 muaj nga fillimi i vitit shkollor. IV. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  245. 12. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon me datë 1/10/2009. FUSHA X KUJDESI SHOQËROR DHE PUNËSIMI KATEGORIA X.1 SHËRBIMEVE TË PËRKUJDESIT SHOQËROR I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  246. 1. Veprimtaritë “Shërbime të përkujdesit shoqëror” bëjnë pjesë në kategoritë X.1 të shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  247. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet ne dy nënkategori si vijon: a) “shërbime të përkujdeset komunitar” me kodin X.1.A b) “shërbime të përkujdeset rezidencial” me kodin X.1.B

  248. 3. Këto veprimtari mund të specifikohen dhe/ose specializohen sipas natyrës së shërbimit dhe/ose grupeve e individëve përfitues.

  249. 4. Licencat e të dy nënkategorive janë pa afat II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË X.1.A

  250. 5. Kriteret e posaçme të licencimit si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë A jepen në Tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie dhe/ose Llojet e dokumenteve specifikash e specialitetesh aplikohen provuese lidhur me kriteret kriteret e posaçme e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik a) Certifikatë për drejtuesin dhe eksperiencës se didaktik personelit. b) Akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës

  251. 6. Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë A bëhet sipas grupit II. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË X.2.B

  252. 7. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë B jepen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 2 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie Llojet e dokumenteve provuese dhe/ose specifikash e specialitetesh lidhur me kriteret e posaçme aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik a) Certifikate për drejtuesin teknik dhe eksperiencës së personelit b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës. Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjedise Sipas rastit: dokumente pronësie teknologjisë dhe mjediseve b) Pajisjet dhe/ose përdorimi, si dhe dokumente me standardet e shërbimit që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e Sipas llojit të shërbimeve rezidenciale këtyre faktorëve

  253. 8. Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë A bëhet sipas grupit III. a) Institucioni tjetër për licencimin e këtyre veprimtarive është Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, vendimin në emër të së cilës e merr Komisioni i Shqyrtimit të Kërkesave për Licenca dhe/ose Certifikim që ngrihet me urdhër të Ministrit. a) Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit, si dhe në inspektimin në vend dhe inspektimin në vend e vlerësimit të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit nga struktura në qarkun përkatës të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. c) Afati i marrjes së këtij vendimi është 30 ditë. IV. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË PËRKUJDESIT SHOQËROR QË KANË EDHE KOMPONENTE ARSIMORE DHE/OSE SHËNDETËSORE

  254. 9. Subjektet që kombinojnë shërbimet e përkujdeset shoqëror me ato shëndetësore, dhe/ose arsimore mund të kërkojnë veçmas ose njëkohësisht licenca për veprimtaritë arsimore dhe/ose shëndetësore. Shqyrtimi i kërkesave për këto veprimtari shtesë bëhet sipas procedurave përkatëse. V. DATA E FILLIMIT TË LICENCIMIT SIPAS KËTIJ VENDIMI

  255. 10. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon me datë 9.6.2009. KATEGORIA X.2 SHËRBIME TË NDËRMJETËSIMIT NË TREGUN E PUNËS DHE/OSE FORMIMIT PROFESIONAL I. NDARJA E KATEGORISË DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

  256. 1. Veprimtaritë “Shërbime të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe/ose formimit profesional” bëjnë pjesë në kategoritë X.2 të shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”

  257. 2. Kategoria e kësaj veprimtarie ndahet në dy nënkategori si vijon: a) “Ndërmjetësim në tregun e punës” me kodin X.2.A b) “Formim profesional” me kodin X.2.B

  258. 3. Licencat e të dy nënkategorive janë pa afat II. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË X.2.A

  259. 4. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë A jepen në tabelën 1 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie dhe/ose Llojet e dokumenteve specifikash e specialitetesh aplikohen provuese lidhur me kriteret e kriteret e posaçme posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi teknik a) Certifikatë për drejtuesin dhe eksperiencës së personelit teknik b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës Mjaftueshmëria e kapitalit si Një kapital minimal si rezerve sigurie Dokument që provon ngrirjen e rezervë sigurie për të tretët një kapitali rezervë sigurie

  260. 5. Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë A bëhet sipas grupit II. III. LICENCIMI I VEPRIMTARIVE TË NËNKATEGORISË X.2.B

  261. 6. Veprimtaritë e nënkategorisë IX.2.B specifikohen sipas llojit konkret të veprimtarive formuese profesionale që ofron subjekti.

  262. 7. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për nënkategorinë B jepen në tabelën 2 më poshtë. Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh Llojet e dokumenteve provuese lidhur me veprimtarie dhe/ose kriteret e posaçme specifikash e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe Drejtuesi didaktik a) Certifikatë për drejtuesin didaktik eksperiencës së personelit b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara punës Përshtatshmëria e pajisjeve, a) Mjediset Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose teknologjisë dhe mjediseve me b) Mjetet didaktike përdorimi si dhe dokumente që pasqyrojnë standardet e shërbimit Sipas llojit të kurseve për cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve formim profesional

  263. 8. Licencimi i veprimtarive të nënkategorisë A bëhet sipas grupit III. a) Institucioni tjetër për licencimin e këtyre veprimtarive është Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, vendimin në emër të së cilës e merr Komisioni i Shqyrtimit të Kërkesave për Licenca dhe/ose Certifikim për Shërbimet Shëndetësore që ngrihet me urdhër të Ministrit. b) Vendimi bazohet në dokumentet provuese të licencimit, si dhe në inspektimin në vend dhe vlerësimin faktik të plotësimit të kritereve përkatëse të licencimit nga struktura në qarkun përkatës të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. c) Afati i marrjes së këtij vendimi është 30 ditë. IV. DATA E FILLIMIT TE LICENCIMIT SIPAS KETIJ VENDIMI

  264. 9. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon me datë 9.6.2009. FUSHA XI DREJTËSIA DHE LIGJI KATEGORIA XI.2 SHËRBIMI I PËRMBARIMIT

  265. 1. Veprimtaria “Shërbime përmbarimore” është kategoria XI.2 e shtojcës së ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

  266. 2. Licencimi i veprimtarive bëhet sipas Grupit të dytë të përcaktuar në ligjin nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Licencat për ushtrimin e veprimtarisë përmbarimore private jepen pa afat.

  267. 3. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese përkatëse për licencimin për nënkategorinë A jepen në tabelën 1 më poshtë: Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh veprimtarie dhe/ose Llojet e dokumenteve specifikash e specialitetesh aplikohen provuese lidhur me kriteret e kriteret e posaçme posaçme Përshtatshmëria e njohurive Drejtuesi i veprimtarisë përmbaruese (me kohë a) Certifikatë për Drejtuesin e dhe eksperiencës së personelit të plotë dhe ekskluzivitet) veprimtarisë Përmbarimore b) Akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës Përshtatshmëria e formës Subjekt tregtar Akti i regjistrimit në regjistrin juridike tregtar

  268. 4. Licencimi I kësaj veprimtarie bëhet sipas grupit II.

  269. 5. Licencimi i veprimtarive sipas këtij vendimi fillon me datë 9.6.2009. ANEKSI 2 KATEGORITE E LICENCAVE QË TRAJTOHEN PA PERFSHIRJEN E QKL Nr Nr. i Lloji i Kodi i Fusha/kategoritë/nënkategoritë fushës/kategorisë kategorisë nën/kategorisë e veprimtarive dhe/ose të të mirave publike e të përdorimeve të tyre Fusha I Siguria kombëtare, rendi publik dhe mbrojtja civile 1 1. Licence Prodhimin dhe/ose tregtimin e mallrave (armë, municione, lëndë, pajisje, teknologji etj.) ushtarake dhe/ose me përdorim të dyfishtë Fusha III. Mjedisi dhe burime mjedisore bazë 15 4 Leje Shfrytëzimi dhe/ose kultivimi i florës (tokësore dhe/ose ujore) 16 5. Leje Shfrytëzimi dhe/ose mbarështimi i faunës (tokësore ose ujore) A peshkimi dhe forma të tjera të shfrytëzimit të faunës ujore të egër 2 Të gjitha përdorimet e tjera te nënkategorisë A B Shfrytëzimi, përdorimi dhe/ose mbarështimi i faunës së egër tokësore C Gjueti sportive dhe turistike e organizuar (dhënia në përdorim e pjesëve të fondit të gjuetisë) 17 6. Leje Shfrytëzimi i ujërave mbi dhe/ose nën/tokësore dhe/ose baseneve e materialeve të tyre Fusha IV Burime minerare, hidrokarbure dhe energjetike 19 1. Leje Minerare ose hidrokarbure B Hidrokarbure 20 2. Leje Për të gjitha rastet që burojnë nga legjislacioni për koncesionet 21 3. Leje Rastet dhe llojet e tjera të përdorimit të burimeve me natyrë energjetike. Fusha V Territori dhe ndërtimi 23 1. Licence Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me zhvillim e territorit dhe/ose ndërtimin 24 2. Leje Zhvillimi territorial dhe/ose ndërtimor Fusha VI Trashëgimia kulturore 25 1. Licence Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me trashëgiminë kulturore 26 3. Leje Restaurim dhe/ose rijetezimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore 27 4. Licence Administrimin kolektiv i të drejtave të autorit Fusha VII Transporti 30 3. Licence Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale të lidhura me transportin rrugor A Autoshkolle 31 4. Licence Transport ndërkombëtar detar i automjeteve dhe/ose udhëtareve 32 5. Licence Për shërbime portuale 33 6. Licence Për shërbime hekurudhore 34 7. Licence Për shërbime aeroportuale Fusha VIII Industri dhe Shërbime të tjera 35 1. Licence Prodhimi, depozitimi, transporti, përdorimi dhe/ose tregtimi i produkteve dhe/ose lëndëve a pajisjeve të tjera me rrezikshmëri B Veprimtari te lidhura me burime me rrezatim jonizues Fusha IX Arsimi dhe shkenca 36 1. Licence Arsimi parauniversitar C Arsim parauniversitar fetar dhe/ose në gjuhë të huaj 37 2. Licence Arsimi i lartë Fusha X Kujdesit Shoqëror dhe Punësimit Fusha XI Drejtësia dhe ligji 40 1. Licence Shërbimi i noterisë 42 3. Licence Shërbime të tjera ekspertize ose profesionale të lidhura me të drejtat civile dhe/ose penale Fusha XII Financat publike 43 1. Licence Për trajtime të favorizuara fiskale dhe/ose doganore 44 2. Licence Shërbime ekspertize ose profesionale financiare apo shërbime të lidhura me financat publike 45 3. Licence Organizimi i lojërave të fatit. ANEKSI 3 PËRMBAJTJA ORIENTUESE E TITULLIT TË LICENCËS DHE KËRKESËS PËRMBAJTJA ORIENTUESE E TITULLIT TË LICENCËS (1) (2) (3) Nr. i zërit Lloji i zërit Kuptimi i zërit përkatës dhe mënyra e plotësimit

  270. 1. Stema e QKL (e vetëkuptueshme)

  271. 2. Numri i serisë a) Një numër serial, i cili dallon në mënyre unike titullin e licencës. Ky numër vendoset nga sistemi elektronik. b) Ky kod është i njëjtë si për dokumentin shkresor të titullit që i jepet subjektit, ashtu edhe për rekordin elektronik të këtij titulli. Ky është një numër i pavarur nga sektorët.

  272. 3. Kodi i licencës/lejes sipas Kodi i licencës sipas fushave, kategorive, nënkategorive dhe kategorive specifikimeve (kur këto të fundit janë të kodifikuara). P.sh. II.6.A.(1+2+3)

  273. 4. Data e lëshimit te titullit nga QKL E vetëkuptueshme

  274. 5. Titullari i licencës/lejes Këtu vendoset i plotë emri i subjektit që merr licencën, numri në regjistrin përkatës mbi bazën e të cilit dallohet ky subjekt dhe adresa e selisë së tij.

  275. 6. Emërtimi i Kategorisë Këtu vendoset emri i plote i kategorisë

  276. 7. Emërtimi i nen/kategorisë Këtu vendoset emri i plote i nënkategorisë (nëse ka te tille).

  277. 8. Emërtimi i veprimtarisë(ve) a) Këtu vendoset emërtimi i veprimtarisë specifike kur kjo specifike te licencuara është e kodifikuar. b) Kur subjekti ka kërkuar te ushtroje me shume se një veprimtari specifike, këtu vendosen emërtimet e te gjitha atyre veprimtarive specifike qe ka kërkuar te licencohen. c) Nëse këto shënime kërkojnë me shume se 250 karaktere atëherë vihet shënimi: Për llojet e specifikimeve shih dokumentin bashkëlidhur Nr……”

  278. 9. Emërtimi i specialitetit(ve) a) Këtu vendoset emërtimi i specialitetit. b) Kur subjekti ka kërkuar të ushtrojë më shumë se një specialitet, këtu vendosen emërtimet e të gjitha atyre që ka kërkuar të licencohen. c) Nëse këto shënime kërkojnë me shumë se 250 karaktere atëherë vihet shënimi: Për llojet e specialiteteve shih dokumentin bashkëlidhur Nr……”

  279. 10. Emërtimi përshkrues i a) Këtu vendoset emërtimi i veprimtarisë me fjalë të veprimtarisë përgjithshme dhe sipas praktikës së sektorit përkatës në rast se kodifikimi sipas: nen/kategorive, specifikimeve dhe specialiteteve ka munguar ose kur kjo nuk e ka shteruar emërtimin e veprimtarisë. b) Në rast se është kërkuar përshkrim i detajuar i veprimtarisë, apo janë kërkuar analiza, vizatime apo të dhëna, atëherë këtu shfaqet një emërim i përgjithshëm i veprimtarisë si edhe shënimi “për përshkrimin e detajuar të veprimtarisë shih dokumentin bashkëlidhur, NR…….”.

  280. 11. Vendi i kryerjes së veprimtarisë Këtu vendoset adresa ku do të kryhet veprimtaria qe licencohet, e cila mund të jetë e njëjtë ose e ndryshme nga selia e subjektit.

  281. 12. Ndonjë kod tjetër sipas rastit a) Këtu vendosen kodet apo numra specifike sipas fushave/sektorëve. b) Nëse vetëm një kod i tillë nuk ka mjaftuar dhe ka pasur nevojë për të dhëna të tjera, atëherë pas kodit mund të dalë shënimi: “Për të dhënat e tjera shih dokumentin bashkëlidhur NR…….”.

  282. 13. Afati i vlefshmërisë së Sipas rastit përkatës. Këtu te shkruhet; licencës/lejes a) afati në vite b) Data e mbarimit të afatit.

  283. 14. Kufizime specifike mbi veprimtari a) Këtu shënohet gjithnjë shprehja: “Licenca/leja ushtrohet e ose përdorimin e të mirës sipas kufizimeve në legjislacionin në fuqi” publike b) Nëse ka kufizime specifike që shihet me interes të shënohen në faqen e parë të titullit dhe kur këto janë të pakta dhe të thjeshta dhe mund të shkruhen në një qelizë të vogël në fletën e parë të titullit (jo më shumë se 250 karaktere) atëherë shkrihen këtu, përndryshe kur kufizimet janë të shumta dhe kërkojnë më shumë rreshta për t’u shkruar, atëherë ato do të jepen në aneksin përkatës me një numër reference me shënimin: ““Për të dhënat e tjera mbi kufizimet specifike shih dokumentin bashkëlidhur NR…….”.

  284. 15. Detyrime në kryerjen e a) Këtu shënohet gjithnjë shprehja: “Licenca/leja ushtrohet veprimtarisë sipas detyrimeve në legjislacionin në fuqi” b) Nëse ka detyrime specifike që shihet me interes të shënohen ne faqen e parë të titullit dhe kur këto janë të pakta dhe te thjeshta dhe mund të shkruhen në një qelizë të vogël në fletën e parë të titullit (jo më shumë se 250 karaktere) atëherë shkrihen këtu, përndryshe kur detyrime specifike janë të shumta dhe kërkojnë më shumë rreshta për t’u shkruar, atëherë ato do të jepen në aneksin përkatës me një numër reference me shënimin: ““Për të dhënat e tjera mbi detyrimet specifike shih dokumentin bashkëlidhur NR…….”.

  285. 16. Bashkëlidhje a) Kur Titulli I licencës ka bashkëlidhje jepen nëpërmjet një emërtim i shkurtër të secilës bashkëlidhje (nëse këto shënime nuk zënë më shumë se 250 karaktere) ose shënohet: “Bashkëlidhja 1, Bashkëlidhja 2, Bashkëlidhja 3….” b) Nëse nuk ka bashkëlidhje shënohet shprehja: “Nuk ka bashkëlidhje”

  286. 17. Nënshkrimi dhe vula e QKL E vetëkuptueshme Shënim: Ky informacion (pa bashkëlidhjet) duhet të sistemohet grafikisht në një faqe të vetme format A4. PËRMBAJTJA ORIENTUESE E KËRKESËS PËR LICENCË (1) (2) (3) Nr. i zërit Lloji i zërit Kuptimi I zërit përkatës dhe mënyra e plotësimit FAQA E PARË

  287. 1. Kërkuesi i licencës Këtu shënohet i plotë emri i subjektit që kërkon licencën, numri në regjistër mbi bazën e të cilit dallohet ky subjekt dhe adresa e selisë së tij.

  288. 2. Personi që paraqet kërkesën a) Këtu shënohet emri i personit që paraqet kërkesën ne emër të kërkuesit si edhe numri i tij i dokumentit te identifikimit. b) Kur ky person është vete titullari i subjektit kërkues, sipas akteve te themelimit dhe/ose statutet, shënohet cilësia e këtij personi. c) Kur personi nuk ka këtë cilësi, por ka një autorizim nga subjekti kërkues, shënohet një e dhënë e këtij dokumenti dhe autorizimi apo prokura i bashkëlidhet kërkesës dhe vihet shënimi “shih dokumentin bashkëlidhur Nr….”.

  289. 3. Tarifa e paguar a) Evidenton kryerjen e pagesës se tarifës administrative për shërbimin e ofruar nga QKL. Këtu vihet shënimi “Tarifa QKL e paguar.

  290. 4. Emërtimi i Kategorisë Këtu vendoset emri i plote i kategorisë qe kërkohet

  291. 5. Emërtimi i nen/kategorisë Këtu vendoset emri i plote i nënkategorisë (nëse ka te tille) qe kërkohet.

  292. 6. Emërtimi i veprimtarisë(ve) a) Këtu vendoset emërtimi i veprimtarisë specifike kur kjo specifike te licencuara është e kodifikuar, qe kërkohet. b) Kur subjekti kërkon te ushtroje me shume se një veprimtari specifike, këtu vendosen emërtimet e te gjitha atyre veprimtarive specifike. c) Nëse këto shënime kërkojnë me shume se 250 karaktere atëherë vihet shënimi: Për llojet e specifikimeve te kërkuara shih dokumentin bashkëlidhur Nr……”

  293. 7. Emërtimi i specialitetit(ve) a) Këtu vendoset emërtimi i specialitetit qe kërkohet b) Kur subjekti ka kërkuar te ushtroje me shume se një specialitet, këtu vendosen emërtimet e te gjitha atyre qe kërkohen. c) Nëse këto shënime kërkojnë me shume se 250 karaktere atëherë vihet shënimi: Për llojet e specialiteteve shih dokumentin bashkëlidhur Nr……”

  294. 8. Kodi Këtu shkruhet kodi qe del si rrjedhoje e emërtimeve klasifikuese ne rreshtat 4 – 7.

  295. 9. Emërtimi përshkrues i a) Këtu vendoset emërtim i veprimtarisë me fjale te veprimtarisë dhe/ose përgjithshme dhe sipas praktikes se sektorit përkatës ne rast se përshkrimi i detajuar i saj kodifikimi sipas: nen/kategorive, specifikimeve dhe specialiteteve ka munguar ose kur kjo nuk e ka shteruar emërtimin e veprimtarisë. b) Ne rast se është kërkuar përshkrim i detajuar i veprimtarisë, apo janë kërkuar analiza, vizatime apo te dhëna, atëherë këtu shfaqet një emërim i përgjithshëm i veprimtarisë si edhe shënimi “për përshkrimin e detajuar te veprimtarisë shih dokumentin bashkëlidhur, NR…….”.

  296. 10. Vendi i kryerjes se Këtu vendoset adresa ku do te kryhet veprimtaria qe veprimtarisë / ushtrimit te licencohet, e cila mund te jete e njëjtë ose e ndryshme nga lejes selia e subjektit.

  297. 11. Ndonjë kod tjetër sipas rastit a) Këtu vendosen kodet apo numra specifike sipas fushave/sektorëve. b) Nëse vetëm një kod i tille nuk ka mjaftuar dhe ka pasur nevoje për te dhëna te tjera, atëherë pas kodit mund te dale shënimi: “Për te dhënat e tjera shih dokumentin bashkëlidhur NR…….”. FAQA E DYTE

  298. 12. Dokumente provuese te a)Këtu listohet inventari i te gjitha dokumenteve provuese te dorëzuara dorëzuara nga personi qe paraqet kërkesën nëpërmjet një emërtim i shkurtër te secilës bashkëlidhje (nëse këto shënime nuk zënë me shume se 500 karaktere) ose shënohet: “Bashkëlidhja 1, Bashkëlidhja 2, Bashkëlidhja 3….” b) Nëse nuk ka bashkëlidhje shënohet shprehja: “Nuk ka bashkëlidhje”

  299. 13. Dokumentet e tjera shoqëruese a) Këtu listohet inventari i te gjitha dokumenteve te tjera shoqëruese te dorëzuara nga personi qe paraqet kërkesën nëpërmjet një emërtim i shkurtër te secilës bashkëlidhje (nëse këto shënime nuk zënë me shume se 500 karaktere) ose shënohet: “Bashkëlidhja 1, Bashkëlidhja 2, Bashkëlidhja 3….” b) Nëse nuk ka bashkëlidhje shënohet shprehja: “Nuk ka bashkëlidhje”

  300. 14. Deklarata e përgjithshme ne emër te kërkuesit te licencës Deklaroj nen përgjegjësinë time dhe te subjektit qe përfaqësoj se: Te dhënat e deklaruara dhe dokumentet e dorëzuara janë te vërteta. Njoh dhe pranoj kriteret e licencimit si dhe kufizimet dhe detyrimet ligjore qe duhet te zbatoj e respektoj përgjatë ushtrimit te kësaj veprimtarie.

  301. 15. Emri dhe Nënshkrimi i Emri dhe firma deklaruesit

  302. 16. Nënshkrimi i punonjësit te Emri dhe firma sportelit

  303. 17. Numri i kërkesës Një numër serial, i cili dallon ne mënyrë unike kërkesën dhe vendoset nga sistemi elektronik.

  304. 18. Data e kërkesës Data kur kërkesa është vendosur ne sistemin elektronik. Shënim: Ky informacion (pa bashkëlidhjet) duhet të sistemohet grafikisht në dy faqe të vetme format A4. ________________________ 1 Propozuar nga Ministri i Brendshëm me aktin nr.3514 prot. datë 8.5.2009 dhe dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, i ndryshuar dhe b) Ligji nr.8766, datë 5.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”, i ndryshuar. 2 Propozuar nga: Ministri i Brendshëm me aktin nr.3514 prot,. datë 8.5.2009 dhe dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale. a) Ligji nr.8756, datë 26.3.2001, nr.8770, datë 19.4.2001 “Për shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike”, i ndryshuar b) Ligji nr.7566, datë 25.5.1992 “Për armët”, i ndryshuar. 3 Propozuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit me aktin nr.1771, prot. datë 8.5.2009 dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar 4 Propozuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në aktin nr.1771, prot, datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë” i ndryshuar, b) Ligji nr. 9308, datë 4.11.2004 “Për Shërbimin dhe Inspektoratin Veterinar”, i ndryshuar. 5 Propozuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me aktin nr.1771.Prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë” i ndryshuar, b) Ligji nr. 9308, datë 4.11.2004 “Për Shërbimin dhe Inspektoratin Veterinar”. 6 Propozuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,me aktin nr.1771.prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.8732, datë 24.1.2001 “Për materialin mbjellës bimor”, i ndryshuar, 7 Propozuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,me aktin nr.1771.prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.9361, datë 24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, i ndryshuar, b) Ligji nr.8531, datë 23.9.1999 “Për shërbimin e kontrollit të plehrave kimike” c) Ligji nr.16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe cigareve”, i ndryshuar 8 Propozuar nga Ministri i Shëndetësisë me aktin nr.1915.prot., datë 8.5.2009 dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr. 9106, datë 17.7.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; b) Ligji nr. 9928, date 9.6.2008 “Për shërbimin shëndetësor stomatologjik”, i ndryshuar; c) Ligji nr. 8876, datë 4.4.2002 “Për shëndetin riprodhues”, i ndryshuar. d) Ligji Nr. 9739, datë 21.5.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar e) Ligji nr. 8193, datë 6.2.1997 “Për transplantimin e organeve”, i ndryshuar 9 Propozuar nga Ministri i Shëndetësisë me aktin nr.1914.prot, datë 8.5.2009 dhe Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit me aktin nr.1771.prot, datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar, b) Ligji nr.7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar c) Ligji nr. 9308, datë 4.11.2004 “Shërbimin dhe inspektoratin veterinar”, i ndryshuar 10 Propozuar nga Ministri i Shëndetësisë me aktin nr.1916, prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.7643, datë 2.12.1992 “Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror”, i ndryshuar, si dhe legjislacioni tjetër në fuqi lidhur me shëndetin publik, 11 Propozuar nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave me aktin nr.099. prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar 12 Propozuar nga Ministri të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave me aktin nr.104. prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar b) Ligji nr.9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, i ndryshuar 13 Propozuar nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave me aktin nr.103. prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit” i ndryshuar 14 Propozuar nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave me aktin nr.100. Prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a Ligji nr. 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar b) Ligji nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, i ndryshuar c) Ligji nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, i ndryshuar, d) Ligji nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, i ndryshuar, e) Ligji nr.10120, datë 23.4.2009 “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore”, i ndryshuar 15 Propozuar nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave me aktin nr.102, prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar, b) Ligji nr.10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës se egër”, i ndryshuar c) Ligji nr.7875, datë 23.11.1994 “Për mbrojtjen e faunës se egër dhe gjuetinë”, i ndryshuar 16 Propozuar nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave me aktin nr.101, prot. datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.8093, datë 16.11.2000 “Për rezervat ujore”, i ndryshuar, b) Ligji nr.9385, datë 4.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, i ndryshuar c) Ligji nr.9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, 17 Propozuar nga Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës me të njëjtin akt që është propozuar ky vendim. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji Nr. 7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, i ndryshuar, b) Ligji Nr. 7746 datë 28.07.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar 18 Propozuar nga Ministrit i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës me të njëjtin akt që është propozuar ky vendim. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, i ndryshuar, b) Ligji nr.7746 datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, i ndryshuar c) Ligji nr 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar 19 Propozuar nga Ministri i Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit me aktin nr.3196. prot. datë 12.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar, 20 Propozuar nga Ministri i Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit me aktin nr.3197. prot. Datë 12.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar, 21 Propozuar nga Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës me të njëjtin akt që është propozuar ky vendim. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar b) Ligji nr.9876, datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”, c) Ligji nr.9108, datë 17.7.2003, "Për substancat dhe preparatet kimike", d) Ligji nr.8025, datë 9.11.1995 ,“Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, 22 Propozuar nga: Ministri i Arsimit dhe Shkencës me aktin nr.2886, datë 8.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, b) ligjit nr.8872, datë 29.3.2002 “Për Arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, 23 Propozuar nga: Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta me aktin nr.945 datë 11.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: ligji nr.9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar 24 Propozuar nga: Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta me aktin nr.945 datë 11.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar b) Ligji nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar c) Ligji nr.8872, datë 29.03.2002 “Për Arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar 25 Propozuar nga Ministri i Drejtësisë me aktin nr.3907 datë 13.5.2009, dërguar Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Baza ligjore e posaçme sektoriale: a) Ligji nr.10031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar

Regulation No. 538 of 2009 on licenses and permits issued through the National Center for Licensing (NCL) and other sub-legal common regulations · Nelum